Atë ditë
Do të flet syri
Për gjërat që ka parë
Për të mirën e të keqen
Për shikimin e shpërlarë
Atë ditë Do të flet veshi
Për dëgjimin në këtë botë
Për t'lejuarën, për përgjimin
Madje për çdo fjalë të kotë
Atë ditë Do të flasin
Edhe këmba e dora tok
Për çdo hap që është bërë
Për çdo goditje pa nevojë
Atë ditë Do të hesht gjuha
Ajo foli në këtë botë...
Kur të shkapërderdhen yjet
E të qahet qielli
Kur të përzihen detet
E të humb shkëlqimin dielli.
Kur të dridhet fuqishëm Toka
E të shemben malet
Kur të humb bukurinë agimi
E të trazohen varret.
Kur nëna të braktis fëminë
E jetimi të kërkon hakun
Kur tirani të ulurinë
E dëshmori të ndalë gjakun.
Atë ditë Do të flet zjarri
Atë ditë Do të sundon vapa
Atë ditë Ah, atë ditë Atë ditë
Nuk ka kthim prapa.
Home »
Poezi islame
» Atë ditë - poezi islame nga Hasan Baftjari