Showing posts with label Poezi islame. Show all posts
Showing posts with label Poezi islame. Show all posts

Nëna - Poezi islame nga Egzon Kastrati


Ah moj nëna ime e dashur.
Qfar fati të mirë unë paskam pasur.
Që bash ti të më lindje mua.
Që në xhennet të më dërgojnë këmbët tua.
Për një gjë rri i mërzitur...
Që kurrë hakut nuk mund të dal.
Ah moj nënë,moj e përhitur..
Të lus shumë, ma bën hallall..!
Në cdo moment të jetës sime.
Ishe ajo që qëndroi me mua.
Ma bën hallall oj nëna ime.
Që nuk i ndoqa këshillat e tua.
Shumë herë në jetë të hidhërova.
Asnjëherë nuk më mallkove.
Gjithnjë shëndet e lumturi për mua.
Te Allahu i Madhëruar kërkove.
Andaj ndjej faj edhe kam mërzi.
Se asgjë s'bëra për ty.
Asnjëherë nuk të gëzova , ashtu sic e meriton.
Shumë herë unë ty të nervozova ..
Oj nënë hallall a ma bon....

Egzon Kastrati

Dashnia, që është për All-llah

Selamun alejkum, alejkum selam
Kem bashkë e u pam, mërzi tash u ndam
S'ka kush na përçan, gjith me marrëveshje
Dhe kur kemi halle, lëshojm buzëqeshje
S'ka vend për përleshje, kuptim butësi
Respekt dashuri, gjithmon mbarësi
Ndihmë njëri tjetrit, dashuri pa hile
Duhem ndërmjet veti, më shum se familje
Po çfar dashurie, tani po përshkruj
Mos po thot dikushi, kta fjal s'po pin ujë
S'ekziston s'e pranon, të duket përrallë
Dashuri për All-llah, dashuri plot me mall
Më shum dua X personin, që e fal Sabahun
Se sa një antar t'familjes, që s'e njeh All-llahun
Prej Babe prej Nane, vlla a pale çka
Më e madhe ësht Dashnia, që është për All-llah


Autor:
HazbiTherra Ahmeti ( Elhamdulil-lah ).

Hallalli dhe Harami



Hallalli dhe harami
Dy shokë të pandarë
Nuk janë si Bajrami
Këta janë të përçarë

Hallalli është i mirë
Harami është i keq
Hallalli të bën të delirë
Harami të bën dreq

Për shok zgjedhe Hallallin
Ngase është shok besnik
Ta ruan mallin
Dhe të bën fisnik

Mos u shoqëro me Haramin
Ngase ai është tradhëtar
Ta vjedh imanin
Dhe të bën hileqar

Hallalli është i lejuar
Sikurse gruaja me niqah
Harami është i ndaluar
Sikurse gruaja kur u rrah

Haram dhe hallall
Çdo ditë konfrontohesh
Shejtani të qet fall
Mos lejo të mashtrohesh

Çdo gjë që është e ndaluar
Prej saj nuk ka mirësi
Në zemër është e instaluar
Ajo nuk sjell kënaqësi

Hallalli është i qartë
E vepron pa frikë
Harami është i zjarrtë
E vepron dhe ikë

Mos ha me dy lugë
Lakmia mos të jetë shkas
Shejtani të bëri fugë
Rras haram rras

©Ibrahim Maxharri
 poezi per haramin, poezi per hallallin, poezi per hallall

Zoti im! (Poezi Islame)




Zoti im, unë jam i njohur për mangësi
E Ti je i Cilësuar me bujari!

Vërshoje faljen Tënde mbi gjithë këto male
Që ngrita duke të dalë Ty prej fjale!

Ti je më afër meje se vetë vetja ime
Mos më privo, të lutem, nga Tuat mirësi e mëshirime!

Ilmi Rexhepi

10 Minuta - poezi islame nga HazbiTherra Ahmeti


10 Minuta po i pres, 5 herë në Dit
10 Minuta për çdo herë, mi largojn Mërzit
10 Minuta fal Namazin, dhe kënaqem Krejt
10 Minuta nuk jan shumë, ata kalojn Shpejt
10 Minuta të Gëzimit, shpirti më Qetsohet
10 Minuta me All-llahun, Imani më Shtohet
10 Minuta me t'Vërtetën, dhe jo me të Kotën
10 Minuta në Namaz, e harroj krejt Botën
10 Minuta nuk kam brenga, as hall e as Dert
10 Minuta e shoh veten, sa shumë të Sinqert
Me Namaz Zemrat e Forta, bëhen shumë të Buta
Dita 24 orë, ndaj për Zotin 10 Minuta...

