Tirana Observer: “Ministri grek i Mbrojtjes zbut qëndrimet për Shqipërinë: Duam marrëdhënie të mira” plus 9 more |
- Ministri grek i Mbrojtjes zbut qëndrimet për Shqipërinë: Duam marrëdhënie të mira
- Veprimi i dëshpëruar i pukjanit, reagon Aeroporti i Rinasit: Ja çfarë ndodhi në pistën e avionëve
- Zgjidhet Miss America 2017, mbretëresha e bukurisë kritikon Donald Trump
- Patozi: Mos e merrni seriozisht Bashën, për të nuk ka më kohë dhe amnisti
- Luana po rrëzohet nga froni si ‘mbretëresha e luleve’, tani radhën e ka ….
- Tremben nga tigri, majmunët pësojnë infarkt (VIDEO)
- Sa dhe si e reflekton fytyra shëndetin tonë (parashikon edhe rrezikun e vdekjes)
- “Ismail Morina e ka vendosur, më mirë i vdekur se në Serbi”
- Gjyqi “Shullazi”, një tjetër dëshmitar: Na kërcënoi me pistoletë në bark!
- Pamje apokaliptike nga Florida, si e katandisi vendin uragani “Irma” (FOTO)
Ministri grek i Mbrojtjes zbut qëndrimet për Shqipërinë: Duam marrëdhënie të mira Posted: 12 Sep 2017 09:33 AM PDT Në një konferencë shtypi në Selanik, ministri grek i Mbrojtjes dhe njëkohësisht kreu i partisë së djathtë të koalicionit qeveritar "Grekët e pavarur", Panos Kammenos, i pyetur nga gazetarët i është referuar deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Parlament, që cilësoi Greqinë në fjalimin e tij si një vend fqinj, me të cilin ka ende probleme të pazgjidhura. "Me Shqipërinë do të donim të kishim marrëdhënie të mira. Nuk kanë asnjë arsye, as të na sfidojnë dhe as të shkaktojnë probleme te minoriteti grek. Kanë edhe ata interes, si një vend i NATO-s, të përpiqen të përmirësojnë marrëdhëniet me Greqinë", tha Panos Kammenos, ministër i Mbrojtjes. Pasi ka vlerësuar kreun e diplomacisë greke, Nikos Kotzias, si një nga ministrat e Jashtëm më të mirë të Greqisë, Kammenos ka theksuar se fqinjët e Greqisë duhet të izolojnë zërat dhe elementët ekstremistë. "Përsa i përket faktit nëse kemi frikë në nivel mbrojtjeje, ju them se nuk ia kemi frikën askujt. As atyre që nuk kanë forcë ushtarake, dhe as atyre që kanë. Të gjithë ne duam që fqinjët tanë të mos udhëhiqen nga ekstremistë, por nga udhëheqës moderatorë, të cilët të mund të krijojnë një klimë sigurie dhe zhvillimi në rajonin tonë", tha Panos Kammenos. Ministri grek i Mbrojtjes është pyetur edhe për 7 rekrutët e ushtrisë greke, që pozuan duke formuar me pëllëmbë shqiponjën dykrenare. "Ata që krijuan atë sfidë morën dënimet e parashikuara, si nga unë, ashtu dhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Por, nga ana tjetër, ai imazh që u pasqyrua nuk është i vërtetë", tha Panos Kammenos. Sipas ministrit, në ushtrinë greke ka edhe shumë fëmijë të emigrantëve shqiptarë, të cilët shërbejnë me nder dhe janë shembull në shërbimin ushtarak, duke vërtetuar se duan edhe atdheun e tyre Shqipërinë, por edhe atdheun e dytë Greqinë, vendin ku ose janë lindur, ose janë rritur. |
