“Shiu dhe era shkaktojnë dëme edhe në Ferizaj  (Video)” plus 9 more Ferizaj Press

“Shiu dhe era shkaktojnë dëme edhe në Ferizaj  (Video)” plus 9 more Ferizaj Press


Shiu dhe era shkaktojnë dëme edhe në Ferizaj  (Video)

Posted: 12 Sep 2017 08:25 AM PDT

Ferizaj.12.09.2017. Moti i lig që përfshiu natën e mbrëmshme në Ferizaj shkaktojë shumë dëme.

Era e cila përfshiu regjionin e Ferizajt ditën e djeshme la shumë pjesë të Ferizajt dhe fshatrave pa rrymë por edhe ka shkaktuar edhe dëme materiale e sidomos nëpër fshatra.

Videot e bëra nga qytetarët  në Gaçkë dhe Nikadin të Ferizajt tregojnë për  fuqinë e erës së djeshme  dhe dëmet të cilat u shkaktuan gjatë kësaj kohe.

Era e fuqishme shkaktoi dëme edhe në kulturat bujqësore. Në Drejtorinë e Bujqësisë në Ferizaj, njoftojnë se deri më tani në këtë drejtori janë paraqitur dy raste. Drejtori i kësaj drejtorie Ismet Vranovci, tha se dëmet që janë shkaktuar i kompenson Ministria e Bujqësisë, ngase drejtoria që ai udhëheq nuk ka buxhet për këso raste.

"Ishte një rrebesh i shpejt i shiut dhe i erës, ku kemi pritur se do të ketë dëme të larta në sektorin e perimtarisë, por deri në këtë momente unë si drejtor kam pasur dy telefonata që posedojnë serrë dhe që i ka dëmtu, sidomos atë pjesën e folisë dhe gypat e tyre, por së shpejti do të dalim në terren dhe do ta konstatojmë gjendjen, mua më vje keq nëse atyre u ka ndodhur, por do të mundohemi me të gjitha kapacitetet tona si drejtori që t'u dalim në ndihmë, edhe pse mundësitë tona janë të vogla, por ne do ta bëjmë një raport dhe ai raport do të shkoj në Ministri e cila besoj se e ka një fond që mund t'i kompensoj ata deri me 25 %, po them me kusht nëse ka ministria mjete, ndërsa sa i përket Drejtorisë së Bujqësisë nuk kemi, as nuk kemi paraparë mjete për këto fatkeqësi natyrore",ka thënë  Vranovci.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Psikologët paralajmërojnë: Mësimi në kopshte tej normales, ja si i dëmton kjo gjë fëmijët22

Posted: 12 Sep 2017 08:14 AM PDT

Shumë vite më parë fëmijët shkonin në klasën e parë të shkollës fillore pa ndonjë njohuri specifike përsa i përket shkronkave të alfabetit, numrave e me radhë me përjashtim të disa rasteve. Ndërsa në ditët e sotme duket sikur mes prindërve ekziston një garë për t'i mësuar fëmijës sa më shumë gjëra dhe madje për të treguar më pas tek të gjithë sa i zoti është. Dhe duket se kjo është një praktikë që po vihet në zbatim edhe në shumë kopshte, ku fëmija fillon të mësojë të shkruajë që në vitin e 3 apo 4 të jetës.
Disa janë skeptikë…
Natyrisht në gjithë këtë vorbull konkurence se kush do të mësojë më shumë, ka edhe nga ata prindër, politikanë, mësues kudo në botë që shprehen dhe ndihen skeptikë në lidhje me efektshmërinë duke theksuar rëndësinë e të eksploruarit, lojës, pra mendimit se fëmija duhet të mësojë nëpërmjet lojës në moshë të hershme. Ndoshta kjo mënyrë që po përdoret i ndihmon fëmijët të fitojnë një aftësi specifike por a mendoni si do të jenë efektet që ka në lidhje me kuriozitetin dhe kreativitetin e tij pas kopështit?
Sipas një studimi të ri të kryer nga laboratory UC-Berkley dhe laboratory MIT, ndërsa mësuesit nxitojnë t'i mësojnë fëmijës përgjigje specifike më shpejt nga sa duhet mund të ndodhë që ata ta humbin shumë shpejt interesin e tyre për të mësuar informacione të reja. pernenat.al

5 shenjat që tregojnë se fëmija është gati të heqë dorë nga bebelino dhe të përdorë uturakun

Posted: 12 Sep 2017 07:55 AM PDT

Heqja e bebelinës nuk është aq e thjeshtë sa mund të duket, dhe nuk duhet të shpresoni se ja keni dalë për 5, 6 apo 7 ditë! Ka fëmijë që duan më shumë kohë, ka fëmijë që duan më pak dhe secili paraqet vështirësitë e tij në lidhje me kryerjen e nevojave. Disa fëmijë kanë vështirësi dhe nuk tregojnë kur kanë nevojë të urinojnë dhe të tjerët kur duhet të defekojnë por e rëndësishme është që ju të kuptoni kur fëmija jep sinjalet që është gati.
Si ta kuptojmë kur fëmija është gati për të kryer nevojat në banjo?

• Kalon shumë kohë me bebelinë të thatë. Sidomos nëse zgjohet në mëngjes me një bebelinë të thatë do të ishte koha e duhur për të filluar heqjen. Kjo tregon se ka aftësi të mbajë më gjatë urinën dhe gjatë heqjes së bebelinës do të kryejë më pak nevojat jashtë banjos.

• Tregojnë nëse kanë kryer nevojat në bebelinë. Dhe kjo ndodh vërtet! Nëse nuk tregon do të thotë që ende nuk është gati pasi nuk e kupton atë që është duke ndodhur. Ndonjëherë mund të ndodhë që ai të mos tregojë me fjalë por me veprime, për shembull shkon kryen nevojat në bebelinë në një vend të caktuar në shtëpi.

• Mund të ulin dhe ngrejnë vetë pantallonat e tyre. Kjo nuk do të thotë se mund të zbërthejnë zinxhirat apo butonat, prandaj i vishni pantallona që mund t'i heqë vetë për të shkuar në banjo.

• Fëmija ndihet krenar pasi arrin të kryejë një veprimtari të caktuar gjë që ka lidhje me zhvillimin e tij. Në momentin që ai do të jetë në gjendje të ketë këto ndjenja do ta ketë më të lehtë heqjen e bebelinës dhe madje do të ndihen sikur kanë arritur një gjë shumë të madhe!

• Fëmija juaj e kupton kur të tjerët kryejnë nevojat në banjo. Ai fillon të tregojë interes ndaj kësaj. Ju duhet të filloni t'i flisni rreth heqjes së bebelinës dhe në ndihmë mund t'ju vijë edhe fëmija juaj më i madh./Burimi ”Për nënat”

Arsyeja përse nuk duhet të pini kurrë cigare pranë fëmijëve, ja çfarë i shkakton tymosja pasive zemrës së tyre

Posted: 12 Sep 2017 07:48 AM PDT

Pirja pasive e duhanit shkakton ndryshime të pakthyeshme në enët e gjakut tek fëmijët dhe rrit rrezikun që në moshën madhore të vuajnë nga sulmet në zemër apo goditjet në tru, sipas një studimi të madh ndërkombëtar të publikuar të mërkurën.
Hulumtimi i cili promovon fushatën kundër pirjes së duhanit në automobila dhe shtëpi konstatoi se pirja pasive e duhanit shkakton trashje të mureve të enëve të gjakut tek fëmijët dhe i vjetron enët për 3.3 vjet deri në fund të fëmijërisë.
"Ekspozimi ndaj pirjes pasive të duhanit në fëmijëri shkakton një dëm të drejtpërdrejtë dhe të pakthyeshëm në strukturën e arterieve," thotë Seana Gall, shkencëtare në Universitetin e Tasmanisë, e cila merret me epidemiologjinë e sëmundjeve kardiovaskulare.
Ajo thotë se prindërit, madje edhe ata që mendojnë të bëhen prindër, duhet të ndalojnë me pirjen e duhanit për ta ndihmuar si shëndetin e tyre ashtu edhe shëndetin e fëmijëve të tyre.
Pirja e duhanit shkakton kancer të mushkërive, i cili është shpesh fatal, dhe është shkaku më i rëndësishëm në botë i vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kronike si sëmundjet e zemrës, goditja në tru, ose shtypja e lartë e gjakut.
Përveç gjashtë milionë njerëzve të cilët vdesin në vit si pasojë e pirjes aktive të duhanit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se edhe 600.000 të tjerë vdesin çdo vit nga ekspozimi ndaj pirjes pasive të duhanit.
Prej më shumë se katër mijë kimikateve në tymin e duhanit, të paktën 250 janë të dëmshme dhe më shumë se 50 kancerogjene, thotë OBSH dhe e vetmja mënyrë për t'i mbrojtur njerëzit plotësisht është mjedisi në të cilin nuk pihet duhani.
Rreth 40 për qind e fëmijëve në botë ekspozohen rregullisht ndaj pirjes pasive të duhanit në shtëpitë e tyre dhe pothuajse një e treta e vdekjeve si pasojë e pirjes pasive të duhanit janë fëmijë.
Studimi i publikuar në revistën "European Heart Journal" është i pari i cili i ka përcjellë fëmijët deri në moshën madhore dhe i cili ka kërkuar lidhje në mes të ekspozimit ndaj pirjes pasive të duhanit dhe zgjerimit të mureve arteriale tek fëmijët.
Shkencëtarët nga Finlanda dhe Australia e kanë ndjekur ekspozimin ndaj duhanpirjes pasive në fëmijërinë e 2,401 personave në Finlandë dhe 1,375 personave në Australi dhe me ultrazë kanë matur trashësinë e mureve të enëve të gjakut të tyre kur ata janë rritur.
Rezultatet treguan se muret e arteries karotide ishin 0.015 milimetra më të trashë tek ata që ishin ekspozuar ndaj duhanpirjes së të dy prindërve në krahasim me personat të cilët në fëmijëri nuk ishin ekspozuar ndaj pirjes pasive të duhanit.
Gall thotë se, edhe pse bëhet fjalë për një rritje modeste në trashësinë e enëve të gjakut, ky është ende një rrezik i rëndësishëm dhe i pakthyeshëm për sulme në zemër dhe goditje në tru më vonë në jetë.
Duke pasur parasysh që fëmijët e duhanpirësve kanë shumë të ngjarë që të bëhen edhe vetë duhanpirës dhe obezë në moshën madhore, rreziqet e tyre nga sëmundjet e zemrës janë të rritura, thotë Gall, ndërsa pirja pasive e duhanit përbën një rrezik shtesë.
Shkencëtarët thonë se ky zbulim tregon se reduktimi i ekspozimit të fëmijëve ndaj pirjes pasive të duhanit është një prioritet i shëndetit publik. SHBA, Australia dhe Kanadaja kanë aplikuar ndalimin e pirjes së duhanit në automjete të cilat transportojnë fëmijë, ndërsa Britania është duke u përgatitur ta bëjë këtë së shpejti. Kidstime.al

Mendoni se telefoni Apple ngadalsohet sapo në treg del versioni i ri? Studimi nga Harvardi zbulon strategjinë një vjeçare të kompanisë Apple

Posted: 12 Sep 2017 07:42 AM PDT

Ajo që dyshohej prej vitesh tashmë është vërtetuar shkencërisht ! Kompania Apple duket se saboton aparatët celularë iPhone pak kohë para se të nxjerrë në treg një version më të ri.
Sipas disa përdoruesve, produktet e Apple kanë tendencën të zgjasin rreth 2 ose 4 vite dhe pas kësaj kohe ngadalsohen aq shumë saqe një përdorues detyrohet të blejë një telefon të ri. Nocioni i “vjetërsisë së planifikuar” nuk është i ri e për fat të keq është strategjia e shumë komapnive, përfshirë dhe Apple.

Konsumatorët e kujdesshëm kanë spekuluar për vite me rradhë se kompania e ka këtë një strategji të veten dhe një studim nga Universiteti i Harvardit duket se e vërtetoi këtë gjë me fakte.

1dwapplesource
Profesori i ekonomisë në Harvard, Sendhil Mullainathan doli në përfundimi se çdo vit me daljen në treg të një iPhone të ri rapotoheshin defekte të celularëve të versioneve më të vjetër.

Zbuloni se cili rrjet social është më i rrezikshëm për shëndetin mendor

Posted: 12 Sep 2017 07:37 AM PDT

Vjen një tjetër studim që paralajmëron për efektet negative që rrjetet sociale kanë në shëndetin tonë mendor, që sipas shumë kërkuesve janë shkaktarë të depresionit, ankthit, mungesës së gjumit dhe mund të çojnë shumë përdorues që të kenë probleme me imazhin e trupit të tyre.

Veçanërisht te më të rinjtë të cilët ndikohen lehtësisht dhe janë frekuentues të shpeshtë të rrjeteve sociale. Sipas një kërkimi të fundit të Royal Society for Public Health, një shoqatë bamirësie britanike, mes shumë rrjeteve sociale të analizuara, më i rrezikshmi është Instagram.

Sipas këtij studimi, platforma për foto në pronësi të Facebook, ka ndikimin më të madh në psikikën e të rinjve të intervistuar.
7 përdorues në 10 në Instagram do të kishin vështirësi me imazhin e trupit të tyre (këtu përfshihet edhe Facebook) dhe kjo shkakton ankth. Në vend të tretë, në këtë klasifikim të trishtë është SnapChat.

Rrjetet sociale, të dëmshme për të rinjtë
Shoqata britanike e bamirësisë, që merret veçanërisht me edukimin dhe shëndetin, intervistoi rreth 1500 të rinj, të moshës 14 – 24 vjeç, për të gjetur një lidhje mes shfaqjes së disa problemeve mendore dhe rrjeteve sociale. Objekt të këtij studimi, përveç Instagram e SnapChat, ishin edhe Facebook, Twitter e YouTube.
Sipas rezultateve të hulumtimit, e vetmja platformë që nuk mori vlerësim negativ, ishte YouTube. Në studim ka hapësirë edhe për Cyberbullying (është një formë bullizmi apo ngacmimi që shkaktohet duke përdorur rrjetet sociale): 2 përdorues në 3 mendojnë se Facebook e ka përkeqësuar këtë fenomen.

Ky studim i vogël, por i rëndësishëm, na bën të reflektojmë për marrëdhënien e sëmurë që disa persona, veçanërisht të rinjtë, kanë me rrjetet sociale, të cilët shpesh krijojnë modele jetë të paarritshme dhe pak reale. Të gjithë këto çojnë në probleme me shëndetin fizik dhe mendor. Burimi: Monitor

Fshati Talinovc i Jerlive së shpejti me rrugë të asfaltuara

Posted: 12 Sep 2017 05:47 AM PDT

Ferizaj. 12.09.2017. Ekskavatorët e "Berisha Kompanisë", këtë të martë kanë filluar së realizuari projektin e rrugëve të fshatit Talinovc i Jerlive.

Nga afër punimet në këtë rrugë i ka përcjellur, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku edhe me kryesuesin e kuvendit të komunës, Faruk Gurin, por edhe banorë të kësaj rruge.

Me këtë rast kryetari Svarqa, është shprehur se në këtë fshat do të asfaltohet mbi 1 kilometër e gjysmë asfalt, ndërsa parashihet që të bëhet edhe rregullimi i kanalizimit fekal dhe atmosferik, por edhe ndriçimi i një pjesë të rrugës që lidhet me rrugën "Driton Isalimi".

"Ky është njëri nga lokalitet që është afër qytetit dhe sigurisht të gjitha këto janë pjesë rrjedhëse e investimeve gati në qytete, për shkak se tashmë Talinovci i Jerlive, po merr primatin e njërit ndër vendbanimet e zhvilluara përgjatë kufijve që kufizojnë zonën e qytetit", ka thënë kryetar Svarqa duke shtuar se rregullimi i rrugëve të këtij fshati do të bëhet me të gjitha standardet dhe me gjerësi prej 6 metrave.

