Ja kush është shteti më i mirë në botë

Një listë prej 125 shtetesh që japin kontributin e tyre në botë nëpërmjet nivelit të tyre të teknologjisë, shkencës, paqes, dhe klimës
Ka studime të shumta që përpiqen të renditin vendet bazuar në ekonominë dhe popullsinë e tyre, por pak janë ato që bazohen në kontributin e vendeve në botë me niveline tyre arsimor, atë kulturor ose dhe humanitar. 
Këtu po ju paraqesim një renditje të atyre kombeve që i japin më shumë botës në drejtim të paqes, të shkencës dhe teknologjisë, klimës dhe shëndetit. 
Irlanda kryeson në renditjen e përgjithshme të indeksit, duke kryesuar listën prej 124 vendesh, dhe është gjithashtu vendi me një shkallë më të lartë drejt prosperitetit . Lë fund të kësaj liste qëndron Libia, ndërkohë Shqipëria qëndron në vendin 73, duke kryesuar mbi Turqinë.