Showing posts with label Kuriozitete. Show all posts
Showing posts with label Kuriozitete. Show all posts

Cjapi depresiv refuzonte ushqimin se e kishin ndarë nga miku – gomari

Cjapi me emrin Mister Xhi dhe gomari Xhelibin kishin jetuar bashkë dhe ishin miqtë më të mirë, por pastaj i ndanë.


Në fillim të këtij muaji, cjapi Mister Xhi u dërgua në azilin “Animal Places" në Gres Vel të Kalifornisë.


Kur arriti në azil, ai refuzoi ushqimin për gjashtë ditë me radhë dhe ky veprim i shqetësoi punonjësit e azilit.

Ata kishin informacione se Mister Xhi më herët ishte i pandarë nga gomari Xhelibin, por nuk mund ta kuptonin se ndarja mund të kishte kaq efekt te cjapi.


Mister Xhi rrinte shtrirë gjatë gjithë kohës dhe refuzonte të dilte jashtë hapësirës ku e kishin vendosur.

Veterinarët konstatuan se gjendja fizike dhe shëndetësore e tij ishte e mirë dhe kishte vetëm një problem, ishte i mërzitur.



Kur në azilin “Animal Place” arriti gomari, cjapi reagoi menjëherë.



Doli jashtë dhe sillej sikur nuk mund ta besonte se edhe miku kishte ardhur aty.


Cjapi ndryshoi disponimin dhe sjelljen, u bë më i hareshëm.



20 minutas pas ardhjes së gomarit, cjapi filloi edhe të hante.




Dy miqtë janë përsëri të pandarë.


Tetova News

A e dini përse unaza e martesës vendoset në dorën e majtë?

A e dini përse unaza e martesës vendoset në dorën e majtë?

Në pjesën më të madhe të botës, unaza e martesës mbahet në gishtin e katërt të dorës së majtë. Por a e keni pyetur ndonjëherë veten përse? Apo nga ka ardhur kjo traditë? Në fakt gjithçka nisi përpara se mjekësia shkencore të zbulonte sesi funksionon sistemi i qarkullimit të gjakut.

Në shekullin e 16, njerëzit besonin se një enë gjaku në gishtin e katërt të dorës së majtë shkonte drejtpërdrejt në zemër. Për shkak të dorës së majtë dhe lidhjes me zemrën, iu vendos emri përshkrues “vena amoris”, që nga latinishtja përkthehet vena e dashurisë.

Bazuar në këtë emër, “ekspertët” e fushës se martesës thanë se do të ishte kuptimplotë që unaza e martesës të mbahej pikërisht në këtë gisht. Për një çift të martuar, padyshim që kjo është një formë sublime e shprehjes së dashurisë për njëri-tjetrin.

Lexoni kuriozitete rreth Google

Lexoni kuriozitete rreth Google

 

Kur kërkoni diçka në motorin e kërkimit Google.com, për të nxjerrë rezultatet më të mira brenda pak sekondash, merren parasysh 200 faktorë.

Kompania ka në zotërim domene të shqiptimit gabim të fjalës Google, të tilla si “Gooogle.com”, “Googlr.com”, “Gogle.com” dhe të tjera.

Çdo sekondë bëhen 2 milionë kërkime në Google.

Në vitin 2013, 91 për qind të të ardhurave të Google, 55.5 miliardë dollarë, erdhën prej reklamave.

Indeksi i kërkimit të Google është më shumë se 100 milionë gigabajt.

Mbi 6 miliardë orë video shihen çdo muaj në YouTube, baras me një orë video të para për person në tokë.

Sugjerimi “mos do të thuash” që Google bën për fjalët e germëzuara gabim, ka shpëtuar kompaninë nga kërkimet e pasakta.

Kjo është punëtorja më e shpejtë në botë: Punon si një robot! (VIDEO)


Sa herë e keni dëgjuar thënien “Punon si një kinez”. Kjo thënie, në fakt, është e vërtetë. Nëse nuk besoni te fjalët, shikojeni videon ku shihet se si punon një punëtore në një fabrikë në Kinë dhe do të bindeni.