Veprimi i dëshpëruar i pukjanit, reagon Aeroporti i Rinasit: Ja çfarë ndodhi në pistën e avionëve Posted: 12 Sep 2017 09:33 AM PDT TIRANE- Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka reaguar në lidhje me tentativën e një adoleshenti për të hyrë sot në mënyrë të paligjshme në pistën e avionëve. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bën me dije se personi që çau gardhin rrethues të pistës është 17-vjeçari me inicialet E.G nga Puka, i cili është pikasur menjëherë nga punonjës të aeroportit. "Bazuar në procedurat e brendshme mbi rregullat e sigurisë, është njoftuar policia e Rinasit e cila ka bërë të mundur shoqërimin e menjëhershëm të tij në mjediset e komisiariatit të Rinasit",- sqarohet në reagimin e TIA. Po sipas tyre, siguria e aeroportit nuk është kompromentuar në asnjë moment. "Shtetasi E. G nuk ka patur asnjë kontakt me pasagjerë apo mjet. Në dijeninë tonë, motivi i veprimit të tij ishte emigrimi jashtë Shqipërisë, për shkak të kushteve të vështira ekonomike. TIA do ta vlerësonte nga ana e enteve mediatike, që për çdo informacion që lidhet me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, të merret konfirmim zyrtar nga kompania, në shërbim të saktësisë së lajmit dhe mënjanimit të çdo paqartësie. TIA nxit transparencën e informacionit, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur në komunikimin me mediat",- sqarohet më tej në njoftim. |
Zgjidhet Miss America 2017, mbretëresha e bukurisë kritikon Donald Trump Posted: 12 Sep 2017 09:22 AM PDT SHBA-Ambicjet e saj politike nuk i ka fshehur as me kurorën në kokë. Kështu Cara Mund, e sapo zgjedhura Miss Amerika, 23 vjeç, e diplomuar në Brown University, ëndërron të bëhet një guvernatore dhe për Donald Trump thotë që po gabon duke e tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja e Parisit për Klimën. Mund, e cila është edhe Miss North Dakota, u vlerësua mbretëresha e Amerikës, duke sfiduar 51 konkurrente në konkurs. Dalja e SHBA-së nga Cop21 është një vendim i gabuar dhe ka prova që klima po ndryshon dhe ne duhet të jemi në atë tavolinë, ka shpjeguar Miss-i i ri. 'Në shëndetësi, dhe në çështjet që i përkasin riprodhimit, janë mbi të gjitha meshkujt që marrin vendime, duhet edhe një perspektive femërore në lidhje me këtë gjë', ka shpjeguar Miss-i i ri i Amerikës.
|
Patozi: Mos e merrni seriozisht Bashën, për të nuk ka më kohë dhe amnisti Posted: 12 Sep 2017 09:14 AM PDT Përmes një statusi në 'Facebook' Astrit Patozi ka thënë se për Lulzim Bashën nuk ka më kohë dhe amnisti, pasi sipas tij nuk bën opozitë. Statusi i Patozit: NUK KA MË KOHË DHE AMNISTI PËR LULZIM BASHËN Mos e merrni seriozisht Lulzim Bashën për asnjë çast dhe për asnjë fjalë. Nuk do të ketë, as çadër tjetër, e aq më pak kryengritje popullore të udhëhequr prej tij. Si cdo njeri në hall të madh, ai thjesht po kërkon të fitojë kohë. Që të harrohet në radhë të parë 25 qershori, më pas 22 korriku, por mundësisht edhe 9 shtatori, si start i turpshëm i listës Basha, në kontaktin e parë me parlamentin. Fatmirësisht, nuk ka nevojë ta shpjegosh fare një gjë që e kanë bindje të gjithë. Si demokratët, ashtu edhe ata që nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike, kundërshtarë apo të pangazhuar politikisht qofshin. Sepse Lulzim Basha është i tejdukshëm tashmë dhe nuk ka maskë që e shpëton. Në ditën e rikthimit të tij në parlament u rishfaq tigri prej letre, që nuk përdoret dot më as si dordolec, i cili mori guximin të flasë për moral dhe për votën e lirë. Pikërisht, për dy temat përvëluese të Republikës së Re, që të paktën sot duhet të ishin tabu. Dhe m'u kujtua se si për më shumë se dy vjet më ka zënë "goja lesh" për zgjedhjet dhe për reformën zgjedhore në mbledhje grupi dhe kudo tjetër, ku kam pasur mundësi të shprehem (ka dëshmitarë të panumërt për këtë). Por në atë kohë, ky "kalorës" i votës së lirë, sikur