By HazbiTherra Ahmeti

Paraja - poezi islame nga Hasan Zyko Kamberi

Mbreri q’urdheron dynjane

Qe ka vene taraphane

E i presne parane,

Ja di kimene parase

Dhe veziri, q’eshte veqil,

Ze sikur te benet’ adil

E mos thote dot kaly-kil

Ja di kimene parase

Sheh Islami, q’ep fetfane,

Qe di qitapete c’thane

Nuke kacirdis parane

Ja di kimene paraseMyfti dhe myderize

Edhe kyrra e vaize

Kane ujdisur’ iblize

Ja di kimene parase

Dhe kadiu i mehqmese

Qe rri siper sixhadese

Edhe shehu i teqese

Ja di kimene parase

Dhe pashallare, bejlere

Edhe avame te tjere

Per para apene krere

Ja di kimene parase

Kadiut ti rrefesh parane

Ters a vertit sheriane

Per para se c’e shet t’ane

Ja di kimene parase ...

Perëndija -poezi islame nga Naim Frasheri

Ç'sheh, është Zot'i vërtetë,
Ç'dëgjon, është zër'i tija,
Gjithë ç'ka e s'ka në jetë,
Eshtë vetë perëndia.

Mos shiko valëtë p'anë,
Mos të gënjenjë rremeti,
Të tëra një burim kanë,
Gjithë ngrihen pej një deti.

Në det të math e të gjërë
Çdo valë që të sheh syri,
Atje është deti tërë,
Po valëtë mirë qyri.

Kur ta zësh gjënë të bërë,
Esht' ashtu me të vërtetë,
Po ta vësh re gjat' e gjërë,
Esht' ajy bërësi vetë.
Dhe kush flet edhe ç'gjë flitet,
Ç'duket e s'duket në jetë,
Dhe kush sheh dh'ajo që shihet,
Zot' i vërtet' është vetë.

Se e tërë gjithësia,
Që nuk' i gjëndetë fundi,
Eshtë vetë perëndia,
Për atë s'ka vënt gjëkundi.

Eshtë në shesht perëndia,
I verbëri s'munt ta shohë,
Ajo është gjithësia,
I dituri munt ta njohë.

Pe një lulezë kur shohim
Dhe të vëmë re një fletë,
Me dituri munt ta njohim
Q'atje 'shtë zot' i vërtetë.

Eshtë në shesht perëndia,
Sicilido munt ta njohë
Po s'e mbuloi e padija,
Njeriu tekdo munt ta shohë.

Kush do ta shohë të tërë,
Të shohë mirë njerinë,
Vethen' e tij re të vërë,
Atje e gjen perëndinë.

Dhe parajsi dhe skëterra,
Dhe engjëlli edhe djalli,
Edhe gjithë ç'ka të tjera,
Janë brënda tek i gjalli.

Ajy që ka mirësinë,
Ka perëndin' e të mirat,
Edhe kush ka djallëzinë,
Ka djallë e ligësirat.

Më çdo anë e kërkova,
Thashë: ku 'shtë perëndia,
Po më pasdaj e mësova,
Qënke ndaj mej' e s'e dija.

Kërkonja gjetkë ta gjeje
Zotn' e math e të vërtetë,
Ajy qënëkej ndaj meje,
E paskësha unë vetë!

Me fjal' e me agjërime
Nuk e gjen dot perëndinë,
As me kreshm' e me kungime,
Si punojn' ata që s'dinë

Trajstën' e ke plot me bukë,
Edhe hiqesh si i mjerë,
Dhe ke zën' e thua nukë,
E lipën derë më derë.

Eshtë ndaj teje i gjallë,
Ti e kërkon nëpër gurë,
Në të rrem' e në përrallë,
Andaj nuk' e gjen dot kurrë.

Pa s'vdes kurrë perëndia,
Po kush vdes në jetë vallë?
Gjë s'vdes, sepse gjithësia
Eshtë gjithënjë e gjallë.