Vajza punon më shpejt se roboti ! Të magjeps preciziteti i saj në kryerjen e punës. Lirisht mund të themi se “dora e saj është më e shpejt se zëri”.



Megjithatë, konkurrencë të madhe i bëjnë vajzat në një fabrikë tjetër, të cilat punojnë me shpejt me anë të makinave. Shikojeni se si i paketojnë letrat në një kuti.

Macja bën xhiro hipur mbi shpinën e dashit! (VIDEO)


Shpesh na rastis të dëgjojmë dhe lexojmë për miqësi të pazakonta që ndodhin në botën shtazore. Këtu , në këtë video, ndoshta nuk ka të bëj me ndonjë miqësi, po si duket macja ka pasur ftohtë dhe ngrohtësinë e ka gjetur në shpinën plot me lesh të dashit. Edhe kur dashi ngrihet dhe niset drejt destinacionit të vetë, macja përton të zbres nga shpina e tij dhe vazhdon të bëj xhiro.

Shikojeni këtë video të rrallë:

VIDEO – Kinë, gruaja shtatzënë bie në shinat e trenit dhe shpëton

F
ati dhe aftësia e makinistit për të ndaluar në kohë trenin i kanë shpëtuar jetën një gruaje kineze shtatzënë. 

Gruaja shtatzënë ka humbur kontrollin dhe ka rënë në binarët e trenit në një stacion në periferitë e Pekinit. Gjithcka ka ndodhur brenda pak minutave dhe gruaja nuk ka patur kohë dhe as ndihmë që të ngjitet sërish në stacion.
Por fatmirësisht makinisti i trenit e ka vënë re atë nga një distancë e largët dhe ka mundur të ndalojë mjetin para se të shkaktonte ndonjë tragjedi. Më pas gruaja ndihmohet nga personat e tjerë që janë në stacion dhe shoqërohet në spital ku mjekët thanë se si ajo edhe fëmija janë në gjendje të mirë dhe gjithcka ka kaluar me disa gërvishtje të vogla.

Në Indi shpiket një aparaturë antipërdhunim që ndodhet brenda pantallonave


Dy studente indiane të moshës 21 dhe 23 vjeç kanë krijuar një dispozitiv të ri kundër përdhunimit, që lidhet drejtpërdrejtë me pjesën e brendshme te pantallonave. Në rast të ndonjë agresioni, ky sistem dërgon një sinjal alarmi në rajonin më të afërt të policisë që, falë gjeolokalizimit, mund të ndërhyjë shumë shpejt.
Aktualisht rreth 200 rajone policie janë pajisur me këtë aparaturë. Ndryshe nga aparaturat e tjera, ky është më pak i kushtueshëm, në fakt kushton më pak se një euro, dhe bateria e tij ka një autonomi prej tre muajsh.
Të pyetura nga e përditshmja “New York Post”, dy vajzat e reja kanë shpjeguar se “për këtë aparaturë po mendonin prej shumë kohësh duke qenë shumë të tronditura nga ato histori të tmerrshme të përdhunimit në grup që ndodhin në Indi”.
Në SHBA ndodhin 10 përdhunime në orë
Ndryshe nga getat me lesh të prodhuara në Kinë, kjo shpikje nuk ka për objektiv që të step përdhunuesin, por të lajmërojë në kohë autoritetet. Ndonëse ka shumë vend për të dyshuar në faktin se përdhunuesi do t’ia mbathë kur të shohë aparaturën që tashmë e ka dërguar sinjalin në polici. Shkencëtarët kanë krijuar shumë pajisje nga më të çuditshmet për t’u mbrojtur. Por në rang botëror ka rreth 900 përdhunime në ditë dhe 300 mijë përdhunime në vit.
Në krye të renditjes së trishtë ndodhet SHBA-ja, ku më shumë se 95 mijë përdhunime ndodhin çdo vit, ose 10 përdhunime në orë. Në Afrikën e Jugut ndodhin rreth gjashtë përdhunime në orë. Në Kinë, Australi dhe Indi ka rreth dy deri në tre në orë/ Shifra të frikshme, pasi bazohen vetëm në përdhunimet e deklaruara. Në fakt shumë viktima nuk i denoncojnë përdhunuesit e tyre nga frike se mos këta të fundit hakmerren.