nuk ishte aty, kur unë flisja, sepse kishte halle më të madhe mbi supe për të zgjidhur. Duke e çuar në greminë elektorale Partinë Demokratike, më të rëndën e historisë së saj, ndonëse u kishte dhënë të gjithëve (demokratëve në radhë të parë) garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Natyrisht, ky është një teprim i madh, por puna ka ardhur që Lulzim Basha nuk habit më askënd për atë që thotë dhe atë që bën. Arsyeja është e thjeshtë. Atë nuk e merr më njeri seriozisht. Dhe nuk janë vetëm humbjet ato që e kanë bërë të papërdorshëm më si opsion për opozitën Lulzim Bashën. Në politikë qëllon të humbasësh, edhe më rëndë, nganjëherë madje edhe kur nuk bën asnjë gabim. Ato konsiderohen përgjithësisht si "fitore", për të cilat lideri ka meritën e vetme, dhe demokratëve do t'u duhet që ideatori i Republikës së Re të mbetet një ditë fillikat i vetëm, që të kujtohen se partia e tyre i ka humbur zgjedhjet. Tamam në këtë stil ishte edhe akuza e neveritshme e vjedhjes e votave për të fshehur skandalin e të paktën tre deputetëve të Listës Basha, që iu bashkuan socialistëve në mbështetjen për Gramoz Ruçit, ditën e parë që shkelën në Kuvendin e Shqipërisë. Por t'i besosh atij sot, është njësoj sikur të mendosh se soba nuk do ta djegë më dorën, pasi e ke provuar disa herë, dhe ta ka përcëlluar në të gjitha rastet. Këtë mision nuk mund ta kryejë kurrësesi Lulzim Basha, që është përgjegjësi kryesor për katandisjen dramatike në numra dhe moral të Partisë Demokratike, por jo vetëm të asaj. Për të nuk ka më, as kohë, dhe as amnisti. |
Luana po rrëzohet nga froni si ‘mbretëresha e luleve’, tani radhën e ka …. Posted: 12 Sep 2017 09:13 AM PDT Kur bëhet fjalë për buqeta të mëdha me lule, personi i parë publik që na vjen ndërmend është sigurisht Luana Vjollca. Moderatorja bukuroshe postonte në Instagram foto me buqeta gjigande, të cilat kishin vetëm një të përbashkët: personi që i dërgonte ishte anonim. Këto kohë dërguesi sekret duket se ka rënë në qetësi, pasi nuk kemi parë më postime të buqetave shumëngjyrëshe nga Luana. Por mos u shqetësoni. Vendin e saj, e ka zënë një tjetër moderatore simpatike. Ajo është Einxhel Shkira. Edhe ky është një adhurues sekret i cili i dërgon bukuroshes çdo ditë një buqetë të madhe me lule me shkronja të cilat formojnë emrin e saj. Deri më tani dërguesi anonim ka arritur të formojë me lule "Einxh". I ka mbetur edhe pak për të plotësuar emrin e plotë, por kujdeset mjaft mirë që të "fshehë gjurmët" pasi nuk lë asnjë pusullë. Dhurata kaq të bukura, Einxhel nuk ka nguruar kurrsesi t'i postojë në Instagram. Tani na mbetet të presim deri në formimin e plotë të emrit, ndoshta atëherë dërguesi do dëshirojë të identifikohet se kush është. |
Tremben nga tigri, majmunët pësojnë infarkt (VIDEO) Posted: 12 Sep 2017 08:45 AM PDT 12 majmunë janë gjetur të ngordhur në një pyll në Indi dhe sipas veterinerëve ata kanë pësuar njëkohësisht infarkt në zemër pasi janë trembur nga një tigër. Majmunët u gjendën nga banorët e zonës, të cilët u habitën nga kjo vdekje kaq masive e majmunëve. Fillimisht u dyshua se majmunët ishin helmuar, e për këtë arsye u nis edhe një hetim për të gjetur fajtorët, por pas analizave u arrit në konkluzionin se kishin pësuar njëkohësisht infarkt. "Majmunët mund të kenë ngordhur nga një ulërimë e ndonjë tigri që ka kaluar në atë zonë", deklaroi një prej veterinerëve, shkruan Daily Mail. |
