VËLLEZËR TË DASHUR - poezi islame

Vëllezër të dashur që kërkoni të jetoni qetë,
Gjithnjë kuvendoni e mos thoni se e di vetë.

Mbajuni të drejtës se aty është shpëtimi,
Sepse tek tradhtia nuk ka kurrfarë fitimi.

Në univers asgjë nuk është e çrregullt,
Madje edhe planetet qarkullojnë të rregullt.

Studioni të dy jetët për të mos u penduar,
Të mos harroni se ku keni për të shkuar.

Ruzulli tokësor është një urë e vjetër,
Plotësoni detyrat se nuk ka rrugë tjetër.
Ne duhet të zgjohemi pak më herët,
Që të mos pendohemi si ata të tjerët.

Urdhërat e Krijuesit pranoji si burrë,
E fitoji mirësitë që nuk sosën kurrë.

Mos harro se ke ardhur për t’u provuar,
Se pas pak kohe ke për të shkuar.

Mos i bën kujt keq vëlla ti në këtë jetë,
Se kënaqësia përrallore atje po të pret.

Kujdesu vëlla jetës së përkohshme,
Se ke përpara një jetë të përhershme.

O vëlla! Të mos të mashtrojnë ty armiqtë,
Mos i beso atyre edhe kur të thojnë shpirt.

Zgjidhe mikun e mirë për kokë e për shtatë,
Mos puno pa logjikë se mbetesh duarthatë.

Zoti të ka pajisur me shumë lloj shqisash,
Ty të ka ndërtuar prej disa trilionë qelizash.

Shih aeroplanin madhështor që e ndërtoi dikush,
Por mushkonjën e vogël nuk mundet askush.

Related Posts: