Bastet mbi Botërorin në Shqipëri janë të shumta. Por një nga kompanitë më të mëdha të basteve sportive në vend EuroLive ka regjistruar një rast vërtet të paprecedentë.
Një klient i saj ka luajtur vetëm 50 lekë në një biletë ku ka tentuar 13 gjetje dhe… i ka kapur të 13-a (!). Ka arritur kështu të fitojë mbi 9 milionë lekë të vjetra me vetëm një monedhë 500 lekëshe!
Për nga raporti mes parave të bastuara dhe fitimit dhe për nga numri i rezultateve që ka gjetur, mund të konsiderohet pa frikë një nga bastet më të rralla në botë.






