Mërgimtari - poezi islame

Nuk janë Shami dhe Jemeni vende të mërgimit
Mërgimi i vërtetë është drejt varrit dhe qefinit
Udhëtimi është i largët e ushqimi s’më mjafton
Forca më është dobësuar e vdekja po m’kërkon

Kam mbi supe mëkate të cilat nuk i di

Vec Allahu i ka ditur në dukje e fshehtësi
Më ka lënë në jetë sa i butë është treguar
Kur shtoheshin mëkatet Ai i ka mbuluar

Sa orë edhe ditë kalojnë pa pendim

Pa u mërzitur pa qarë dhe pa frikësim
Unë vetë i mbylla dyert gjithnjë duke mëkatuar
E syri Allahut përherë më ka shikuar

Ah, për gabimin e shkruar n’pakujdesinë që shkoi

E më pas keqardhjen që zemrën ma përvëloi.
Më lër të vajtoj për vetveten time
E kohën të kaloj me kujtime e hidhërime

Tashmë lëre qortimin o ti që më qortoje

Sikur ta dish se c’kam do më arsyetoje
Më lër të derdh lotë, lotë pa pushim
Ndoshta një pikë loti është shkak për shpëtim

Ja tek jam i shtrirë, mbi shtrat më rrotullojnë

Duart e familjarëve të cilët më rrethojnë
Janë mbledhur rreth meje, dikush po loton
Dikush po qan me zë e diksuh po m’vajton

Kanë sjellë edhe mjekun t;më shohë e kurojë

Por mjekësia sot s’mund të më shpëtojë
Trupi u bë gati e vdekja m’u afrua
Hic pa mëshirë po më merr edhe mua

Shpirtin ma morën pas gargarës së dridhur

Në atë moment pështyma mu bë shumë e hidhur
Sytë mbi mbyllën dhe të gjithë shkuan
Të më blejnë qefinin disa u larguan

Njëri prej të dashurve me vrap nxitoi

Të sillte një larës të më lajë e pastrojë
Dhe erdhi një burrë për të më pastruar
Më zhveshi nga rrobet e më la të vetmuar

Më vendosën mbi rrasa ashtu i shtrirë

Dhe bënë gati ujin për të më dëlirë
Me ujin që rridhte tri herë më lanë
-Qefinin bëni gati- thirri dikush matanë

Pa mëngë më veshën një rrobe të lirë

S’më lanë lanë si ushqim vec erës së mirë
Më nxorrën nga kjo botë oh sa trishtim
S’mora gjë me vete në këtë udhëtimin tim

Katër burra më mbajtën e të tjerët rrinin

Pas tyre të heshtur nga pas më përcillnin
Më nxorrën përpara pastaj u larguan
T’më falin xhenazen pas imamit u rreshtuan

Më falën një namaz pa seshde e ruku

Me shpresë tek Allahu t’më falte këtu
Pastaj ngadalë në varr Brenda më zbritën
Gropën e varrit për mua përgatitën.

Ai që ishte pranë fytyrën ma zbuloi

Loti që i rrodhi sa shumë më lëndoi
U cua aty pranë i vendosur qëndroi
Gropën e varrit më rrasa mbuloi

Hidhni dhe mbi të, tha dukë shpresuar

Të jetë te Mëshiruesi njeri i mëshiruar
Në errësirën e varrit pa babë edhe nënë
Pa motër e vëlla aty më kanë lënë

I vetëm fillikat ohh sa mjerim

Për këtë ndarje ku s’kam as punë për shpëtim
Munkeri dhe Nekiri sapo m’u afruan
Me pamjen e tyre sa shumë më t’merruan

Vec te Ti shpresat, më fal o Zoti im

Se sot jam një peng i mëkatit tim
Familja e ndau të gjithë pasurinë
Ndërsa mua mëkatet më rëndojnë mbi shpinë

Me një burrë tjetër gruaja u martura

E la të komandojë c’më përkiste mua
Fëmijët të gjithë i vuri në shërbim
Dhe pasurinë e morën pa c’mim e mundim

Me bukuritë e kësaj bote ti mos u mashtro

Se c’bëri kjo botë me njerëzit shiko
Shiko cdo njeri që botën sundoi
A mori gjë me vete pasi nga bota shkoi?!

O mbjellës i së mirës, të mirën do korrësh

O mbjellës i së keqes, të keqen do shohësh
Kënaqu nga kjo botë me c’ka posedon
Sikur të kesh shëndetin ty të mjafton

Largohu nga mëkatet, mundohu të fitosh

Kënaqësinë e Allahut me punët që do veprosh
Në Sham dhe Jemen, aq sa vetima shndrin
Salat dhe selam pastë Pejgamberi ynë

Dhe falënderimet qofshin vetëm për Krijuesin

Dhuruesin e të mirave, falësin, Mëshiruesin.

Related Posts: