Nënëve të mia fisnike - poezi islame

Ju jeni nëna të të gjithë dijetarëve gjeni,
Pa fare interes me shpirt po shërbeni.

Me mëshirën tuaj s’mund të bëhet rival,

Në shërbimin e fëmijëve s’u thotë kush ndal.

Ndërsa përballoheni me të kundërtën e saj,

Që po ju ndëshkojnë djemtë tuaj hiç pa faj.

Nëna po vajton se shumë brenga ka,

Djali e hedh në vetmi, bukën thatë e ha.

O nëna fisnike! Ke hasur ku s’e ke pritur,

Që do të përballohesh me to nuk e ke ditur.
Djali nxorri nënën në vendbanim azili,
Një tjetër ardhmëri nëna e priste me zili.

Nënë e pafat me shpirt i rrite djemtë,

Nuk prisje nga që ty të lënë vetëm.

Nëna qan me vaj, djali po kërcen si hor,

A se pyesin djalin, pse e nxore me zor.

Nëna u përballua me djemtë fare të pabesë,

Për ta nëna vraponte me plot ngarkesë.

A e priste këtë kur e përkundi në djep,

Djali të zgjerohet e nëna vetëm në një cep.

O nëna ime fisnike që je heroinë e mëshirës,

Adhuro All-llahun se është Mëshirëbërës.

Ju prindërit po përpiqeni pa pritur pagesë,

All-llahu jua paguan me xhennet-ul firdeusë.