Ky është për njerëzit që nuk besuan ngjarjet e Grave Encounter. Studenti i regjizurës Aleks Rajt ka dalë për të vërtetuar që e kanë gabim. Aleksi është po aq i fiksuar pas filmit të parë sa edhe 20 milionë njerëzit që panë trailerin e tij viral në YouTube. Ndërkohë që ai dhe miqtë e tij studiojnë ngjarjet dhe vizitojnë spitalin e vërtetë spikiatrik të treguar në filmin origjinal, ata e gjejnë veten përballë një të lige të papërshkrueshme, duke shpresuar se njohuria e tyre mbi filmin origjinal do t’i ndihmojë për t’i mbijetuar vazhdimit.
Grave Encounters
Një ekip xhirimesh “reality show” kyçin veten e tyre në një spital të braktisur të çmendurish dhe aty do te mundohen ta vertetojnë se me të vërtet ekzistojnë fantazmat.
Patient Seven
Filmi fokusohet te doktor Markusi, një psikiatër i famshëm i cili ka zgjedhur 6 pacientë me sëmundje të rënda mendore dhe të rrezikshëm për t’i marrë në pyetje si pjesë e një kërkimi për librin e tij të ri. Teksa doktor Markusi merr në pyetje çdo pacient, fillojnë të shpalosen veprimet e tmerrshme që ata kanë kryer. Gjithsesi, doktor Markusi mëson se ekziston një pacient, i cili i lidh të gjithë bashkë dhe ai është pacienti shtatë.
Tell Me How I Die
“Më thuaj si vdes” : Kur një grup studentësh u bënë pjesë e një eksperimenti të një droge klinike, një efekt anësor i papritur bën që ata të shohin vizionet e vdekjeve të tyre… të cilat bëhen realitet. Teksa, përpiqen t’u shpëtojnë fatit të tyre, zbulojnë që vrasësi është mes tyre dhe ka aftësinë e të parit të ardhmen- vetëm se ai duket se është një hap përpara përpjekjeve të tyre për të mbijetuar.
Evil Dead
Pesë miq njëzetvjeçarë ngecin në një kabinë të izoluar. Kur zbulojnë Librin e Të Vdekurve, ata pa dashje thërrasin demonët e përgjumur që jetojnë në pyllin aty afër, të cilët pushtojnë një nga një të rinjtë derisa mbetet vetëm një për të luftuar për mbijetesë.
Lights Out
Kur vëllai i saj i vogël, Martin, përjeton të njëjtat ngjarje që dikur provuan çmendurinë e saj, Rebeka përpiqet të zbulojë të vërtetën që fshihet pas terrotrit, gjë që e përball atë me një ekzistencë që ka një lidhje me mamanë e tyre, Sofinë.
Satanic
Katër shokë janë nisur për një udhëtim gjatë pushimeve pranverore. Gjatë rrugës për në Koaçela, do të ndalojnë dy ditë në Los Anxhelos për një xhiro të vendeve ku kanë ndodhur vrasje të vërteta. Por ky udhëtim do të marrë një tjetër drejtim kur grupi i shokëve do të njihet me një vajzë të re të mistershme. Ajo do i drejtojë në një rrugë të errët duke e shndërruar në horror.
Hannibal Rising
Historia nis në Evropën Lindore në fundin dëshpërues të Luftës II Botërore. Për shumë veta s’ishte më një konflikt mes kombeve por një mbijetesë individuale me çdo kusht. Djaloshi Hannibal shikon nga shumë afër prindërit e tij duke vdekur dhe duke lënë motrën e vogël nën kujdesin e tij. Ky moment tmerrues shumë shpejt do të zbehet në krahasim me egërsitë në të cilat do të bëhet dëshmitar dhe që do t’ia ndryshojnë jetën përgjithmonë.
Dark Exorcism
Një studente skeptike dhe një specialiste e njohur e çështjeve paranormale, hetojnë një shtëpi të zotëruar nga fantazmat dhe gruan e trazuar që jeton aty brenda, viajtja e së cilës mund të jetë përtej kapacitetit të secilës prej tyre.
