Showing posts with label Shëndetësi. Show all posts
Showing posts with label Shëndetësi. Show all posts

Ilaçi për tretjen e gurëve në veshkë dhe tëmth

veshket

Një nga problemet e shpeshta në rrethin tonë paraqesin gurët në veshkë apo tëmth. Problemi më së shumti shkaktohet nga uji dhe ushqimi. Si të tentoni për t’i shmangur metodat me dhimbje të medicinës konvencionale po ju paraqesim reçetën popullore të provuar për tretjen dhe nxjerrjen e gurëve nga organizmi.

Përbërësit:
  • 250 gr sheqer pluhur,
  • 0.25 l vaj ulliri ekstra të virgjër (eko),
  • 250 gr limon me lëvozhgë
  • 250 gr rrënjë majdanozi (të bluara) dhe
  • 250 gr mjaltë
(apo sasi të njejta të të gjithë përbërësve)

Udhëzim:
Limonin e lani mirë dhe nëse është i spërkatur e pastroni nga kimikatet. Këtë mund ta bëni me përzierjen për pastrimin e frutave, të cilën reçetë për përzierjen dhe proçedurën mund ta gjeni këtu. Pasi ta pastroni limonin, e preni në copëza dhe e bluani sa më imët në ‘blender’ apo mulli elektrik, rrënjët e majdanozit i qëroni, preni në copëza dhe i bluani sikurse limonin. I përzieni të gjitha dhe i shtoni mjaltin, vajin e ullirit dhe sheqerin pluhur. Përbërësit i përzieni aq gjatë deri sa masa të njëjësohet
Për problemet me gurë në veshkë dhe tëmth duhet marrë një lugë gjelle të përzierjes në mëngjes para se me ngrënë dhe në mbrëmje para se me fjetë. Masën duhet ruajtur në frigorifer gjatë tërë kohës edhe atë në kavanoz qelqi sepse është e paqëndrueshme. Për zgjidhjen e shumë problemeve me rërën apo gurët në veshkë dhe tëmth duhet pirë dy sasi të caktuara më parë. (Pasi të përfundoni të parën atëherë përgatitni masën e dytë sepse prishet lehtë dhe bëhet me sasi prej 250 g për përbërës). Përzierja është përgatitur dhe testuar me qëllim tretjen e gurëve dhe është shumë efektive.
Përzierja ka shije shumë të këndshme, kurse përbërja e saj është shumë e shëndetshme edhe për qëllime tjera ashtuqë edhe anëtarët tjerë të familjes mund ta përdorin bashkë me personin që vuan nga gurët në organizëm. Është me rëndësi të ceket se gjatë kohës së përdorimit të terapisë duhet të konsumoni sa më shumë lëngje, më së miri ujë.

Reçetat tjera

Në linkun e njejtë mund të gjeni edhe komente të dobishme me të cilët lexuesit ndajnë përvojat e tyre. Po ju paraqesim disa nga ato.
Ereza: “Burri im u lirua nga gurët në veshkë duke pirë limon dhe vaj ulliri”.
Astriti: “ Në shkurt të 2012 kam pasur dhimbje të forta sepse më ka lëvizur guri në veshkë për të cilin nuk e kam ditur. Mbarova në spital. Kam përdorur këtë reçetë duke bërë një masë me nga 1/2 kg të përbërësve, por në vend të rrënjëve kam përdorur fletat e majdanozit. Që atëherë nuk kam pasur probleme, kurse gjatë kontrollit me ultrazë shihet gjithçka pastër. Ju rekomandoj ta përdorni të ngrohtë”
Edona: “Njoh dy persona që me ultrazë ju kanë paraqitur gurë në veshkë dhe pas dy javëve duke pirë nga 2 l çaj majdanozi (të tharë) në ditë guri është tretur, gjegjësishtë, nuk është paraqitur më në ultrazë. Njëri nga këto është nëna ime e cila ka 75 vjet. Në një litër ujë të vluar shtoni 3 lugë gjelle të majdanozit të tharë dhe të imtësuar dhe pas 5 minutash e kulloni … e pini të nxehtë apo të ftohtë, e njejtë”.
Sara: “1/2 kg mjaltë natyral, 1/2 kg vaj ulliri dhe 1/2 kg limon të bluar … dhe pini çdo mëngjes nga një lugë gjelle para ushqimit. Unë kam pasur guri në tëmth, dhimbje të tmerrshme, nuk doja të operohem dhe bëra mirë … ndihmon 100 %”.
Tom: “Meqë kam probleme me veshkët gjatë 15 viteve mbrapa do ta ndaj me ju reçetën e cila me siguri thyen gurin. Para 15 viteve kisha sulm dhimbjesh në veshkë dhe u zbuluan se kisha 10 gurë, 6 në njërën dhe 4 në tjetrën veshkë, që të gjithë me madhësi të njejtë prej 1 cm. Pasi nxorra një gur, u zbulua se kam gurë kristalorë, po mendoj si përbërje kimike. Këto janë gurët më të këqinj të mundshëm sepse nuk mund të thyhen as me laser. Pas afro gjysmë viti vuajtje, një plakë, që do ta kujtoj gjatë tërë jetës, më tregoi për reçetën e cila me siguri më shpëtoi jetën. Tërshëra e thjeshtë, që çdokush në fshat e ka, por edhe në qytet e gjeni lehtë. Kam pirë çaj një muaj dhe mjeku nuk ka besuar se nuk kam më asnjë gurë, kurse unë as që i kam hetuar gjatë daljes së tyre sepse tërshëra i ka thyer plotësisht. Do të thotë 1 l ujë, 5 lugë tërshërë. Kur uji vlon tërshëra e larë shtohet dhe zihet edhe për 10 minuta, kur të fundoset e tëra llogaritet se është zier. Të kullohet dhe të pihen dy gota prej 2 dl në mëngjes menjëherë pas zgjimit nga gjumi dhe dy në mbrëmje. Pihen për shtatë ditë me rradhë dhe pastaj bëhet pushim prej shtatë ditësh. Tërshërën është më së miri ta zieni në mbrëmje, kulloni dhe pastaj ta pini të nesërmen. Është me rëndësi të pihet 7 ditë dhe pushim 7 ditë.
Ky çaj mua më ka ndihmuar, por edhe shumë shokëve, ashtuqë shpresoj se do të ju ndihmojë edhe ju!
Përveç kësaj të cekë se kam përdorur edhe çajin e mësipërm prej majdanozi dhe mjalti, por mua më ka ndihmuar tërshëra… Natyrisht që duhet të ndërpritet pirja e çajit kur zgjidhet problemi, por kur veshka fillon krijimin e gurëve ato i bën gjatë tërë jetës. Unë pra pi një apo dy muaj dhe pastaj pauzoj për gjashtë apo më tepër muaj dhe që atëherë e mbaj vehten në kontroll. Duhet gjetur tërshërë që nuk është e spërkatur me lloje të ndryshme të kimikateve. Nëse ndokujt i ndihmon ashtu si mua do të jam i lumtur”.

Jogurti (Kosi) dhe shëndeti


Përfitimet më të rëndësishme shëndetësore nga Kosi apo jogurti:

- Lehtëson tretjen e ushqimit
- Ndalon kapsllëkun
- Forcon imunitetin
- E ul nivelin e ''kolesterolit të keq'' në gjak
- Ka një efekt të dobishëm për shëndetin e zorrës së trashë
 - Përshpejton procesin e shërimit pas infektimit të zorrëve
- Shumë i dobishëm gjatë dhe pas një periudhe të përdorimit të antibiotikëve
- Rrit përthithjen e kalciumit dhe vitaminës B
- Është ushqim i përshtatshëm për fëmijët dhe të moshuarit
- Jogurti apo kosi është i rekomanduar për humbjen e peshës, sepse ndikon në humbjen e yndyrës duke ruajtur masën muskulare


Shkruar nga: Agon Bislimi

Burimi: Jogurti dhe shëndeti

Çka është sindroma sjogren ?

Sjogren sindromi është një entitet Kliniko-patologjik qe karakterizohet nga sytë e thatë (sicca keratoconjunctivitis) dhe gojë  e thatë (xerostomia), e që rezulton nga ndërmjetësimi imun ne  shkatërrimin e gjëndra lakrimale dhe pështymës. 

