Shqisa e të dëgjuarit

Veshi është organ i shqisës së dëgjimit.

Me vesh ne dëgjojmë tingujt, këngët, zhurmën etj.

Veshi kap dhe tubon tingujt nga rrethina.

Valët e zërit, të cilat i prodhon ndonjë trup, përplasen për timpan i cili dridhet.

Këto dridhje përcillen më tutje nëpërmjet çekanit, kullës e yzengjisë dhe dritares vezake(të gjitha janë struktura anatomike), kalojn në lëngun, i cili e rrethon kërmillin.

Dridhja e këtij lëngu përcillet në lëngun brenda kërmillit, i cili i ngacmon qelizat shqisore të dëgjimit.

Nxitja e shkaktuar përmes nervit dëgjues përcillet në qendrën e dëgjimit.

Aty e dëgjojmë zërin.

shqisa e degjimit,degjimi,te degjuarit,si degjojme, shqisa e te degjuarit shqip