Showing posts with label Gjuha Shqipe. Show all posts

Shqipja nder 3 gjuhet me te vjetra ne bote, teze e padiskutueshme
Sipas një studimi “New York Times” rendit armenishten si gjuhën e parë më të vjetër në botë, e dyta është greqishtja, e më pas vjen shqipja, prej nga rrjedhin shumë gjuhë të tjera. Ndikimi i gjuhës shqipe në gjuhët e tjera në rajon, dhe pohimet se shqipja është gjuha më e vjetër vazhdojnë të jenë temë diskutimi dhe debati në Ballkan. Kjo për shkak se teoria përmban implikime të shumta etnike dhe politike dhe ushtron një ndikim të mundshëm në pretendimet e shteteve moderne për territore të kontestuara. Sipas gazetës prestigjioze amerikane “New York Times”, gjuha shqipe radhitet në mesin e 3 gjuhëve më të vjetra të botës. Në studimin e publikuar dje dhe të përhapur rrufeshëm në të gjitha sitet online, paraqiten fakte se gjuha shqipe është ndër gjuhët më të vjetra të botës, madje si gjuhë është praktikuar që në kohën e Greqisë së lashtë.
“New York Times” rendit armenishten si gjuhën e parë më të vjetër në botë, e dyta është greqishtja, e më pas vjen shqipja, prej nga rrjedhin shumë gjuhë të tjera. Në fakt, kjo ka qenë tezë për shumë albanologë shqiptarë, të cilët gjithnjë kanë argumentuar se gjuha shqipe burimin e ka në gjuhen indoevropiane, e cila ka gjetur përdorim që në kohën para lindjes së Krishtit, respektivisht para epokës së re.
Si argument mbështetës të asaj që pohon në studimin e saj prestigjiozja “New York Times”, po u referohemi më poshtë kërkimeve shkencore nga të huajt që dalin në këto konkluzione shumë më herët. Në shekujt XIX dhe XX, shkenca e gjuhësisë krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera indoevropiane. Të shumtë ishin shkencëtarët që bënë emër në këtë drejtim, ku mund të përmendim filologun Gotfrik Lajbnik (1646-1717), i cili deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja. Hans Tunman pak më vonë (1746-1778), historian suedez, profesor në Universitetin e Halles të Gjermanisë, ishte albanologu i parë që studioi shkencërisht origjinën e gjuhës shqipe. Ai bëri kërkime në burimet greke, latine, bizante dhe studioi fjalorin tregjuhësh sllav-grek-shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770.
Hans Tunman arriti në përfundimin se, shqiptarët janë vazhdues autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizua dhe as u asimilua nga dyndjet e mëvonshme.
Johan Fon Han, 1811-1869, austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë, iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me mendjendriturin, gjuhëtarin shqiptar, Kostandin Kristoforidhi. Botoi tri vëllime ‘Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë’ dhe nxori përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.
Franc Bop 1791-1867, profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoeuropiane, botoi në vitin 1854 veprën e tij dhe nxori përfundimin se shqipja bën pjesë në familjen indoevropiane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë tjetër. Dhimitër Kamarda, filolog italian me origjinë shqiptare, botoi veprën ‘Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe’ më 1864, ku vërtetoi me dokumente lashtësinë e gjuhës shqipe si një gjuhë ndër më të vjetrat në botë. Gustav Majer, 1850-1900, profesor austriak në Universitetin e Gracit, anëtar i Akademisë së Shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke, botoi librin ‘Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoevropiane’ në vitin 1883, që më vonë u pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.
Norbert Jokli, 1887-1942, gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-çifute, bibliotekar në Universitetin e Vjenës, ua kushtoi gjithë jetën studimeve të gjuhës shqipe.
Linguisti austriak, Norbert Jokl, i njohur shpesh edhe si “babai i Albanologjisë” ka bërë punë të shumtë dhe të palodhshme në fillim të shekullit të 20-të, duke u munduar të dokumentojë këtë gjuhë fare pak të studiuar deri atëherë. Zef Skiroi, 1865-1927, filolog i shquar italian me origjinë shqiptare, bashkë me Joklin dhe danezin Pedersen, janë cilësuar si tre albanologët më të shquar. Studimet e profesor Skiroit nxorën në dritë librin e tij “Gjuha shqipe” në Romë, më 1932. Pas studimeve të shkencëtarëve të huaj rreth gjuhës dhe historisë të shqiptarëve dolën dhe studiuesit e parë shqiptarë në drejtim të gjuhës shqipe, si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Çekrezi, Kristo Dako, profesori i shquar, Eqerem Çabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi etj.
Sot, albanologët dhe studiuesit e gjuhës shqipe nuk vënë më në diskutim lashtësinë e gjuhës shqipe. Shqipja është ndër gjuhët më të vjetra indoevropiane. Një tjetër tezë diskutohet dhe po studiohet në rrethet albanologjike sot, ajo që gjuha shqipe jo vetëm është shkëmbyer me gjuhët e tjera të Ballkanit, por për më tepër ka pasur rol formësues karshi gjuhëve të tjera. Por, ashtu siç dhe ndodh me çdo teori shkencore, jo të gjithë pajtohen me këtë.
Ta duam dhe ta ruajmë gjuhën tonë të bukur (fund)

(e panevojshme dhe e patjetërsueshme)
lavatriçe = makinë larëse;
legjislativ = ligjvënës;
megaloman = mendjemadh;
mizeri = mjerim;
monument = përmendore;
mortalitet = vdekshmëri;
neglizhencë = pakujdesi;
ofensive = mësymje; sulm
orator = gojëtar;
parcelë = ngastër;
penetrues = depërtues;
perfeksionoj = përkryej;
personal = vetjak;
presion = trysni;
produktiv = prodhues;
radikal = rrënjësor;
seleksionim = përzgjedhje;
spektator = shikues;
stabilitet = qëndrueshmëri;
tekstualisht = fjalëpërfjalshëm;
transformim = shndërrim;
transmetoj = kumtoj;
verbal = gojor;
binë = ndërtesë;
celulë = qelizë;
cerebral = trunor.
Burimi:Iljasa Salihu
(e panevojshme dhe e patjetërsueshme)
lavatriçe = makinë larëse;
legjislativ = ligjvënës;
megaloman = mendjemadh;
mizeri = mjerim;
monument = përmendore;
mortalitet = vdekshmëri;
neglizhencë = pakujdesi;
ofensive = mësymje; sulm
orator = gojëtar;
parcelë = ngastër;
penetrues = depërtues;
perfeksionoj = përkryej;
personal = vetjak;
presion = trysni;
produktiv = prodhues;
radikal = rrënjësor;
seleksionim = përzgjedhje;
spektator = shikues;
stabilitet = qëndrueshmëri;
tekstualisht = fjalëpërfjalshëm;
transformim = shndërrim;
transmetoj = kumtoj;
verbal = gojor;
binë = ndërtesë;
celulë = qelizë;
cerebral = trunor.
Burimi:Iljasa Salihu
Cilat janë dokumentet që vërtetojnë se gjuha shqipe është vazhduese e ilirishtes?

1) Prania në gjuhën e sotshme shqipe e disa emrave.
2) Ruajtja e emrit kombëtarë të shqiptarëve që nga Ilirët.
3) Të dhënat e historisë dhe arkeologjisë.
4) Populli shqiptarë është autokton në trojet e veta.

