Çfarë mendonte Faik Konica për futbollin ?


Faik Konica një prej mendjeve më të ndritura të kombit shqiptarë, mesa duket nuk ka qënë një tifoz i futbollit. Në një koment të tij në gazetën “Dielli” më 28 tetor 1938, Konica shkruan se kjo lojë nuk i shërben shendetit dhe mendjes, duke e konsideruar një importim qesharak në Shqipëri.
“Lodra e topit me këmbët nuk është veçse një rast kumari: e lozin një grusht burrash, dhe mijëra të tjerë bëjnë bast kush do të fitojë. Nuk i sjell ndonjë të mirë as shëndetit as mendjes. Në Shqipëri është një importim qesharak pa rrënjë në zakonet tona”, shkruante Konica.