Qeshë diell, ishnja hënë,
U bësh' uj' e balt' e erë,
Yll e zok e dash kam qënë,
Pa dhe njeri shumë herë.

Sa det i math e i gjerë
Edhe sa mijëra valë!
Sicil atje do të bjerë,
Prapë soje do të dalë.

Mijëra shpirtëra ngrihen,
Bijen mijëra të tjera,
Vjen dimëri, lulet pshihen,
I nxjer prapë në shesht vera.

Nj'është, po ka shumë ngjyrë,
Duket sikur s'ka të ngjarë,
E sheh fytyrë-fytyrë,
Po 'shtë i njëjt' e i pandarë.

Ajy është trëndafili
Edhe gjëmb' i trëndafilit,
Ajy është dhe bilbili,
Ajy dhe zër' i bilbilit.

Mos shiko ç'rrobë ka veshur,
Eshtë brenda vet' i qetë,
Syr' i t'urtit e sheh xhveshur,
Veç ati s'ka gjë ndë jetë.

Zoti është gjithësia,
Ajy është gjithë ç'janë,
Po kush njeh vethen e tija,
S'e kërkon më tjatër anë.

Dhe qelqeja u hollua
Dhe vena, pa u përzjenë
S'ka ven', është qelqe thua,
A s'ka qelqe, është venë.

Unë ndaj teje një pikë,
O det i gjer' e pa anë!
Të hynj brënda më vjen frikë,
Po s'hiqem dot dhe mënjanë.

Të kisha zën' e bilbilit,
Gjithënjë do të këndonja
Bukurin' e trëndafilit,
Dhe kurrë të mos pushonja.

Po ti vetë je, o bilbil,
Ti je edhe dashuria,
Ti je edhe trëndafili
Edhe bukuri e tija.

Ti je ç'është jet' e tërë,
Ti je vetë gjithësia,
Ti vetë njeri je bërë,
More fytyrën e tija.

Oh! detpaanë,
Në një stamnë qysh ka hyrë?
Ajy q'është gjithë ç'janë,
U mbloth tok më një fytyrë.

Më çdo anë që shikova,
Pashë mirë që je vetë,
Të gjeta tek të kërkova,
Zot'i math e i vërtetë.

Pe trupi shpirt është bërë,
Edhe shpirti trup në jetë
Eshtë bërë, një i tërë
Gjithë ç'është, është vetë.

Paskëtaj, o shokë, kurrë
Mos kërkoni perëndinë
Nëpër mur' e nëpër gurë,
Po shihni mirë njerinë.

Zëmr' e njeriut në jetë
Eshtë vënd' i perëndisë,
Esht' atje zot' i vërtetë,
Det' i math i gjithësisë.

Ajy është gjithësia,
Edhe udh' e perëndisë,
Eshtë vetëm njerëzia,
Q'i duhetë njerëzisë.

Mer dorën e diturisë,
Pa ajo do të të nxjerë
Gjer te fron' i perëndisë,
Ndaj soje do të të shpjerë.

Esht' e vërtetë kjo punë,
Mos qëndroni n'errësirët,
Se këtë s'e gjeta unë,
E kanë thënë të mirët.

Në dashtë Zoti - poezi islame nga Naim Frasheri

Nastradini ish qetuar

Dhe po rrij duke mejtuar;

Po përnjëherë u xgjua,

Së shoqes i tha:

"O grua,Nesërë jam për në veshtë,

Se s'kam vatur këtë vjeshtë,

Sindëkur vinja qëmoti.

"Plaka tha : "Në dashtë zoti."

Nastradini i tha :

"UnëS'e këllas zotnë në punë,

E shoh vetë punën time,

E nuk e vë nër mundime,

Që të doj' a të mos dojë,

Se nukë më flet me gojë.

"Kështu the, o jetëgjatë!

Papo u ngrite me natë,

More shportat e gomarë,

Po s'të vate udha mbarë!

Për rrush del njeriu i mjerë

E sjell shkarpa shumë herë.

Gjithë bota po punonin

E udhëtë po ndrejtonin.

Nastradinë kur e panë,

E zun' e më nuk e lanë:

Gjithë ditën gur' i gjori

Mbajti edhe pagë s'mori.

I këputur, i drobitur,

I lodhur, i kahënitur,

Natën në t'errët u kthye,

Me pluhurë mbi qyrdye!

