Showing posts with label Romani. Show all posts
Showing posts with label Romani. Show all posts

15 romanet më të mira evropiane

                        15 romanet më të mira evropiane

E përditshmja britanike, “The Telegraph” ka publikuar një listë me titujt e 15 romaneve më të mira evropiane.

E përditshmja britanike, “The Telegraph” ka publikuar një listë me tituj romanesh evropianë, që sipas saj, janë më të mirët.
Fillimisht, kjo e përditshme kishe publikuar një listë anglosaksone me romanet më të mira të Amerikës Veriore dhe një listë tjetër me tituj britanik e irlandez.
Pas kësaj, është publikuar edhe një listë tjetër me romanet më të mirë të Amerikës Jugore të cilat kanë pushtuar botën.
Ndërsa lista e fundit përbëhet nga tituj romanesh evropianë dhe rus.

Sipas “The Telegraph” 15 romanet më të mira evropiane dhe ruse janë këto:
1. “Procesi” (1925) – Franc Kafka,
2. “If This Is a Man” (Nëse ky është njeri) (1947) - Primo Levi,
3. ” Life A User's Manual” (Jeta: Udhëzime për përdorim) (1978) - Georges Perec,
4. “Don Kishoti i Mançës” (1605, 1615) - Miguel de Servantes,
5. “Confessions” (Rrëfimi) (1782) - Jean-Jacques Rousseau,
6. “In Search of Lost Time” (Në kërkim të kohës së humbur) (1913-1927) - Marcel Proust,
7. ”The Unbearable Lightness of Being” (1984) - (Lehtësia e papërballueshme e të qenurit) (1984) – Milan Kundera,
8. “Ana Karenina” (1877) - Leo Tolstoy,
9. “Zorba the Greek” (Greku Zorba) (1946) - Nikos Kazantzakis,
10. “Dekameroni” (1351 – 1353) - Giovanni Boccaccio,
11. “If on a winter's night a traveler” (Nëse në një natë dimri një udhëtar) (1979) - Italo Calvino,
12. “Crime and Punishment “ (Krimi dhe dënimi) (1866) - Fyodor Dostoyevsky,
13. “La Princesse de Clèves” (Princesha de Cleves) (1678) - La Fayette,
14. “A Hero of Our Time” (Heroi i kohës sonë) (1839) - Mikhail Lermontov,
15. “Confessions of Felix Krull” (Rrëfimet e Felix Krull) (1954) – Thomas Mann.



 

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo - analizë letrare apo kritikë letrare

 Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo


Tema: Është roman satirik i cili vë në lojë byrokracinë, hipokrizinë dhe servilizmin.

Subjekti: Regjistrohen deri në hollësi ironike figurat e Zylos, një drejtor i sektorit për çështje kulturore, dhe vartësit të tij Demkës. Kthesë në karrierën e shokut Zylo vjen kur atij i kërkohet të shpreh pikëpamjet e veta për një pjesë teatrale. Shoku Zylo është një karaker universal që mund të ndeshet në çdo shoqëri e në çdo epokë. Rrëfimi i romanit është i veshur me humor popullor.
 
Personazhet: Ndërveprimi i personazheve është i përafërt me të Don Kishotin dhe Sanço Pançon.

Në fillimi është Sançoja që habitet me lajthitjet e të zotit, por në fund ai vet e humbet sensin e realitetit.

Zylo: Është një burokrat i qetë e i heshtur. Imponimi i tij bëhet me zë të ulët. Veprimet e tij janë gjithmonë qëllimmbara por e çojnë në gabime qesharake. Ai nuk ka dijeni për sëmundjen që ka, për këtë fakt lexuesit i vjen keq. I vesh vetes atribute të pamerita dhe personalitetin e vet e jeton me seriozitet, ndërsa të tjerët mezi e mbajnë të qeshurën.

Demka: është qesharak dhe i mjerë. Dikur njeri me talent, por me kalimin e kohës i nënshtrohet vullnetit të eprorit. 



 Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo-analizë letrare apo kritikë letrare,analize letrare,kritika letrare,shkelqimi dhe renia e shokut zylo analiza,kritika letrare shoku zylo,shoku zylo analize letrare,kritika letrare analiza letrare,kritika shkelqimi i shokut zylo,

Çka është romani

                Çka është romani

Romani është një vepër e madhe tregimtare që pasqyron një proces të ndërlikuar të jetës, një sasi të madhe fenomenesh të jetës në zhvillim e sipër.

 Në roman përshkruhen dhe jepen karakteristika të shumë personazheve, zhvillimi dhe përfundimi i tyre pas
zgjidhjes së konfliktit.

Romani - është vepër e gjatë letrare e gjinisë epike, e shkruar në prozë që pasqyron një rreth të gjerë ngjarjesh e dukurish nga jeta shoqërore.

Llojet kryesore të romanit janë: aventurier, historik, shoqëror, psikologjik, humoristik, satirik, fantastik etj.

Ndër romanet e para në letërsinë tonë janë: “Shkodra e rrethuar” nga N. Nikaj(1913), “Lulja e kujtimit” nga F. Postoli, “Çlirimtarët” nga Dh. Shuteriqi, “Ata nuk ishin vetëm” nga S. Spasse, “Këneta” nga F. Gjata etj.

qka eshte romani,ceshte romani, cka eshte romani, cfare eshte romani, qka quajm romani, kuptimi romani, definicioni i romanit, qka domethene roman, çfare eshte romani,Çka është romani 

Ç'është romani

Romani është vepër e gjatë letrare e gjinisë epike, e shkruar në prozë që pasqyron një rreth të gjerë ngjarjesh e dukurish nga jeta shoqërore.

Llojet kryesore të romanit janë: aventurier, historik, shoqëror, psikologjik, humoristik, satirik, fantastik etj.

Ndër romanet e para në letërsinë tonë janë: “Shkodra e rrethuar” nga N. Nikaj(1913), “Lulja e kujtimit” nga F. Postoli, “Çlirimtarët” nga Dh. Shuteriqi, “Ata nuk ishin vetëm” nga S. Spasse, “Këneta” nga F. Gjata etj.

qka eshte romani,cka eshte romani,cfare eshte romani,cka quajme roman