Në vitin 1930, një e ri nga Bronksi lëviz për në Hollivud dhe aty bie në dashuri me sekretaren e xhaxhait të tij të fuqishëm, një agjent të yjeve. Pas kthimit në Nju Jork, ai përfshihet në një botën e gjallë të jetës së klubeve të natës me shoqëri të lartë.
The Notebook
Një djalosh i varfër dhe Apasionant bie në dashuri me një vajzë të re dhe të pasur dhe i fal asaj ndjenjën e lirisë. Shumë shpejt ata ndahen për shkak të pabarazive sociale.
What a Girl Wants
Një adoleshente amerikane mëson që babai i saj është një politikan i famshëm anglez që ka vënë kantidaturën për zgjedhje. Megjithëse ajo mezi po pret ta gjejë, e kupton që kjo gjë mund të shkaktojë një skandal dhe mund t’i kushtojë atij zgjedhjet.
The Mexican
Një burrë transporton një armë antike të quajtur Meksikani, e cila besohet se mban një mallkim, duhet të kalojë kufirin, teksa e dashura i bën presion se do ta lërë po s’hoqi dorë nga mënyrat kriminale të tij…
A Small September Affair
Një vajzë e bukur që i ka të gjitha, joshëse, lozonjare, me fjalët e saj : “shumë e gëzuar për të rënë në dashuri”. Një aksident i papritur me makinë dhe zemra i ndalon për disa minuta. Kur ngrihet, të gjithë sigurohen që gjithçka është në rregull. Por ajo e di që nuk është. Sepse ajo s’e mban dot mend muajin e saj të fundit, një shtator i jetës së saj mungonte. Duke ndjekur një shteg me pista të mbuluara me ngut, ajo e gjen veten në një ishull të largët të Egjeut. Një i vetmuar i çuditshëm dhe i pistë i afrohet dhe i thotë: “Nuk më mban mend? Unë jam njeriu me të cilin je dashuruar”. Çdo pjesë e zgjuar e saj i thoshte të largohej nga aty, por ajo ndjek kujtimet deri në fundin tragjik të një lidhjeje të mrekullueshme.
Delibal
Delibal “Mjalt helmues” një romance mes dy të dashuruarve a do të lulëzoj e ardhmja në baze të dashurisë apo karrierës, si do gjejnë veten që të vendosin se si duhet të jetojnë? Ndiqni filmin për më shumë dhe përjetoni emocionet që përcillen përmes tij.
My King
Toni pranohet në një qendër rehabilitimi pas një aksidenti të rëndë me ski. E varur nga stafi dhe ilaçet mjekësore, ajo kujton historinë e trazuar të dashurisë që ka kaluar me Xhorxhon.
Happy
Një gjeneratë e re po del nga edukimi i vjetër, dhe pëlqen të provojë dashurinë, dhe të gjitha ato që i ofron jeta.
Beautiful Creatures
Një histori e mbinatyrshme me sfond Jugun, “Krijesat e Bukura” tregon përrallën e dy dashnorëve të destinuar: Itanit një djaloshi që mezi pret të largohet nga qyteza e tij e vogël dhe Lenës, një vajze të re misterioze. Së bashku, ata zbulojnë sekrete të errëta për familjet, historinë dhe qytezën e tyre.
Aambala
Saravanani dhe vëllezërit e tij kthehen në fshatin e tyre për të bërë paqe me babanë e humbur dhe tre hallat etyre të cilat urrejnë vëllanë e tyre sepse i ka vrarë babanë.
Honey 3: Dare to Dance
Ndërsa shkon në universitetin e Kejp Taunit, Melia Martini ndihet e kufizuar nga rregullat e shkollës dhe vendos të bëjë diçka vetë. Duke kërkuar për një mënyrë se si të përdorë talentin e saj si kërcimtare dhe të frymëzojë komunitetin rreth saj, Melia merr me qira një teatër të dështuar që të vërë në skenë një shfaqje hip-hopi të Romeos dhe Xhuljetës. Por ashtu si Kapuletët dhe Montagët, mosmarrëveshjet mes pjesëtarëve të kastit kërcënojnë zhvillimin e shfaqjes.
Junooniyat
Kapiten Jahan Bakshi do të njihet me Suhanin dhe së bashku do fillojnë një romancë dhe duan që të martohen, por pengesat e mëdha do të mundohen që të ndalojnë vullnetin e tyre.
The Dreamers
Një Amerikan që studion në Paris në vitin 1968, krijon shoqëri me një vëlla dhe një motër franceze. I gjendur në kushtet e viteve ’68, studenti i Parisit rebelohet.
Sundown
Maturantët Logan dhe Blejk pregatiten për pushimet më fantastike të verës, teksa ata udhëtojnë për në qytetin e bukur dhe ekzotik të Meksikës, Puerto Vajarta, duke shpresuar të lidhen me vajzat që pëlqejnë nga shkolla, por do të përjetojnë ndodhi dhe trazira që as nuk i kishin çuar nëpër mendje.
This Means War
FDR dhe Tak janë operativë të fshehtë të CIA-së dhe shokë të ngushtë… derisa të dy bien në dashuri me Lorenën joshëse dhe seksi. Miqësia e tyre vihet në provë ndërsa zhvillojnë një betejë epike për dashurinë e saj, duke përdorur aftësitë e tyre të vëzhgimit dhe një sërë pajisjesh të teknologjisë së lartë. Le të fitojë spiuni më i mirë!
Me Before You
Një vajzë nga një qytet i vogël krijon një lidhje të pashpresë me një djalë të sapoparalizuar, për të cilin ajo po kujdeset.
The Perfect Match
Një playboy me emrin Çarli, I bindur se të gjitha lidhjet e tij janë të vdekura, njeh Evën e bukur dhe misterioze. Duke rënë dakord për një lidhje rastësore, Çarli më vonë kupton se kërkon më shumë nga lidhja e tyre.
Sing Street
Një djalë që po rritet në Dublin gjatë viteve 1980 i largohet jetës të familjes së tij duke formuar një bandë muzikore që të bëj për vete një vajzë misterioze.
Damage
Një anëtar i Parlamentit bie çmendurisht në dashuri me të fejuarën e djalit të tij, pavarësisht rrezikut të zbulimit.
Mother’s Day
Tre breza bashkohen javën para ditës së nënës.





