Lutjet në rast të pikëllimit dhe brengës

Lutjet në rast të pikëllimit dhe brengës

Enesi, radijallahu anhu, na rrëfen se kur Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e ngushtonte ndonjë gjë, thoshte:
Ja Hajjun ja Kajjum birahmetike estegithu –
( يا حي يا قيوم برحمتك أستغيث ).
“O Ti që je i Gjallë dhe që je Kujdestar, në Mëshirën tënde kërkoj ndihmë”.
 

Tirmidhiu, hadithi është i saktë

Edhe pse këtë lutje mund ta bësh në çdo rast dhe kohë, madje siç thotë Imam Ibën Kajimi, shpeshtimi i kësaj lutje ta ngjallë dhe forcon zemrën.


Burimi: Bekir Halimi