Edhe banorët e kësaj pjesë të qytetit e kanë mirëpritur realizmin e këtij projekti jetik për ta. Thanë se investime të tilla nuk kanë pasur pothuajse asnjëherë.

U bë e ditur se vlera e këtij projekti, komunës së Ferizajt do ti kushtojë mbi 150 mijë euro.

 

 

Shënohet 20 vjetori i fillimit të rezistencës në rajonin e Ferizajt, aksioni i parë u zhvillua në Gurëz

Posted: 12 Sep 2017 05:30 AM PDT

 

Ferizaj.12.09.2017. Me dy aktivitete të rëndësishme sot është shënuar 20 vjetori i fillimit të rezistencës në rajonin Ferizajt.

Fillimisht miq, bashkëluftëtare e strukturat komunale kanë bërë homazhe tek kompleksi i varrezave të dëshmorëve ku pushon edhe trupi i dëshmorit të kombit Rexhep Bislimi i cili ishte njëri ndër nismëtarët e aksionit të parë të forcave ilegale në anën e Ferizajt.

Më pas në fshatin Gurëz në vendin ku për herë të parë u sulmua postblloku policor serb nga këta organizatorë u evokuan kujtime për ngjarjet e atëhershme që shënuan fillimin e rezistencës.


Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa në fjalimin e tij theksoi se rezistenca e popullit shqiptar ishte fuqishme që nga vitet e hershme kur u pa qartë se më nuk durohej robëria.

Ai çmoi lartë sakrificën edhe të gjithë atyre që dhanë jetën për liri, por edhe të njerëzve që janë gjallë sot e në atë kohë i prinë këtyre forcave çlirimtare.

"Aksioni i armatosur në Gurëz, tregon gatishmërinë për sakrificë, tregon përgjegjësinë e lartë dhe nismën e një rrugëtimi të përgjakshëm, i cili, për fatin tonë të mirë, pati si përfundim çlirimin e vendit tonë dhe pavarësinë e tij nga shtypësi i deridjeshëm. Në këtë rrugëtim, me flijime të panumërta, bota demokratike ishte në anën tonë, sepse ne ishim në të drejtën tonë. Tani jemi të lirë për ta ndërtuar jetën tonë. Tani është koha kur ne si popull dhe si vend e kemi shansin për t'i treguar mundësitë tona krijuese, kapacitetet qeverisëse dhe aftësitë tona për të ndërtuar mirëqenien tonë. Në këtë aspekt janë bërë hapa të rëndësishëm, por ka ende shumë punë. Se si do të jetë e nesërmja jonë, tani varet nga vetë ne" deklaroi kryetari Svarqa në fjalimin e tij.

Në këtë aktivitet përkujtimor disa kujtime tregoi edhe Afrim Nuhaj i cili ishte pjesë e këtij aksioni. Ai shpjegoi se sa e vështirë ishte të veprohej në atë kohë por dëshira për liri ishte po aq e madhe.

"Ishin kohë të vështira ku duhet të veprohej me shumë kujdes prandaj edhe organizimin e kishim shumë të kufizuar. Me ndihmën edhe të eprorëve nga shtabi i përgjithshëm realizuam këtë aksion me të cilin i bëmë me dije forcave armike se nuk do të rrijmë duarkryq krahas krimeve që po ndodhnin " tha në fjalimin e tij veterani i UÇK-së Afrim Nuhaj.

Në ngjarjen e sotme të pranishëm ishin edhe Ferat Shala e Idriz Hajdari të cilët në atë kohë kishin ardhur nga shtabi i përgjithshëm, të cilët bashkë me Afrim Nuhajn dhe dëshmorin e kombit Rexhep Bislimin patën organizuar aksionin e parë në fshatin Gurëz.