Sa dhe si e reflekton fytyra shëndetin tonë (parashikon edhe rrezikun e vdekjes) Posted: 12 Sep 2017 08:30 AM PDT Lëvizjet, shprehjet e fytyrës, mimika etj., janë një pasqyrë e shëndetit tonë dhe gjithashtu ato mund të parashikojnë rrezikun e vdekjes. Ja se çfarë duhet të dini Nëse sytë janë pasqyrë e shpirtit, fytyra duket të jetë pasqyrë e shëndetit tonë. Kjo është sugjeruar nga një studim i publikuar në revistën "Epidemiology" dhe i kryer nga hulumtuesit e Universitetit të Princeton. Në këtë studim kanë marrë pjesë 1.200 vullnetarë. Ata janë vëzhguar nga tiparet e fytyrës nëpërmjet të cilave studiuesit kanë vlerësuar gjendjen e shëndetit të tyre. Pjesëmarrësit në studim ishin intervistues ose anketues dhe jo profesionistë të shëndetit. Ata u zgjodhën sepse, kush praktikon këtë punë ka mundësinë të takojë shumë persona dhe të ketë kohë për të vëzhguar me kujdes fytyrën e të intervistuarve. Të trajnuar në mënyrën e duhur, detyra e tyre ishte të vlerësonin gjendjen shëndetësore dhe të parashikonin mundësinë e vdekjes së të anketuarve në bazë të tipareve të fytyrës (praninë e rrudhave apo dhe shenjave të tjera dalluese të moshës), aftësisë së të shprehurit, lëvizshmërisë, shprehjeve verbale dhe zhdërvjelltësisë. Në fund të studimit, sapo informacioni qe mbledhur, surpriza për studiuesit ishte se këto vlerësime (sidomos në parashikimin e vdekjes) ishin më të sakta se ato të bëra nga mjekët apo nga palët e interesuara për veten e tyre. "Fytyra dhe trupi ynë tregojnë shumë për jetën tonë. Ne supozojmë se një pasuri e informacionit mbi shëndetin e një personi është e reflektuar në fytyrë, në lëvizjet, në të folurën dhe në aftësinë e tij, si dhe në informacionin e mbledhur në mënyrë eksplicite gjatë intervistave", thotë Norin Goldmen (Noreen Goldman), bashkautorja e studimit në fjalë. Pra në thelb fytyra jonë është detektor i asaj se si jemi ne në të vërtetë. Kini parasysh që nëse keni rrathë poshtë syve dhe shenja të tjera në hartën e fytyrës suaj, dijeni se ajo po përpiqet t'ju bëjë të ditur dhe t'ju komunikojë shqetësimet e organeve tuaja. Rrudhat në fytyrë tregojnë për shumë karakteristika të shëndetit apo të stresit që po kalojmë. Ekspertët "lexojnë" dhe interpretojnë tipin e rrudhave, shenjat e thella dhe ato pak më të dukshme në fytyrë. Sipas tyre bëhet fjalë për sinjale stresi dhe kambana alarmi për shëndetin. Shenjat e thella në fytyrë, së pari janë një tregues i gjumit të pakët. Rrudhat shfaqen nëse flihet për një kohë të gjatë në të njëjtin pozicion. "Shenjat në fytyrë dhe qafë tregojnë se është më mirë të ndryshosh më shpesh pozicionin gjatë kohës që pushon", shprehen kirurgët. Lëkura e lodhur, e shuar dhe e mbuluar me rrudha është një tregues edhe i faktit që në shtëpi gatuhet dhe hahet shumë pak. Edhe ajo që hamë influencon mbi shëndetin tonë. "Të hash fast-food apo në restorant gjatë pushimit të drekës nuk të jep mundësinë të njohësh mirë përbërësit e vaktit që po ha. Kjo të çon automatikisht drejt kequshqyerjes. Për të pasur një lëkurë të shëndetshme do të ishte mirë të gatuanit në shtëpi sa më shumë të keni mundësi", vazhdojnë ekspertët. Ndërkaq, kujdes i veçantë duhet pasur edhe ndaj rrezeve diellore. Nëse rrudhat dhe njollat vazhdojnë të shfaqen në fytyrë pavarësisht se gjatë verës përdorni kremrat e duhura, specialistët tregojnë se kjo do të thotë që dëmet tashmë janë të mëdha dhe se kjo mund të provokojë krijimin e tumoreve të lëkurës. Për këtë arsye mjekët këshillojnë të mbani gjithnjë me vete një krem hidratues me filtra diellorë (SPF) dhe ta vendosni në fytyrë disa herë gjatë ditës, kudo që të ndodheni. Gjithsesi, nëse vini re diçka të dyshimtë më e mira është që të konsultoheni me mjekun për një orientim më të specializuar. Por kujdes duhet të bëni me higjienën, kjo është gjëja e parë që duhet të kontrolloni vazhdimisht. |