Erth më der' e trokëlliti,

E shoqja nga shkalla xbriti,

Tha : "Kush ësht' aty më derë?"

Pa tha Nastradin' i mjerë:

"Në dashtë zoti, jam unë,

Që vajç' e s'bëra dot punë!"

Pa më nesëret një fqinjë,

Q'ish i varfër e pa linjë,

Erth e i kërkoi gomarrë,

Duke thënë ca më parë:

"Jemi pa buk' e pa ngrënë,

Në mulli drithë kam shpënë,

Gjer më tani është bluar,

Po s'kam kafsh', o i uruar.

"Nastradini, pa mejtuar,

Tha : "Për dru e kam dërguar,

Ka vaturë që me natë,

I varfëri veshgjatë.

"Ajy tha "e kam dërguar",

Gomari palli në quar!Fqinja tha :

"Pse më gënjeni,Të drejtënë s'ma rrëfeni?

Ja se ku pëllet gomari,

Qysh e ka marë druvari!

"Nastradini tha :

"S'kam parëKshu, të besojnë gomarë!

Me fjalën time s'je nginjur,

Që jam sot plak e i thinjur,

Po dëgjon gomarrë ç'thotë,

Q'është pa mënt e flet kotë.

Njeriu që dëgjon gomarrë,

S'e ka punën mbroth e mbarë.

"Kështu tha, po të vërtetën

E thosh gomari, të shkretën.

Atë ditë - poezi islame nga Hasan Baftjari

Atë ditë

Do të flet syri

Për gjërat që ka parë

Për të mirën e të keqen

Për shikimin e shpërlarë

Atë ditë Do të flet veshi

Për dëgjimin në këtë botë

Për t'lejuarën, për përgjimin

Madje për çdo fjalë të kotë

Atë ditë Do të flasin

Edhe këmba e dora tok

Për çdo hap që është bërë

Për çdo goditje pa nevojë

Atë ditë Do të hesht gjuha

Ajo foli në këtë botë...

Kur të shkapërderdhen yjet

E të qahet qielli

Kur të përzihen detet

E të humb shkëlqimin dielli.

Kur të dridhet fuqishëm Toka

E të shemben malet

Kur të humb bukurinë agimi

E të trazohen varret.

Kur nëna të braktis fëminë

E jetimi të kërkon hakun

Kur tirani të ulurinë

E dëshmori të ndalë gjakun.

Atë ditë Do të flet zjarri

Atë ditë Do të sundon vapa

Atë ditë Ah, atë ditë Atë ditë

Nuk ka kthim prapa.

Miliona haxhxhinj -miliona dashuri - poezi islame

Miliona haxhinjë

Miliona dashuri

U nisën, po nisën

Nga toka, deti dhe qielli

Atje ku lindi Dielli

Për të vizituar

Vendin e Shenjtëruar

Qaben e Madhëruar

Meken e Bekuar

Për të zbritur

Në Medinen e Ndritur



Miliona haxhinjë

Miliona dashuri

Nga të dy gjinitë

Po i lënë shtëpitë

Po i lënë foletë

Po i lënë atdhetë

Me mall, me lot,

Por me shpirtin plot

Veç për t’Madhin Zot



Miliona haxhinjë

Miliona dashuri

Të bardhë e të zinjë

Të vjetër e të rinjë

Rradhë-rradhë këndojnë

All-llahun e Madhërojnë

Para Tij nënshtrohen

Para Tij pendohen…





Haxhinjtë shqiptarë

Rreth flamurit kombëtar

Me zemër të pastruar

Me shpirt të lartësuar

Kujtohen edhe për ne

Që jemi n’Atdhe:

Lutën për Kosovën, Çamërinë

Lutën për Shqipërinë…

Ja Allah - poezi islame

Allahu është një
mos humbni shpresë
se ne botën e amshuar
do të jetosh në Xhennet.

Besoj në të madhin Allah xh.sh.
besoj në Pejgamberin Muhammed a.s.
besoj se çdo e vërtet
do të shpërblehet me Xhennet.

O vëllëzer musliman
kthehuni e dëgjoni
Ramazani filloj
të gjithë agjëroni.

