Ka fjetur me 10.000 meshkuj dhe tash është pilote aeroplani (Video)


Për më saktë, ka fjetur me 10.091. Të gjitha këto i ka rrëfyer në librin autobiografik Gwyneth Montenegro, e cila ka punuar si shoqëruese apo prostitutë e rangut të lartë.
Rrëfimin për jetën e saj, zonja 36 vjeç e fillon me adoleshencën kur e kishte ruajtur virgjërinë për ‘mashkullin e duhur’.
Meqenëse ajo ishte dhunuar në moshën 19 vjeç, u dëshpërua dhe jeta saj mori një kah tjetër.
“Pashë një reklamë se në një klub nate po kërkoheshin valltare dhe mendova pse të mos shkoj” thotë ish prostituta me emrin artistik Montenegro.
“Pasi shkova aty dhe fitova 1000 dollarë për një natë, vendosa të qëndroj gjithmonë” ka shtuar ajo.
Në moshën 21 vjeç, Gweneth fillon të punojë si eskortë, për shoqërinë e lartë të Australisë, ku përfshiheshin politikan, avokat, aktor e këngëtarë.
Jeta e saj nga një familje e devotshme që jeton në Melburne, kalon në shfrenim mes kokainës, shampanjës dhe po, shumë marrëdhënieve seksuale dhe orgjive.
Në librin e saj ‘1.000 dhe ende po numëroj’ ajo tregon se si ka shpenzuar qindra mijëra para në vetura, shëtitje dhe rrobe të reja.
Mirëpo në moshën 33 vjeç kur ajo kishte një veshke të hequr dhe nga një ndeshje automobilistike kishte probleme fizike, vendosi të ‘pensionohej’ nga shoqërimi me pagesë.
Pasi zonja Montenegro takon partnerin e saj për biznes të njohur si Roger, ajo përfundimisht e përfundon punën e saj në ‘zanatin më të vjetër në botë’.
Pasi themelon biznesin me të, ajo realizon edhe dëshirën e saj të jetës, që është fluturimi.
Tashmë ajo është pilote e licencuar për drejtimin e aeroplanëve komercial.