Në vendin prej nga u sulmuan forcat policore këto ditë është vendosur një flamur dhe është shënjuar hapësira, ndërkaq familja e dëshmorit Rexhep Bislimi ka shfaqur dëshirën që në përvjetorët e tjerë të vendoset edhe ndonjë pllakë përkujtimore që do të mbajë gjallë këtë kujtim edhe ndër shumë breza të ardhshëm.

5 kuriozitete të padëgjuara më parë se si i rrisin prindërit fëmijët në vende të ndryshem të botë

Posted: 12 Sep 2017 04:03 AM PDT

Nuk ka asnjë rregull për të qenë një prind i mirë, por ka me mijëra mënyra për të qenë i tillë. Sigurisht që kryefjala në rritjen e një fëmije është dashuria, më pas çdo prind i beson eksperiencës dhe aftësive të tij në rritjen e tij, saj. Por, pavarësisht se ju jetoni, apo titullit të studimeve e profesionit, çdo prind dëshiron më të mirën për fëmijët. Bright Side ka publikuar një artikull interesant ku tregon sesi prindërit i rrisin fëmijët në vende të ndryshme të botës.

norv

Prindërit norvegjezë i lënë fëmijët të flenë përjashtë në temperatura nën zero gradë pasi sipas tyre ajri i ftohtë i bën fëmijët më rezistentë ndaj virozave apo sëmundjeve të ndryshme. Nëse rastësisht ndodheni në ndonjë qytet norvegjez, mos u habisni teksa shihni prindërit shijojnë një kafe ose drekë brenda në bar e restorant, ndërkohë që jashtë është një radhë e gjatë me karroca bebesh.

kenia
Mamatë në Kenia nuk i shikojnë kurrë fëmijët e tyre në bebe të syrit dhe nëse ndodh diçka e tillë, largojnë sytë në mënyrë që fëmija mos të kërkojë shumë vëmendje.

vietnamese
Prindërit vietnamezë i trajnojnë fëmijët e tyre që të urinojnë me komando, pra sa herë që një fëmijë vietnamez kërkon që të urinojë, mamaja e tyre fishkëllen në një mënyrë të veçantë. Kur fëmija arrin 9 muajsh, ai është në gjendje ta lidhë atë zë me urimin dhe mëson që të shkojë në tualet vetë.

nlana
Nqs bëheni prind në Finlandë, nuk është nevoja të blini një shtrat për beben pasi bebet finlandeze flenë në kuti kartoni. Sipas stattistikave të ndryshme Finlandën të arrijë normat më të ulëta të vdekshmërisë foshnjore në botë.

danish
Fëmijët danezë varin biberonat e tyre në një pemë. Në Danimarkë kur një fëmijë mbush 3 vjeç dhe e ka hequr biberonin, ata e varin biberonin në një pemë speciale duke i dhënë në këtë mënyrë lamtumirën.

“Ezel”, gabimi interesant që u zbulua shumë kohë më vonë (Video)

Posted: 12 Sep 2017 03:51 AM PDT

Megjithëse ka përfunduar më shumë se gjashtë vjet më parë, seriali "Ezel" vazhdon të ndiqet dhe debatohet ende në Turqi dhe më gjerë.

Kjo ka bërë që një gabim i pabesueshëm të vihet re vetëm tani nga shikues të kujdesshëm.

Gabimi i dalluar së fundmi ka ndodhur në seritë e fundit të serialit, një ndër prodhimet më të suksesshme të kinematografisë turke. Në skenën kur "Daja Ramiz" po jepte shpirt pasi ishte qëlluar, në pemën pas tij dhe "Ezelit" shihet teksa urinon një burrë. Skena zgjat vetëm pak
sekonda dhe duhet një sy i kujdesshëm për ta dalluar.

Kjo skenë që ka përlotur shikuesit shihet dhe shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale ende, ku edhe është më e vështirë që gabimet të kalojnë
pa u vënë re.

Shumë komentues në rrjetet sociale kërkonin "rehatinë" e burrit që urinon teksa Daja Ramiz jepte shpirt.

Personazhi i Dajës Ramiz, i cili u luajt nga Tuncel Kurtuz, ishte më emblematiku i serialit që u shikua shumë edhe në Shqipëri.