Ta duam dhe ta ruajmë gjuhën tonë të bukur (VI)
Ta duam dhe ta ruajmë gjuhën tonë të bukur (VI)
(e panevojshme dhe e patjetërsueshme)
ekspresiv = shprehës;
ekuilibër = baraspeshë;
ekuivalncë = barasvlerë;
ekzagjeroj = teproj, zmadhoj;
ekzekutoj = zbatoj, përmbush;
eliminoj = zhduk; asgjësoj
erupsion = shpërthim;
esencë = thelb;
eveniment = ngjarje;
evident = i qartë, i dukshëm;
evitoj = mënjanoj;
evokoj = shkoqis, qëmtoj, kujtoj
reciprocitet = ndërsjellshmëri
fenomen = dukuri;
filan = akëcili;
firmë = nënshkrim;
front = ballë;
hezitim = ngurrim;
Burimi:Iljasa Salihu
(e panevojshme dhe e patjetërsueshme)
ekspresiv = shprehës;
ekuilibër = baraspeshë;
ekuivalncë = barasvlerë;
ekzagjeroj = teproj, zmadhoj;
ekzekutoj = zbatoj, përmbush;
eliminoj = zhduk; asgjësoj
erupsion = shpërthim;
esencë = thelb;
eveniment = ngjarje;
evident = i qartë, i dukshëm;
evitoj = mënjanoj;
evokoj = shkoqis, qëmtoj, kujtoj
reciprocitet = ndërsjellshmëri
fenomen = dukuri;
filan = akëcili;
firmë = nënshkrim;
front = ballë;
hezitim = ngurrim;
Burimi:Iljasa Salihu
Gjuha dhe rëndësia e saj
Me anë të gjuhës njerëzit merren vesh.
Gjuha është mjeti kryesor për ta kuptuar njëri-tjetrin.
Njerëzit gjuhën e kanë si mjet për marëdhënie ndërmjet tyre, për shprehjen e mendimeve, dëshirave dhe të nevojave, si dhe për organizimin e jetës dhe të punës.
Çdo komb e ka gjuhën e vet.
Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, do te thote, definicioni, perkufizimi,shpjegimi, kuptojm,shqip,nenkuptojm,nenkuptimi, eshte,quajme, quhet, kuptimi i fjales, domethnja e fjales, jane, kuptojme me fjalen, termi,paraqet, kuptimi, paraqesin, nocioni, perkufizimi,paraqet,perkufizon,definicioni,definimi,cka kuptojme me termin, cfare do te thote fjala,gjuha,gjuha,komunikimi,komunikimet
Shenjat e pikësimit
Shenjat kryesore të pikësimit janë : pika(.), pikëpyetja(?), pikëçuditja(!), tri pikat(…), presja(,), pikëpresja(, dy pikat(: ), thonjëzat(” „), viza lidhëse(-) .
Pika , pikëpyetja , pikëçuditësja , dhe tri pikat përdoren në fund të fjalisë për të shënuar pushimin që ndan dy fjali në gjuhën e folur .
Pika shënon intonacionin zbritës që shoqëron zakonisht fundin e fjalisë dëftore :
Gazmendi erdhi vonë në shtëpi (.)
Pikëpyetja shënon gafikisht intonacionin ngjitës që karakterizon pyetjen gjatë të folurit :
Nga na vjen o djalë (?)
Pikëçuditja shënon grafikisht intonacionin ngjitës dhe intensitetin e veçantë që karakterizon shprehjen e një emocioni ( një e papritur , kundërshtim , zemërim , gëzim ) :
Merre lahutën dhe na këndo një këngë trimash (!)
Tri pikat tregojnë që fjalia përmban një nëntext ose që mbetet e pambaruar :
Komandanti i urdhëroi ushtarët të dilnin roje se shejtani besë s’ka (…)
Presja , pikëpresja , kllapat përdoren brenda fjalisë .
Presja shënon grafikisht një pushim të shkurtër brenda fjalisë . Ajo shërben për të vënë në dukje :
- një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre të veçuar :
Artani (,) djali më i madh(,) punonte në tregëti …
Një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre homogjene :
Skënderbeu mishëronte vetitë më pozititve të popullit : urtësinë (,) mençurinë e trimërinë .
Fjalët e togjet e fjalëve të ndërmjetme :
Agimi (,) për çudi (,) nuk shkoi larg .
Pjesët e një fjalie të përbërë
Sançoja (,) pasi rregulloi kafshët (,) shkoi aty ku zienin ca copa mishi mbi zjarr .
Pikëpresja shënon grafikisht një pushim më të gjatë se presja . Ajo ndan në përgjithësi pjesë të ndryshme të pavarura të një fjalie të përbërë :
Ata që më donin , erdhën ( ata që s’më donin , nuk erdhën .
Dy pikat shënojnë një pushim që zgjat pothuajse sa pikëpresja , por ndryshe prej saj dy pikat kanë një vlerë , lajmërojnë një shpjegim , një varg shembujsh etj .
Ishte paralizuar; nuk lëvizte dot asgjë (: )as duart, as këmbët. Disa pemë p.sh.(: )
portokallat, limonat , mandarinat i pjekin frutat në dimër .
Kllapat shënojnë një pushim të shkurtër si presja e shërbejnë për të dalluar , shquar dhe veçuar një grup fjalësh që shprehin një sqarim ose një mendim të ndërshtënë :
Te fusha e kuqe —( ajo quhej keshtu , se në mes të saj një shkëmb i kuq )— Dritën e priste Agimi .
Thojëzat dhe vizat .
Thonjëzat dhe viza shërbejnë për të rrethuar fjalët e një ose më shumë bashkëbiseduesve në një ligjëratë të drejtë .
(“) Zemra e prindit nuk gënjehet aq kollaj(“) , – tha plaku .
Thojëzat shërbejnë gjithashtu për të shënuar emertimet e rrugëve , institucioneve, titujt e librave , revistave , gazetave etj .:
Banon në rrugën (“)Naim Frashëri(“).
cilat jane shenjat e pikesimit, shenja e pikesimit,pikesimi dhe shenjat,shenjat pikesi,pikesi shenjat

Mbiemri(i nyjshëm dhe i panyjshëm)
- përshtatje në gjini :
mjeku i ri
mjekja e re
- përshtatje në numër :
mjekët e rinj
mjeket e reja
- përshtatje në rasë :
mjeku i ri
i mjekut të ri
mjekun e ri
mjekja e re
e mjekes së re
mjeken e re
Mbiemrat e shqipes ndahen në dy grupe: mbiemra të nyjshëm dhe mbiemra të panyjshëm.
Mbiemra të nyjshëm janë:
- ata që mbarojnë me -ë : i bardhë, i mirë, i gjatë;
- ata të formuar me prapashtesat -(ë)m, -shëm, -(ët): i mesëm, i shëndetshëm, i hekurt, i ftohtë etj.;
- mbiemrat e formuar nga pjesorja: i shkruar, i zënë, i lodhur;
- disa mbiemra që dalin me -ër : i vjetër, i varfër, i verbër, i shurdhër,
Mbiemra të panyjshëm janë :
- mbiemrat e formuara nga emrat përgjegjës me konversion: tiranas, shkodran, korçar, vlonjat;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegës, ngjitës, vlerësues, ushqyes, rrëmbyes;
- të gjithë mbiemrat e përbërë: zemërgjerë, zemërgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqëror, largpamës, mirëbërës etj.
Emri (i përveçëm dhe i përgjithshëm)
Objekte materiale: gur, dru, libër, fletore; por shpesh edhe cilësi: dashuri, liri ose veprime: pastrim, rregullim.
Mjaft formime me prapashtesa funksionojnë në të njëtën kohë si emra dhe si mbiemra: shqiptar, punëtor, fshatar, malësor etj.
Disa ema dalin me nyje të përparme: i biri, e bija, i ati, e ëma, i vëllai, e motra etj. Po kështu, edhe disa emra me origjinë nga mbiemri ose pjesorja e foljeve: i riu, të rinjtë, e reja, të rejat, e dashura, i pasuri, i varfëri, i pandehuri, të ftohtët, të kënduarit, të folurit, të ngrënit.
Emrat e përveçëm dhe të përgjithshëm
Emrat ndahen në emra të përgjithshëm dhe në emra të përveçëm.
Emra të përgjithshëm quhen emrat që tregojnë qenie ose sende të të njëjtit lloj: djalë, vajzë, dhi, cjap, dhomë, derë, si dhe abstrakte: miqësi, lumturi, larje, fshirje.
Emra të përveçëm quhen emrat që tregojnë një qenie ose një send të vetëm, të dalluar nga të gjithë të tjerët: Tiranë, Prishtnë, Krujë, Naim, etj.
Janë të përveçëm:
-Emrat dhe mbiemrat e njerëzve, pseudonimet: Naim Frashëri, Gjergj Kastrioti, Kostandin Kristoforidhi, Asdreni (pseudonimi i Aleks Stavre Drenova), Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikolla)
-Emrat e kafshëve: Laro, Balo, Murro;
-Emrat gjeografikë të shteteve, të krahinave, të maleve, të lumejve, të qyteteve, të rrugëve, të shesheve, të kontinenteve, të oqeaneve, të deteve etj.: Franca, Shqipëria, Kosova, Drini, Korça, (rruga) Fan Noli, (sheshi) Skënderbej, Jupiteri, Azia, Paqësori, Mesdheu;
-Emrat e periudhave dhe të ngjarjeve historike: Mesjeta, Rilindja, Kongresi i Lushnjës;
-Emrat e institucioneve, të organizatave e shoqatave: Presidenca, Kuvendi Popullor, Ministria e Financave, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Shoqata e të Përndjekurve Politikë.
-Titujt e veprave, të revistave e të gazetave: “Lahuta e malësisë”, “Albania”, “Rilindja demokratike”, “Gazeta shqiptare”, “Studime filologjike”.
Emrat e përveçëm zakonisht përdoren në trajtën e shquar:
Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë. Në qendër të Tiranës është sheshi. Aty ndodhen Muzeu Historik Kombëtar, Pallati i kulturës, banka Kombëtare.
Të gjithë emrat e përveçëm dhe emërtimet e përveçme shkruhen me shkronjë të madhe:
-emrat dhe mbiemrat e njerëzve: Gjergj Kastrioti, Leka i Madh;
-emrat e përveçëm të kafshëve: Baloja, Laroja, Baloshi;
-emrat e planeteve dhe të yjeve: Marsi, Jupiteri, Ylli Polar, Arusha e Madhe etj.;
-emërtimet gjeografike të një vendi : Gadishulli Ballkanik, Qafa e Thanës, Poli i Veriut, Drini i Zi, Malësia e Madhe;
-emërtimet e institucioneve dhe partive: Ministria e Arsimit, Partia Socialiste, Balli Kombëtar;
-emërtimet e periudhave dhe ngjarjeve historike: Rilindja, Mesjeta, Kongresi i Manastirit;
-emërtimet e monumenteve të kulturës: Dea e Butrintit, Xhamia e Et’hem Beut etj.;
-titujt e librave, të gazetave, të emrave të rrugëve dhe firmave vihen në thonjëza dhe vetem fjala e parë shkruhet me shkronjë të madhe: “Gazeta shqiptare”, “Dëshmorët e lirisë”, por rruga “Naim Frashëri”, sheshi “Fan Noli”.
Emri i përveçëm mund të përdoret si emër i përgjithshëm për të treguar jo më një individ, por një tip njerëzish që i ngjajnë atij; jo një krahinë, por send që lidhet me emrin e kësaj krahine etj.:
Ky njeri është tartuf i vërtetë (hipokrit)
Ai porositi një shishe kallmet (verë Kallmeti)
Në këto raste emrat e përveçëm shkruhen me shkronjë të vogël: ciceron, donkishot etj.
Emrat e përveçëm të njerëzve dhe të vendeve të huaja shkruhen sipas shqiptimit që kanë në gjuhën prej nga janë marrë: Shekspir, Bethoven, Klinton, Sharl dë Gol, Shiler, Nju-Jork, Kajro, Algjeri, Palestinë, Versajë etj.
Mbiemra të panyjshëm
Mbiemra të panyjshëm janë :
- mbiemrat e formuara nga emrat përgjegjës me konversion: tiranas, shkodran, korçar, vlonjat;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegës, ngjitës, vlerësues, ushqyes, rrëmbyes;
- të gjithë mbiemrat e përbërë: zemërgjerë, zemërgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqëror, largpamës, mirëbërës etj.
mbiemrat e panyshem shembuj,mbiemra te panyjshem,mbiemri i panyjshem,
Mbiemra të nyjshëm
Mbiemra të nyjshëm janë:
- ata që mbarojnë me -ë : i bardhë, i mirë, i gjatë;
- ata të formuar me prapashtesat -(ë)m, -shëm, -(ët): i mesëm, i shëndetshëm, i hekurt, i ftohtë etj.;
- mbiemrat e formuar nga pjesorja: i shkruar, i zënë, i lodhur;
- disa mbiemra që dalin me -ër : i vjetër, i varfër, i verbër, i shurdhër,
- ata që mbarojnë me -ë : i bardhë, i mirë, i gjatë;
- ata të formuar me prapashtesat -(ë)m, -shëm, -(ët): i mesëm, i shëndetshëm, i hekurt, i ftohtë etj.;
- mbiemrat e formuar nga pjesorja: i shkruar, i zënë, i lodhur;
- disa mbiemra që dalin me -ër : i vjetër, i varfër, i verbër, i shurdhër,
mbiemra te nyjshem,mbiemra e nyjshem
Kongresi i Manastirit ose ndryshe Kongresi i Alfabetit (14 nëntor 1908)
Atdhetarët, që përpiqeshin të bashkonin popullin, kishin përpara një përçarje në popull që shkaktohej nga: 1- politika ‘përça e sundo’ e qeverise osmane; 2- struktura shoqërore feudale-fisnore në Shqipëri; 3- drejtimet e huaja të grupeve të ndryshme fetare, të cilat përdornin turqishten, greqishten, italishten e gjermanishten në vend të shqipes. Në ato kushte, shoqëria Bashkimi e Manastirit thirri më 14 nëntor 1908 kongresin e parë të përgjithshëm për diskutimin dhe miratimin e një alfabeti të njësuar. Aty ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe nga bashkësitë shqiptare në Rumani, Turqi, Egjipt, Itali, Amerikë e gjetkë. Ata zgjodhën si kryetar Mit´hat Frashërin, të birin e të shquarit Abdyl, që kishte kryesuar mbledhjen në Prizren. Përfaqësuesi i Shoqërisë Biblike, Gjergji Qiriazi, u zgjodh nënkryetar, kurse prifti protestant nga Korça, Grigor Cilka, mori pjesë bashkë me të në Komisionin e Alfabetit, të përbërë prej 11 vetësh. Parashqevi Qiriazi, e Shkollës së Vajzave në Korçë, shërbeu si sekretare e komisionit. Ajo ishte e vetmja grua delegate në Manastir dhe e para grua në histori, që mori pjesë në një forum gjithëshqiptar. Zonja Fineas Kenedi, një misionare amerikane në Korçë, e pranishme aty si vëzhguese, shkruante për poetin Gjergj Fishta: “Kumtesa më e mirë u mbajt nga një prift katolik, nga Shkodra, fjalët e të cilit bënë që dëgjuesve t’u rridhnin lot; një hoxhë u prek aq shumë, saqë rendi ta përqafonte para gjithë të pranishmëve”. Kongresi nëntëditor vendosi me votë të plotë që shqiptarët të linin mënjanë alfabetin e Stambollit me dhjetë shenjat e tij të veçanta dhe ta shkruanin gjuhën e tyre, vetëm me alfabetin latin. Alfabeti i hartuar në Manastir përmbante 36 shkronja e ndërthurje shkronjash latine. Duke qenë se para kësaj mbledhjeje gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke e sllave, apo përshtatje të tyre, vendosmëria e këtyre delegatëve për t’i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e pavarësisë, gjë që shkaktoi kundërveprime të ashpra nga qeveria osmane, sllavët dhe kisha ortodokse e grekëve. Një pjesëmarrës i shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetë nga trembëdhjetë propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonëse jetoi në disa vende të huaja dhe mësoi të fliste 13 gjuhë, mbi gjuhën shqipe ai nuk vinte gjë tjetër.
Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç per ty rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.
Nji kto gjuhë, qi jam tue ndie
janë të bukra me temel;
por prep’ këjo, si diell pa hije,
për mue t’tanave ju del.
Kongresi vendosi gjithashtu ngritjen e shtypshkronjës shqipe në Manastir, nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave shqipe. Por, shpejt, qeveria osmane i mbylli të gjitha shtypshkronjat shqipe. Më 1911, Hoxhson, përfaqësuesi i Shoqërisë Biblike të Kostandinopojës, raportonte: “Të gjitha shkollat shqipe janë mbyllur pa pikë mëshire, kurse përpjekjet ngulmuese për ndalimin e gjuhës dhe zhdukjen e letërsisë shqipe nuk kanë reshtur kurrë. Gjendja e rëndë politike mund të marrë flakë nga çasti në çast. Tashmë shqiptarizmi kishte shpërthyer dhe nuk do ndalej më!”.
(Marrë nga Panorama)

Alfabeti i Naum Veqilharxhit
Alfabeti i Naum Veqilharxhit (1797-1846), nga Korça, prej 33 germash të botuara në abetaren e tij shqipe në vitin 1844.
Jehona e këtij alfabeti, i cili i ngjan një lloj armenishteje kursive, ishte e pakët. Kjo periudhë njëqindvjeçare 1750-1850, ishte një kohë shumëllojshmërie shkrimesh të habitshme në Shqipëri. Me të gjithë, gjuha shqipe u shkrua me dhjetë alfabete: shtatë alfabetet origjinale të lartpërmendur si dhe përshtatjet pas vitit 1850 të alfabeteve latin, grek dhe arab.
Është për t’u çuditur që kultura shqiptare arriti ta dallonte veten dhe të mbijetonte me një madhështi të tillë letrare.
Ekzistenca e tyre çjerr poshtërsinë, me të cilën u ndesh delegacioni shqiptar në Kongresin e Berlinit, më 1878, ku iu tha në vend të JO-së për shtetin shqiptar se nuk mund të ketë komb pa gjuhë të shkruar.
Ndërkohë që kishte jo një, por 10 alfabete, që mund të përzgjidheshin e zbatoheshin.
(Marrë nga Panorama)
Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit (1210)
Ky dorëshkrim u gjet në Vatikan dhe është botimi më i vjetër i njohur deri tani i gjuhës shqipe.
Materiali në fjalë është i tëri në pergamenë dhe ka 208 faqe.
I gjithë dorëshkrimi është i shkruar me shkronja latine, por me fjalë në gjuhën shqipe, në dialektin e veriut.
Dorëshkrimi ndahet në tre kapituj, në faqet 1 deri në 97 mbi teologjinë; faqet 98 deri në 146 mbi filozofinë dhe faqet 147 deri në 208, bëjnë fjalë për historinë. Ndërsa në fund, autori ka firmosur vetë, duke shkruar: “Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee. THEODOR SSCODRAANNITTEE”.
Rëndësia e këtij libri (që nuk është abetare) është se tregon që ka pasur shkrues, botues dhe lexues të shkolluar të shqipes që në vitin 1210.

Alfabetet origjinale shqiptare (1761-1844)
Dorëshkrimi elbasanas i Ungjijve njihet si Anonimi i Elbasanit (1761) është teksti më i hershëm shqip i shkruar me një alfabet origjinal. Autor është Gregori i Durrësit, i njohur edhe si Gregori i Voskopojës, i cili qëndroi pesëmbëdhjetë vjet në Elbasan, para hartimit të dorëshkrimit. Ai u përpoq të shkruante në një gjuhë të përbashkët, që ta kuptojnë shqiptarët nga krahinat e ndryshme. Një gjë bie në sy në Dorëshkrimin elbasanas: Ka shumë pak fjalë të huaja, vetëm tri fjalë latine dhe shtatë fjalë turke. Në 59 faqet e përkthimeve biblike të Dorëshkrimit elbasanas janë shkruara 6113 fjalë. Shkrimi i tyre është bërë mbi bazën e një alfabeti prej 40 germash: 35 germa të zakonshme dhe 5 germa të rralla. Shumica e germave të këtij alfabeti janë krijime të reja, pa ndikim të gjuhëve dhe të alfabeteve të popujve fqinjë. Në kapakun e Dorëshkrimit elbasanas të Ungjijve gjendet një vizatim dhe afër dymbëdhjetë fjalë të shkruara me një alfabet, i cili ndryshon krejtësisht nga alfabeti i dorëshkrimit; por i pazbërthyer akoma. Më pas vijohet me një alfabet të Todri Haxhifilipit (1730-1805) nga Elbasani, i cili është një sistem grafik i ndërlikuar prej 52 germash. Alfabeti në fjalë u përdor në mënyrë sporadike në Elbasan nga fundi i shekullit XVIII. Por, nuk do të përfundonin këtu përpjekjet e shqiptarëve për të pasur një alfabet të gjuhës së tyre. Dokumente arkivorë vërtetojnë se ekziston edhe një tjetër përpjekje për hartimin e një alfabeti nga beratasit. Alfabeti i Kodeksit të Beratit (1764-1798), një dorëshkrim prej 154 faqesh. Në faqen 104, gjejmë dy radhë shqip të shkruara me një alfabet origjinal prej 37 germash të ndikuara nga glagolishtja. Nga Gjirokastra kemi një alfabet tjetër, nga fundi i shekullit XVIII, ose nga fillimi i shekullit XIX, i cili është një sistem grafik prej 22 germash, por pak i përhapur. Një alfabet tjetër i shpikur në jugun e Shqipërisë është ai i Jani Vellarait (1771-1823). Ai ishte autori grek i shënimeve gramatikore greqisht-shqip të vitit 1801 për t’i mësuar shqip grekëve. Gjuhën shqipe e shkroi me një alfabet origjinal prej 30 germash, në bazë të latinishtes dhe të greqishtes.
(Marrë nga Panorama)
(Marrë nga Panorama)
Dëshmitë e lashta të shkronjave shqipe që u pranuan në Kongresin e Manastirit
Historia
Historia e Kongresit të Alfabetit në Manastir. Cilat ishin përpjekjet e para për hartimin e një alfabeti dhe si u bë pakti për gjuhën shqipe
Saimir Lolja
Gjuha shqipe është e hershme, por fatkeqësia qëndron në faktin se ajo u shkrua shumë vonë. Kombi me dëshirën më të madhe për të shkruar gjuhën e tij është penguar historikisht nga fqinjët dhe pushtuesit që të ketë një alfabet të shqipes. Megjithatë dokumente arkivorë, të gjetura në Arkivin e Vatikanit dhe ato greke, dëshmojnë se përpjekjet e shqiptarëve për të pasur gjuhën e tyre kanë qenë shumë të hershme.
Gjithsesi, debati për origjinën e gjuhës shqipe dhe se nga rrjedh ajo vazhdon edhe sot e kësaj dite mes albanologëve të dëgjuar në botë dhe akademikëve shqiptarë…
Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit (1210)
Ky dorëshkrim u gjet në Vatikan dhe është botimi më i vjetër i njohur deri tani i gjuhës shqipe. Materiali në fjalë është i tëri në pergamenë dhe ka 208 faqe. I gjithë dorëshkrimi është i shkruar me shkronja latine, por me fjalë në gjuhën shqipe, në dialektin e veriut. Dorëshkrimi ndahet në tre kapituj, në faqet 1 deri në 97 mbi teologjinë; faqet 98 deri në 146 mbi filozofinë dhe faqet 147 deri në 208, bëjnë fjalë për historinë. Ndërsa në fund, autori ka firmosur vetë, duke shkruar: “Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee. THEODOR SSCODRAANNITTEE”. Rëndësia e këtij libri (që nuk është abetare) është se tregon që ka pasur shkrues, botues dhe lexues të shkolluar të shqipes që në vitin 1210.