KRAOCI – Ndalohet vetëvrasja gjatë orarit të punës!


Një gjykatë në Kroaci shkarkoi një grua që punonte si pastruese pasi kjo e fundit kishte humbur besimin e punëdhënësit kur ajo tentoi një vetëvrasje gjatë orarit të punës në vend që të kryente detyrën e saj.
Ivana Muhar, 28 vjeç, u përpoq të vetëvritej në prill duke u hedhur nga çatia e një gjykate në Samboro, një qytet i vogël pranë Zagrebit. Ajo i mbijetoi kësaj përpjekjeje dhe aktualisht ndodhet në një spital psikiatrik në Zagreb.
Muajin e kaluar, gjykata vendosi t’i japë fund kontratës me Muharin duke u mbështetur në faktin se përpjekja për vetëvrasje kishte ndodhur gjatë orëve të punës, kur ajo ende nuk i kishte përmbushur detyrat e saj”.
“Në këtë mënyrë ka kryer një shkelje të rëndë të detyrimeve të saj të punës”, sipas tekstit të vendimit të gjykatës të publikuar në faqen e internetit të sindikatës së punëtorëve.

Ja si futet në makinën e cila ecte me 80 km/orë (VIDEO)


Kjo është një pamje që Brenda Cruz kurrë nuk do ta harrojë: Një njeri i kapur në pjesën e prapme të një makine që lëvizte shpejt në Interstate 77.
Cruz dhe familja e saj po lëviznin me makinë pranë Charlotte, Karolinën e Veriut, të shtunën kur makina me njeri u shfaq duke ecur me rreth  80.47 km/h.
Ajo tha se të gjithë u habiten kur fëmijët thanë se një person ishte kapur në bagazhin e makinës tjetër.
Brenda tha se mori telefonin e saj dhe nisi të regjistronte skenën. Cruz thirri policinë, e cila mori informacionin e targës.
Burri ishte në anan e pasme të makinës, thyen xhamin dhe ngjiten brenda automjetit, i cili ishte duke u drejtuar nga një grua. Një fëmijë ishte brenda makinës.
Makina ishte larguar me kohë kur policia arriti në skenë.

Politikan me sedër, kërkon falje duke qarë


Politikani japonez Ryutaro Nonomura s’ka mbajtur dot lotët dhe ka nisur të qajë, pasi gazetarët kanë zbuluar se ai kishte vjedhur 20 mijë euro nga fondet publike. 47-vjeçari duhet t’i ketë shpenzuar paratë gjatë 195 udhëtimeve të bëra brenda një viti, pa paraqitur kurrë ndonjë faturë. Kështu, në konferencën për shtyp të zhvilluar për të kërkuar ndjesë për veprimin e tij, ka përfunduar në lot.

E ka gjoksin më të madh se kokën: Nëna e gjashtë fëmijëve ka bërë 36 operacione plastike, ka harxhuar 250 mijë dollarë për gjoksin që peshon 21 kg (VIDEO) (FOTO)


Amerikania Lesli Vajld (46) është tmerrësisht e fiksuar pas pamjes së saj dhe dëshiron t`i ngjajë Barbit.
Kjo nënë e gjashtë fëmijëve është e njohur për gjoksin e saj të madh që e arriti pas 12 operacioneve plastike.

- Dua të jem Barbi e rritur. E di që jam pacientja më ekstreme, por dua që t`i kaloj kufijt – deklaroi Lesli Vajld.


Ajo deri tani ka bërë 36 operacione, por nuk dëshiron të mbetet te ky numër.
- Dua akoma gjoks dhe vithe më të mëdha.Nuk do të heq dorë nga operacionet plastike, sepse ato na bëjnë më të përkryer – shton ajo.
Përndryshe, pesha e gjoksit të saj është 21 kg dhe kur i jep makinës e ka patjetër që të përdorë jastëk special që ia mbajnë gjoksin ngritur, ndërsa në veçanti është e kujdesshme kur gatuan.

Është ylli kryesor i shout televiziv “Varësia ime e çuditshme” që transmetohet nga televizioni TLC.

