Shqisa e të parit apo e të pamurit

Njeriu botën e njeh nëpërmjet shqisës së të parit(pamurit), ndërsa organi i të parit(pamurit) është syri.

Syri është dritarja e trupit tonë.

Përmes syrit ne i dallojmë sendet që na rrethojnë.

Pjesët kryesore të syrit janë: vetulla, qerpikët, kapakët, kërdhoku i syrit dhe gjëndra e lotëve.

Të metat më të shpeshta të syrit janë: shkurtëpamësia dhe largëpamësia.

Në këto raste njerëzit duhet të përdorin syza.

Sytë janë të ndjeshëm prandaj duhet pasur kujdes të madh për sy.

Sytë mund të dëmtohen nga dritat e forta dhe nga dritat e dobëta.

Sytë mund të dëmtohen edhe nga pluhuri, gazi dhe nga prekja e infektimi me dorë.

shqisa e te pamurit,shqisa e te parit shqip,shqisa e shikimit,shikimi shqisa, shqisa e shiqimit