Alfabetet origjinale shqiptare (1761-1844)
Dorëshkrimi elbasanas i Ungjijve njihet si Anonimi i Elbasanit (1761) është teksti më i hershëm shqip i shkruar me një alfabet origjinal. Autor është Gregori i Durrësit, i njohur edhe si Gregori i Voskopojës, i cili qëndroi pesëmbëdhjetë vjet në Elbasan, para hartimit të dorëshkrimit. Ai u përpoq të shkruante në një gjuhë të përbashkët, që ta kuptojnë shqiptarët nga krahinat e ndryshme. Një gjë bie në sy në Dorëshkrimin elbasanas: Ka shumë pak fjalë të huaja, vetëm tri fjalë latine dhe shtatë fjalë turke. Në 59 faqet e përkthimeve biblike të Dorëshkrimit elbasanas janë shkruara 6113 fjalë. Shkrimi i tyre është bërë mbi bazën e një alfabeti prej 40 germash: 35 germa të zakonshme dhe 5 germa të rralla. Shumica e germave të këtij alfabeti janë krijime të reja, pa ndikim të gjuhëve dhe të alfabeteve të popujve fqinjë. Në kapakun e Dorëshkrimit elbasanas të Ungjijve gjendet një vizatim dhe afër dymbëdhjetë fjalë të shkruara me një alfabet, i cili ndryshon krejtësisht nga alfabeti i dorëshkrimit; por i pazbërthyer akoma. Më pas vijohet me një alfabet të Todri Haxhifilipit (1730-1805) nga Elbasani, i cili është një sistem grafik i ndërlikuar prej 52 germash. Alfabeti në fjalë u përdor në mënyrë sporadike në Elbasan nga fundi i shekullit XVIII. Por, nuk do të përfundonin këtu përpjekjet e shqiptarëve për të pasur një alfabet të gjuhës së tyre. Dokumente arkivorë vërtetojnë se ekziston edhe një tjetër përpjekje për hartimin e një alfabeti nga beratasit. Alfabeti i Kodeksit të Beratit (1764-1798), një dorëshkrim prej 154 faqesh. Në faqen 104, gjejmë dy radhë shqip të shkruara me një alfabet origjinal prej 37 germash të ndikuara nga glagolishtja. Nga Gjirokastra kemi një alfabet tjetër, nga fundi i shekullit XVIII, ose nga fillimi i shekullit XIX, i cili është një sistem grafik prej 22 germash, por pak i përhapur. Një alfabet tjetër i shpikur në jugun e Shqipërisë është ai i Jani Vellarait (1771-1823). Ai ishte autori grek i shënimeve gramatikore greqisht-shqip të vitit 1801 për t’i mësuar shqip grekëve. Gjuhën shqipe e shkroi me një alfabet origjinal prej 30 germash, në bazë të latinishtes dhe të greqishtes.
Propozimi i Naum Veqilharxhit
Alfabeti i Naum Veqilharxhit (1797-1846), nga Korça, prej 33 germash të botuara në abetaren e tij shqipe në vitin 1844. Jehona e këtij alfabeti, i cili i ngjan një lloj armenishteje kursive, ishte e pakët. Kjo periudhë njëqindvjeçare 1750-1850, ishte një kohë shumëllojshmërie shkrimesh të habitshme në Shqipëri. Me të gjithë, gjuha shqipe u shkrua me dhjetë alfabete: shtatë alfabetet origjinale të lartpërmendur si dhe përshtatjet pas vitit 1850 të alfabeteve latin, grek dhe arab. Është për t’u çuditur që kultura shqiptare arriti ta dallonte veten dhe të mbijetonte me një madhështi të tillë letrare. Ekzistenca e tyre çjerr poshtërsinë, me të cilën u ndesh delegacioni shqiptar në Kongresin e Berlinit, më 1878, ku iu tha në vend të JO-së për shtetin shqiptar se nuk mund të ketë komb pa gjuhë të shkruar. Ndërkohë që kishte jo një, por 10 alfabete, që mund të përzgjidheshin e zbatoheshin.
Kongresi i Manastirit ose ndryshe Kongresi i Alfabetit (14 nëntor 1908)
Atdhetarët, që përpiqeshin të bashkonin popullin, kishin përpara një përçarje në popull që shkaktohej nga: 1- politika ‘përça e sundo’ e qeverise osmane; 2- struktura shoqërore feudale-fisnore në Shqipëri; 3- drejtimet e huaja të grupeve të ndryshme fetare, të cilat përdornin turqishten, greqishten, italishten e gjermanishten në vend të shqipes. Në ato kushte, shoqëria Bashkimi e Manastirit thirri më 14 nëntor 1908 kongresin e parë të përgjithshëm për diskutimin dhe miratimin e një alfabeti të njësuar. Aty ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe nga bashkësitë shqiptare në Rumani, Turqi, Egjipt, Itali, Amerikë e gjetkë. Ata zgjodhën si kryetar Mit´hat Frashërin, të birin e të shquarit Abdyl, që kishte kryesuar mbledhjen në Prizren. Përfaqësuesi i Shoqërisë Biblike, Gjergji Qiriazi, u zgjodh nënkryetar, kurse prifti protestant nga Korça, Grigor Cilka, mori pjesë bashkë me të në Komisionin e Alfabetit, të përbërë prej 11 vetësh. Parashqevi Qiriazi, e Shkollës së Vajzave në Korçë, shërbeu si sekretare e komisionit. Ajo ishte e vetmja grua delegate në Manastir dhe e para grua në histori, që mori pjesë në një forum gjithëshqiptar. Zonja Fineas Kenedi, një misionare amerikane në Korçë, e pranishme aty si vëzhguese, shkruante për poetin Gjergj Fishta: “Kumtesa më e mirë u mbajt nga një prift katolik, nga Shkodra, fjalët e të cilit bënë që dëgjuesve t’u rridhnin lot; një hoxhë u prek aq shumë, saqë rendi ta përqafonte para gjithë të pranishmëve”. Kongresi nëntëditor vendosi me votë të plotë që shqiptarët të linin mënjanë alfabetin e Stambollit me dhjetë shenjat e tij të veçanta dhe ta shkruanin gjuhën e tyre, vetëm me alfabetin latin. Alfabeti i hartuar në Manastir përmbante 36 shkronja e ndërthurje shkronjash latine. Duke qenë se para kësaj mbledhjeje gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke e sllave, apo përshtatje të tyre, vendosmëria e këtyre delegatëve për t’i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e pavarësisë, gjë që shkaktoi kundërveprime të ashpra nga qeveria osmane, sllavët dhe kisha ortodokse e grekëve. Një pjesëmarrës i shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetë nga trembëdhjetë propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonëse jetoi në disa vende të huaja dhe mësoi të fliste 13 gjuhë, mbi gjuhën shqipe ai nuk vinte gjë tjetër.
Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç per ty rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.
Nji kto gjuhë, qi jam tue ndie
janë të bukra me temel;
por prep’ këjo, si diell pa hije,
për mue t’tanave ju del.
Kongresi vendosi gjithashtu ngritjen e shtypshkronjës shqipe në Manastir, nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave shqipe. Por, shpejt, qeveria osmane i mbylli të gjitha shtypshkronjat shqipe. Më 1911, Hoxhson, përfaqësuesi i Shoqërisë Biblike të Kostandinopojës, raportonte: “Të gjitha shkollat shqipe janë mbyllur pa pikë mëshire, kurse përpjekjet ngulmuese për ndalimin e gjuhës dhe zhdukjen e letërsisë shqipe nuk kanë reshtur kurrë. Gjendja e rëndë politike mund të marrë flakë nga çasti në çast. Tashmë shqiptarizmi kishte shpërthyer dhe nuk do ndalej më!”.
(Marrë nga Panorama)
Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-evropiane
Nga pellazgjishtja në ilirishte dhe pastaj në shqipe u trashëgua dhe u ruajt gjuha më e vjetër e Evropës. Është vërtetuar me argumente të forta se gjuha shqipe është gjuha mëmë indoevropiane dhe në ndihmë për të vërtetuar vjetërsinë e gjuhës dhe historisë vijnë shkencat e gjuhësisë dhe arkeologjisë
Po pse nuk u shkrua gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja? Edhe kjo nuk është e vërtetë, sepse ka dokumente te shkruara të mbetura nga djegiet porse nuk janë zbuluar akoma dhe se gjuha shqipe është shkruar edhe me germat “latine” edhe ato “greke”. Në lashtësi letrarëve dhe klerikëve u interesonte latinishtja dhe greqishtja sepse ato ishin gjuhët administrative apo zyrtare. Kështu që dijetarët e lashtë grekë dhe romakë shkruan për ato ngjarje të kohës që ata mund t’i vërtetonin dhe t’i ruanin për brezat e tyre të ardhshëm.
Shkencëtarët e gjuhës na kanë bërë të njohim të fshehtat e gjuhëve, sepse analiza gjuhësore mund të ndjekë një gjuhë të shkruar që nga fillesat e saj më të hershme dhe të zbulojmë lidhjet e saj me gjuhët e tjera dhe me burimin familjar të përbashkët. Pra gjuha njihet si një nga tiparet etnike themelore të një populli. Fjala “Gjuhësi’’ është përkufizuar si studim i ligjërimit njerëzor. Pjesë të rëndësishme të një studimi gjuhësor janë: klasifikimi i tingujve të gjuhës së folur, fjalëformimi, duke përfshirë gjininë, rrënjën, kompozimi, përkufizimi i saktë i fjalëve, renditja e duhur e fjalëve brenda një fjalie, gjurmimi i prejardhjes së një fjalie në gjuhën e origjinës, zhvillimi dhe ndryshimi i fjalës nëpërmes viteve, si dhe transmetimi i fjalës nga një gjuhë në tjetrën. Në këtë drejtim, studimi historik i një gjuhe në procesin e ndryshimit nëpër vite e zgjidh arkeologjia duke hedhur dritë mbi një kulturë parahistorike.
Ashtu si në arkeologji edhe në kërkimet shkencore të gjuhës shqipe u morën të huajt dhe jo vetë shqiptarët. Sepse shqiptarëve u duhet të mbroheshin nga pushtuesit e ndryshëm që nuk e linin të diturohej. Në shekujt XIX dhe XX shkenca e gjuhësisë krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera indoevropiane. Shkencëtarë që bënë emër ne këtë drejtim përmenden:
Gotfrik Lajbnik (1646-1717) – ishte filolog dhe deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja.
Hans Tunman (1746-1778) – historian suedez profesor në Universitetin e Halles të Gjermanisë, ishte albanologu i parë që studioi shkencërisht origjinën e gjuhës së popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burimet greke, latine, bizantine dhe studioi fjalorin tre gjuhësh sllav-grek-shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770.
Hans Tunman – arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autokton të popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mëvonshme.
Johan Fon Han (1811-1869) – austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë. Johani iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me të ndriturin gjuhëtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin. Botoi tre vëllime ‘Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë’ dhe nxori përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.
Franc Bop (1791-1867) – profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoevropiane. Botoi në vitin 1854 veprën e tij dhe nxori përfundimin se shqipja bënë pjesë në familjen indoevropiane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë tjetër.
Dhimitër Kamarda – filolog italian me origjinë shqiptare botoi veprën ‘Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe’ më 1864, vërtetoi me dokumente lashtësinë e gjuhës shqipe. Si një gjuhë ndër më të vjetra në botë.
Gustav Majer (1850-1900) – profesor austriak në Universitetin e Gracit, anëtar i akademisë së shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke. Botoi librin ‘Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoevropiane’ në vitin 1883, që më vonë u pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.
Eduard Shnajder – një studiues francez që shërbeu në qeverinë osmane të Shkodrës, shtoi në librin e tij për ‘Pellazgët dhe pasardhësit e tyre’ më 1894 një leksion i hollësishëm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet si ‘tingëllimi më i pastër e më besnik i gjuhës pellazge’.
Holder Pedersen (1867-1953) – danez i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhësisë së krahasuese indoevropiane në Universitetin e Kopenhagës. Për 35 vjet me radhë botoi një varg punimesh shkencore mbi gjuhën shqipe, duke dhënë analiza të vlefshme. Gjithashtu mblodhi e botoi folklorin shqiptar.
Norbert Jokli (1887-1942) – gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-çifute, bibliotekar në Universitetin e Vjenës i kushtoi gjithë jetën studimeve të gjuhës shqipe. Para se të fillonte lufta e dytë botërore, atë e ftuan tu mësonte albanologjinë studiuesve shqiptar, mirëpo vdekja e tij në një kamp përqendrimi nazist e privoi Shqipërinë nga shërbimet e këtij studiuesi të madh.
Zef Skiroi (1865-1927) – filolog i shquar italian me origjinë shqiptare bashkë me, Joklin dhe danezin Pedersen, janë cilësuar si tre albanologët më të shquar. Studimet e profesor Skiroi nxorën në dritë librin e tij ‘’Gjuha shqipe’’ në Romë më 1932.
Mbas studimeve të shkencëtarëve të huaj rreth gjuhës dhe historisë të shqiptarëve dolën dhe studiuesit e parë shqiptarë në drejtim të gjuhës shqipe si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Çekrezi, Kristo Dako, profesori i madh dhe i shquar Eqrem Çabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi, etj.
Kështu mbas shumë studimesh duke u bindur mbi një varg argumentesh, shkencëtarë apo gjuhëtarë të huaj dhe shqiptarë nxorën përfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanë prejardhjen nga ilirët dhe ilirët nga pellazgët parahistorik. Në krahasimin gjuhësor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes së vjetër, është vërtetuar se shqipja si gjuhë është formuar më herët se këto të dy gjuhë të vjetra. Një vërtetim i pamohueshëm për vjetërsinë e gjuhës shqipe janë emërtimet e qyteteve, maleve dhe lumenjve që janë trashëguar deri me sot duke iu qëndruar edhe pushtimeve te gjata nga popujt e tjerë, si p.sh; SCUPI-SHKUPI, SCODRA-SHKODRA, LISSUS-LEZHA, DURRACKIUM-DURR?S, MATHI-MATI, lumi DRINUS-DRINI, mali TOMORRIS-TOMORRI etj. Trashëgiminë nga pellazgjishtja ne ilirishte dhe me pas në shqipe e kemi dhe nga emrat e vjetër që janë edhe sot tek emërtimi i njerëzve si; HEKTOR, ALKET, TOMOR, DRINI, ILIR, TEUTA, GENTI, BARDHYLI etj. Të tillë emra janë mbi 800, qe ka mbledhur studiuesi Mahir Domi.
Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë hartës të Evropës, do të vëmë re se shumë qytete dhe krahina kanë emërtime të kuptimit në gjuhën shqipe dhe vetëm në gjuhën shqipe si për shembull:
- Toskana në Itali qe e ka marrë këtë emër prej banorëve të saj, se ata ishin toskë të njëjtë me ata të Shqipërisë.
- Brindizi lexohet ne shqip: bri ndezur.
- Kryeqyteti i Francës Parisi është në shqip: i pari ose si i pari.
- Marrsiella, qytet i Francës e ka marrë këtë emër nga shqiptarët në lashtësi sepse ai ka qenë dhe është qytet bregdetar tregtar, pra marr dhe sjell.
Po të vërejmë emërtimet e qyteteve të lashta greke edhe këta kanë emra të kuptimit shqiptar, për shembull, Athina – a thënë, Edessa – e desha, Thiva – theva.