“Ismail Morina e ka vendosur, më mirë i vdekur se në Serbi” Posted: 12 Sep 2017 08:20 AM PDT Ballist Morina qëndron i vendosur për të mos u ekstraduar në Serbi. Ismail Morina i mbiquajtur si "njeriu i dronit" gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri i qëndron vendimit për të mos shkuar në Serbi. Edhe pse ndaj tij gjykatat kroate kanë dhënë vendim ekstradimi, vetë ballisti paralajmëron veprime ekstreme. Në një prononcim për "Ora News" bashkëshortja e Ismailit, Federica Lo Toro konfirmoi një tezë tronditëse: Më mirë i vdekur se në Beograd Federica Lo Toro flet për Ora Neës: Ma konfirmoi edhe para një dite dhe me një qetësi vërtetë tronditëse, që nëse gjërat nuk shkojnë mirë, ai mbetet i vendosur për ti dhënë fund. Më ka thënë që në Serbi nuk ka për të shkuar sido që të jetë përfundimi, më mirë largohem nga kjo botë më tha se sa të shkoj atje. Po mundohemi ta motivojmë, por është shumë e vështirë për të. Gjendja e tij fizio-psikike pas 3 muajve në qelinë e burgut të Dubrvonikut është mjaft e rënduar. Bashkeshortja e Ismail Morines Federica Lo Toro: Ismaili ka rënë shumë nga pesha, madje ka edhe probleme të theksuara me shikimin, kjo ndoshta për shkak të kohës së gjatë që qëndron në errësirë në dhomën e burgut, megjithatë në krahasim me herët e fundit është pak më mirë, megjithëse gjendja psikologjike vijon të jetë e rënduar. Bashkëshortja e Morinës, Federica e cila e ka ndjekur hap pas hapi çështjen u shpreh se pas vendimit për ekstradim të gjykatës së parë dhe asaj të lartë të Kroacisë, shpresat janë të mbështetura vetëm tek azili politik, një vendim që i takon ministrisë së brendshme Federica Lo Toro: Ne do e dërgojmë çështjen në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që më pas të kemi të drejtë ta dërgojmë në Strasburg, por realisht nuk kemi shpresë tek Gjykata Kushtetuese. Shpresat tona janë të mbështetura tek ministri i Brendshëm, i cili ka kompetencën për ti akorduar Ismailit azilin politik. Është kryer një intervistë paraprake me Ismailin. Tani presim që autoritetet të zhvillojnë intervistën kryesore dhe shpresojmë që në Janar ti jepet e drejta e azilit politik. Ndërsa përsa i përket pengesës që mund ti bëj ekstradimit të Ismailit ministri i drejtësisë, nuk kemi besim, pasi Kroacia po kërkon të mbajë një qëndrim krejtësisht neutral. Federica e cila është nëna e dy fëmijëve të Ismailit dhe është në pritje të fëmijë së 3-të, theksoi gjithashtu se nuk kanë qenë në dijeni të urdhërit të arrestit, madje kanë kontrolluar nëpërmjet Interpolit deri një vit pas ngjarjes, teksa urdhëri është lëshuar nga prokuroria serbe në tetor të 2016-ës, pra dy vite pas ndeshjes Serbi-Shqipëri. Në lidhje me mbështetjen e autoriteteve shqiptare ajo u shpreh se ka pasur lëvizje konkrete por është një çështje shumë delikate ndaj shton se e kupton vështirësinë e Shqipërisë në këtë rast. |
