O ZOT! - poezi islame

O Zot! Sjelli vëllazërive që të përhapin dashamirësinë,
Që të mos coptohen mes vehtes duke përhapur armiqësinë.

O Zot! Sjellu shqiptarëve që të gjejnë virtytet e humbura,

Që të mos vazhdojnë jetën duke i vepruar krijimit kundra.

O Zot! Sjelli vëllezërit të mos e shpenzojnë moshën kot,

Sepse shumë është gabim të mendojnë vetëm për sot.

O Zot! Sjelli që tanët të fitojnë lumturinë e të dy jetëve,

Edhe në këtë jetë të shpëtojnë nga ndëshkimi i të tjerëve.

O Zot! Sjelli vëllezërve që të shpëtojnë nga ateizmi,

Të mos harrojnë se vetëm islami është shkak shpëtimi.
O Zot! Mësoju tanëve shkakun e ardhjes në këtë botë,
Duke u kujdesur të mendojnë se njeriu çka do të thotë.

O Zot! Sjelli vëllezërve ta ndiejnë nevojën e bashkimit,

Duke vënë re se ajo është shkaku më i madh i shpëtimit.

O Zot! Sjelli shqiptarëve që t’i përulen urdhërave të fesë,

Që të fitojnë ndaj të gjithë botës respekt dhe besë.

O Zot! Sjelli vëllezërve që të zotërojnë besim të fortë,

Për ta zotëruar atë nuk duhet ta kalojnë kohën kot.

O Zot! Sjelli shqiptarëve që të gjejnë Krijuesin e vet,

Që të mos u përulen krijesave dhe të jenë të qetë.

O Zot! Shpëtoji vëllezërit nga ndëshkimi i armiqve,

Të ndjekin rrugën Tënde që i çojnë pas shpëtimeve.

O Zot! Sjelli shqiptarëve që të mos harrojnë vdekjen,

Ajo është një shkak i bukur për të vlerësuar përpjekjen.

O Zot! Zgjoji vëllezërit shqiptarë që të gjejnë rrugën,

Që të mos harrojnë se kush atyreve ua sjellë bukën.

O Zot! Kujtoju tanëve që të dinë se do të japin llogari,

Të mos kalojnë jetën në vende boshe si në angari.

O Zot! Zgjoji vëllezërit tanë që të bëhen besimtarë,

Përndryshe nuk vlen jeta, vetëm se është një barrë.

O Zot! Sjelli vëllezërve tanë që të bëhen të sjellshëm,

Duke u zgjuar, të pëlqejnë sendin më të vlefshëm.
O All-llah! Sjelli vëllezërve që të fitojnë hirën Tënde,
Duke u mbështetur tek Ti, të mos adhurojnë tjera sende.

O All-llah! Sjellna të bashkohemi me besim në Zot,

Për ndryshe nuk vlen jeta, përpjekjet shkojnë kot.