Një rracë jashtëtokësore që detyrohet të jetojë në kushtet e një lagjeje të varfër në Tokë, papritur gjen shpirtin e një të afërmi tek një agjent i qeverisë që ekspozohet nga bioteknologjia e tyre.
High Life
Monte dhe vajza e tij janë të mbijetuarit e fundit të një misioni të rrezikshëm jashtë Sistemit Diellor. Tani ata duhet të mbështeten te njëri-tjetri për të mbijetuar, ndërsa nisen drejt një vrime të zezë.
Dragonball Evolution
Dragonball: Evolution është i bazuar në filmin e animuar japonezë të krijuar nga Akira Torijama. Aventura plot aksion përqëndrohet te një skuadër luftëtarësh, që secili prej tyre zotëron aftësi të veçanta. Së bashku, ata mbrojnë Tokën nga një forcë e prirur për të dominuar Universin dhe për të kontrolluar objektet mistike prej të cilave mori edhe emrin filmi.
ARQ
Rentoni ka krijuar një makineri, e cila ka shkaktuar që koha të ripërsëritet gjatë një grabitjeje në shtëpinë e tij. Gjithashtu ai do të përpiqet të shpëtojë ish të dashurën e tij dhe ndërkohë do të mësojë se kush e ka vënë nën shënjestër dhe përse.
Déjà Vu
Pasi një anije bombardohet në Nju Orlins, një agjent duhet ta gjejë fajtorin me anë të një teknologjie të re gjurmuese, por i hyn në zemër një prej viktimave…
G.I. Joe: Retaliation
Skuadra Gi Joe jo vetëm po përballen me armikun e tyre të përjetshëm “Kobrat”, por tashmë janë të detyruar të luftojnë dhe kundër qeverisë amerikane që i ka shpallur armikun numër një të shtetit.
Journey 2: The Mysterious Island
Sean Anderson me partnerët e tij dhe me njerkun e tij nisen në një mision për të gjetur gjyshin e tij, i cili është menduar si i humbur në një ishull mitik.
Kingsglaive: Final Fantasy XV
Mbreti Regis, i cili mbikëqyr territorin e Lucis, urdhëron trupën ushtarake të tij për të mbrojtur mbretërinë nga planet e mbretërisë së Niflheim për të marrë Kristalin e Shenjtë. Kristal i cili i jep fuqi dhe magji mbretërisë së Lucis.
Captain America: Civil War
Një dyzim politik midis aktivitetit të Hakmarrësve sjell një konflikt midis aleatëve të përhershëm Kapiten Amerika dhe Njeriut të Hekurt.
Transformers
Një luftë shekullore mes dy racave Robotësh, Autobotët heroik dhe Deseptikonëve të këqij, vjen në tokë për një kub me fuqi të pamasë të cilin e ka një djalë adoleshent…
Edge of Tomorrow
Edge of Tomorrow” zhvillohen në të ardhmen, në të cilën një racë alienësh kanë sulmuar Tokën me një ushtri të pathyeshme nga asnjë ushtri. Togeri William Cage (Tom Cruise) është një funksionar ushtarak pa asnjë përvojë lufte që gjendet I katapultuar në një mision vetvrasës. Cage në fakt vritet vetëm pak minuta pasi fillon luftimi, por më pas e gjen veten të hedhur në një qark rrethor që e detyron të përjetojë të njëjtën betejë fatale vazhdimisht duke e bërë edhe të vdesë vazhdimisht. Por pas cdo beteje, Cage bëhet gjithnjë e më I zoti në luftën ndaj kundërshtarëve në sajë edhe të ndihmës që i jep ushtarja e forcave speciale, Rita Vrataski (Emily Blunt). E ndërsa Cage e Rita luftojnë së bashku kundër alienëve,duke u bërë gjithnjë e më të fortë, përsëritja e cdo beteje përfaqëson një hap përpara drejt mundjes përfundimtare të kundërshtarëve. Filmi aksion është një përshtatje kinematografike e romanit me të njëjtin titull shkruar nga Hiroshi Sakurazaka dhe ilustruar nga Yoshitoshi Abe.
Transformers: Dark of the Moon
Një ngjarje misterioze nga e kaluara e Tokës kërcënon të nisë një luftë aq të madhe saqë të vetëm Transformuesit nuk do të mund ta shpëtojnë planetin. Sam Uituiki (Shia LaBeouf) dhe Autobotët duhet të luftojnë kundër errësirës për të mbrojtur botën tonë nga ligësia e robotëve Deseptikonë në këtë sukses të regjizorit Michael Bay dhe producentit ekzekutiv Steven Spielberg.
Dark Skies
Teksa jeta e qetë e familjes Barret tronditet nga një seri ngjarjesh shqetësuese, ata mësojnë se një forcë tmerruese po i përndjek…
Captain America: The First Avenger
Kur një forcë tmerruese kërcënon këdo nëpër glob, Kapiten Amerika ushtari më i mirë në botë hap luftë kundër organizatës së ligë HIDRA, të udhëhequr prej Kafkës së Kuqe. Kritikët dhe audienca e përshëndesin Kapiten Amerikën: Hakmarrësi i Parë si “emocion i pastër, aksion i pastër dhe gallatë e pastër!”
The Call Up
Një grup lojtarësh on-line ftohen të provojnë një realitet virtual të video lojërave, por gjërat marrin një kthesë për keq kur këta mjeshtëra zbulojnë se në fakt, ata duhet të luftojnë për jetët e tyre.
Viral
Pas shpërthimit të një virusi i cili fshin shumicën e popullsisë njerëzore, një vajzë e re, dokumenton jetën e re të familjes së saj në izolim dhe mundohet të mbrojë motren e saj të infektuar.
Beta Test
Kampioni i video lojërave, Maks Troj zbulon se eventet që po ndodhin në një video-lojë, po ndodhin në jetën reale dhe do t’i duhet t’i bashkojë forcat me protagonistin e lojës në mënyrë që të ndalojë një plan mizor në qytet.
Blade Runner
Një luftëtar duhet të ndjekë dhe të përpiqet t’u japë fund katër Replikantëve të cilët kanë vjedhur një anije në hapësirë dhe janë kthyer në tokë për të gjëtur krijuesin e tyre.
Dragon Ball Z: Bio-Broly
Satani sfidohet nga një rival i vjetër, i cili ka shpikur disa bioluftëtarë dhe ka ringjallur Brolin. Pasi ai ringjallet, Goteni, Tranksi dhe të tjerët duhet të bëjnë çmos për ta ndaluar Brolin dhe fuqinë e tij shkatërruese.
Dragon Ball Z: Wrath of the Dragon
Një qenie misterioze e quajtur Hoi vjen në Tokë dhe u kërkon luftëtarëve Z të përdorin sferat e dragoit që ta ndihmojnë të çlirojë Tepionin. Tepioni është një luftëtar antik i burgosur në një kuti muzike, dhe Hoit i duhet për të shmangur përbindëshin Hildegarn, i cili po vjen të shkatërrojë Tokën. Por, kur ata zbulojnë se Hoi është i mbijetuari i fundit i një race të keqe të cilët kërkonin shkatërrimin e atyre që konsideronin inferiorë, dhe me çlirimin e Tepionit ata çliruan edhe Hildegarnin, ata duhet të luftojnë bashkë me Tepionin për të ndaluar përbindëshin.