Tash ditët po kalojnë
ngadal po vjen një festë e madhe
oh sa gëzim i madhë do të jetë
në çdo shtëpi muslimane.

Ajo festë quhet i Madhi Bajram
të gjithë do të jemi të lumtur
që jemi muslimanë
Pejgamberi i Allahut xh.sh.
quhet Muhammedi a.s.
Allahu i Madhëruar e urdhëroi
që të na udhëzoj në fe e Kur'an.

Kthehuni o vëllëzer
kah kibla drejtohuni
fjalën Ja Rabbi
kur mos e harroni.

O kurrë, o sot
këtë gjë e kuptoni
feja Islame është një
të gjithë e pranoni.

Këto fjalë që po i shkruaj
po i shkruaj nga zemra
i Madhi Allah të na ndihmoj
dhe në frymën Islame
ata që kanë ngelur në fe, t'i frymëzoj.

Poezi për Allahun

Perkujtoj ALLAHUN,
Krijuesin e gjithesise,
Falenderoj ALLAHUN,
Burimin e miresise.
ALLAHUN e perkujtoj,
Zemra me qetesohet,
ALLAHUN e falenderoj,
Shpirti me freskohet.
Perkujtoj ALLAHUN,
Perplot dashuri,
Falenderoj ALLAHUN,
Per gjithe kete begati.
ALLAHUN e perkujtoj,
Neper dallge e stuhi,
ALLAHUN e falenderoj,
Te vetmin perendi.
Perkujtoj ALLAH,
Qe eshte drite mbi drite,
Falenderoj ALLAHUN,
Qe mu hapen syte.

poezi per Allahun,poezi per Allahun

Mërgimtari - poezi islame

Nuk janë Shami dhe Jemeni vende të mërgimit
Mërgimi i vërtetë është drejt varrit dhe qefinit
Udhëtimi është i largët e ushqimi s’më mjafton
Forca më është dobësuar e vdekja po m’kërkon

Kam mbi supe mëkate të cilat nuk i di

Vec Allahu i ka ditur në dukje e fshehtësi
Më ka lënë në jetë sa i butë është treguar
Kur shtoheshin mëkatet Ai i ka mbuluar

Sa orë edhe ditë kalojnë pa pendim

Pa u mërzitur pa qarë dhe pa frikësim
Unë vetë i mbylla dyert gjithnjë duke mëkatuar
E syri Allahut përherë më ka shikuar

Ah, për gabimin e shkruar n’pakujdesinë që shkoi

E më pas keqardhjen që zemrën ma përvëloi.
Më lër të vajtoj për vetveten time
E kohën të kaloj me kujtime e hidhërime

Tashmë lëre qortimin o ti që më qortoje

Sikur ta dish se c’kam do më arsyetoje
Më lër të derdh lotë, lotë pa pushim
Ndoshta një pikë loti është shkak për shpëtim

Ja tek jam i shtrirë, mbi shtrat më rrotullojnë

Duart e familjarëve të cilët më rrethojnë
Janë mbledhur rreth meje, dikush po loton
Dikush po qan me zë e diksuh po m’vajton

Kanë sjellë edhe mjekun t;më shohë e kurojë

Por mjekësia sot s’mund të më shpëtojë
Trupi u bë gati e vdekja m’u afrua
Hic pa mëshirë po më merr edhe mua

Shpirtin ma morën pas gargarës së dridhur

Në atë moment pështyma mu bë shumë e hidhur
Sytë mbi mbyllën dhe të gjithë shkuan
Të më blejnë qefinin disa u larguan

Njëri prej të dashurve me vrap nxitoi

Të sillte një larës të më lajë e pastrojë
Dhe erdhi një burrë për të më pastruar
Më zhveshi nga rrobet e më la të vetmuar

Më vendosën mbi rrasa ashtu i shtrirë

Dhe bënë gati ujin për të më dëlirë
Me ujin që rridhte tri herë më lanë
-Qefinin bëni gati- thirri dikush matanë

Pa mëngë më veshën një rrobe të lirë

S’më lanë lanë si ushqim vec erës së mirë
Më nxorrën nga kjo botë oh sa trishtim
S’mora gjë me vete në këtë udhëtimin tim

Katër burra më mbajtën e të tjerët rrinin

Pas tyre të heshtur nga pas më përcillnin
Më nxorrën përpara pastaj u larguan
T’më falin xhenazen pas imamit u rreshtuan

Më falën një namaz pa seshde e ruku

Me shpresë tek Allahu t’më falte këtu
Pastaj ngadalë në varr Brenda më zbritën
Gropën e varrit për mua përgatitën.