Diplomohet në moshën 91 vjeçare veterani i Luftës së II-të Botërore (Video)


Veterani 91 vjeçar i Luftës së II-të Botërore nga forcat ushtarake Amerikane i dha vetes një mundësi të dytë duke marrë më në fund diplomën e shkollës së mesme.

Thomas Smith morri pjesë në ceremoninë e diplomimit bashkë me qindra studentë të gjimnazit Saratoga Springs, në New York, për të marrë diplomën që do duhej të kishte marrë që 73 vite më parë.

Ai u shpreh i përlotur se ndihej shumë i emocionuar që më në fund arriti të diplomohej dhe ndonëse ndihej se ishte në prag të fundit të jetës kjo mundësi ishte një hap i rëndësishëm për të.

Smith ishte vetëm një adoleshent në gjimazin e Saratoga Springs, kur lufta nisi dhe prindërit e tij u sëmurën. Në pamundësi për të siguruar kujdestarë për ta, ai u detyrua të braktiste gjimnazin.

Por ëndrra e tij për diplomim u bë akoma më e largët kur ai ju bashkua ushtrisë amerikane gjatë Luftës së II-të Botërore.

”Unë nuk kam qenë një hero, por vetëm një ushtar i zakonshëm” rrëfen Smith. Pasi ai u kthye nga lufta ju desh t’i përkushtohej punës në një kompani private dhe ndonëse bashkëshortja e tij e nxiste që të përfundonte gjimnazin, si baba i katër femijëve ai kurrë nuk mundi të gjente pak kohë të lirë.

Megjithatë kjo ëndërr e vjetër i mbeti gjithnjë në mendje dhe vetëm pas shtatëdhjetë e tre vitesh arriti ta realizonte, ku me uniformën e tij ushtarake shkoi drejt skenës për të tërhequr diplomën, nën mbështetjen e duartrokitjeve të të diplomuarve të tjerë të cilit ishin 70 vjeç më të rinj se ai. 

Studentët kinezë ndërtuan barkë me shishe plastike (Video)

Barka është ndërtuar nga shishet e hedhura, të cilat studentët i kanë mbledhur. Kësaj i thonë të bësh diçka speciale dhe të kujdesesh për pastërtinë e ambientit.



Në Universitetin e Chongqing të Kinës, katër student kanë festuar diplomimin e tyre, duke lundruar mbi barkën me shishe plastikeje që e ndërtuan vet.
U deshën dy muaj për të mbledhur 1.528 shishe plastike dhe për të ndërtuan barkën.
Barka e gjatë 5 metra peshon 442 kilogram dhe me të mund të lundrojnë duke deri në gjashtë persona./tetovanews.info

Ja kush është shteti më i mirë në botë

Një listë prej 125 shtetesh që japin kontributin e tyre në botë nëpërmjet nivelit të tyre të teknologjisë, shkencës, paqes, dhe klimës
Ka studime të shumta që përpiqen të renditin vendet bazuar në ekonominë dhe popullsinë e tyre, por pak janë ato që bazohen në kontributin e vendeve në botë me niveline tyre arsimor, atë kulturor ose dhe humanitar. 
Këtu po ju paraqesim një renditje të atyre kombeve që i japin më shumë botës në drejtim të paqes, të shkencës dhe teknologjisë, klimës dhe shëndetit. 
Irlanda kryeson në renditjen e përgjithshme të indeksit, duke kryesuar listën prej 124 vendesh, dhe është gjithashtu vendi me një shkallë më të lartë drejt prosperitetit . Lë fund të kësaj liste qëndron Libia, ndërkohë Shqipëria qëndron në vendin 73, duke kryesuar mbi Turqinë.



80-vjeçarët pasi u përmbysen me makinë, pozuan menjëherë për selfie


Një çift 80-vjeçarësh u përmbysën me makinë në një rrugë të Los Angeles, por asnjëri prej tyre nuk u dëmtua.
Përkundrazi plaku pati kohë që të dilte nga makina dhe të bënte një foto teksa e shoqja qëndronte ende brenda makinës, në vendin e shoferit. Por jo vetëm kaq! E moshuara i kërkoi bashkëshortit celularin që të bënin edhe një selfie për ta postuar në rrjetet sociale në internet.