Kjo ndodh si një çrregullim i izoluar (forma primare), i njohur edhe si sindromi sicca, ose më shpesh në bashkëpunim me një tjetër sëmundje autoimune. 

Në mesin e çrregullimeve të lidhura, RA( Artriti Reumatoid) është më e zakonshme, por disa pacientë kanë SLE( Lupus sistemik eritematoz) polimiozitis, sklerozë sistemike, vasculitis, ose thyroiditis.

Tablloja Klinike

Përafërsisht 90% e rasteve sindromi Sjogren ndodhin në gratë midis moshes 35 dhe 45 vjet. 

Pacientët ankohen per gojë thatë, mungesa e loteve. 

Gjëndër e pështymës janë zgjeruar shpesh si rezultat i infiltrimit limfocitik. 

Manifestimet  ekstraglandulare përfshijnë synovitin , fibroze të mushkërive, dhe neuropati periferike. 

Rreth 60% e pacientëve me  Sjogren kanë një çrregullim shoqërues autoimune si RA.

Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, kuptojm,shqip,eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane,sindroma sjogren,sjogren sindroma,qka eshte sindroma sjogren

Shqisa e të parit apo e të pamurit

Njeriu botën e njeh nëpërmjet shqisës së të parit(pamurit), ndërsa organi i të parit(pamurit) është syri.

Syri është dritarja e trupit tonë.

Përmes syrit ne i dallojmë sendet që na rrethojnë.

Pjesët kryesore të syrit janë: vetulla, qerpikët, kapakët, kërdhoku i syrit dhe gjëndra e lotëve.

Të metat më të shpeshta të syrit janë: shkurtëpamësia dhe largëpamësia.

Në këto raste njerëzit duhet të përdorin syza.

Sytë janë të ndjeshëm prandaj duhet pasur kujdes të madh për sy.

Sytë mund të dëmtohen nga dritat e forta dhe nga dritat e dobëta.

Sytë mund të dëmtohen edhe nga pluhuri, gazi dhe nga prekja e infektimi me dorë.

shqisa e te pamurit,shqisa e te parit shqip,shqisa e shikimit,shikimi shqisa, shqisa e shiqimit

Shqisa e të dëgjuarit

Veshi është organ i shqisës së dëgjimit.

Me vesh ne dëgjojmë tingujt, këngët, zhurmën etj.

Veshi kap dhe tubon tingujt nga rrethina.

Valët e zërit, të cilat i prodhon ndonjë trup, përplasen për timpan i cili dridhet.

Këto dridhje përcillen më tutje nëpërmjet çekanit, kullës e yzengjisë dhe dritares vezake(të gjitha janë struktura anatomike), kalojn në lëngun, i cili e rrethon kërmillin.

Dridhja e këtij lëngu përcillet në lëngun brenda kërmillit, i cili i ngacmon qelizat shqisore të dëgjimit.

Nxitja e shkaktuar përmes nervit dëgjues përcillet në qendrën e dëgjimit.

Aty e dëgjojmë zërin.

shqisa e degjimit,degjimi,te degjuarit,si degjojme, shqisa e te degjuarit shqip

Noti ndihmon shërimin e astmës

 
Koha e thatë dhe e ngrohtë më së shumti i prek personat që vuajnë nga astma, e sidomos fëmijët, prandaj sipas ekspertëve duhet forcuar sistemin imunitar.
Në mënyrë që fëmijët të jenë sa më të fortë, duhet që sa më shumë kohë të kalojnë në ambient të hapur, të shëtisin, të vrapojnë dhe të merren me sport, ngase aktiviteti fizik ua forcon mushkëritë.

Qëndrimi në ajër të pastër, sidomos u shkon për shtati vogëlushëve që vuajnë nga astma, të cilëve u pengon pluhuri nëpër shtëpi. Duhet t'u bëhet me dije se për ta më së miri është të merren me atletikë, waterpolo, hendboll, por në vendin e parë të listës që aktivizon mushkëritë është noti.

Uji i detit, dielli dhe noti pozitivisht ndikojnë në forcimin e imunitetit. Mjekët sugjerojnë që fëmijët të zgjohen sa më herët, të qëndrojnë pranë detit, si dhe gjatë ditës të merren me not, por të kenë kujdes të mos i ekspozohen shumë rrezeve të diellit dhe të mos marrin vendime krye në vete dhe pa këshillën e mjekut.
 Burimi : www.facebook.com/MjeksiaIslame

Dobitë e mjaltit për shëndetin

Mjalti është nektar (lëng i ëmbël) dhe ëmbëlsi e koncentruar e luleve që është përpunuar nga bletët dhe është kthyer në shurup të pasur.

Burimi i nektarit nga i cili është bërë mjalti e përcakton ngjyrën dhe aromën e tij, ndërsa lloji më i mirë është mjalti me ngjyrë të çelur. Mjaltin më të mirë e bëjnë bletët roja, kurse e mbledhin nëpër vise malore dhe drurët e tyre. Pastaj kullohet dhe, përpos një sasie poleni dhe enzimesh, shumica e papastërtive eleminohen.
Mjaltin e prodhojnë bletët punëtore që e thithin nektarin e luleve me thumbin e tyre si gjuhë dhe e depozitojnë në mjaltë të lukthit. Pastaj bleta e kthen mjaltin dhe e depoziton në qeliza ose me të i ushqen brumbujt. Bleta punëtore e bart polenin në shportat e polenit që i mban në këmbët e përparme.

Mjalti është shumë i dobishëm. Ai ka vlerë të madhe ushqyese (nutritive). Mjalti është ushqim me kalori të lartë (metabolik), është i fuqishëm dhe i qëndrueshëm. Ai është mjet për shpërlarje dhe laksativ. Përmban veti pastruese dhe forcuese, i pastron arteriet dhe zorrët nga papastërtitë. Eleminon bllokimin e mëlqisë, të veshkave dhe të fshikëzës urinare. Është gjithashtu konservans i shkëlqyeshëm i ushqimit. Në mesin e preparateve të tjera natyrore, mjalti ndihmon në ruajtjen e forcës së ilaçeve mjekësore. Mjalti ndihmon gjithashtu në parandalimin e hyrjes së lagështisë në zorrë, siç ndodh në të sëmurët me diare (barkqitje), ndërsa disa lloje të mjaltit janë përdorur në shërimin e plagëve.

Mjalti është më i mirë se sheqeri, në shumë raste, dhe është më pak i ëmbël, por më i fortë. Prandaj, nëse hahet përtej masës, mund të jetë i dëmshëm sepse nëse nuk tretet me uthull shkakton vrer.
Mjalti nuk duhet t’u jepet fëmijëve nën moshën 1 vjeçare.

Mjalti është i mirë për njerëz të moshuar, e ndal kollitjen dhe në mjekësi është përdorur për shërimin e sekrecioneve jo të pastra (të ndotura) në lukth dhe për ta nxehur tërë strukturën e trupit.

Mjalti gjithashtu është ilaç i mirë që kthen oreksin e humbur dhe kur pihet i tretur në ujë të nxehtë dhe në shurup trëndafili, ndihmon shërimin e të sëmurëve nga rabiesi (tërbimi) dhe është konstatuar se vepron si sistem mbrojtës kundër infeksioneve të mëtejshme.

Mjalti është përdorur gjithashtu si kundërhelm (detoksikues) për ata që përdorin drogë dhe, në mes të tjerave, si antitoksin (kundërhelm) në shërimin e helmimit të rastësishëm nga ngrënia e bimës së familjes hija e natës (Hyoscyamus niger) ose kërpudhave të egra (helmuese).

Kur pihet i tretur në ujë të nxehtë, është ilaç i mirë kundër plagëve të shkaktuara nga kafshimi i qenit. Si konservans, mjalti mund të përdoret për ta ruajtur mishin deri në tre muaj. Është përdorur për fermentimin e kastravecave, kungujve, patlixhanit dhe të perimeve të ndryshme deri në gjashtë muaj. Duke qenë i njohur si “konservans i sigurt”, mjalti është përdorur gjithashtu si përbërës kryesor në balsamimin e të vdekurve.
Vetitë natyrore e bëjnë mjaltin mjet plotësues dhe tretës të shkëlqyer, i cili i hap poret e enëve të gjakut dhe lehtëson rrjedhjen e gjakut menstrual, liron sekrecionet dhe ndihmon metabolizmin.

