Koha e fitneve, e injorancës dhe epsheve
Koha e fitneve, e injorancës dhe epsheve ia bën të vështirë besimtarit hapërimin drejt Allahut, por me dituri, durim dhe pasion pas ndjekjes së Sunetit të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, si rrugë jete, metodë dhe pikësynim, ia arrin qëllimit me ndihmën e Allahut.
Shtoja kësaj edhe përpjekjen e vazhdueshme për tu mbrojtur nga dyshimet, bidatet dhe gjunahet.
Pastaj ky udhëtim drejt Allahut nëse bëhet në xhemat, bashkësi, bëhet më i lehtë, edhe pse brenda vet llojit lindin probleme dhe vështirësi, durimi në to është shlyerje mëkatesh.
Allahu na dhuroftë fund të mbarë!
Na e marrtë shpirtin në islam dhe Sunet, siç janë lutur dijetarët e mëhershëm!
Burimi:Bekir Halimi