Ai që ishte pranë fytyrën ma zbuloi

Loti që i rrodhi sa shumë më lëndoi
U cua aty pranë i vendosur qëndroi
Gropën e varrit më rrasa mbuloi

Hidhni dhe mbi të, tha dukë shpresuar

Të jetë te Mëshiruesi njeri i mëshiruar
Në errësirën e varrit pa babë edhe nënë
Pa motër e vëlla aty më kanë lënë

I vetëm fillikat ohh sa mjerim

Për këtë ndarje ku s’kam as punë për shpëtim
Munkeri dhe Nekiri sapo m’u afruan
Me pamjen e tyre sa shumë më t’merruan

Vec te Ti shpresat, më fal o Zoti im

Se sot jam një peng i mëkatit tim
Familja e ndau të gjithë pasurinë
Ndërsa mua mëkatet më rëndojnë mbi shpinë

Me një burrë tjetër gruaja u martura

E la të komandojë c’më përkiste mua
Fëmijët të gjithë i vuri në shërbim
Dhe pasurinë e morën pa c’mim e mundim

Me bukuritë e kësaj bote ti mos u mashtro

Se c’bëri kjo botë me njerëzit shiko
Shiko cdo njeri që botën sundoi
A mori gjë me vete pasi nga bota shkoi?!

O mbjellës i së mirës, të mirën do korrësh

O mbjellës i së keqes, të keqen do shohësh
Kënaqu nga kjo botë me c’ka posedon
Sikur të kesh shëndetin ty të mjafton

Largohu nga mëkatet, mundohu të fitosh

Kënaqësinë e Allahut me punët që do veprosh
Në Sham dhe Jemen, aq sa vetima shndrin
Salat dhe selam pastë Pejgamberi ynë

Dhe falënderimet qofshin vetëm për Krijuesin

Dhuruesin e të mirave, falësin, Mëshiruesin.

Çdo fillim ka mbarim - poezi islame

Jam nje krijesë njerezore,
Jeten dhe vdekjen s’i lë dot pas dore.
Jam e krijuar prej mishi e gjaku,
Brenda kam një zemër,
Që ka frikë e respekt Allahun.
Frikohet asaj dite,
Kur do të dalim në gjykim,
Te gjitha t’mirat e t’keqijat,
Kur do t’na dalin n’drite.
Punet e dunjasë,mundohem t’i di,
Por nuk më sherbejnë në dhé kur une te hy.
Më shpëtojnë veprat qe bera për Allah,
Do të ndëshkohet për ato pas dore që ka lene.
E kete të gjithë duhet me dite,
Se edhe jetes i vjen një mbarim

PO MUA PSE ME HARRUAT - poezi islame nga Sedat Islami

1

Ngrehe zerin, ngrehe!, keshtu me thone


Se edhe ti je pjese e vatanit islam


Thirr! Thirr keta qe rruge kane marre


Qabene ta vizitojne e te kryejne tavaf




2


Ngrit doren lart, kerce po munde


Po pate flamur ngrite e tunde


O ju, shikomeni mua ketu, Kudsi jam


Si kaloni keshtu as pa me dhene selam




3


Ndoshta Mekken nuk iu pritet ta shihni


Ndoshta malli per Medinen ia ka marre


Por nje gje dua tua perkujtoj, te dashur


Se mua zemra me vlon vale




4


Harrova plaget e majmuneve qe mora


E ato te derrave per merak i perballoj


Por me besoni, per Zotin,


Sjellja juaj me shume dhimbje me shkaktoi




5


Si beheni sikur nuk me shihni


A kaq e pavlere per ju jam


Si harruat se edhe une kam nje xhami


Te Cmuaren dhe te shtrenjten, Mesxhidi Aksane




6


Resulullahi edhe per mua foli


Edhe mua vlere e rendesi me dha


krahas Haremeve edhe une vizitohem


keshtu mesim e keshille ai dha




7


Degjova per vershimin[1],


Per permbysjen lajm me dhane


Ah o Zot! -thashe me vete


Por mua gjaku token ma lane




8


A nuk shihni lulet e mia,


A nuk pyesni perse te kuqe jane,


A nuk shihni vendet ku jane mbjelle


E prej nga shtat kane vene




9


Nejse, prape disi pajtova


Eshte kohe haxhi -shpirtit i thashe


Le te kaloje kjo stine pastaj presim,


Shohim C'ka bene ummeti prape




10


Kaloi haxhi e ditet te sosur nuk kane


Pres, pres, e durim me nuk kam


Tash eshte Hixhreti, prit edhe pak


Me erdhi kjo fjale mbi koke sikur nje sepate




11


Mire, e une cfare isha


Pse mua se c'ma thoni kete


Hixhret i shume pejgambereve me heret


Keshtu une isha atebote




12


O pasha Zotin o vellezer


Mos me harroni mua kurre


Me kujtoni, me ndihmoni


Se padrejtesia ndaj meje spaska fund kurre

Paradoks në ditët tona

Paradoksi i këtyre kohërave

qëndron në atë se sot kemi


rrugëkalime të gjera, por pikëpamje të ngushta.


Shumë shpenzojmë e pak kemi


Shumë blejmë e pak kënaqemi


Kemi shtëpi të mëdha por familje të vogla.



Shumë lehtësira, por përherë e më pak kohë


Grada pa fund, ndjenja askund


Më shumë njohuri e më pak gjykim


Më shumë ekspertë, por më shumë probleme


Më shumë mjeksi, por më pak shëndet.



Pijmë shumë, tymosim shumë dhe prishim pa mend


Zemrat fort pak na qeshin,


Ecim me shpejtësi rrufe, zemërohemi pa fre


Qëndrojmë vonë e ngrihemi gjithë dembelizëm,


fort pak lexojmë e gjithë kohën para televizorit qëndrojmë,


Falemi rrallë…


Pronat kanë sjellë prona, por vlerat kanë rënë përtokë


Flasim pa mbarim, urrejmë më shumë se sa duam.



Sigurojmë jetesën por nuk jetojmë


Jetës i kemi shtuar vite por jo viteve jetë.


Hënën e kemi bërë si shtëpinë tonë


Por rrugën për tek fqinji mezi e gjejmë.



Kemi pushtuar hapësirën e jashtme


Por, kemi humbur atë të brendshmen.


Kemi më shumë por nuk jemi mirë


Kemi pastruar ajrin, por ndotur shpirtin


Kemi shpërbërë atomin por jo paragjykimet.







Sa shumë shkruajmë e sa pak mësojmë


Sa shumë plane e sa pak besnikë


Sa shumë vrapojmë e sa pak presim


Sa shumë informacion e sa pak dije


Sa shumë fjalë e sa pak komunikim!



Koha e fast-fudeve dhe mezitretjeve


E mbipeshës dhe mendjelehtësisë


E fitimeve kolosale dhe marrëdhënieve mikroskopike


Kohë e paqes botërore dhe dhunës familiare.



Më shumë kohë e lirë, por më pak çlodhje


Më shumë ushqim, por më pak shëndet


Të ardhura me bollëk e divorce në masë


Shtëpi të rrethuara dhe familje të shkatërruara


Udhëtime rrufe e ambalazhe të asgjesuara


Trupa mbi peshë dhe moral i flakur…

NENA IME - poezi islame

E dashura,
nëna ime,
ledhatimet tua
më shërojnë çdo sëmundje.

Nëna ime,

si nuk mund ta shpreh
dashurinë
aq sa zemra të do.

Dua ta kushtoj jetën

zemra ime,
aq sa kemi leje nga Allahu.

Je shpirti im i ëmbël

dhe gjysma e jetës.

Ti je mëshira ime

dhe mbrojtja ime.
Ti je lulja e pemës së pranverës
me aromën më tërheqëse.

Dora jote ma freskon trupin

dhe ledhatimet m’i shkrin si akull.
Syri yt i përlotur
gjithmonë rrin për mua.

Dhe lutjet tua nuk mungojnë,

nuk ka zemër
më të përvuajtur
se zemra jote nënë.

Nuk do ta përbuz gjirin tënd,

as bukën tënde,
dhe as nuk do të jem mosmirënjohëse
për 9 muajt e plotë!