Po ashtu Homeri rrjedh nga fjalë shqipe, duke pasur parasysh që ai ishte i verbër, pellazgët i vunë emrin i Mjerë, Homer. Veprat e tij Iliada dhe Odisea (Udhë sheh) janë legjenda pellazge ose shqiptare, që u shkruan nga Homeri dhe gjatë shekujve u përvetësuan nga shkruesit e mëvonshëm bizantinë. Tek Iliada, të gjithë kryetarët e fiseve, pjesëmarrëse në betejën e Trojës dhe vendet nga vinin kanë emra të kuptimit në shqip, për shembull:
Mikena – mik kena/kemi, mbret ishte Agamenoni..
Menelao – mëndja e la, ishte mbret i Spartës, vëllai i Agamemnonit.
Mirmidonët – mirditorët, kishin mbret Aqilean ose Akilin, që do të thotë-aq i lehtë.
Elena – e lanë mend.
Priami – i parë jam ose prij jam, mbreti i Trojës.
Paridi – i pari që di, etj.
Në të gjitha kohërat bizantinët kanë pasur maninë për të përshtatur fjalët jo-greke në fjalë greke. Kjo mënyrë veprimi ka ndryshuar deri diku dhe mënyrën e shqiptimit të fjalëve ose emrave. Megjithatë, po të shohim perënditë e lashta te Olimpit ku besonin grekët në lashtësi, do vërejmë se ato perëndi lexohen apo kuptohen vetëm në gjuhen shqipe si për shembull:
Zeus – Zë, është perëndia më e fuqishme që kishte për grua perëndinë.
Hera – Era. Perëndia tjetër Letos – Leton. Zeusi më vonë u martua me perëndeshën Mentis – mend dhe lindën Athinanë. Marsi, ishte perëndia e luftës dhe shumë herë nxiste grindje midis njerëzve prandaj e pat marrë emrin nga shqipja ‘’i marrë’’. Perëndia Apolon mendoj se e ka marre këtë emër nga shqipja, apo-loni, dhe vërtet Apoloni ishte perëndi i muzikës, poezisë dhe harqeve, dhe çfarë bënte Apoloni! Luante muzikë, i ndryshonte drejtimin shigjetave. Loja më e dashur për të luajtur për fëmijët ishte shigjeta. Perëndia e detit quhej Tetis, që shume lehtë në shqipe T zëvendësohet me D.
Po të shohim ditës e javës në gjuhën shqipe vërejmë se kanë një kuptim të plotë shqiptar dhe të perëndive ku besonin pellazgët. E diela, është dita që përfaqëson Diellin ngaqë e diela është dita më me shumë diell. E hëna përfaqëson hënën. E marta është dita e Marsit dhe quhet si ditë e marrë. E mërkura është dita e Mërkurit. E enjtja nuk është zbuluar akoma. E premtja është dita e zezë, të prenë, e prenë. E shtuna përfaqëson Saturnin.
Ndërkohë, grekët bizantinë ditët e javës i emërtojnë kështu: e diela përfaqëson Zotin, e hëna është dyshi, e marta, është treshi, e mërkura, është katra, e enjtja, është e pesta, e premtja, është dita e Shën Mërisë, te shtunën e kanë marrë nga hebrenjtë.
Siç shihet shqiptarët emërtimin e ditëve të javës e kanë më të vjetër se grekët, gjë që tregon se shqiptarët janë më të vjetër si popull në Ballkan. Edhe betimin pellazgët e bënin për kokën e nënës, babait, ashtu si betohen dhe shqiptarët sot, për kokën e nënës dhe të babait. Pellazgët me zakonet, muzikën, veshjen dhe veçanërisht me gjuhën e tyre shqipe, i kanë qëndruar kohës në tokat e tyre.
Shumë të dhëna historike greke, latine përmendin rastësisht ndonjë kontakt ushtarak, diplomat, tregtar dhe fetar me shqiptarët. Më vonë udhëtarë evropianë, dijetar, aventurier shkruan për ashpërsinë malore të vendit, për luftëtarët krenarë apo për veshjet karakteristike. Uiliam Shekspir nuk e pat vizituar kurrë Shqipërinë, por ai vendosi komedinë e tij ‘’Nata e Dymbëdhjetë’’ në Iliri, pra në Shqipëri. Lordi Bajron ngeli kaq i gëzuar dhe i lumtur në takimet me shqiptarët, sa që i shkruante nënës së tij se do të blinte një kostum shqiptar dhe do ta vishte; fatkeqësisht kjo veshje u përvetësua nga grekët dhe njihet sot si kostumi kombëtar grek (!?)
Përrallat, legjendat dhe trimëria shqiptare do arrinin deri në Filipine, ku historia e dashurisë diku në mbretërinë e Shqipërisë me titull ‘’FLORANT AT LAURA’’ do të shkruhej në gjuhën tagaloge nga autori filipinas Leonard Tugjy. Legjenda e heroit kombëtar Skënderbeut, tregohet nga çifuti spanjoll në veprën e Leongfellout me titull ‘’Përrallat e hanit buzë rrugës’’.
Në përfundim duhet theksuar se mendimi i përgjithshëm shkencor është se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janë pasardhësit modernë të Ilirëve dhe Pellazgëve, dhe fillesave indoevropiane. Kjo e bën edhe më të qartë arsyen përse populli shqiptar i vjetër është mbajtur i patundur pas gjuhës dhe kulturës së tij të lashtë. Ndonëse atdheu i ynë është pushtuar shpesh nga grekët, romakët, sllavët dhe turqit, edhe ndonëse shpesh kemi përdorur gjuhë tregtie, të ardhura nga larg, njerëzit që sot njihen si shqiptarë kanë ruajtur me vendosmëri e sukses, zakonet, traditat dhe dallimin tonë të lashtë Ilir e Pellazg. Por që të ruhen edhe në të ardhmen duhet që shqiptarët të kujdesen sa me shume për zhvillimin e më tejshëm arsimor-shkencor, të ndërtojnë institucione, universitete të tyre kombëtare dhe t’i ruajnë me fanatizëm nga armiqtë shekullor të popullit shqiptar.
Përgatitur nga Teuta Llalla
(Për këtë studim u shfrytëzuan libri “Enigma’’ i autorit francez Robert D’Angly; libri i autorit amerikan Edvin E. Zhak “Shqiptarët’’; librat e autorit arvanitas Aristidh Kolia “Arvanitët dhe preardhja e grekëve” dhe “Gjuha e Zotit”; revista “Ekskluzive” botim i Prishtinës; libri “Iliada” i autorit Homeri; biblioteka e at Antonio Bellushit dhe revista italiane-greke-shqiptare “Lidhja’’ 1980-2003, organ i ‘’Lidhjes së Arbëreshëve të Italisë së Jugut’’)
(Marrë nga Albasoul)

Eqrem Çabej (1908-1980)
Studiuesi më i shquar i historisë së gjuhës shqipe dhe një nga personalitetet më në zë të kulturës shqiptare. Pasi bëri studimet e para në vendlindje (Gjirokastër), studimet e larta i kreu në Austri, në fushën e gjuhësisë së krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit të studimeve, kthehet në atdhe dhe fillon veprimtarinë shkencore e arsimore në vitet ’30 të këtij shekulli dhe punoi në këto fusha për një gjysmëshekulli, duke lënë një trashëgimi të pasur shkencore.
Eqrem Çabej solli dhe zbatoi në gjuhësinë shqiptare metodat dhe arritjet shkencore të gjuhësisë evropiane, duke kontribuar shumë në ngritjen e nivelit shkencor të studimeve gjuhësore shqiptare. Eqrem Çabej punoi shumë në disa fusha të dijes, por u shqua sidomos në fushën e historisë së gjuhës, në trajtimin e problemeve të origjinës së gjuhës shqipe, të autoktonisë së shqiptarëve e të etimologjisë dhe të filologjisë së teksteve të vjetra.
Veprat themelore të tij janë: “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, në shtatë vëllime, I “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, II “Fonetikë historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes” (1944).
Ai është bashkautor edhe në një varg veprash në fushën e gjuhës së sotme, siç janë: “Fjalor i gjuhës shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.
Përveç veprave, ai ka botuar një varg studimesh në revista shkencore brenda e jashtë vendit dhe ka mbajtur dhjetëra referate e kumtesa në kongrese e konferenca kombëtare e ndërkombëtare, të cilat kanë bërë të njohura arritjet e gjuhësisë shqiptare në botë, duke rritur kështu prestigjin e saj.
Veprat e prof. Eqrem Çabej janë botuar në tetë vëllime, në Prishtinë, me titullin “Studime gjuhësore”.
Me veprimtarinë e shumanshme shkencore e me nivel të lartë, Eqrem Çabej ndriçoi shumë probleme të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, duke argumentuar lashtësinë dhe origjinën ilire të saj, vitalitetin e saj ndër shekuj dhe marrëdhëniet me gjuhët dhe kulturat e popujve të tjerë.
Gjatë kësaj periudhe, gjuhësia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhës shqipe letrare kombëtare, të njësuar me çështjet teorike të së cilës është marrë veçanërisht prof. Androkli Kostallari. Në kuadrin e punës që është bërë në fushën e gjuhësisë normative dhe të kulturës së gjuhës, janë hartuar dhe një numër i madh fjalorësh terminologjikë për degë të ndryshme të shkencës e të teknikës.
Përveç veprave të shumta që janë botuar në fushën e gjuhësisë, veprimtaria e gjuhësisë studimore e studiuesve shqiptarë pasqyrohet në botimin e disa revistave shkencore, nga të cilat më kryesoret sot, janë: “Studime filologjike” (Tiranë); “Gjuha shqipe” (Prishtinë); “Studia albanica” (Tiranë); “Jehona” (Shkup); etj.
Studime te rëndësishme mbi gjuhën shqipe janë bërë nga gjuhëtarë në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, ku janë botuar një numër i konsiderueshëm veprash mbi historinë e gjuhës shqipe, fonetikën, gramatikën, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet për kontributin e veçantë që ka dhënë në këtë fushë. Kontribut të veçantë për gjuhen shqipe kanë dhënë edhe shqiptaret e vendosur në Itali, të njohur si “Arbëresh”.
Disa nga figurat më të shquara të gjuhësisë shqiptare të këtyre dy shekujve të fundit, janë: Dhimitër Kamarda (arbëresh i Italisë), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, etj.
Aleksandër Xhuvani (1880-1961)
Pati një veprimtari të gjerë në fushën e pastërtisë së gjuhës shqipe e të pasurimit të saj dhe botoi veprën “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” (1956). Bashkëpunoi me profesor Eqrem Çabej, për hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhës shqipe” (1962), trajtesa themelore në fushën e fjalëformimit të gjuhës shqipe. Botoi dhe një varg punimesh monografike për pjesoren, paskajoren dhe parafjalët e gjuhës shqipe.
Ai ishte njohës i mirë dhe mbledhës i pasionuar i visarit leksikor të gjuhës së popullit. Fjalët dhe shprehjet e mbledhura, u botuan pjesërisht pas vdekjes, në formën e një fjalori. Përgatiti një botim të dytë të “Fjalorit të gjuhës shqipe” të Kristoforidhit (1961).
Vepra e plotë e tij, e projektuar në disa vëllime, ende nuk është botuar. Në vitin 1980 është botuar vëllimi i parë.
Një zhvillim më të madh njohu gjuhësia shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore të specializuara, si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrës, më vonë, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Tetovës, etj. Gjatë kësaj periudhe, u hartuan një varg veprash përgjithësuese nga fusha të ndryshme të gjuhësisë. Në fushën e leksikologjisë dhe të leksikografisë, përveç studime leksikologjike, u hartuan edhe një varg fjalorësh të gjuhës shqipe dhe fjalori dygjuhësh, nga të cilët, më kryesorët janë: “Fjalori i gjuhës shqipe” (1954), “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes së sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), etj. Kohët e fundit kanë dalë edhe “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik ballkanik” (1999).
Në fushën e dialektologjisë është bërë përshkrimi e studimi i të gjithë të folurave të shqipes dhe është hartuar “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”, një vepër madhore që pritet të dalë së shpejti nga shtypi.
Është bërë gjithashtu, studimi i fonetikës dhe i strukturave gramatikore të gjuhës shqipe përmes studimeve të veçanta dhe përmes gramatikave të ndryshme, niveleve të ndryshme, nga të cilat, më e plota është “Gramatika e gjuhës shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, me kryeredaktor Mahir Domin.
Një vend të gjerë në studimet gjuhësore të këtij gjysmëshekulli, kanë zënë problemet e historisë së gjuhës shqipe, problemet e etnogjenezës së popullit shqiptar e të gjuhës shqipe, të etimologjisë, të fonetikës dhe të gramatikës historike, etj. Disa nga veprat themelore në këto fusha janë: "Studime etimologjike në fushë të shqipes” në 7 vëllime, nga E.Çabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.Çabej); “Gramatika historike e gjuhës shqipe” (Sh.Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhës shqipe” (Sh.Demiraj); “Gjuhësia ballkanike” (Sh.Demiraj), etj.
Studimet për gjuhën shqipe
Gjuha dhe kultura e shqiptarëve, lashtësia dhe karakteri origjinal i tyre, kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e studiuesve të huaj dhe shqiptarë që në shekullin XVIII dhe më parë. Në mënyrë të veçantë, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarëve, tërhoqi vëmendjen e botës gjermane. Me të u mor edhe një filozof i madh, siç ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, që punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhëve ishte themelor për të ndërtuar një histori universale të botës, për ta kuptuar dhe për ta shpjeguar atë. Në disa letra, qe ai i shkruante një bibliotekari të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit, në fillim të shekullit XVIII, shprehet edhe për natyrën dhe prejardhjen e gjuhës shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti në përfundimin, se shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë.
Megjithatë, studimet shkencore për gjuhën shqipe, si dhe për shumë gjuhë të tjera, nisën pas lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Një nga themeluesit e kësaj gjuhësie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti të provonte që në vitin 1854, se shqipja bënte pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe se zinte një vend të veçantë në këtë familje gjuhësore. Pas tij, studiues të tjerë, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studiuan aspekte të ndryshme të leksikut dhe të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe. G.Meyer do të hartonte që në vitin 1891 një Fjalor etimologjik të Gjuhës shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i këtij lloji për shqipen. Përveç këtyre, një varg i madh gjuhëtarësh të huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanë dhënë kontribute të shënuara për studimin e historisë së gjuhës shqipe, të problemeve që lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinë, fonetikën dhe gramatikën historike, si edhe në studimin e gjendjes së sotme të shqipes.
Ndërkohë, krahas studimeve për gjuhën shqipe të albanologëve të huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhësia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj që në shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi të parin fjalor të gjuhës shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatë Rilindjes Kombëtare u botuan disa gramatika të gjuhës shqipe. Kështu, në vitin 1864, Dhimitër Kamarda, një nga arbëreshët e Italisë, botoi veprën “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vëll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Më 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi “Gramatikën e gjuhës shqipe” dhe më 1806, Sami Frashëri botoi “Shkronjëtoren e gjuhës shqipe”, dy vepra gjuhësore të rëndësishme të shekullit XIX për gramatologjinë e gjuhës shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi përgatiti edhe një “Fjalor të gjuhës shqipe”, i cili u botua në vitin 1904 dhe përbën veprën më të rëndësishme të leksikografisë shqiptare, që u botua para Luftës se Dytë Botërore. Në vitin 1909, botohet Fjalori i shoqërisë “Bashkimi”.
Pas shpalljes së Pavarësisë, u botuan një varg gramatikash dhe fjalorë dygjuhësh, për të plotësuar nevojat e shkollës dhe të kulturës kombëtare. Në fushën e gramatikës u shqua sidomos Prof. Dr. Aleksandër Xhuvani.