Paradoks në ditët tona

Paradoksi i këtyre kohërave

qëndron në atë se sot kemi


rrugëkalime të gjera, por pikëpamje të ngushta.


Shumë shpenzojmë e pak kemi


Shumë blejmë e pak kënaqemi


Kemi shtëpi të mëdha por familje të vogla.



Shumë lehtësira, por përherë e më pak kohë


Grada pa fund, ndjenja askund


Më shumë njohuri e më pak gjykim


Më shumë ekspertë, por më shumë probleme


Më shumë mjeksi, por më pak shëndet.



Pijmë shumë, tymosim shumë dhe prishim pa mend


Zemrat fort pak na qeshin,


Ecim me shpejtësi rrufe, zemërohemi pa fre


Qëndrojmë vonë e ngrihemi gjithë dembelizëm,


fort pak lexojmë e gjithë kohën para televizorit qëndrojmë,


Falemi rrallë…


Pronat kanë sjellë prona, por vlerat kanë rënë përtokë


Flasim pa mbarim, urrejmë më shumë se sa duam.



Sigurojmë jetesën por nuk jetojmë


Jetës i kemi shtuar vite por jo viteve jetë.


Hënën e kemi bërë si shtëpinë tonë


Por rrugën për tek fqinji mezi e gjejmë.



Kemi pushtuar hapësirën e jashtme


Por, kemi humbur atë të brendshmen.


Kemi më shumë por nuk jemi mirë


Kemi pastruar ajrin, por ndotur shpirtin


Kemi shpërbërë atomin por jo paragjykimet.







Sa shumë shkruajmë e sa pak mësojmë


Sa shumë plane e sa pak besnikë


Sa shumë vrapojmë e sa pak presim


Sa shumë informacion e sa pak dije


Sa shumë fjalë e sa pak komunikim!



Koha e fast-fudeve dhe mezitretjeve


E mbipeshës dhe mendjelehtësisë


E fitimeve kolosale dhe marrëdhënieve mikroskopike


Kohë e paqes botërore dhe dhunës familiare.



Më shumë kohë e lirë, por më pak çlodhje


Më shumë ushqim, por më pak shëndet


Të ardhura me bollëk e divorce në masë


Shtëpi të rrethuara dhe familje të shkatërruara


Udhëtime rrufe e ambalazhe të asgjesuara


Trupa mbi peshë dhe moral i flakur…