KRAOCI – Ndalohet vetëvrasja gjatë orarit të punës!


Një gjykatë në Kroaci shkarkoi një grua që punonte si pastruese pasi kjo e fundit kishte humbur besimin e punëdhënësit kur ajo tentoi një vetëvrasje gjatë orarit të punës në vend që të kryente detyrën e saj.
Ivana Muhar, 28 vjeç, u përpoq të vetëvritej në prill duke u hedhur nga çatia e një gjykate në Samboro, një qytet i vogël pranë Zagrebit. Ajo i mbijetoi kësaj përpjekjeje dhe aktualisht ndodhet në një spital psikiatrik në Zagreb.
Muajin e kaluar, gjykata vendosi t’i japë fund kontratës me Muharin duke u mbështetur në faktin se përpjekja për vetëvrasje kishte ndodhur gjatë orëve të punës, kur ajo ende nuk i kishte përmbushur detyrat e saj”.
“Në këtë mënyrë ka kryer një shkelje të rëndë të detyrimeve të saj të punës”, sipas tekstit të vendimit të gjykatës të publikuar në faqen e internetit të sindikatës së punëtorëve.