Showing posts with label Dua. Show all posts
Showing posts with label Dua. Show all posts

O Allah!...

O Allah!
Na e mbush zemrën me iman!
Na e mbush mendjen me urtësi!
Na e mbush shpirtin me lumturi!
Amin!
Burimi: Hoxhe Bekir Halimi

Lutjet në rast të pikëllimit dhe brengës

Lutjet në rast të pikëllimit dhe brengës

Enesi, radijallahu anhu, na rrëfen se kur Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e ngushtonte ndonjë gjë, thoshte:
Ja Hajjun ja Kajjum birahmetike estegithu –
( يا حي يا قيوم برحمتك أستغيث ).
“O Ti që je i Gjallë dhe që je Kujdestar, në Mëshirën tënde kërkoj ndihmë”.
 

Tirmidhiu, hadithi është i saktë

Edhe pse këtë lutje mund ta bësh në çdo rast dhe kohë, madje siç thotë Imam Ibën Kajimi, shpeshtimi i kësaj lutje ta ngjallë dhe forcon zemrën.


Burimi: Bekir Halimi

Momentet e dorëzimit të shpirtit


Umer ibën Abdul-Azizi Allahu e mëshiroftë, lutej jo rrall me këtë lutje që ne e kemi harruar: “O Allahu im! më i lehtëso momentet e dorëzimit të shpirtit.”

Burimi:Sabahudin Selimi


Nëse ndjenë ngushticë dhe boshllëk

Nëse ndjenë ngushticë dhe boshllëk përsërite sa më shpesh këtë ilaç:

La ilahe il-la ente subhaneke inni kuntu minedh-dhalimin



Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!“

Burimi:Bekir Halimi
 

Pse të mos e përsërisim edhe ne shumë shpesh këtë lutje?

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e përsëriste shpesh këtë dua, lutje. Pse të mos e përsërisim edhe ne shumë shpesh?

Është kjo një lutje e cila më pëlqen shumë.

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوْذُ بِكَ مِنَ الْهَمِّ وَالْحُزْنِ، وَالْعَجْزِ وَالْكَسَلِ وَالْبُخْلِ وَالْجُبْنِ ، وَضَلَعِ الدَّيْنِ وَغَلَبَةِ الرِّجَالِ.

Allahumme inní e’udhu bike minel hemmi vel huzni, vel axhzi vel keseli, vel buhli vel xhubni, ve daleid dejni ve galebetir rixhal.

(O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe dëshpërimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe mposhtja prej njerëzve).
Buhariu 7/158. Shiko: “Fet’hul Bari” 11/173.


Burimi:Hoxhë Bekir Halimi

Koha e fitneve, e injorancës dhe epsheve


Koha e fitneve, e injorancës dhe epsheve ia bën të vështirë besimtarit hapërimin drejt Allahut, por me dituri, durim dhe pasion pas ndjekjes së Sunetit të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, si rrugë jete, metodë dhe pikësynim, ia arrin qëllimit me ndihmën e Allahut.

Shtoja kësaj edhe përpjekjen e vazhdueshme për tu mbrojtur nga dyshimet, bidatet dhe gjunahet.
Pastaj ky udhëtim drejt Allahut nëse bëhet në xhemat, bashkësi, bëhet më i lehtë, edhe pse brenda vet llojit lindin probleme dhe vështirësi, durimi në to është shlyerje mëkatesh.

Allahu na dhuroftë fund të mbarë!

Na e marrtë shpirtin në islam dhe Sunet, siç janë lutur dijetarët e mëhershëm!

Burimi:Bekir Halimi


O Allah (Dua apo lutje islame)

O Allah
- më fal mëkatet,
- më mëshiro,
- më udhëzo,
- më jep shëndet,
- dhe më furnizo.

 Amin

Burimi:Ulvi Fejzullahu

Një lutje apo dua e bukur islame nga Ulvi Fejzullahu

- Zoti im, më mjafto me atë që më ke lejuar (hallall) Ti, që të mos i afrohem asaj që më ke ndaluar (haram) dhe më pasuro mua me mirësitë e Tua, që të mos kem nevojë nga askush tjetër veç Teje.

- O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe hidhërimi, nga paaftësia dhe dembelizmi, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe nga epërsia e njerëzve.
Burimi:Ulvi Fejzullahu
 

Një lutje e bukur Islame

O Allah,
në ditën kur linda qaja,
njerëzit rreth meje qeshnin.
O Allah,
më bëjë të qeshi në ditën e vdekjes,
kur të tjerët afër meje qajnë.
Amin
 
Burimi: Ulvi Fejzullahu
 

3-herë në mbrëmje



Muhamedi salAllahu alajhi ve selem na thotë: “Kush e thote këtë lutje 3 here ne mbrëmje, nuk i bejne dem atij ethet e asaj nate”
أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ اللَّهِ التَّامَّاتِ مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ
“Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga e keqja (sherri) që Ai ka krijuar.“
Burimi:Ulvi Fejzullahu

O Zoti im! - Lutje islame

O Zoti im!
- Prej meje largoje vdekjen e befasishme, në momente pakujdesie.

(përkthim)


Burimi:Ulvi Fejzullahu

Një lutje që e përmbledh tërë hajrin

Një lutje që e përmbledh tërë hajrin
"O Allah kërkoj prej Teje udhëzimin, devotshmërinë, ndershmërinë dhe pasurinë".
Udhëzimi është dituria.
Devotshmëria është vepra.
Ndershmëria dhe pasuria sjellin asketizmin ndaj asaj që e posedojnë njerëzit.
Dr. Halid Muslih
Burimi:Bekir Halimi