Mjalti mund të përdoret si zbutës dhe freskues i flokëve dhe përshpejton rritjen e tyre. Kalimi i lehtë i dorës së lyer me mjaltë nëpër flokë, si yndyrë, do të zhdukë morrat dhe parazitët e tjerë. Përdorimi i mjaltit si yndyrë për sy forcon të parët, ndërsa fërkimi i dhëmbëve me mjaltë i zbardhë dhe, kur përdoret si mjet për shpërlarjen e gojës, forcon mishin e dhëmbëve dhe mënjanon sëmundjen e tyre.

Në Sahihun e Buhariut është shënuar që Ibn Abasi, r.a., ka cituar të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selam, i cili ka thënë: “Shërimi gjendet në mes të përdorimit të shurupit të mjaltit, lëshimit të gjakut duke prerë lëkurën dhe kauterizimit me zjarr, por unë ia kam ndaluar kauterizimin umetit tim.”
Në këtë hadith, Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, i ka dhënë përparësi përdorimit të mjaltit si pastrues i rëndësishëm, si freskues i lehtë, mbi laksativët e hidhur.

Shërimi i gjendjes së ftohtë kërkon nxehjen e elemeneteve, ndërsa një cilësi të tillë e ka mjalti dhe për këtë arsye kërkon të pastrohet (purgacioni), sepse mjalti është laksativ, mjet për heqjen e shtresimeve të holla (p.sh. në lobuse ose në zorrë), tretës dhe abluent. Ekuilibri (mosekuilibri i sekrecioneve të trupit) do të shërohet gradualisht dhe me siguri në krahasim me parregullsinë që lidhet me përdorimin e një purgativi të fortë (substancë për pastrimin e zorrëve).

I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, e kishte zakon të pinte mjaltë të tretur në ujë në lukth të thatë.
Ibn Maxhe ka shënuar një hadith të cilin e ka treguar Ebu Hurejre, r.a., ku tregohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka thënë: “Kush ha mjaltë së paku tre herë në muaj nuk do të vuajë nga sëmundje të rënda.”

Në një hadith tjetër, i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka thënë:
“Përdorni dy ilaçe: mjaltin dhe Kur’anin.”

Allahu i Gjithëfuqishëm thotë në Kur’an:
“Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.” (En-Nahl: 69)
Ibn Xhuraixhi ka thënë: “Hani mjaltë, sepse ai është mjet i mirë për forcim (tonik).”
I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, shpesh kishte dëshirë të pinte ujë të ftohtë të ëmbëlsuar me mjaltë.
Ngrënia e një luge mjaltë në mëngjes ndihmon tretjen e sekrecionit të mukusit, e ngroh pak lukthin, e forcon, e shpërlan vetinë ngjitëse të lukthit dhe e eviton përtacinë e tij, ndihmon në nxjerrjen jashtë të fecesit, e nxjerr jashtë lagështinë dhe e rrit oreksin.
Pirja e një sasie të mjaltit të tretur në mëngjes është më e shëndetshme se shumica e pijeve (lëngjeve) që janë ëmbëlsuar me sheqer, dhe me siguri, është më e mirë se pijet e ëmbëlsuara në mënyrë artificiale. Pija e ftohtë e bërë nga mjalti e forcon trupin, e ruan fuqinë rinore të tij, e freskon disponimin, e stimulon mëlçinë dhe zemrën duke siguruar shumë energji dhe ekuilibër të nevojshëm.
Dr. Oldfildi në librin “Honey for Health” thotë: “Unë pagjumësinë te njerëzit e moshuar e shëroj në këtë mënyrë: një gotë me ujë të vakët në të cilën futet një lugë e madhe mjaltë dhe përzihet.”
Dr. Canderi ka thënë: “Nuk ekziston materie që e përgatitë njeriun për gjumë natyror më mirë se mjalti i shkrirë në ujë të vakët.”

Sipas hulumtimeve që i ka kryer një revistë britanike për kirurgjinë në vitin 1988 për përdorimin e mjaltit në plagët e infektuara dhe të thatët mbi të cilat antibiotikët nuk ndikojnë, mjalti është treguar si ilaç shumë efikas.
Revista amerikane “Infection” në vitin 1992 ka publikuar studimin për ndikimin e mjaltit mbi bakteriet që shkaktojnë ndezje në plagë pas operacionit. Është vërtetuar se mjalti natyral arrin ta ngulfasë rritjen e shumicës së bakterieve dhe kërpudhave për shkak të të cilave lajmërohen ndezjet në ato plagë. Përjashtim janë bakteriet Pseudomonas dhe Clostridium. Hulumtuesit kanë ardhur në përfundim se mjalti është ilaç ideal në lidhjen e plagëve të infektuara pas ndërhyrjeve kirurgjike.

Hulumtuesit kanë kryer studime për ndikimin e mjaltit natyror në bakterien “Helicobacter Pylori” e cila është shkaktare e inflamacionit të lukthit. Është treguar se dhënia e solucionit të mjaltit prej 20% kontribon në mposhtjen e bakteries në kushte laboratorike.

Nuk ka dyshim se mjalti natyral është më i mirë se ai artificial. Mirëpo, posaçërisht do ta kishim veçuar mjaltin nga bagremi i cili veçohet me dobitë e tij të shumta, me ndihmën e Allahut.

Burimi: http://xhamiambret.com

dobite e mjaltit,mjalti dobite,mjalti dobia,dobia e mjaltit,mjalti dhe dobite e tij,mjalta dhe dobite e saj

UJI ZEM-ZEM SHERIM PER CDO GJE !!



Thote Ibnul Kajim :
'' Kalova disa kohe ne Meke , u semura e nuk gjeja doktor dhe as ilaç per tu kuruar . Fillova te kurohesha duke kenduar fatihane ne ujin e zemzemit disa here dhe e pija . Gjeta prej kesaj sherim te plote . Aq sa ne shumicene rasteve kur semuresha mbeshtetesha vetem tek kjo menyre dhe me bente shume dobi .
[Shih Zad El Mead 4/162 .]

Thote profeti salallahu aleji ue selem :
''Zemzemi eshte ushqim dhe sherim . Transmeton Ibn Ebi Shejbeh dhe Tajalisi .'' [Hadithi eshte I sakte] .

Gjithashtu ka thene per ujin e zemzemit :
''Zemzemi vlen per ate qellim qe pihet . Transmeton Ahmedi dhe Ibnu Maxheh .'' [Hadithi eshte I sakte] .

Efektet negative te NIKOTINES e cila eshte pjese e duhanit.

Efektet negative te NIKOTINES e cila eshte pjese e duhanit.

