Showing posts with label Familjar. Show all posts
Showing posts with label Familjar. Show all posts

Alice Through the Looking Glass









Liza kthehet në Botën e Çudirave dhe udhëton pas në kohë për të ndihmuar Kapelabërësin e marrë.





A Cinderella Story: If the Shoe Fits









Një version modern i historisë së Hirushes, e cila është jetime, që i shërben njerkës së keqe dhe dy motrave të saj. Hirushja tani ka një ëndërr të marrë pjesë në shfaqjen muzikore të Resorteve Rojal ku do të këndojë pranë yllit të muzikës Rid Test.





Aambala









Saravanani dhe vëllezërit e tij kthehen në fshatin e tyre për të bërë paqe me babanë e humbur dhe tre hallat etyre të cilat urrejnë vëllanë e tyre sepse i ka vrarë babanë.





Ace the Case: Manhattan Mystery









Gjatë kohës që mamaja e saj është në punë, një vajzë e vogël dhe vëllai i saj më i madh qëndrojnë vetëm në shtëpi dhe bëhen dëshmitarë të rrëmbimit të fqinjit. Por askush nuk i beson ata të dy, madje as policët. Kështu që, ata marrin përsipër të shpëtojnë fqinjin e tyre duke rrezikuar jetën e tyre.





Honey 3: Dare to Dance









Ndërsa shkon në universitetin e Kejp Taunit, Melia Martini ndihet e kufizuar nga rregullat e shkollës dhe vendos të bëjë diçka vetë. Duke kërkuar për një mënyrë se si të përdorë talentin e saj si kërcimtare dhe të frymëzojë komunitetin rreth saj, Melia merr me qira një teatër të dështuar që të vërë në skenë një shfaqje hip-hopi të Romeos dhe Xhuljetës. Por ashtu si Kapuletët dhe Montagët, mosmarrëveshjet mes pjesëtarëve të kastit kërcënojnë zhvillimin e shfaqjes.





Kung Fu Panda









Në Luginën e Paqes panda Po zgjidhet si Luftëtari Dragua pavarësisht se është obez dhe krejtësisht i ri në artet marciale.





Kangaroo Jack









Dy shokë fëmijërie, një parukier dhe një muzikant i ardhshëm Nju Jorkezë, ngatërrohen me mafian dhe detyrohen të dërgojnë $50 000 në Australi, por gjërat trazohen kur paratë humbasin me një kangur.





Ratchet & Clank









Kur galaktika është në rrezik nga shkatërrimi i çdo planeti të saj prej një shkencëtari të çmendur, një mekanik dhe shoku i tij më i ri robot do të bashkohen me një skuadër heronjsh. Së bashku do të bashkojnë forcat për të mposhtur të këqijtë e do të shpëtojnë galaktikën.





The Jungle Book









Këlyshi njerëzor, Mogli largohet nga xhungla pas një këcënimi nga tigri Shir Kan. I shoqëruar nga pantera Bagira dhe ariu Balu, Mogli nis një udhëtim të zbulimit të vetvetes edhe pse ai përballet me krijesa që nuk kanë interesa të përbashkëta.





The Himalayas









Bazuar në ngjarje të vërteta, alpinisti i famshëm, Hongil, niset me një mision në Everest për të tërhequr trupin e pajetë të kolegut të tij të ri alpinist dhe përballet me sfidën më të madhe të jetës së tij.





The Wild Life









Në një ishull të vogël ekzotik, e Marta, një papagall i veçantë, jeton me shokët e tij të çuditshëm si në parajsë. Sidoqoftë, e Marta nuk ndalon së ëndërruari për të zbuluar botën. Pas një stuhie të fuqishme, e Marta dhe shokët e tij zgjohen për të gjetur një krijesë të çuditshme në plazh: Robinson Kruzonë. E Marta menjëherë e sheh Kruzonë si një biletë për të zbuluar vende të reja. Gjithashtu Kruzo shumë shpejt e kupton se e vetmja mënyrë për të mbijetuar në ishull, është ndihma e Martës dhe shokëve të tij. Nuk është e lehtë në fillim sepse kafshët nuk flasin gjuhën e njerëzve. Me ngadalë ato të gjithë jetojnë në harmoni, deri një ditë kur dy mace të egra, shpresojnë të marrin në kontroll ishullin. Një betejë fillon mes maceve dhe grupit të shokëve por Kruzo dhe kafshët e tjera zbulojnë fuqinë e miqësisë të vërtetë e cila është mbi të gjitha, madje edhe më e fortë se macet e egra.





TMNT









Kur bota kërcënohet nga një e keqe antike, katër breshkat adoleshente duhet të ribashkohen dhe t’i tejkalojnë të metat e tyre në mënyrë që të fitojnë në përballje me të.





Dragon Ball Z: Broly – The Legendary Super Saiyan









Paragusi mashtron Vexhetën për të ardhur në një planet të sajuar të quajtur “Vexheta i Ri”. Ai s’di shumë e më vonë kupton se Broli është Super Sajani legjendar që përpiqet ta paralajmërojë Goku (Qaramani)





Rio 2









Për Blunë, Xhuëllin dhe fëmijët e tyre është një xhungël e vërtetë në “Rio 2”, pasi ata lënë qytetin magjik për të shkuar në xhunglën e Amazonës. Në përpjekje për t’u përshtatur, Blu ndeshet dhëmb për dhëmb me Naixhellin hakmarrës. Një prej kundërshtarëve të tij më të frikshëm në botën e xhunglës bëhet edhe vjehrri i tij.





Mune: Guardian of the Moon









Rojtarët e Diellit dhe të Hënës ndërmarrin një udhëtim të rrezikshëm për të shpëtuar planetin e tyre.





Kung Fu Panda 3









Duke vazhduar aventurat e tij legjendare, Pou duhet të përballet me dy kërcënime të jashtëzakonshme epike, një tw mbinatyrshme dhe një tjetër afër shtëpisë së tij.





Jack the Giant Slayer









Lufta e lashtë mes njerëzve dhe një racë gjigantësh rindizet kur një fermer nga fshati me emrin Xhek, mundohet të shpëtojë një princeshë dhe pa dashje hap portën e dy botëve me farën e “Fasuleve Magjike”….





Descendants









Në një mbretëri idilike të ditëve të sotme i biri dashamirës i Mbretit Adam dhe Mbretëreshës Belle ua jep një mundësi shpengimi fëmijëve të personazheve të liga të Disney-t për telashet që u kanë sjellur atyre prindërit e tyre: Cruella De Vil (Carlos), Maleficient (Mal), Mbretëresha e Ligë (Evie) dhe Xhafar (Jay).





Zootopia









Zootopia qyteti i ëndrrave për çdo kafshë. Aty ku e pamundura është e mundur. Xhudi një lepurushe kërkon të plotësoje ëndrrën e saj të behet police, por gjatë rrugëtimit te saj has shume dilema dhe probleme që…