Një vrasës humbet kujtesën pas një aksidenti. Pasi zgjohet, të vetmet gjëra që mban mend janë emri i tij dhe ndjesia se ka kryer një krim.
Nerve
Një gjimnaziste e vitit të fundit të gjimnazit, e gjen veten të përfshirë në një version online të lojës “e vërtetë apo guxim”. Çdo lëvizje e saj do të vëzhgohet e çdo ndjekës mund të sugjerojë një “guxim”, por çdo gjë fillon të ndërlikohet që pas “guximit” të parë. Si do mund të dalë nga kjo vorbull?
Dead Man Down
Në qytetin e Nju Jorkut një kriminel që është dora e djathte e Zotit është joshur nga një grua që kërkon hakmarrje.
Chocolate
Një vajzë me aftësi të fuqishme artesh marciale mundohet të shlyejë borxhet e mamasë së saj të sëmurë duke kërkuar gangsterët që i kanë para borxh familjes së saj.
The Mexican
Një burrë transporton një armë antike të quajtur Meksikani, e cila besohet se mban një mallkim, duhet të kalojë kufirin, teksa e dashura i bën presion se do ta lërë po s’hoqi dorë nga mënyrat kriminale të tij…
The Good Neighbor
Dy gjimnazistë të prapë krijojnë iluzionin e një përndjekjeje te një fqinj i tyre. Gjatë vëzhgimit të çdo reagimi të tij në kamera, shohin më shumë se ç’kishin pritur.
Passion
Izabela, një punonjëse e re në një agjenci ndërkombëtare reklamash dhe shefja e saj manipuluese, ambiciozja Kristinë, kalojnë nga të paturit një marrëdhënie erotike në të urryer njëra-tjetrën në masa të paimagjinueshme, siç është vjedhja e meritave, turpërimi në publik… e deri në vrasje.
End of a Gun
Një roje sigurie i një qendre tregtare dhe ish agjent federal, ndeshet me një njeri të një trafikanti të rëndësishëm droge, pasi shpëton një grua nga rreziku.
Hannibal Rising
Historia nis në Evropën Lindore në fundin dëshpërues të Luftës II Botërore. Për shumë veta s’ishte më një konflikt mes kombeve por një mbijetesë individuale me çdo kusht. Djaloshi Hannibal shikon nga shumë afër prindërit e tij duke vdekur dhe duke lënë motrën e vogël nën kujdesin e tij. Ky moment tmerrues shumë shpejt do të zbehet në krahasim me egërsitë në të cilat do të bëhet dëshmitar dhe që do t’ia ndryshojnë jetën përgjithmonë.
American Gangster
AMERIKAN GANGSTER bazohet në një histori të vërtetë të viteve 70-të. Frenk Lukas është zezaku i parë që organizon një trafikim droge aq të përkryer sa që do ta kishin zili dhe familjet e mëdha të mafies në Nju Jork. Denzel Uashington në rolin e Frenk Lukas dhe Rasëll Krou në rolin e një agjenti të policisë që nuk do t’i ndahet Frenkut deri në fund. Një nga filmat më të mirë të vitit.
Hannibal
Duke jetuar i dëbuar, Hanibal Lekter mundohet të rilidhet me me tashmë agjenten e turpëruar të FBI-së Klaris Starling, por e gjen veten objektiv të një hakmarrje nga një viktimë e fuqishme…
Landmine Goes Click
I zënë kurth nga një minë, një turist amerikan detyrohet të shohë dëshpërimisht se si mikesha e tij dhunohet dhe keqtrajtohet…
Cartels
Një skuadër elitë e agjentëve të DEA-s u caktohet që të mbrojnë një nga lordët më të rrezikshëm të drogës, Xhozef “El Tiburon” Salazar. Detyrohen që ta fshehin pasi të gjithë kujtojnë se ka vdekur. Duke pritur në suitën e një nga hoteleve më prestigjioze, e gjejnë veten në mes të një plani të organizuar e mjaft të ngatërruar.
Toro
Një ish mashtrues duhet t’i kthehet zakoneve të vjetra për të shpëtuar vëllanë e madh dhe mbesën nga ish bosi i tij…
SPL: Kill Zone
Një polic afër daljes në pension dhe njësia e tij duan të çojnë para drejtësisë një kriminel të rrezikshëm. Ndërkohë krimineli nuk rri duarkryq por dërgon vrasësin e tij më të mirë për të hequr qafe policët.
The Raid 2
Vetëm pak kohë pas sulmit të parë, Rama infiltrohet me huliganët e Xhakartës dhe planifikon të shkatërrojë sindikatën dhe të zbulojë korrupsionin brenda forcës së tij policore.
Reno 911!: Miami
Një ekip policësh nga Reno janë vë në detyre për të ruajtur rendin për disa ditë, pasi një sulmi terrorist që përfshiu një konventë kombëtare në Maiami “Beach”.
Blood in the Water
Një çift do të takohet me mikun e tyre të vjetër në kolegj dhe pasi diçka shkon keq, do të merren në pyetje nga një detektiv.
Bangkok Dangerous
Xhoi, një vrasës ndërkombëtar arrin në Bangkok për një kontratë të fundit – katër vrasje dhe pastaj në pension. Ai paguan Kong, një fëmijë rrugësh, për ta ndihmuar. Në vrasjen e dytë, Xhoi ka filluar të shkelë katër rregullat e tij, duke humbur anonimitetin e tij, duke lënë pas gjurmë, dhe duke u përfshirë emocionalisht. Vetëm një rregull mbetet i paprekur: mos bëj pyetje. Do mundet Xhoi të dalë gjallë nga e gjithë kjo?
The Losers
Një ekip i forcave speciale të CIA-s tradhtohen dhe lihen si të vdekur nga eprorët e tyre. Kjo i nxit ata të ngrenë një sulm kundra CIA-s.





