Showing posts with label Test nga gjuha dhe letërsia shqipe. Show all posts
Showing posts with label Test nga gjuha dhe letërsia shqipe. Show all posts

Cilat rrokje i quajmë të mbyllura?

Cilat rrokje i quajmë të mbyllura?

Ato rrokje që mbarojnë me bashkëtingëllore.

Cilët janë përemrat pyetës?


Përemrat pyetës janë: kush, cili, ç, çfarë.

Ç'është romani

Romani është vepër e gjatë letrare e gjinisë epike, e shkruar në prozë që pasqyron një rreth të gjerë ngjarjesh e dukurish nga jeta shoqërore.

Llojet kryesore të romanit janë: aventurier, historik, shoqëror, psikologjik, humoristik, satirik, fantastik etj.

Ndër romanet e para në letërsinë tonë janë: “Shkodra e rrethuar” nga N. Nikaj(1913), “Lulja e kujtimit” nga F. Postoli, “Çlirimtarët” nga Dh. Shuteriqi, “Ata nuk ishin vetëm” nga S. Spasse, “Këneta” nga F. Gjata etj.

qka eshte romani,cka eshte romani,cfare eshte romani,cka quajme roman

Ç'është Subjekti?

                  Ç'është Subjekti
 

Çdo vepër letrare ka kompozicionin e vet. Në veprat epike (në prozë) paraqiten personazhe që flasin me gjuhën e tyre nëpërmjet dialogëve dhe monologëve. Në veprat lirike zotëron gjuha lirike e autorit, i cili shpreh botën e vet shpirtërore. Në gjininë dramatike zotëron gjuha e personazheve.

Subjekti është vargu i tërë ngjarjeve që sillen rreth një konflikti të caktuar, ku janë përfshirë personazhet e veprës letrare.

Subjekt kanë vetëm veprat e gjinisë epike, epiko-lirike e dramatike (skica, tregimi,novela, romani, poema, komedia, drama etj.).

Veprat poetike, meqë shprehin kryesisht botën e brendshme shpirtërore, ndjenjat e poetit nuk kanë subjekt, ose kanë vetëm disa elemente të veçanta subjekti.

Subjekti i shërben përmbajtjes, temës dhe idesë poetike të veprës.

qeshte subjekti, subjekti, qka eshte subjekti

Ç'është Drama?

Ç'është Drama 

Drama është një shfaqje që, me ndihmën e fjalës e të veprimit, përfytyron konflikte të ndryshme të interesave vetjake ose shoqërore të njerëzve, pa pasur karakter tragjik. Krijimet dramatike kanë këtë strukturë:

Akti - është pjesa e krijimit dramatik, që luhet në skenë që nga çasti kur ngrihet
perdja deri në mbylljen e saj.

Pamja - është pjesa më e vogël e aktit (praktikohet në rastet, kur akti është i
gjatë dhe ka nevojë të ndërrohet skena).

Skena - sajohet atëherë kur në skenë paraqitet ose largohet një person (aktor),
i cili shkakton ndryshim.

Ç'është Drama, qka eshte drama, qeshte drama, drama dhe pjeset e saj

Ç'është Tregimi?

Tregimi është një vepër e vogël artistike, që merret zakonisht me një ngjarje të veçantë të jetës së njeriut pa treguar hollësi se ç’kishte ngjarë më parë ose çdo të ngjajë pas asaj ngjarjeje. Zakonisht te tregimi numri i personazheve është shumë i kufizuar.

qka eshte tregimi, cka eshte tregimi, cka jane tregimet, tregimi definicioni, tregimet definicioni

Ç'është njoftimi

Ç'është njoftimi

Njoftimi është kumtim a lajm i shkurtër dhe i thjeshtë që përmban një informacion të qartë.

Në të mund të jepen të dhëna të hollësishme për diçka që mund të jetë iinteresuar dëgjuesi.

Të dhënat në njoftim duhet të jenë zakonisht burimore. Mund të jepennjoftimet të ndryshme, si:
Njoftime për ngjarje që kanë ndodhur dhe
Njoftime për ngjarje që priten të ndodhin.

Të parat mund të jenë më të përpikta dhe përmbajnë më shumë detaje se të
dytat. Për nga përmbajtja janë të llojllojshme varësisht nga sfera që u përkasin.

P.sh.:
Njoftim për ekskursion.
Njoftim për zgjatjen e pushimit gjatë një feste shtetërore.
Noftim për pjesëmarrje në gara sportive etj.

qka eshte njoftimi, cka eshte njoftimi, njoftimi shqip, qka jane njoftimet, cfare jane njoftimet, njoftimi ne shqip

Hiperbola

                    Hiperbola

Hiperbola është figurë letrare që zgjon parafytyrime, emocione dhe që i zmadhon veprimet e sendet më shumë sesa janë në të vërtetë,duke përdorur krahasimin për të përforcuar një mendim. P.sh.:

Kur hiq me kordhët të prehtë
Q’ishte si pendëz’ e lehtë,
Posi pjepërin e priste,
Në vdekje pa ndjer i klliste,
Njerin’ e kalin e çante,
Të dy më katër i ndante!
P.sh. te vjersha “Sulltani”
Dola nga fund i Azisë
Si rrebesh i Perëndisë
Vrava, preva e shkretova
Botën me gjak e mbulova

hiperbola shembuj, qka eshte hiperbolla, hiperbola shembull, shembuj per hiperbollen,

Ç' është Hiperbola


Ç' është Hiperbola

Hiperbola është figurë stilistike, e cila i përngjet metaforës dhe krahasimit. Me të zmadhohet ose zvogëlohet një ide më tepër se sa është në të vërtetë. Kjo bëhet me qëllim që të fuqizohet shprehshmëria e veprës letrare.

Për shembull: 

Balli i saj, si balli i hanës.

 Jeta e djeshme ka qenë lumë. 

Ka frikë nga hija e tij.

cka eshte.hiperbola, qka eshte hiperbola, Ç' është Hiperbola, hiperbolizmi, domethenja e hiperboles, letersi shqipe, gjuha shqipe, te dhena per gjuhen shqipe, figurat letrare, cilat jane figurat stilistike, figurat ne letersi, perdorimi i hiperboles ku perdoret hiperbola,ceshte hiperbolla,shembuj me hiperbolla,hiperbolla shqip,hiperbollizmi shqip,