LUTJE NË MUAJIN RAMAZAN - poezi islame nga (IMAM HASAN EL-BASRI 642-728)

O All-llah i madhëruar

Këtë muaj e shenjtëruat,


Këtë muaj e bekuat


Kur'an-in shpjegues,


Mëshirues, shqarues,


Vulës së profetëve


Ja shpallët,


ja zbuluat…


O All-llah i madhëruar


Këtë muaj të bekuar


E caktuat për të agjëruar,


Për ta shtuar adhurimin


Për ta fituar shpërblimin…


O All-llah i madhëruar


Dyert e mirësisë


Dyert e begatisë


I keni hapur


Në këtë muaj


Për shërbestarët Tuaj…


O All-llah i madhëruar


Në këtë muaj të bekuar


Të lutëm më dhuroni:


Një gjuhë që të përmend,


Një mendje që të përkujton,


Një zemër që të dashuron,


Një besim të vërtetë


Në të dërguarin Tënd,


Të lavdëruarin: Muhammed…


O All-llah i madhëruar,


Emri Yt qoftë i lavdëruar,


Që e bëre muajin Ramazan


Udhëzues, shërues, garues,


Që të fitojmë


Që të shpëtojmë…



Përktheu nga anglishtja: Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Muhamedi a.s - poezi islame

Ardhja e Profetit zhduku errësirën,
Nga zemrat e njerëzve e fshiu kotësirën.

Kur erdhi ai ngjyra e jetës u shndërrua,

U zhdukën armiqësitë njerëzimi u shpëtua.

Ai është mëshirë për të gjithë njerëzimin,

All-llahu me të, botës i solli shpëtimin.

Ai është lavdia e tërë qenieve të gjithësisë,

Drita e universit dhe sjellësi i qetësisë.

Një argument që flet për ekzistencën e Zotit,

Edhe shkak i xhennetit të Atij Fuqiplotit.
Ai është imami i xhamisë së rruzullit tonë,
Edhe armiqtë për besnikërinë e tij dëshmojnë.

Me gishtin fisnik u nda hëna në dy,

Për të parë këtë s’ka nevojë për të veçantë sy.

Profetësinë e tij e dëshmuan ujku dhe deveja,

Personalitetin dhe botëkuptimin ia vërteton feja.

All-llahu i doli zot atij me një mijë mrekulli,

Ndaj Tij ai ka qenë i lidhur si vetë hekuri.

Miliona hadithe të tij janë nga një yll,

Bulevardin e tij askush nuk e mbyll.

I Dërguari i Zotit është një prijës shembullor,

Fenë që shpalli të gjithë e pranuan në kor.

Është kryetari dhe vula e të gjithë profetëve,

Simbol i moralit të mirë dhe drita e qyteteve.

Ai është shkaku i lumturisë së të dy jetëve,

Edhe shkak i ndritjes së të gjitha shteteve.

O Zot! Pashë Madhërinë Tënde mos na dëno,

Sipas gabimeve tona për të keq mos na shëno.

Për nder të Profetit (a.s.m.), neve mos na turpëro,

Duke na dhuruar kënaqësinë ne mos na torturo. 

poezi per Muhamedin a.s, Muhamedi a.s poezi, poezi Muhamedi a.s

Fuqia e Zotit - poezi islame

Zoti me fuqinë e Tij është Absolut,
Mbështetu tek Ai dhe kurrë mos u tut.

I urdhëron Bëhu e bëhen të gjitha,

Lumenj, kodra, male dhe lisa.

Lloj-lloj qeniesh i krijoi me dije,

Mirësitë e botës asnjërën pa shije.

Ka parashtruar botën plot me mirësi,

Dhe të gjitha bukuritë pa fare ligësi.

Drurët për ne, të mbushur me fruta,

Ndonjëri i gjatë e disa të shkurtra.
Bleta një makinë vetëm për mjaltë,
Mollën e bukur, të ëmbël e të thartë.

Delen e bukur për mish e për lesh,

Qumështi i lopës për të bërë përshesh.

Ditën e shndritshme për të punuar,

Natën e kapllon terri për të pushuar.

Kafshët i veshi nga koka tek thembra,

Ato janë dy lloj, mashkuj dhe femra.

Njeriu si përmbledhje dhe frut i gjithësisë,

E ka në dorë vetë çelësin e lumturisë.