Një vrasës humbet kujtesën pas një aksidenti. Pasi zgjohet, të vetmet gjëra që mban mend janë emri i tij dhe ndjesia se ka kryer një krim.
Nerve
Një gjimnaziste e vitit të fundit të gjimnazit, e gjen veten të përfshirë në një version online të lojës “e vërtetë apo guxim”. Çdo lëvizje e saj do të vëzhgohet e çdo ndjekës mund të sugjerojë një “guxim”, por çdo gjë fillon të ndërlikohet që pas “guximit” të parë. Si do mund të dalë nga kjo vorbull?
High Life
Monte dhe vajza e tij janë të mbijetuarit e fundit të një misioni të rrezikshëm jashtë Sistemit Diellor. Tani ata duhet të mbështeten te njëri-tjetri për të mbijetuar, ndërsa nisen drejt një vrime të zezë.
Passion
Izabela, një punonjëse e re në një agjenci ndërkombëtare reklamash dhe shefja e saj manipuluese, ambiciozja Kristinë, kalojnë nga të paturit një marrëdhënie erotike në të urryer njëra-tjetrën në masa të paimagjinueshme, siç është vjedhja e meritave, turpërimi në publik… e deri në vrasje.
Lights Out
Kur vëllai i saj i vogël, Martin, përjeton të njëjtat ngjarje që dikur provuan çmendurinë e saj, Rebeka përpiqet të zbulojë të vërtetën që fshihet pas terrotrit, gjë që e përball atë me një ekzistencë që ka një lidhje me mamanë e tyre, Sofinë.
A Small September Affair
Një vajzë e bukur që i ka të gjitha, joshëse, lozonjare, me fjalët e saj : “shumë e gëzuar për të rënë në dashuri”. Një aksident i papritur me makinë dhe zemra i ndalon për disa minuta. Kur ngrihet, të gjithë sigurohen që gjithçka është në rregull. Por ajo e di që nuk është. Sepse ajo s’e mban dot mend muajin e saj të fundit, një shtator i jetës së saj mungonte. Duke ndjekur një shteg me pista të mbuluara me ngut, ajo e gjen veten në një ishull të largët të Egjeut. Një i vetmuar i çuditshëm dhe i pistë i afrohet dhe i thotë: “Nuk më mban mend? Unë jam njeriu me të cilin je dashuruar”. Çdo pjesë e zgjuar e saj i thoshte të largohej nga aty, por ajo ndjek kujtimet deri në fundin tragjik të një lidhjeje të mrekullueshme.
Death Note: The Last Name
Një adoleshent vendos që ta pastroje botën nga kriminelet pasi gjen një fletore me fuqi vrasëse.
The Wailing
Një i huaj vjen në një fshat të vogël dhe shpejt pas kësaj fillon të përhapet një sëmundje e mistershme. Një polic përfshihet në këtë incident dhe detyrohet të zgjidhë misterin në mënyrë që të shpëtojë vajzën e tij.
Blood in the Water
Një çift do të takohet me mikun e tyre të vjetër në kolegj dhe pasi diçka shkon keq, do të merren në pyetje nga një detektiv.
The Neon Demon
Kur modelja ambicioze Xhesi zhvendoset në Los Anxhelos, rinia dhe gjallëria e saj gllabërohen nga një grup femrash të fiksuara pas bukurisë, të cilat do bëjnë ç’të jetë nevoja për të marrë atë që ajo ka.
Ace the Case: Manhattan Mystery
Gjatë kohës që mamaja e saj është në punë, një vajzë e vogël dhe vëllai i saj më i madh qëndrojnë vetëm në shtëpi dhe bëhen dëshmitarë të rrëmbimit të fqinjit. Por askush nuk i beson ata të dy, madje as policët. Kështu që, ata marrin përsipër të shpëtojnë fqinjin e tyre duke rrezikuar jetën e tyre.
Central Intelligence
Pasi ribashkohet me një mik të vjetër nëpermjet Facebook-ut, një llogaritar i urtë e i sjellshëm joshet nga bota e spiunazhit ndërkombëtar.
The Conjuring 2
Loren dhe Ed Uarren udhëtojnë për në Londrën veriore, për të ndihmuar një mama beqare në rritjen e katër fëmijëve në një shtëpi që torturohet nga shpirta keqdashës. Këshillohet të mos shikohet nën moshën 16 vjeç
The Losers
Një ekip i forcave speciale të CIA-s tradhtohen dhe lihen si të vdekur nga eprorët e tyre. Kjo i nxit ata të ngrenë një sulm kundra CIA-s.
Phobia
Një vajzë e re agorafobike(frika nga njerëzit dhe turmat), e traumatizuar nga ngjarjet e së kaluarës, e gjen veten të ngecur dhe të tmerruar në shtëpinë e saj të re.
Tinker Tailor Soldier Spy
Spiuni që Del nga Mjegulla: Kur një spiun i çnderuar shfaqet me një informacion në lidhje me një agjent të dyfishtë në majë të Shërbimit Sekret Britanik, Xhorxh Smaili Gary Oldman), një ish-agjent i MI6, kthehet përsëri në fushën e errët të spiunazhit. I caktuar për të hetuar se cili nga ish-kolegët e tij të besuar ka zgjedhur ta tradhtojë atë dhe vendin e vet, Smaili e përmbledh kërkimin e tij në katër të dyshuar – të gjithë agjentë me eksperiencë, të aftë dhe të suksesshëm. Megjithatë, historitë e kaluara, rivalitetet dhe miqësitë e bëjnë tepër të vështirë gjetjen e njeriut që ha zemrën e institucionit britanik.
Non-Stop
Gjatë një udhëtimi interatlantik nga Nju Jorku për në Londër, përgjegjësi i sigurisë së aeroplanit, Bill Marks (Liam Neeson) merr disa mesazhe kërcënuese në telefonin e tij. Dërguesi i panjohur i kërkon Marksit të kërkojë nga qeveria që të transferohen 150 milion dollarë në një numër llogarie të fshehtë.
Bad Kids Go To Hell
Në një pasdite të shtune me stuhi, gjashtë studentëve u ndodhin gjëra të tmerrshme teksa po shërbejnë për dënimet që kanë marrë. Mos vallë janë fantazmat e shkollës pas tyre?
Port of Call
Natyra humane fillon aty ku mbaron e vërteta. Mirë se vini në vrasjen pa një trup ekzistent.
Scream 4
Kanë kaluar dhjetë vjet dhe Sidnei Preskot, e cila e ka mbledhur veten falë shkrimeve të saj, vizitohet nga vrasësi me fytyrë fantazme.