Gjyshja zbulon arsyen e kafshimeve të Suarez


Gjyshja e Luis Suarez, Lila René Píriz ka bërë disa deklarata për të përditshmen “El Pais” ku bën të ditur se cilat janë shkaqet e mundshme që kanë çuar nipin e saj që të kafshojë lojtarët kundërshtarë si Bakkal, Ivanovic dhe Chiellini. I katërti nga shtatë vëllezërit, Luisito, sipas saj “nuk ishte kaq i egër, ishte i mirë dhe i dashur me shokët. Nuk e di se çfarë ndodhi me vogëlushin tim”, ka komentuar “la Chola”, siç e quajnë gjyshen e tij, e cila banon në Penarol dhe ka 22 nipër e mbesa. Gjyshja e yllit uruguajanas ka tentuar të justifikojë atë sjellje me situata të ndryshme të fëmijërisë së tij “Nuk e di se përse i ka këto shpërthime, kur i ka të gjitha për të qenë i lumtur. Ndoshta shkurorëzimi i prindërve ka bërë që ai të gjendet në vështirësi dhe tashmë të reagojë kështu”, ka pohuar ajo. Për më tepër La Chola deklarohet si fanse e skuadrës “Panarol” dhe thekson se nipi i saj, sa herë që flasin tenton që t’i ndryshojë mendim “Gjithmonë kam qenë fanse e Penarol. Sa herë që ai flet me mua tenton që të më ndryshoj mendim. Unë nuk kam bërtitur për golat e tij dhe aq më pak kur luante kundër Penarolit”. Së fundi Lila ka rrëfyer se “kurrë nuk e kemi menduar se Luisito do të bëhej më i famshmi nga të gjithë me atë karakter. Është gjaknxehtë që fëmijë, njësoj si babai i tij”. Suarez kafshoi në krahë mbrojtësin e Italisë, Giorgio Chiellini në ndeshjen ndërmjet Italisë dhe Uruguait.

Çfarë mendonte Faik Konica për futbollin ?


Faik Konica një prej mendjeve më të ndritura të kombit shqiptarë, mesa duket nuk ka qënë një tifoz i futbollit. Në një koment të tij në gazetën “Dielli” më 28 tetor 1938, Konica shkruan se kjo lojë nuk i shërben shendetit dhe mendjes, duke e konsideruar një importim qesharak në Shqipëri.
“Lodra e topit me këmbët nuk është veçse një rast kumari: e lozin një grusht burrash, dhe mijëra të tjerë bëjnë bast kush do të fitojë. Nuk i sjell ndonjë të mirë as shëndetit as mendjes. Në Shqipëri është një importim qesharak pa rrënjë në zakonet tona”, shkruante Konica.

Ka fjetur me 10.000 meshkuj dhe tash është pilote aeroplani (Video)


Për më saktë, ka fjetur me 10.091. Të gjitha këto i ka rrëfyer në librin autobiografik Gwyneth Montenegro, e cila ka punuar si shoqëruese apo prostitutë e rangut të lartë.
Rrëfimin për jetën e saj, zonja 36 vjeç e fillon me adoleshencën kur e kishte ruajtur virgjërinë për ‘mashkullin e duhur’.
Meqenëse ajo ishte dhunuar në moshën 19 vjeç, u dëshpërua dhe jeta saj mori një kah tjetër.
“Pashë një reklamë se në një klub nate po kërkoheshin valltare dhe mendova pse të mos shkoj” thotë ish prostituta me emrin artistik Montenegro.
“Pasi shkova aty dhe fitova 1000 dollarë për një natë, vendosa të qëndroj gjithmonë” ka shtuar ajo.
Në moshën 21 vjeç, Gweneth fillon të punojë si eskortë, për shoqërinë e lartë të Australisë, ku përfshiheshin politikan, avokat, aktor e këngëtarë.
Jeta e saj nga një familje e devotshme që jeton në Melburne, kalon në shfrenim mes kokainës, shampanjës dhe po, shumë marrëdhënieve seksuale dhe orgjive.
Në librin e saj ‘1.000 dhe ende po numëroj’ ajo tregon se si ka shpenzuar qindra mijëra para në vetura, shëtitje dhe rrobe të reja.
Mirëpo në moshën 33 vjeç kur ajo kishte një veshke të hequr dhe nga një ndeshje automobilistike kishte probleme fizike, vendosi të ‘pensionohej’ nga shoqërimi me pagesë.
Pasi zonja Montenegro takon partnerin e saj për biznes të njohur si Roger, ajo përfundimisht e përfundon punën e saj në ‘zanatin më të vjetër në botë’.
Pasi themelon biznesin me të, ajo realizon edhe dëshirën e saj të jetës, që është fluturimi.
Tashmë ajo është pilote e licencuar për drejtimin e aeroplanëve komercial.

