Showing posts with label Western. Show all posts
Showing posts with label Western. Show all posts

In a Valley of Violence









Një i huaj misterioz dhe sulm i papritur dhune e kthen një fshat të qetë në një strofull hakmarrjeje të përgjakshme.





Casa De Mi Padre









Duke projektuar një mënyrë për të shpëtuar fermën e babait të tyre, vëllezërit Alvarez e gjejnë veten në një luftë me zotërit më të frikshëm të drogës në Meksiskë…





Seraphim Falls









Në fund të Luftës Civile, një kolonel ndjek një burrë me të cilin ka një mëri të vjetër…





Traded









Në “pazaret” e viteve 1880 në perëndim, një baba duhet të largohet nga ferma e tij për në qytetin Dodge për të shpëtuar vajzën e tij nga një armik i vjetër, duke e vënë në provë reputacionin e tij si tërheqësi më i shpejtë i këmbëzës në ato vende.





Outlaws and Angels









Kur disa të jashtëligjshëm zaptojnë shtëpinë e e një familjeje fshatare, në dukje të pafajshme për të kaluar natën, një lojë e papritur kapi macja miun që çon në joshje ndërrim rolesh dhe hakmarrje.





Django Unchained









Me ndihmën e një gjahtari shpërblimesh gjerman, një skllav i liruar, me ngjyrë, vihet në shpëtim të gruas së tij prej pronarit brutal të plantacioneve në Misisipi.





The Duel









Një rojtar nga Teksasi po heton një seri vrasjesh të mistershme në një qytezë. Por atje ai jo vetëm zbulon të vërtetën per vrasjet, por takon dhe personin që i vrau të atin shumë vite më parë. Vendimet që do të marrë ai, do të ndikojnë jo vetëm jetën e tij, por edhe jetën e shumë njerëzve të tjerë.





Renegade









Majk kthehet në qytetin e tij të lindjes me një problem të vjetër për të zgjidhur. Vite më parë, kur ishte i ri, u përjashtua nga dikush sepse që të dy kishin rënë në dashuri me të njëjtën prostitutë. Tani Majku bëhet Marshalli i qytetit, i vendosur për të ruajtur dhe zbatuar ligjin…





The Revenant









Në vitet 1820, Hugh Glass, një banor i zonave kufitare, nis hakmarrjen e tij ndaj atyre që e braktisën duke e menduar të vdekur pasi u sulmua në pyll nga një ari.





The Hateful Eight









Në filmin The Hateful Eight, i vendosur gjashtë, tetë apo dymbëdhjetë vjet pas Luftës Civile, një karrocë poste ecën përmes peisazhit dimëror të Wyoming. Pasagjerët, gjahtari John Ruth dhe i arratisur tij Daisy Domergue garojnë në drejtim të qytetit të Red Rock ku Ruth, i njohur në këto anë si “Xhelati” do të vendosë Domerguen para drejtësisë.





Forsaken









Kejfër dhe Donald Sathërlend ndajnë ekranin në këtë film perëndimor për një armëmbajtës të zemëruar, i cili përpiqet të pajtohet me babain e tij të largët ndërkohë që komuniteti i tyre është i rrethuar nga marrës tokash të pashpirt.





Edge









Një realizim televiziv i vëllimit të librave ‘Edge’ nga autori George G. Gilman.





Diablo









Një veteran i luftës civile detyrohet të bëjë një udhëtim të dëshpëruar për të shpëtuar gruan e tij të rrëmbyer.





The Ridiculous 6









Filmi i shkruar nga Tim Herlihy në bashkëpunim me Adam Sandler dhe drejtuar nga Frank Coraci, tregon historinë e Tommy “Thika e Bardhë” Stockburn, i cili merr një udhëtim me pesë vëllezërit e tij (që nuk e dinte se i kishte) për të shpëtuar babanë e jashtëligjshëm që ishte rrëmbyer…





Cowboys & Aliens









Një anije kozmike arrin në Arizona në vitin 1873 për të pushtuar Tokën, duke filluar me zonën e egër Perëndimore. Një grup me lopçarë dhe vendas u pengojnë rrugën për të arritur qëllimin e tyre.





The Good, The Bad, The Weird









Historia e dy të jashtëligjshmëve dhe një gjuetari shpërblimesh në Mançurinë e 1940 dhe rivaliteti midis tyre për të pasur një hartë thesari ndërkohë që ndiqen nga ushtria japoneze dhe banditët kinezë.





True Grit






Një Marshall i rrepte Amerikan ndihmon një vajze te vogël te gjeje vrasësit e te atit.


Far and Away






Nje çift Irlandezesh ja mbathin në Shtetet e Bashkuara, por hasin pengesa për të marrë tokë dhe për të jetuar të lumtur.


Bone Tomahawk









Katër burra shkojnë në Perëndimin e Egër për të shpëtuar një grup njerëzish të kapur rob nga kanibalët që jetojnë nëpër shpella.





The Proposition









Australi, 1880. Kapiteni Stanli më në fund arrin të kap Çarlin dhe Majk Bërns, dy nga katër vëllezërit famëkeq Bërns, të njohur si vrasës dhe kriminelë. Për të arritur pjesën tjetër të bandës, Stanli i ofron Çarlit një shkëmbim: “Për të shpëtuar jetën e Majkit, ai duhet të dorëzojë kreun e bandës, vëllanë e madh Arturin, gjallë ose vdekur!