STOP vetevrasjes, STOP harxhimit te pasurise pa te drejte dhe ne gjera te kota.


duhani,nikotina,efektet negative te duhanit,duhani,stop duhanit
https://www.facebook.com/MjeksiaIslame

Shërimi nga helmimi me ushqim

Shtatë vjet pas Hixhres, pas marrëveshjes së paqes në Hejber, me të cilën marrëdhëniet hebraito-myslimane u kthyen në gjendje normale, hebraikja nga Hejberi me emrin Zejneb bint Haris e kishte pjekur një dele dhe ia kishte sjellë dhuratë të Dërguarit të All-llahut , salaAllahu alejhi we selem Lidhur me këtë çështje, Abdu-Rrahman bin Ka’b bin Maliku kishte shënuar se i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ishte ulur ta hante së bashku me ashabët. Pranë tij ishte ulur Bishr ibn el-Bera’, i cili, pasi kishte hëngër kafshatën e parë, i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ishte ngritur në këmbë menjëherë dhe kishte thënë: “Ndalni atë grua!”. Kur e kishin sjellë para tij, ai e kishte pyetur: “A e ke helmuar këtë dele?” Ajo ishte përgjigjur: “Kush të tha?” Duke mbajtur në dorë një copë të cilën kishte filluar ta hante, ishte përgjigjur: “Më tha kjo këmbë”. Pasi gruaja e pranojë krimin e vet, tha: “Mendova se, nëse je gënjeshtar, kjo do të të shkaktonte fundin tënd, por nëse je i Dërguar i vërtetë, ajo nuk do të të bënte asnjë dëm”. Pastaj i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, e kishte liruar atë grua të shkonte në punë të vet. Pastaj kishte bërë tri ditë flebotomi dhe u kishte thënë ashabëve të vet të bëjnë si ai. Mirëpo, një kafshatë që e kishte hëngër Bishri kishte qenë fatale (vdekjeprurëse).119
Në një transmetim tjetër është thënë se një ashab me emrin Ebu Hind nga Medina i kishte bërë flebotomi në pjesën e sipërme të shpinës së të Dërguarit të All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, dhe ia kishte lëshuar gjakun në një kupëz, duke ia prerë venën sipërfaqësisht . Ky helm e kishte përfshirë tërë trupin e tij, kurse tre vjet më vonë, në kohën sa zgjati sëmundja e tij e fundit, i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, kishte thënë: “Edhe tani vuaj nga pasojat e helmit të mishit të deles që e kam ngrënë në Hejber”.120
Helmimi me ushqim ndodh për shkak se njeriu ha substanca kimike helmuese ose mikroorganizma dhe toksinet e tyre. Ka shumë lloj shërimesh nga helmimi me ushqim. Gjithmonë dhe më së miri është që të kërkohet ndihma e parë. Megjithatë, mjekët e trajtojnë çdo rast të helmimit me ushqim në përputhje me llojin, substancën dhe sasinë e ushqimit të helmuar që është ngrënë, natyrisht nëse dihet. Ky shërim kryesisht kryhet me disa lloje purgativësh agresivë, duke nxitur të vjellat, duke bërë detoksifikimin, me hematokatarzë, duke pastruar lukthin dhe traktin intestinal, si dhe duke pirë antidotin ose kundërhelmin121 adekuat dhe ilaçe pas përmirësimit, kur trajtimi është kryer menjëherë dhe varësisht nga suksesi i tij.
Nëse i helmuari nuk mund të trajtohet menjëherë nga mjeku, atëherë ai duhet të nxitet të vjellë menjëherë, të bëjë purgacionin, kurse trajtimi më i mirë në kohën e të Dërguarit të All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, në rrethana të këtilla, ka qenë lëshimi i gjakut me anë të flebotomisë. Kur helmimi me ushqim ndodh në vise të nxehta dhe në stinën e nxehtë, atëherë helmi përhapet shpejt në sistemin e individit me anë të qarkullimit të gjakut dhe shpërndahet nëpër vena e arterie për të arritur më në fund në zemër. Pasi të arrijë në zemër, pasoja është e kobshme. Pra, gjaku është medium që e bart helmin deri te zemra dhe në pjesë të tjera të paprekura të trupit. Viktima e helmimit me ushqim duhet të shpejtojë për ta nxjerrë nga trupi sa më shpejt toksinin vdekjeprurës, e sidomos me anë të lëshimit të gjakut, sepse ky proces do ta nxjerrë jashtë gjakun e helmuar dhe bashkë me të edhe mjaft helm, i cili tashmë ka depërtuar në qarkullimin e gjakut. Nëse zbatimi i këtij procesi kryhet me sukses, ndërsa purgacioni bëhet i plotë dhe shpejt, helmi nuk do të shkaktojë pasoja fare ose fare pak. Në këtë kuptim, helmi ose do të nxirret plotësisht, ose do të pengohet veprimi i tij i mëtejshëm.
Kur i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, e ka përdorur flebotominë në pjesën e sipërme të shpinës, ku shpatullat (Scapula) janë më së afërmi me zemrën, në vendin ku mund të bëhet flebotomia, helmi është mënjanuar vetëm pjesërisht, ndërsa efektet e tij janë reduktuar në një vuajtje të lehtë nga e cila i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ka vuajtur tri vjet pas helmimit. Në urtësinë e Vet të hollësishme, All-llahu i gjithëfuqishëm e kishte qëllim që ta shpërblejë të Dërguarin e Vet me post të bekuar dhe të nderuar të martirit, “...në mënyrë që All-llahu të plotësojë atë që është dashur të ndodhë...(El Enfalë, 42) Ky shpjegon gjithashtu rëndësinë e fjalëve që All-llahu ua kishte drejtuar hebrenjve në Kur'an, ku thotë:
“...E sa herë që u erdhi ndonjë i dërguar me çka nuk u pëlqeu juve, a nuk u bëtë kryelartë dhe disa prej tyre i përgënjeshtruat e disa i mbytët!” (El Bekare, 87)
Në fund të versetit All-llahu i gjithëfuqishëm e ka përdorur kohën e kaluar për foljen “përgënjeshtruat”, kurse kohën e tashme për foljen “i mbytët”, duke përfshirë të Dërguarin, ardhja e të cilit dihej në shkrimet e tyre, e të cilin e pritën në atdheun e tyre. All-llahu e di më së miri.

Kujdes menyren e qendrimit ne kembe

Eshte shume e rendesishme nje qendrim i drejte i trupit ku pesha eshte e shperndare njetrajtesisht, sic tregohet ne figuren me poshte, per te shmangur probleme me dhimbjet e muskujve dhe kockave si dhe deformime te tyre ne te ardhmen.
 
Qendrimi reth 1 ore ne kembe djeg gati 150 kalori.

qendrimi i drejte,qendrim i drejte

Shalqiri mbron enet e e gjakut nga ngushtimi

bostani,shalqini,shalqiri,bostan shqip
 
 
Në një studim të kohës së fundit nga hulumtuesit e Universitetit të Kentucky, është dëshmuar që shalqiri redukton arterosklerozën tek kafshët.

Modeli i kafshëve të përdorur në studim ka përfshirë minjtë me kolesterol të lartë të shkaktuar nga ushqimi. Një grupi kontrollues i është dhënë të pihet ujë, ndërsa grupit eksperimental lëng shalqiri.

Deri në javën e tetë të studimit, kafshëve që u është dhënë lëngu i shalqirit kanë pasur peshë më të ulët trupore se sa grupi kontrollues, për shkak të uljes së masës yndyrore. Ata nuk kanë përjetuar ulje në masën trupore pa masën yndyrore. Koncentrimet e kolesterolit të plazmës ishin shumë më të ulëta në grupin eksperimentues, me koncentrimet e kolesterolit lipoprotein të ndërmjetëm dhe me densitet të ulët, të reduktuara në mënyrë modeste në krahasim me grupin kontrollues.

Një matje në zonat e dëmtuara aterosklerotike u zbulua që grupi me lëng të shalqirit po ashtu statistikisht ka përjetuar reduktime të rëndësishme në dëmtimet aterosklerotike, në krahasim me grupin kontrollues.

“Shalqinjtë kanë shumë përfitime shëndetësore,” ka thënë hulumtuesi kryesor, dr. Sibu Saha. “Ky studim pilot ka zbuluar tri përfitime interesante shëndetësore në modelin e arterosklerozës së miut. Qëllimi ynë final është të identifikojmë komponimet bioaktive që do të përmirësonin shëndetin njerëzor.”
 
Burimi: https://www.facebook.com/MjeksiaIslame

Mos pini ujë në këmbë, sepse është e dëmshme për shëndetin! (Hadith)

Nëse një njeri e pi ujin në këmbë atëherë uji shkon më shpejt në zorrën 12 gishtore. Nëse uji pihet ulur atëherë së pari ai grumbullohet në stomak përzihet me acidin e stomakut duke ngordhur mikrobet dhe më pas kalon tek zorra 12 gishtore. Kjo është dhe arsyeja që të pish ujë ulur është një mënyrë parandaluese nga disa infeksione.

Dr. Nurian Ohri
 

IBN NEFISI DHE QARKULLIMI I GJAKUT








Ala el-Din Ebu el-Hasan Ali ibn Ebi-Hazm el-Karshi el-Dimashki, i njohur si Ibn el-Nefis, ishte njE dijetar musliman arab i shekullit XIII. Ai ishte mjek, anatomist, fiziolog, kirurg, oftamolog, psikolog,sociolog, filozof, romansier dhe shkrimtar i fantastikes shkencore, futurist, astronom dhe kozmolog, gjeolog, filolog dhe historian. Ibn Nefisi ka qene po ashtu hafez i Kuranit, haditholog, teolog dhe jurist. Kishte lindur ne Damask te Sirise, kurse punoi ne Kajro te Egjiptit.

Ibni Nefisi eshte me se tepermi i njohur si mjeku i pare qe pershkroi qarkullimin pulmonar, kapilar dhe ate koronar, qe jane baza e sistemit te qarkullimit te gjakut, dhe ai konsiderohet si baba i fiziologjise se qarkullimit dhe si fiziologu me i madh i mesjetes.
Ai gjithashtu ishte ithtar i mjekesise eksperimentale, autopsise dhe analizave mjekesore tek njerezit. I pari shpjegoi konceptin e metabolizmit dhe zhvilloi sistemin e tij te ri nefisian te anatomise fiziologjise, psikologjise dhe pulsologjise, dhe keshtu zevendesoi doktrinat e Ibn Sinait dhe Galenit, duke i diskredituar shume peR teorite e tyre te pasakta per sa u perket eshtrave, muskujve, zorreve, organeve ndijimore, gurmazit, stomakut dhe anatomise se gati çdo pjese tjeter te trupit te njeriut. Ibn Nefisi po ashtu beri skicime per te ilustruar pjeset e ndryshme të trupit ne sistemin e tij te ri fiziologjik.
Perveç kontributeve te tij mjekesore, ai shkroi edhe ne disiplinen islame, si dhe mbi letersine artistike arabe; shkroi novelen e tij teologjike me elemente te hershme fantastiko-shkencore, permes se ciles ai shprehu shume nga qendrimet e tij fetare, filozofike dhe shkencore mbi tema te ndryshme.

Ky punim ishte nje perpjekje e Ibn Nefisit per te pajtuar logjiken me Shpalljen Hyjnore, duke nxjerre ne pah racionalizmin e pikepamjeve islame.

Sa here qe degjojme emrin e Ibn Nefisit, menjehere kujtojme arritjen e tij, zbulimin e qarkullimit te vogel te gjakut, te cilen e regjistroi ne librin e tij me titull '' Shpjegimi i anatomise ligjore. ''

Kjo e vertete qendroi e fshehur per disa shekuj dhe kete zbulim ia atribuan mjekut anglez Uilliam Harvey. Por, e verteta doli ne shesh nga studimi i doktor Muhidin Atauit. Muhidin Ataui e gjeti kete liber ne vitin 1924 ne biblioteken e Berlinit, me numer 62243.

Me studimin eketij libri te cmuar ai pergatit disertacionin e doktoratures ne Universitetin e Frajburgut, Gjermani, me titull '' Qarkullimi i gjakut'' .

Ngaqe drejtuesit e tij nuk kishin njohuri per historine e arabeve, e cuan temen e tij per shqyrtim tek orientalisti gjerman Majr Hof. A i e miratoi kete disertacion dhe me pas Xhorxh Sarton e publikoi ne pjesen e fundit te librit te tij, '' Hyrje ne historine e shkences. ''

Ai ne moshe te re kalon nje semundje te rende: '' Me rane disa semundje te ndryshme dhe pasi u sherova, vendosa te merresha me mjekesi qe te isha i dobishem per njerezit'' - eshte shprehur ai.


Veçoritë shëruese të lakrës

Edhe pse jo te gjithë e dine, lakra ka veçori te mrekullueshme shëruese. Ja per çfarë mund te përdoret ajo.

Per dhembjet reumatike: 

Lahet fleta e lakrës, i hiqen damarët, hekuroset me cilindër ose me një shishe që të rrafshohet. Kjo fletë vihet në vendin me dhembje dhe mbulohet me leckë liri, duke e përforcuar me fashë. Kjo përsëritet tri herë në ditë

Për nervin shiatik:
Fleta e lakrës zihet dhe kur është ende e nxehtë, vihet në vend me dhembje.

Për vena të zgjeruara:
Dy herë në ditë vihen fletët e lakrave në plagë të shkaktuara nga venat e zgjeruara, që nga shputat deri lart.

Për djegie: 

Fletët e lakrës të freskët vihen mbi vend të djegur; njësoj veprohet edhe kur plaga përgjaket, nëse keni të thatin në trup, por edhe kur pëlcet koka nga dhembja.

Për bronkit:

Vihen 3-4 fletë lakre në gjoks dhe në shpinë, aty ku dhembjet janë më të mëdha, përforcohen me fashë dhe mbahen tërë natën.


Burimi:www.facebook.com/MjeksiaIslame



Fara e zezë ilaç për çdo semundje përveç vdekjes!

Ebu Hurejra(r.a) thotë: Se i Dërguari i Allahut Muhamedi (a.s.) ka thënë: "Përdorni rregullisht këtë farë të zezë,{Habe Seude apo Nigella Sativa} sepse ajo përmban në vete ilaç për çdo sëmundje përveç vdekjes". Buhariu, 10/121; Muslimi, 2215


Megjithëse në vendet arabe përdorimi i saj është i mirënjohur, në viset e ndryshme shqiptare kjo bimë gati nuk njihet apo nuk është bërë si ilaç i praktikueshëm në ambientet familjare apo edhe tek ato të mjekësisë popullore. Megjithëse ajo përmban fuqi kuruese shumë të mira ashtu siç po vlerësohet nga të gjithë institucionet perëndimore të cilat tani kanë filluar ta perdorin këtë bime për të kuruar sëmundje të ndryshme.

Kjo eshte nje bime e zakonshme, me ngjyre te zeze, kercelli I se ciles rritet 40 deri 60 cm. Kjo bime ka gjethe te ndara dhe lule te kaltra, nga te cilat dalin far ate zeza, te vogla, kenddrejta.
Kjo bime eshte njohur qe ne kohen e egjiptianeve te lashte, grekeve dhe romakeve, pra qe ne lashtesi eshte perdorur per sherimin e shume smundjeve dhe njerzit edhe sot e kesaj dite vazhdojn ta perdorin.
Fara e zezë është zbuluar edhe në varrin e mumjes Tutankhamon duke lënë për të kuptuar që ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në praktikat e lashta të Egjyptit.

Fara e Zeze permban vaj acidik te pangopur, vaj me eter, vitamina dhe nje sere substancash te tjera te domosdoshme per organizmin. Tashme eshte vertetuar se vaji acidik i pangopur qe permban Fara e Zeze ndikon pozitivisht mbi metabolizmen e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjine.
Fara permban perafersisht 38% karbohidrate, 35% vajra te ndryshem, 21% albumin dhe pjesa tjeter perbehet prej me shume se njeqind substanca te ndryshme. Per t’u permendur jane: vajrat acidike te pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), minerallet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe amino acidet.

Vecorite e vajrave acidik te pangopur jan se:
Ndihmojne metabolizmen e trupit
Nevojiten ne rritjen,zhvillimin dhe rinovimin e qelizave
Ndihmojne ne zhvillimin e hormoneve dhe ne formimin e nje sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtes te shendetshem.
Pengojne shtimin e substancave qe dergojne sinjale alergjike
Ndalojne qelizat mbrojtese (imunitare) te punojne me shume se c’duhet.
Kolesterolin ne gjak e kthejne ne nivelet normale
Pengojne bllokimin e damareve duke rregulluar strukturen e tyre dhe njekohesisht shpejtesin e qarkullimit te gjakut
Ulin tensjonin dhe reduktojne rrezikun e ashpersimit te damareve dhe infraktit ne zemer
Ndihmojne ne permiresimin e shpejt te plageve
Trupi i njeriut nuk i prodhon kete vajra dhe eshte i detyruar t’i marre nga jasht, 1gr. Vaji i Fares se Zeze eshte i mjaftueshem per nevojat ditore.

Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojne rruget e frymarjes, lehtesojne kollitjen, pengojne qelbezimin dhe ndalojne dhimbjen. Nese perdoren rregullisht ulin sheqerin ne gjak. Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajne rol ne prodhimin e enzimave dhe forcojne sistemin mbrojtes. Acidi Folik rredukton rrezikun e tensjonit dhe semundjeve te zemres, gjithashtu eshte i nevojshem ne rinovimin e qelizave. Antioksidantet si vitaminat A,E,C dhe Beta-Karetin forcojne sistemin mbrojtes te trupit.
Pervec efektit qe jep Fara e Zeze ne sistemin imunitare,metabolizmen dhe zhvillimin e hormoneve, njekohesisht pastron trupin nga substancat e demshme te quajtura Toxin, perforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon ne funksjonin e zorreve dhe rrit shkelqimin e flokeve dhe lekures. Ul tensjonin dhe temperaturen dhe kryen funksjonin e antibiotikeve. Eshte mjaft efektif ndaj semundjeve alergjike si Asthma dhe alergjia ndaj polenave.


Ibën Sina ne librin e tij [Enciklopedia mjekësore] pohon se fara e zezë vepron si ekspektorans {mjet për nxjerrjen e këlbazës} stimulon energjinë trupore dhe ndihmon rehabilitimin pas lodhjes dhe plogështisë.
Vënia e pluhurit të farës së zezë në një napë dhe përthithja e saj ndihmon zakonisht në zvogëlimin e pasojave të rrufës së zakonshme. Shokët e të Dërguarit të Allahut {paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të}, e kanë pasur zakon që të vinin 21 kokrra të farës së zezë në një pëlhurë {napë} liri. Gjatë natës e futnin në ujë dhe në mëngjes hidhnin nga një pikë të kësaj tretësire në secilën vrimë të hundës. Kjo ndihmon në lirimin e mbylljeve në hundë dhe kundër dhëmbjeve të ftohta të kokës. Në të vërtetë kokrra e zezë është shumë e dobishme për të gjitha sëmundjet e ftohta dhe të lagështa. Lëngu i zier i farës së zezë ndihmon në shërimin e çrregullimeve abnormale të mestruacioneve [lat. Amenorrhea] dhe vështirësive menstruale [lat. Dysmenorrhea]. I mbyt skrrajat e zeza [parazitët intensialë].


Fara e zezë në formën e saj të kompletuar, formën natyrale vepron në mbështetje të procesit shërues të vetë trupit në tejkaliminm e sëmundjes ose përmbajtjen e shëndetit. Vepron mbi pjesë ose sistemin e trupit pa e shqetësuar në vende të tjera.
Efekti ushqyes i kombinimit të farës së zezë dhe vlerës mjeksore jo vetëm që e ndihmon atë të çlirohet nga kushtet e tashme por gjithashtu e ndihmon ndërtimin më tej të rezistencës kundër sëmundjeve të ardhshme.
Ndërsa faktet historike sugjerojnë që përdorimi i farës së zezë është për një numër të gjërë sëmundjesh, këtu përmendëm vetëm disa prej kërkimeve më të fundit mbi farën e zezë.
Veçanërisht ata që merren me tregi duhet të sjellin ne vendet tona nga kjo bimë. Kjo bime po ashtu shitet në produkte të shumta si vaj, erëza çaji, sapunë për fytyrë. Ka plotë rrjete në internet që e shesin këtë bimë në këto produkte të cilat janë shumë të mira për shëndetin por gjithashtu janë një sunnet i të Dërguarit të Allahut.
Për shtjellime të më tejshme të dobive të kësaj bime referohuni tek Librat e Ibën Kajimit dhe Sujutit të cilët flasin për mjekësinë e Pejgamberit, salallahu alejhi ve sel-lem.


Ne vazhdim ne menyre te permbledhur tregojm si te veprohet per semundje te ndryshme:

DHIMBJA E KOKES
Ferko apo ben masazh me vajin e Fares se Zeze pjesen e ballit dhe zonat afer veshit,me pas fasho ballin.Gjithashtu pi nje luge caji (5ml) vaj Fare Zeze para mengjesit per tre dite me radh.


MIGRENA
Lyhet pjesa në të cilën ndihet dhimbje dy herë në ditë, dhe më pas pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër). Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite derisa të ndiheni mirë.


DHIMBJA E SHPINES & DHIMBJE TE TJERA REUMATIKE
Ngroheni mesatarisht Vajin e Fares se Zeze dhe vendoseni intensivisht mbi zonen e dhimbjes.Gjithashu pi tre here ne dite nje lug kafeje(5ml) Vaj te Fares se zez.
Sherimi do te arrihet brenda pak javeve.(Insha’Allah)


DHIMBJE MUSKULARE
Beni masazh me vajin e fares se zez.


KOLLA & AZMA
Ferkojeni kraharorin dhe shpinen me vajin e Fares se Zeze,dhe pini nje luge kafeje (5 ml)vaji Fare Zeze ne mengjes,mesdite dhe naten.
Gjithashtu hidhni dy lugë të vogla vaj te fares zez në ujë të vluar dhe thithni avullin e tij.


DIAREA
Perziej nje luge kafeje (5 ml) vaji Fare Zeze me nje gote kos,pijeni perzierjen 2 here ne dite per 3 dite rradhazo.


GRIPI & BLLOKIMI I HUNDEVE
Kater pika vaj te farave te zeza ne secilen vrim te hundes.


HIPERTENSIONI (Temperatura e lart)
Nje lug kafeje te fares se zez e perzien me nje got leng limoni dhe pihet dy her ne dite derisa simptomat te zhduken.


SEMUNDJET E SYVE DHE MOSSHIKIMI MIR
Gjysmë ore para se të shkoni për të fjetur lyeni kapakët dhe lëkurën e syve me vaj të farës së zezë. Eshtë e preferueshme që njëkohësisht dhe me lyerje të pini dhe përzierjen e cila përbëhet nga një lugë kafeje me vaj të farës së zezë në një gotë me lëng karote. Rezultatet do të duken që në muajin e parë.

NERVOZIMI & STRESI
Hedhja e disa pikave të këtij vaji në një filxhan me kafe qetëson sistemin nervor


KEPUTJE & DEMBELIZEM
Një lugë të vogël(5 deri me 10ml) vaj të fares së zezë e shoqëruar me lëng portokalli, pihet për çdo ditë për 10 ditë rrjesht pas buke ne mëngjes dhe më pas do të shihni ndryshim në vete menjëherë.

AKTIVIZIM I MEMORJES DHE AFTESIS PER TE KUPTUAR
Një lugë të vogël vaj të fares së zezë e shoqëruar me 100 ml nenexhik të zier(uj ku ke zier nenxhik, pihet për çdo ditë pas buke në mëngjes për 15 ditë rrjesht.


SEMUNDJET E ZEMRES
Pini Vaj te paster Fare te Zeze te shoqeruar me nje leng te nxehte psh.caj.Kjo ndihmon te shkrirjen e dhjamrave,hapjen e venave dhe arterieve.


IMPOTENCA (DOBSIA SEKSUALE)
200 gr fara të zeza të bluara (kujdes jo vaj por fare e bluar) përzihen me 50 gr vaj ulliri, plus 100 gr çimçakiz arab mashkull i bluar, plus 50 gr vaj xherxhiri, plus 50 gr vaj të farës së zezë, plus 20 gr mjaltë të farës së zezë, me pas përzihen të gjitha. Përdoren tre herë në ditë {në mengjes drekë dhë darkë}, pas buke nga nje lug e madhe.


PAGJUMSI
Nje luge kafeje vaj te farave te zeza e perzin me mjalt dhe e shtin ne pije te nxeht psh.caj dhe e pin.


PER FYTYR DHE LEKUR TE SHENDETSHME
Perziej barazisht(ne mase) si vajin e Fares se Zeze dhe vajin e ullirit.
Ferkojeni me perzierjen fytyren dhe lereni keshtu per rreth 1 ore,me pas lajeni me sapun e uje.


PROBLEMET E STOMAKUT
Pini nje got qumesht te perzier me vaj te fares se zez(5ml pra nje lug kafeje) 3 her ne dit per 5 dite me radh.


TE VJELLAT E SHPESHTA
Një lugë e vogël vaj të farës së zezë dhe një lugë e vogël karafil i bluar, hidhet në lëng nenexhiku të zier dhe pihet nga kjo përzierje tre herë në ditë në mëngjes, drekë dhe darkë pas buke. Doza këshillohet sa hërë që kemi të vjella të shpeshta.


DIABETI
Perziej nje gote me gjethet e lules WaterCress,nje gote fara te Zeza,gjysem gote me lekura shege,dhe gjysem gote gjethe Fumaria.Bluajini ne grirese deri sa te behen si puder.Pini gjysem luge caji te kesaj perzierje me nje luge caji (5 ml) vaji te Fares se Zeze para se te hani mengjesin per rreth 1 muaj apo sa her qe te keni shqetesime ne rritjen e sheqerit ne gjak.


RENIA E FLOKEVE APO PER MOSTHINJURIT PARA KOHE
Ferko rrenjet e flokeve me leng limoni dhe lereni per 15min.Lajeni me shampo (apo me se miri me sapun te fares se zez) dhe uj teresisht.Me pas aplikoni vajin e Fares se zez ne rrenjet e flokeve.Perseritnje ket per disa jav.


GURE NE VESHK, NE TEMTH DHE NE KANALIN E URINES
1/4 kg fara Habe Seude(far e zez)
1/4 kg mjalt Habe Seude (mjalt i paster nga fara e zez)
Bluhen mirë farat e zeza dhe përzihen me mjaltin e kokrrës së zezë [Habe Seude] dhe dy lugë nga kjo përzierje i hedhim në një gotë të mbushur përgjysëm më ujë të ngrohtë shoqëruar me një lugë të vogël vaj të fares së zezë. Pihet për çdo ditë ne mengjes për një muaj rrjesht.


HEMOROIDE
Përzihet vaji i farës se zezë me vaj ulliri në të njëjtën masë dhe çdo ditë, pihen nga tre lugë të mëdha {në mëngjes, drekë dhe darkë} përgjatë një periudhë 10 ditore. Me këtë përzierje shpërlahet fyti para gjumit një hërë në tre ditë radhasi, dhe konsumohet per çdo ditë 3 kokrra fiq për gjatë një jave.


MENINGJITI
Thith avujt e vajit te fares se zez dhe pi 2 lug kafeje(10ml) vaj te fares se zez me leng limoni cdo mengjes dhe dark.


ZBARDHJA E LEKURES (VENDE VENDE NE FORM PULLASH)
Fërkohet vëndi i sëmurë më uthull molle {lëng molle i fermentuar} e më pas me vaj të fares së zezë për çdo ditë për 15 ditë me radhë.


KUNDER PARALIZEZ FACIALE DHE TETANOZIT
Thithja e avullit të vajit të vluar të farës së zezë, ndihmon kundër paralizës faciale dhe tetanozin dhe eliminon shkaktarët e saj.


ULCERI PEPTIK (ulçeri i stomakut)
Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër). Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë përgjatë një periudhe tre mujore. Largoju përdorimit të frutave të tharta si: (limoni, portokalli i thartë etj). Këshillohet masazh i lehtë nga jashtë me vajin e farës së zezë si dhe konsumimi i shegës bashkë më cipën e saj të brëndëshme.




Sic e pam rendesia e fares se zez eshte e madhe e pikerisht per jet duhet te behet shoqerues gjat jetes tende te ruash shendetin ashtu sic na ka porositur Pejgamberi yn a.s. i cili nuk flet nga mendja e tij.. Allahu thotë në Kur'anin Famëlartë:"Dhe ai {Muhamedi} nuk flet nga mendja e tij. ?shtë vetëm Shpallje që i frymëzohet". Sure En-Nexhm: 3-4

PER TU MBORJTUR NGA CDO LLOJ SMUNDJE ESHTE MIRE DHE PREFEROHET QE VAJI I FARES SE ZEZ TE PERDORET CDO DIT EDHE ATE 15MIN PARA MENGJESIT DHE DARKES.
MERRET NJE LUG E VOGEL VAJ TE FARES SE ZEZ DHE HIDHET NE GOT TE MBUSHUR PERGJYSM ME UJ DHE ME PAS HIDHET NJE LUG E MADHE MJALT. MBASI PERZIHET KESHTU PIHET CDO DIT NE MENGJES DHE DARK 15MIN PARA BUKE.


KUJDES
Femijet nen moshen 12 vjec te perdorin gjysmen e dozes se te rriturve.Nuk keshillohet per femijet nen 5 vjec.
Nuk këshillohet të përdoret nga gratë shtatzëna,Gjatë shtatëzanisë vaji përdoret vetem per perdorim te jashtem pra për ruajtje nga plasaritjet e lëkurës se gjoksit, të barkut dhe të kofshëve duke u lyer me të.

Shikimi i femrave dobëson kujtesën !

Ky është një studim i ri që thekson vërtetësinë e asaj që është shpallur në Kuran para katërmbëdhjetë shekujsh, për faktin se shkencëtarët kanë konstatuar se shikimi i femrave ndikon në kujtesën e shkurtër te njeriu.
Një studim i ri holandez, të cilin e ka bërë njëri prej hulumtuesve te studentët dhe studentet e universitetit tregon faktin se vetëm prezenca e vajzave joshëse dhe biseda me to shkakton çrregullime te meshkujt, ua dobëson kujtesën dhe zvogëlon mendësinë e tyre në një shkallë të lartë.

Shkencëtarët deklarojnë se sa më e madh të jetë joshja dhe ngashënjimi i saj, aq i lartë do të jetë edhe ndikimi. Shkencëtarët këtë fenomen e komentojnë duke thënë se qelizat e trurit që bëjnë përpunimin e të dhënave dhe marrjen e vendimeve ndikohen nga prezenca e femrës, shikimin dhe bisedën me të.

Ky studim është fokusuar në tematikën e magjepsjes, joshjes dhe pispillosjes.
Shikimi në femrën e pispillosur ndikon që njeriu të humbasë ndërgjegjen dhe arsyetimin e tij dhe si rezultat i kësaj nuk mund të merret vendimi i duhur dhe i drejtë gjatë dhe pas shikimit në një periudhë të shkurtër derisa të mënjanohet ndikimi.

Kësisoj, vëllezër të nderuar arrijmë të kuptojmë përse Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar me uljen e shikimit. Ai thotë: "Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)! Kjo është më mirë për ta! Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që bëjnë ata" (Nur, 30)

Meditoni mbi fjalën e Allahut që është shprehur me "Thuaju besimtarëve", për të na përkujtuar prezencën e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, në mes nesh, sikur na urdhëron në çdo moment të ulim shikimin. Ky sqarim hyjnor na kujton të Dërguarin në këtë situatë, me shpresë se do ta përkujtojmë biografinë e tij të pastër, moralin e tij si dhe faktin se i Dërguari asnjëherë nuk ka shikuar ndonjë femër me epsh.

Meditoni këtë shprehje të mrekullueshme: "Kjo është më mirë për ta!". Shikimi i femrave e infekton të menduarit, logjikën dhe i dëmton qelizat e trurit dhe çrregullon proceset e të menduarit në të, ndërsa kur njeriu largohet nga shikimi i këtyre të ndaluarave, truri i tij vepron në mënyrë shumë më efektive dhe me lehtësi mund të marrë vendim të drejtë.

Shikoni se si e përfundon Allahu i Lartësuar këtë ajet madhështor me fjalët e Tij: "Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që bëjnë ata" në mënyrë që të na kujtojë mbikëqyrjen e Allahut ndaj nesh në çdo moment. Ai gjithashtu thotë: "Allahu e di shikimin e përvjedhur të syrit dhe atë që fsheh zemra" (Gafir, 19).

Kjo konsiderohet metoda më e mirë për shërim, për faktin se psikologët thonë se ndjenja e njeriut për mbikëqyrjen e jashtme mund ta pengojë nga kryerja e të ndaluarave.

Gjithashtu shikoni se si ka filluar urdhri, me uljen e shikimit "që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara)", pastaj me ruajtjen e nderit "dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)!" ngase Allahu i Madhërishëm dëshiron që të na largojë çdo dyshim apo akt që çon drejt të keqes. Shikimi është hapi i parë drejt mëkatit. Njeriu kur e ul shikimin e tij, pa dyshim se ndien kënaqësi mahnitëse. Këtë ka paralajmëruar edhe i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, se shikimi është shigjetë prej shigjetave të Iblisit, kush e ul atë (shikimin) duke pasur frikë prej Allahut, atij Allahu ia kompenson dritë, me ç'rast gjen kënaqësi në zemrën e tij.

Në fund, dëshiroj të theksoj se një numër dijetarësh muslimanë kanë bërë një studim rreth ndikimit të shikimit të ndaluar dhe vazhdimësinë e të shikuarit të grave. Ata kanë konstatuar se shikimi i grave trashëgon shumë sëmundje, në krye të tyre artherosclerosis, si rezultat i shpërthimit që shkaktojnë këto shikime, gjithashtu presioni i gjakut dhe disa çrregullime psikologjike të cilat vërehen gjatë pleqërisë si dhe sëmundje të tjera.
Allahu i Lartësuar deshi të na pastrojë, për këtë shkak Ai thotë: "Allahu dëshiron që t'jua pranojë pendimet tuaja, por ata që jepen pas epsheve, dëshirojnë që të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë" (Nisa, 27)

Shënim: Studimet tregojnë se ndikimi i femrës së zbuluar është shumë më i lartë sesa i femrës së thjeshtë. Nga këtu kuptojmë se përse Islami ndaloi zbulimin e femrës. Madje, i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka paralajmëruar femrën nga zbulimi dhe ka lajmëruar se ajo nuk do ta shijojë erën e xhenetit – përveç nëse pendohet.

I Dërguari ka lajmëruar se zbulimi, joshja dhe dalja e femrave "të veshura, por të zhveshura, kokat e tyre janë si gungat e deveve, të dobëta", janë prej shenjave të kiametit. Dhe vërtet, kudo që të kthehemi vërejmë gjurmë prej gjurmëve të zbulimit, qoftë në kanalet satelitore, në rrugë, në ambientet e punës...

Gjithnjë duhet kujtuar urdhri hyjnor: "Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)! Kjo është më mirë për ta! Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që bëjnë ata" (Nur, 30).

Përktheu: Almedin Ejupi

Sexhdeja(analiz shkencore)

Sipas analizës së bërë nga Instituti Kombëtar i Teknologjisë Laserike në Kajro të Egjiptit, Sexhdeja ndaj All-llahut mbron njeriun nga kanceri.

Sipas analizës, sexhdeja ndikon shumë pozitivisht tek gratë shtatzëna duke e mbrojtur embrionin e tyre nga deformimet e mundëshme.
Krahas kësaj ndihmon ndaj shumë sëmundjeve trupore dhe psikologjike.
Kryetari i Institutit Kombëtar i Teknologjisë Laserike njëherit edhe profesor i biologjisë, Muhammed Zijaddin Hamid pohon se në këtë periudh trupi i njeriut nga cdo anë është duke u përballuar me rreze elektromagnetike, kështu që absorbon më shumëreze.
Ndërsa, sipas profesorit këtë energji të tepruar padyshim dueht larguar nga trupi.
Sipas analizës së shkenctarit egjiptian energjia elektromagnetike e tubuar në trup largohet nga sexhdeja ndaj Allahut.
Kontakti i shtatë pjesëve të trupit me tokën liron energji nga trupi.
"Njeriu duke qëndruar në sexhde më pak ngacmohet nga valët elektro magnetike si dhe me kontaktin e ballit em tokën e liron energjinë" pohon profesor Zijaddin.
Sipas rezultateve të analizës së bërë, njeriu në pozitënb e sexhdes është në kontakt me shtatë pjesët e trupit me tokën dhe kjo ndikon nëritjen e energjisë së liruar.
Kjo ndikon pozitivisht në eliminimin e lodhjes dhe në sëmundjet e tjera.
Sipas profesorit Zijaeddin për të liruar energjinë në mënyrë sa më të shëndoshë gjatë qëndrimit në sexhde duhet të kthehemi në drejtim të Qabes, nga sipas profesorit "Qabja është qendra e tokës dhe drejtim kah qendra e fytyrës së tokës është pozicioni më ideal për të liruar energjinë nga trupi".
"Pesë kohët e namazit farz është e mjaftueshme për të larguar energjinë e tepërt nga trupi" deklaron shkenctari egjiptian, duke theksuar se tepricat e formuara gjatë gjumit largohen gjatë faljes së namazit të sabahut duke mundësuar një fillim të mbar dhe të shëndosh për një ditë të re.
Namazi i drekës, ikindisë, dhe akshamit pakësojn lodhjen dhe stresin ditor duke mundësuar një qetësi psikologjike për njeriun, ndërsa namazi i jacis largon pjesën tjetër të energjis së tepërt marë gjatë ditës duke mundësuar një gjum të shëndosh për njeriun.

Autor: Muslim Women

Namazi i Sabahut mbron Zemrën

Rezultatet e Studimit më të ri shkencor të Medicinës (ne Jordani) rreth Sëmundjeve të Zemrës dhe Sklerozës (ngurtësimit apo ngushtimit) së Arterieve kanë dëshmuar se Falja e Namazit të Sabahut në Kohën e caktuar çdo Ditë është Mjeti më efikas për Mbrojtje dhe Shërim nga Sëmundjet e Zemrës dhe Sklerozës se Arterieve duke përfshirë edhe Infarktin e Muskujve te Zemrës (Miokardiumit), që shkakton Mpiksjen (trombozën) e Zemrës dhe Sklerozës së Arterieve që shkakton Apopleksinë -Damllën -Pikën në Tru.


Studimet që janë kryer në Universitetin e Kardiologëve në Jordani kanë vërtetuar se Sëmundja e Infarktit të Muskujve të Zemrës (Miokardiumit), Sklerozës së Arterieve (arteriosklerozë s) dhe Arteries koronare (coronary artery) shkaktohen nga Gjumi i shumtë, pa marrë parasysh se a bëhet gjatë Ditës apo Natës.


Studimi ka vënë në pah se nëse Njeriu flenë gjatë, të Rrahurat e Zemrës pakësohen shumë dhe nuk kalojnë shifrën 50 për minute dhe kur të Rrahurat e Zemrës të pakësohen, atëherë Gjaku qarkullon shumë ngadalë nëpër Enë, Arterie dhe Damar-vena, gjë që shpie në Rënien e Kripërave dhe Yndyrës në Muret e Damarëve dhe Arterieve, e në veçanti në Muret e Arteries koronare, të cilën e mbyll.


Si Rezultat i kësaj, Njeriu rrezikohet shumë nga Skleroza e Arterieve apo Mbyllja e tyre që rrjedhimisht shpie në Dobësim të Muskujve të Zemrës dhe Mbylljes së Arterieve që përcjellin Gjakun tek Zemra në njërën anë, me ç`rast shkaktohet Miokardiumi dhe Mbyllja e Arterieve që bartin Gjakun te Truri duke shkaktuar kështu Pikën në tru, në anën tjetër, që zakonisht është fatale për Jetën e Njeriut.


Rezultatet e Studimit kanë vërtetuar nevojën e patjetërsueshme të Pengimit të Gjumit të gjatë, në mënyrë që Koha e Gjumit të mos kaloje katër orë, pas së cilit duhet ngritur nga Gjumi për të bërë një aktivitet 15 minutesh, i cili është shumë adekuat për Faljen e përditshme të Namazit të Sabahut në Kohën e tij. Më së miri do të ishte falja e tij me Xhemat në Xhami.



Studimi përfundimisht ka nxjerrë Formulën se: Muslimani i cili ndërpret Gjumin për ta falur Namazin e Sabahut me Xhemat bën një Ruajtje paraprake të Zemrës dhe Arterieve të saja në Përgjithësi. Allahu xh. sh. thotë:

"Ti përmbaju fuqishëm Fesë së drejtë, para se të vijë Dita që nuk ka Kthim" Kuran -30: 43.

autor,,,Bukurmal