Çdo vepër letrare ka kompozicionin e vet. Në veprat epike (në prozë) paraqiten personazhe që flasin me gjuhën e tyre nëpërmjet dialogëve dhe monologëve. Në veprat lirike zotëron gjuha lirike e autorit, i cili shpreh botën e vet shpirtërore. Në gjininë dramatike zotëron gjuha e personazheve.
Subjekti është vargu i tërë ngjarjeve që sillen rreth një konflikti të caktuar, ku janë përfshirë personazhet e veprës letrare.
Subjekt kanë vetëm veprat e gjinisë epike, epiko-lirike e dramatike (skica, tregimi,novela, romani, poema, komedia, drama etj.).
Veprat poetike, meqë shprehin kryesisht botën e brendshme shpirtërore, ndjenjat e poetit nuk kanë subjekt, ose kanë vetëm disa elemente të veçanta subjekti.
Subjekti i shërben përmbajtjes, temës dhe idesë poetike të veprës.