Misteri i Librit të Kuq të Karl Jungut


Karl Jungu ishte një psikiatër me shumë influencë që konsiderohet si themeluesi i psikologjisë analitike.  Jungu bashkëpunoi me Zigmund Frojdin për vite të tërë dhe u bë i famshëm për punën e tij me pacientët skizofrenë. Në vitin 1913, marrëdhënia profesionale e Jungut me Frojdin përsoi një krisje dhe ai filloi të ketë probleme seriozë të shëndetit mendor për veten e tij, duke pranuar se ka patur halucinacione dëgjimi dhe shikimi në atë që e quante “përballja me të pandërgjegjshmen”.   Gjatë kësaj periudhe, Jungu shkruajti një libër që e quajtu Liber Novus, nga latinishtja “Libri i Ri”, por që në fakt që nga ajo kohë është pagëzuar me emrin “Libri i Kuq”. i mbushur me djaj të vizatuar me dorë, bashkëbisedime me perëndi, përshkrime incesti, dhe udhëtime në botën e nëntokës, ai është quajtur edhe një vepër e një “dije të pafund”, apo edhe hallakatjet e një psikopati. Ai punoi 16 vjet për këtë libër, të cilin e kyci deri kur vdiq në vitin 1961. Kur përshkruante librin, ai zbuloi në mënyrë kriptike: “Këta vite, kur unë ndoqa pamjet e brendshme, kanë qenë më të rëndësishmit e jetës sime. Cdo gjë tjetër duhet të burojë prej kësaj.  Filloi që në atë kohë dhe hollësitë e mëvonshme zor se kanë më rëndësi. E gjithë jeta ime ka konsistuar në përpunimin e asaj që më vinte nga e pandërgjegjshmja dhe më përmbyti si një lumë enigmatik dhe rrezikoi të më thyejë. Ishte material për më shumë se një jetë. Cdo gjë më vonë ishte thjeshtë një klasifikim i jashtëm, elaborim shkencor, dhe integrim me jetën. Por fillimi spiritual që përmbante gjithcka, ishte atëherë”. Pas vdekjes së tij, familja Jung e kyci librin e kuq për pothuajse 50 vite. Vetëm pak njerëz e kishin parë deri kur u botua në tetor të 2009-ës. Origjinali ishte ekspozuar në Muzeun e Artit Rubin, në Manhatan. Mbetet mister se cilët djaj e kishin shtyrë dorën e Jungut, cfarë po përpiqej të shprehte ai tek “Libri i Kuq”, dhe përse familja e tij u përpoq ta mbajë veprën të fshehur për kaq shumë dekada.

E rrallë në bastet shqiptare të Botërorit: Fiton 9.6 milion me një… 500 lekësh!


Bastet mbi Botërorin në Shqipëri janë të shumta. Por një nga kompanitë më të mëdha të basteve sportive në vend EuroLive ka regjistruar një rast vërtet të paprecedentë.
Një klient i saj ka luajtur vetëm 50 lekë në një biletë ku ka tentuar 13 gjetje dhe… i ka kapur të 13-a (!). Ka arritur kështu të fitojë mbi 9 milionë lekë të vjetra me vetëm një monedhë 500 lekëshe!
Për nga raporti mes parave të bastuara dhe fitimit dhe për nga numri i rezultateve që ka gjetur, mund të konsiderohet pa frikë një nga bastet më të rralla në botë.