Hannibal
Duke jetuar i dëbuar, Hanibal Lekter mundohet të rilidhet me me tashmë agjenten e turpëruar të FBI-së Klaris Starling, por e gjen veten objektiv të një hakmarrje nga një viktimë e fuqishme…
Wrong Turn 6: Last Resort
Një trashëgimi e papritur dhe e mistershme sjell Denin dhe shokët e tij tek Hobb Springs, një vend i harruar thellë në Virxhinian Perëndimore. Hobb Springs është nën kontrollin e kujdesshëm të Xheksonit dhe Sellit, një çift i çuditshëm që e njoftojnë Denin me trungun e familjes së tij të cilët ai si kishte njohur kurrë. Shumë shpejt, Deni do të duhet të zgjedh në mes miqve dhe familjes.
ATM
Pas një vizite natën vonë në një ATM (bankomat), tre punëtorë duhet të luftojnë dëshpërimisht për jetën e tyre pasi zihen në kurth nga një i panjohur…
The Purge: Election Year
Disa vjet pasi kurseu burrin që i vrau djalin, ish rreshteri i policisë Barnsi është bërë kreu i sigurimit të senatores Çarli Roan, kandidate për Presidente, e cila është shenjestër e Spastrimit si pasojë e betimit të saj për ta hequr këtë ditë.
Wrong Turn 3: Left for Dead
Kur autobusi i tyre përplaset në një pyll në Virxhinian Perëndimore, një grup të burgosurish dhe një oficer takojnë një transportues trungjesh i cili po arratiset nga kanibalët që i kanë vrarë shokët…
Wrong Turn 5: Bloodlines
Një qytet i vogël ne perëndim te Virxhinias, festivali Mountain Man për Halloweenm do të mirë prese mjaft njerëz. Ku turma kryesisht do te jete e veshur me kostume te çuditshme. Një nate e çmendur I pret. Ndërkohe një familje kanibalë prish gallaten kur fillon te vrase njerëz
Friend Request
Laura miqësohet me Marinën, një vajzë e vetmuar, por pas një zënke midis të dyjave, Marina kryen vetëvrasje dhe do që ta bëjë Laurën të ndihet e vetmuar ashtu si ajo.
Evil Games
Një llogaritar i mërzitur nuk ia del dot të fitojë rritje në detyrë. Ai ka një grua të bezdisshme dhe në përgjithësi nuk respektohet nga ata që njeh, Ai planifikon diçka që të fitojë atë që mendon se meriton. Pasi rrëmben një vajzë, gjërat marrin shumë për keq.
Wrong Turn 2: Dead End
Një grup i garuesve në një emision mbijetese duhet të luftojnë me një familje të kanibalëve të cilët planifikojnë ti mbysin ata në mënyrë të pamëshirshme.
Wrong Turn 4: Bloody Beginnings
Pasi një doktor i quajtur Hilliker i gjen në një pyll disa kanibal, i merr këta dhe i vendos ne një ent special për te çmendur për ti rehabilituar. Ne ketë spital ne forme burgu këta kanibal arrijnë qe te lirohen dhe te mbysin stafin e spitalit dhe te marrin nën kontroll gjithë spitalin. Ndërsa ngjarja kryesore zhvillohet atëherë kur disa te rinj gjate piknikut te tyre dimëror duke skijuar detyrohen nga një stuhi e fort dimri te strehohen ne ketë spital, dhe tani fillon një tregim tjetër i dhimbshëm duke u atakuar këta te rinj nga kanibalët.
The Wailing
Një i huaj vjen në një fshat të vogël dhe shpejt pas kësaj fillon të përhapet një sëmundje e mistershme. Një polic përfshihet në këtë incident dhe detyrohet të zgjidhë misterin në mënyrë që të shpëtojë vajzën e tij.