Gjyqi “Shullazi”, një tjetër dëshmitar: Na kërcënoi me pistoletë në bark! Posted: 12 Sep 2017 08:10 AM PDT Një tjetër dëshmitar i mbrojtur nga shteti, Besnik Musai, shofer i Ylvi Beqajt, rëndoi pozitat e Emiljano Shullazit dhe të bashkëgjendurve me të në të njëjtin proces penal. 27-vjeçari nga Durrësi është njëri nga 10 njerëzit më të ngushtë të dëshmitarit të mbrojtur Ylvi Beqja që ruhen nga policia sipas një marrëveshjeje të firmosur një vit më parë. E megjithatë, siç rezultoi nga seanca e radhës, dy ditë më parë persona të dyshimtë ja kanë dalë mbanë të kërcënojnë njerëzit më të afërt të Beqajt për t'u tërhequr nga procesi. Siç tha në seancë Besnik Musai, ditën e diel e ëma i është kërcënuar në banesë në rast se ai dëshmonte. Ata kanë kërcënuar edhe herë tjetër, shtoi Besnik Musai, jo vetëm për jetën, por edhe që do të hidhnin shtëpinë në erë. Shoferi i Ylvi Beqajt, përveç marrëdhënies së punës ka gjithashtu edhe një lidhje tjetër me dëshmitarin e mbrojtur, përderisa e motra njihet si bashkëjetuesja e Ylvi Beqajt. Dëshmitari Musai kujtoi se ka qenë i pranishëm në episodin e dhurimit të ish-Vollgës para noteres Aida Spahiu dhe siç kujtoi kishte parë Gilmando Danin dhe Endrit Qyqen, të cilët kishin mbyllur qepenat. “Një moment ata dolën jashtë dhe pashë Emiljano Shullazin që i vendosi pistoletën në bark“, kujtoi 27-vjeçari. “Më pas mora vesh çfarë kishte ndodhur”. Dëshmitari kujtoi se ka shoqëruar Ylvi Beqajn kur në një lokal i ka dorëzuar 80 mijë euro gjobë Gilmando Danit, ndërkohë që në rastin e dytë shuma prej 70 mijë eurosh që duhej t'i jepej grupit nuk e dinte nëse ishte zbatuar apo jo. Dëshmitari shtoi se ka bërë kallëzim për grupin, ndërsa me kërkesë të avokatëve pritet të ketë një ballafaqim tjetër mes Ylvi Beqajt dhe noteres Aida Spahiu, si edhe kësaj të fundit me Besnik Musain, duke qenë së noterja më herët pretendoi se akti i dhurimit ishte firmosur me vullnet të plotë nga palët./Tch |
Pamje apokaliptike nga Florida, si e katandisi vendin uragani “Irma” (FOTO) Posted: 12 Sep 2017 08:00 AM PDT Shkalla e shkatërrimit të Uraganit Irma në të gjithë Floriden po bëhet e dukshme, pasi mbetjet e stuhisë më të fuqishme në historinë e Atlantikut fluturojnë në veri të shtetit Gjeorgjia. Dita e pas shkatërrimit ka ekspozuar shkallën e dëmtimit në zonat më të goditura të Florida Keys dhe në bregun jug-perëndimor, i prekur nga erërat e uraganit Irma me shpejtësi 130mph si dhe rritja vdekjeprurëse e nivelit tw detit shkatërruan plotësisht vendin, shkruan The Guardian, transmeton Indeksonline. Kjo shtëpi pas largimit të ujërave, përfundon në bregun e Oqeanit Atlantik Alga Teakell dhe familja e saj, pastrojnë shtëpinë e tyre mobile në Naples Kjo është rruga "St Johns" e mbuluar tërësisht nga uji, në Jacksonville Oficeret e policisë kontrollojnë për të mbijetuar në një veturë të përmbytur në portin veriore të Floridas Tommy Nevitt duke bartur vogëlushen Miranda Abbott përmes ujit të ngritur, në anën perëndimore të Jasksonville Justin Hand duke lundruar përmes rrugës së përmbytur në Jacksonville Dy bicikliste duke marrë rrugë përmes rrugës së përmbytur nga uji, në "St Johns", në parkun memorial në Jacksonville Uragani "Irma", më i madhi në historinë e Atlantikut la me mira shtepi të shkatërruara pas. Kercenimi nga ai ende nuk ka përfunduar ne Florida |
You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |