INSAJDERI: “Nitaj i thotë Mikullovcit se duhet ta mësojë rregulloren e Kuvendit” plus 19 more

INSAJDERI: “Nitaj i thotë Mikullovcit se duhet ta mësojë rregulloren e Kuvendit” plus 19 more


Nitaj i thotë Mikullovcit se duhet ta mësojë rregulloren e Kuvendit

Posted: 24 Aug 2017 10:31 AM PDT

Deputeti më i vjetër në parlamentin e Kosovës, njëherit edhe kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci sot tha se nuk do të thërras seancë nëse PAN nuk deklarohet se i ka numrat dhe nuk i plotëson të gjitha kushtet që i kërkohen.

Mirëpo, këtij i është kundërpërgjigjur zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj. Ai ka thënë, se kryesuesi i seancës konstituive e thërret seancën kur t'i kërkohet e jo kur t'i teket atij, bile Nitaj tha se Mikullovci duhet të jetë më mirë i informuar rreth rregullores së Kuvendit.

"Kryesuesi i seancës konstitutive, i thërret mbledhjet kur t'i kërkohet e jo kur t'i teket atij. I kisha sugjeru z Mikullovci, që ta mësojë përmendësh rregulloren e Kuvendit, sepse shkojë dëm me ekspertizën e tij", ka thëne Nitaj për lajmi.net.

Zëdhënësi i AAK-së tha se Mikullovcin është mirë ta mësoj dikush si të sillet në Kuvend, pasi ai nuk ka të drejtë të komentojë nga karrigia ku është ulur, por të foltorja.

"Ai nuk ka të drejtë të komentojë asgjë nga karrigia ku është ulur, siç bëri edhe sot në disa raste. Ai është i barabartë me të gjithë deputetët tjerë, dhe kur ka debat, nëse ka, duhet të qohet nga karrigia e kryesuesit e të komentojë në foltore, vetëm në cilësinë e deputetit, e kurrsesi të kryesuesit. Është mirë t'ia thotë dikush këtë!", është shprehur Nitaj.

Tutje, Nitja ia bëri me dije Mikullovcit se ai nuk duhet të sillet si "baba" në Kuvend, ani pse ka përparësinë e moshës ta udhëheq seancën.

"Ai (Mikullovci) e ka përparësinë e moshës, të cilën e përcakton rregullorja dhe unë e respektoj, por kjo nuk i jep asnjë të drejt tjetër, që ai të sillet si "baba" në Kuvend", ka thënë në fund Nitaj. /Lajmi.net/

 

The post Nitaj i thotë Mikullovcit se duhet ta mësojë rregulloren e Kuvendit appeared first on INSAJDERI.

VV: Dosjet ndaj Mustafës njëra ndër punët më të mira në komunën e Prishtinës

Posted: 24 Aug 2017 10:22 AM PDT

Për Lëvizjen Vetëvendosje dërgimi në prokurori i lëndëve kundër qeverisjes komunale nga Isa Mustafa është njëra ndër punët më e mirë që Shpend Ahmeti ka bërë në krye të komunës së Prishtinës, edhe në ditën kur këto dosje janë përmendur si pengesë mes LDK-së dhe VV-së

Albulena Haxhiu deputete e Vetëvendosjes i ka thënë sot Insajderit se me dosjet e deponuara në prokurori është njëra ndër punët më të mira në komunën e Prishtinës, ku edhe pret angazhim serioz të prokurorisë.

"Njëra ndër punët më të mira në Komunën e Prishtinës është ndalja dhe luftimi i korrupsionit. Me dosjet e deponuara në prokurori merret drejtësia madje ne presim një angazhim dhe seriozitet të prokurorisë në këtë drejtim në mënyrë që gjithë ata që kanë keqpërdorur detyrën zyrtare të marrin përgjegjësinë penale", ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se kërkesa e LDK-së për heqjen e dosjeve nuk do të bëhet por duhet të hetohet me seriozitet.

"LDK po kërkon diçka që ne nuk mund dhe as nuk duam ta bëjmë. Dosjet s’mund te tërhiqen, ato duhet te hetohen", ka thënë ajo për Insajderin.

Ajo më tutje deklaratat e sotme të bëra nga LDK-ja i ka quajtur naive dhe që nuk i kontribuojnë aspak situatës aktuale.

"Sot me të drejtë thuhet se koalicioni PAN, ka bllokuar institucionet e vendit, për shkak të pazareve personale por ama mosveprimi i LDK në drejtim të zhbllokimit për ne është i papranueshëm. Deklaratat e përfaqësuesve të LDK janë naive dhe nuk i kontribuojnë situatës aktuale", ka deklaruar Haxhiu.

Nga 70 dosjet e dërguara nga Vetëvendosje vetëm një rast rezultoi me aktakuzë – ai ndaj kryeinspektorit Ismet Haliti dhe 9 zyrtarëve tjerë, inspektorë e punonjës të Komunës./Insajderi.com

The post VV: Dosjet ndaj Mustafës njëra ndër punët më të mira në komunën e Prishtinës appeared first on INSAJDERI.

Mësohen grupet e Ligës së Kampionëve

Posted: 24 Aug 2017 10:10 AM PDT

Juve-Barça, Bayern-PSG, Real-Dortmund dhe Chelsea-Atletico do të jenë ndër përballjet më spektakolare që do të shohim në fazën e grupeve të Champions League për sezonin e ri, pas shortit të hedhur këtë të enjte në Monako.

Skuadrat ishin ndarë në 4 vazo, me disa risi që këtë herë nuk shihnin për shembull Barcelonën kokë grupi, apo edhe Atleticon e PSG-në, që në vitet e fundit kanë shkuar deri në fazat e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm europian. Në vend të tyre, mes Realit, Bayernit, Chelseat e Juventusit, bënin pjesë edhe Monaco, Benfika, Spartaku i Moskës dhe Shakhtar Donetsk.

Sa i përket vazos së dytë, në të renditeshin "armë të rënda" si Barça, Atletico, Paris SG, Dortmund, Sevilla, dy ekipet e Manchesterit (United e City) dhe Porto. Vetëm vazoja e tretë për Napolin e Romën, Tottenhamin e Liverpoolin, Bazelin, Beshiktashin, Olympiacosin e Hasit dhe Anderlechtin e drejtuar më herët prej tij. Në vazon e katërt bënin pjesë ekipet e ardhura nga faza "play off", si Celtic, CSKA e Moskës, Sporting, APOEL, Feyenoord, Maribor, Karabagu i Agollit dhe Leipzig.

Ja ndarja respektive e grupeve të Championsit.

Grupi A, Benfica, Manchester Utd, Bazel, CSKA M.
Grupi B, Bayern M., Paris SG, Anderlecht, Celtic G.
Grupi C, Chelsea, Atletico M., Roma, Karabag.
Grupi D, Juventus, Barcelona, Olympiacos, Sporting L.
Grupi E, Spartak M., Sevilla, Liverpool, Maribor.
Grupi F, Shakhtar D., Man. City, Napoli, Feyenoord.
Grupi G, Monaco, Porto, Besiktas, Leipzig.
Grupi H, Real M., Borussia D., Tottenham, APOEL N.

Veç shortit të fazës së grupeve, në Monako janë dhënë edhe çmimet individuale për sezonin e kaluar. Konkretisht, Gianluigi Buffon është shpallur portieri më i mirë, Sergio Ramos mbrojtësi më i mirë, Luka Modriç mesfushori më i mirë dhe Cristiano Ronaldo sulmuesi më i mirë.

 

The post Mësohen grupet e Ligës së Kampionëve appeared first on INSAJDERI.

Ferrari prezanton veturën e re me 600 kuaj fuqi

Posted: 24 Aug 2017 10:00 AM PDT

Ferrari ka prezantuar makinën e saj të re që quhet Ferrari Portofino.

600 kuaj fuqi (40 më shumë se paraardhësja e kësaj makine, Ferrari California) dhe një çmim që mendohet se do të jetë më pak se 200 mijë euro.

Ashtu si edhe Ferrari California, makina e re e markës italiane do të arrijë nga 0 në 100 km/h për 3.5 sekonda, ndërsa shpejtësia e saj maksimale do të jetë 320 km/h.

The post Ferrari prezanton veturën e re me 600 kuaj fuqi appeared first on INSAJDERI.

Vetëvendosje lë fajtore LDK-në për dështimin e bërjes së koalicionit

Posted: 24 Aug 2017 09:49 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje e akuzon Lidhje Demokratike të Kosovës (LDK), se nuk ishte e gatshme ta dërgonte PDK-në në opozitë. Albulena Haxhiu deputete e Vetëvendosjes i ka thënë Insajderit se pavarësisht takimeve, harmonizimi i programeve nuk ka ndodhur për shkak të LDK-së.

"Menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit ne jemi angazhuar në drejtim të jetësimit të këtij rezultati. Pra duke parë që zgjedhjet e 11 qershorit shënuan një kthesë të rëndësishme në skenën politike dhe duke parë që qytetaret votuan kundër klanit Pronto, ne kemi treguar gatishmërinë tonë që PDK ta qojmë në opozitë".

"Fatkeqësisht nuk e kemi parë këtë gatishmëri edhe nga ana e LDK. Pra ndonëse në ato pak takimet tona ishim dakorduar që do të harmonizojmë programet kjo nuk ka ndodhur për shkak të hezitimit të LDK", ka thënë ajo.

Në ndërkohë sot gjatë ditës, kandidati i LDK-së dhe koalicionit LAA për kryeministër Avdullah Hoti ka akuzuar pikërisht Vetëvendosjen se kanë qenë gjithmonë bashkë me PDK-në.

"Këto dy parti gjithmonë kanë bashkëpunuar për dhunë. Kur kryetari i kuvendi lejonte që të futej deputet që përdornin dhunë dhe tash gjoja kacafytën. Këto dy parti janë marrë vesh për të bashkëpunuar edhe në Prishtinë. Kanë bashkëpunuar kundër Kosovës dhe sot dalin në debate që janë false", ka deklaruar gjatë ditës Hoti./Insajderi.com

The post Vetëvendosje lë fajtore LDK-në për dështimin e bërjes së koalicionit appeared first on INSAJDERI.

Sonte Skënderbeu zhvillon ndeshjen vendimtare për Europa League

Posted: 24 Aug 2017 09:30 AM PDT

Pak orë e ndajnë Skëndërbeun nga ndeshja më e rëndësishme e të gjithë sezonit, ajo përballë Dinamos së Zagrebit.

Ky 90-minutësh vlen sa kualifikimi për në fazën e grupeve të kupës Europa League, në të cilën skuadra korçare ka mundur të kualifikohet edhe më parë. Barazimi 1-1 në ndeshjen e parë, përpara 7 ditësh, është një plus minimal për Skëndërbeun, që duhet medoemos të fitojë këtë përballje të dytë, apo të paktën të barazojë pa gola, që të bëhet pjesë e grupeve të Europa League.

Trajneri Ilir Daja ka përsëritur vazhdimisht që pas ndeshjes së parë se asgjë nuk ka përfunduar dhe ka kërkuar të ulë euforinë që prodhoi paraqitja shumë e mirë e skuadrës së tij në Zagreb, që edhe golin e barazimit e pësoi në kohën shtesë. Ai do t’i besojë të njëjtit formacion si në atë ndeshje, me të vetmin dyshim deri në momentet e fundit të mbrojtësit Bajram Jashanica, i cili ka një dëmtim të lehtë dhe për të do të  vendosë stafi mjekësor.

Edhe në seancën e fundit stërvitore të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në “Elbasan Arena”, trajneri Daja ka theksuar se skuadra e tij do të futet për ta fituar ndeshjen dhe për ta vënë në vështiërsi kundërshtarin, duke e sulmuar që në fillim, në përpjekje që të zhvillojnë një lojë si ajo e 45 minutave të para në Zagreb.

Ndërkohë, një plus i rëndësishëm do të jenë edhe tifozët e shumtë që pritet të jenë të pranishëm në ndeshjen e sotme. Deri në orët e paradites të së enjtes janë shitur rreth 10 000 bileta për këtë takim, ndërkohë që rekordi i shikueshmërisë së një ndeshje të një klubi shqiptar në kupat e Europës është pikërisht përballja e Skëndërbeut me Dinamon e Zagrebit, rreth dy vite më parë, me 12 mijë bileta të shitura.

Për të gjithë ata që nuk do të mund të sigurojnë një biletë për ndeshjen e mbrëmjes së sotme, do të kenë mundësi ta ndjekin drejtpërdrejtë në SuperSport.

The post Sonte Skënderbeu zhvillon ndeshjen vendimtare për Europa League appeared first on INSAJDERI.

Hoti thotë se PDK dhe VV kanë qenë gjithmonë bashkë

Posted: 24 Aug 2017 09:12 AM PDT

Shefi i grupit parlamentar i koalicionit LAA, Avdullah Hoti i ka quajtur debate dhe kacafytje false debatin e sotëm mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se këto dy parti kanë qenë gjithmonë bashkë pro dhunës, kundër Kosovës por sic ka thënë ai kanë bashkëpunuar edhe me vite edhe në Prishtinë.

"Këto dy parti gjithmonë kanë bashkëpunuar për dhunë. Kur kryetari i kuvendi lejonte që të futej deputet që përdornin dhunë dhe tash gjoja kacafytën. Këto dy parti janë marrë vesh për të bashkëpunuar edhe në Prishtinë. Kanë bashkëpunuar kundër Kosovës dhe sot dalin në debate që janë false", ka thënë Hoti në Klan Kosova.

Ai më tutje ka thënë se koalicioni PAN nuk i ka as 60 vota, sepse sipas tij asnjëherë nuk i ka testuar.

"Nuk i kanë as 60 sepse nuk i kanë provuar kurrë. Kanë bërë shantazhe ndaj deputeteve dhe të gjitha sot kanë ra poshtë", ka thënë ai.

 

The post Hoti thotë se PDK dhe VV kanë qenë gjithmonë bashkë appeared first on INSAJDERI.

Eklipsi diellor – mitet, nga antikiteti deri sot

Posted: 24 Aug 2017 09:12 AM PDT

Vampirët, dragojt, amplitudat dhe indianёt lёshonin shigjetat pёr tё rindezur diellin

Me eklipset diellore nuk ёshtё bёrё kurrё shaka. Tё paparishikueshme dhe tё pakuptueshme, hijet nё planetin e dritёs kanё qenё nga antikiteti deri sot, shenjё e fatkeqёsive tё menjёhershme sesa e lajmeve tё mira.

Arritje e fatkeqёsive nga tё cilat duhet tё mbrohesh me cdo kusht. Ndёrkohё qё sot miljona vrapojnё poshtё e lart nёpёr rrugёt e Amerikёs, eklipsi total i diellit pёr indianёt Chippewa nga Amerika e Veriut duhet "tё rivendonin diellin" me çdo kusht. Shigjetat nisur nga tributё e vendosura kundёr qiellit fitonin gjithmonё, ndonëse atёherё kalonte nё mёnyrё misterioze eklipsi. Lufta e tartarёve tё Siberisё ndёrkohё kundёr njё vampiri tё keq, qё njёherё thithi diellin nё gojё, papritur bёrtiti dhe gjuha pёshtyu jashtё me shumё nxitim.

Pragmatikё, kinezёt antikё pёrpalseshin si bori tё çmendura, hidhnin vazo dhe çdo gjё tjetёr pёr tё trembur dragojtë qё 'hanin' diellin. Shumё paqёsore ka qenë strategjia e fiseve Hindu pёr t'i dhёnё forcё astros diellore qё tё luftonte me mostrat qё e gёlltitnin.

Pёr tributё e Alaskёs, eklipsi ishte shenjё e njё dielli tё sёmurё: atёherё ata fshihnin vazot, enёt e kuzhinёs dhe veten e tyre nga kёto rreze tё çuditshme pёr tё shmangur sёmundjet ngjitёse.

Mё alegre kanë qenë interpretimet fantazma-gorike tё tribuve vendёse: Tlingitёt e Australisё e imagjinonin diellin dhe hёnёn tё dashuruar nё njё shkёlqim tё shkurtёr, fshehur brenda  njё tende tё pёrmbajtur, tё ulur nё fund. Pёr vendasit e Guyanёs, bёhej fjalё pёr historinё e rivalitetit mes vёllait diell dhe motrёs hёnë: errёsira e eklipsit do tё thoshte qё njё nga dy vёllezёrit ishte hedhur jashtё, duke u lёnё nё vёshtrim vetёm tjetri.

Pa frikё, fantazitё e tribusё kanadeze "Bella Cola": dielli humbet dritёn vetёm sepse është i ngathёt dhe pa vёmendje, duke sjellë rënien e pishtarit qё mbante gjithmonё nё dorё. Aztekёt ishin të ashpёr, pasi sipas disa historianёve, ofronin sakrifica njerёzore pёr tё ndaluar eklipset diellore.

Por edhe sot, nё muajt dhe madje nё orёt qё paraprinin eventin qiellor tё 2017, shumё kanё lancuar kёshilla dhe dhe ftesa pёr tё qëndruar dhe shikuar. Praktikantё tё teorisё olistike, profetё tё kurёs energjetike, astrologё dhe njerёz tё zakonshёm predikonin qё ёshtё mirё tё mos qёndrosh jashtё gjatё eklipsit, njofton gazeta-shqip.

Ndryshimi nё elektromagnetizmin atmosferik mund tё sjellë dёme. Mё mirё akoma tё ulёsh tendat dhe garazhet dhe tё qёndroni nё shtёpi. Nё qoftё se ёshtё e mundur agjёroni, mbyllni sytё dhe mbi njё jastёk tё bukur, me kёmbё tё lidhura meditoni pёr mrekullitё e universit.

 

The post Eklipsi diellor – mitet, nga antikiteti deri sot appeared first on INSAJDERI.

Neymar denoncon Barcelonën në FIFA

Posted: 24 Aug 2017 09:02 AM PDT

Luftë totale mes Neymar dhe Barcelonës, prej së cilës mund ta kenë pasoja edhe senatorët e skuadrës blaugrana.

Vetëm pak ditë pasi Barcelona denoncoi  futbollistin brazilian për mospërmbushje të kontratës, me Barcelonën që kërkon rreth 38 milionë europasi  pretendon që Neymar ti kthekë bashkë me interesat shpërblimin që mori në momentin e rinovimit të kontratës tetorin e kaluar, marrëveshje që më pas u prish nga Neymar duke paguar klauzolën. Dhe futbollisti ka denoncuar së fundmi klubin blaugrana pasi pretendon se Barcelona i detyrohet edhe 26 milionë euro, të parashikuara në një bonus pikërisht në të njëjtën kontratë.

Në pritje që të flasë gjykata për ti dhënë të drejtë njërës prej palëve, padyshim që drejtuesve në Camp Nou nuk u ka pëlquer një foto e disa prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës së bashku me Neymar dhe të larguarin tjetër Dani Alves që ashtu si sulmuesi la verën e kaluar Barcën mes polemikave.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se mund të ketë edhe një ndëshkim të futbollistëve por duke qenë se në foton në fjalë bën pjesë dhe ylli i skuadrës Lionel Messi,  ky është një lajm që nuk mund të merret si i sigurt.

 

The post Neymar denoncon Barcelonën në FIFA appeared first on INSAJDERI.

Vuçiq e informoi raportuesin e PE-së për dialogun e brendshëm për Kosovën

Posted: 24 Aug 2017 09:01 AM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, priti të enjten në Beograd deputetin e Parlamentit Evropian, David McAllister, i cili është edhe raportues për Serbinë i këtij institucioni.

Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Vuçiq e informoi McAllisterin “për planet për realizimin e dialogut të brendshëm për Kosovën dhe mënyrat e formalizimit të këtij procesi”.

Dy zyrtarët biseduan edhe për marrëdhëniet në rajon dhe rrugën evropiane të Serbisë.

Vuçiq, pas betimit në postin e presidentit në fund të muajit maj, ka thënë se është koha për dialog të brendshëm për Kosovën dhe "të hiqet dorë nga qasja mitike ndaj Kosovës".

Qëllimi përfundimtar i këtij dialogu nuk dihet, ndërkohë që Serbia vazhdon përpjekjet për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

The post Vuçiq e informoi raportuesin e PE-së për dialogun e brendshëm për Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Zyra e BE-së në Kosovë ka një kërkesë për deputetët

Posted: 24 Aug 2017 08:44 AM PDT

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, ka bërë thirrje që Kuvendi dhe institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejtë, meqë vendin e presin sfida të mëdha.

Në një intervistë për Telegrafin, zëdhënësja Dinka Zhival thotë se përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë kërkon nga partitë parlamentare të veprojnë me përgjegjësi dhe të përmbushin detyrimet që rrjedhin nga Kushtetuta dhe ligjet.

"Kosova përballet me shumë sfida – papunësia e lartë, sistemi arsimor me performancë të ulët, korrupsioni dhe sundimi i dobët i ligjit – të cilat mbeten pengesë për tërheqjen e investimeve të qëndrueshme që ndihmojnë zhvillimin e ekonomisë. Prandaj, është e rëndësishme që liderët politikë t'i marrin seriozisht këto sfida dhe të veprojnë në përputhje me interesin më të mirë të popullit të Kosovës", thuhet në përgjigjen.

Sipas përfaqësuesve të BE-së në Prishtinë, Kosova ka perspektivë të qartë evropiane dhe Bashkimi Evropian pret përshpejtim në agjendën e reformave që kontribuojnë në këtë rrugëtim.

"Banorët e Kosovës presin udhëheqje të përgjegjshme që do të bëjë përparime të rëndësishme drejtë rrugës evropiane. Është detyrë e udhëheqësve politikë të ecin përpara", deklaron Zhival.

 

 

 

The post Zyra e BE-së në Kosovë ka një kërkesë për deputetët appeared first on INSAJDERI.

Dënohet burri që shtyu gruan në vetëvrasje për shkak të virgjërisë

Posted: 24 Aug 2017 08:30 AM PDT

Një gjykatë në Taxhikistan dënoi me burg një person, i cili ka shtyrë gruan e tij të bëjë vetëvrasje, për shkak të argumenteve mbi virgjërinë e saj.

Zyrtarët në qytetin Vose i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se Zafar Pirov, 24 vjeç, është dënuar me 7 vjet burgim.

Gruaja e Pirovit, Rajabbi Khurshed, është vetëvrarë në muajin qershor, 40 ditë pasi është martuar.

Khurshed kishte kaluar testin e virgjërisë, i cili nuk është i detyrueshëm, por zakonisht kërkohet nga gratë e reja në Taxhikistan, përpara se ato të martohen.

Por, sipas të afërmve, bashkëshorti e ka akuzuar atë për humbje të virgjërisë para martesës.

Sipas familjes së gruas, ajo ka thënë në shtratin e vdekjes se ka qenë në nën presion të madh nga burri, njofton REL.

Ajo ka pirë dozë fatale të uthullës më 22 qershor dhe ka vdekur në spital disa orë më vonë.

 

The post Dënohet burri që shtyu gruan në vetëvrasje për shkak të virgjërisë appeared first on INSAJDERI.

Selmanaj flet për “frikësimin e PAN-it dhe lojën perfide” të Vetëvendosjes

Posted: 24 Aug 2017 08:24 AM PDT

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj e ka quajtur të turpshme kërkesën e PAN-it për të kërkuar kohë shtesë edhe për dy javë. Ai k thënë se arsyje e gjithë kësaj kohe shtesë është për shkak të frikësimit nga ç'pushtetizimi dhe nga abuzimet e parasë publike.

"PAN – pa fije turpi kërkon edhe 2 javë kohë shtesë. Për çka? Cila është arsyeja? Pse nuk i mjaftuan më shumë se 2 muaj e tash i kërkojnë edhe 2 javë? Përgjigja është tejet e thjeshtë: Ata (PDK) frikësohen nga ç'pushtetizimi, ata frikësohen nga të zezat që ja bënë Kosovës nga vitit 1999, ata frikësohen se abuzimet e parasë publike do tu dalin sheshazi, ata frikësohen që shkatërrimi i pasurisë së Kosovës përmes procesit të privatizimit do ti dërgoj prapa grilave shumë nga ta, ata frikësohen se aura e pushtetit po perëndon dhe me këtë edhe perandoria kriminale do rrëzohet si piramida prej letre", ka shkruar ai.

Ai më tutje ka folur edhe për siç ka thënë ai sulmin nga Albin Kurti ndaj kryeministrit në detyra Mustafa. Selmanaj ka thënë se Vetëvendosja po bënë një lojë perfide për fitimin e votave në zgjedhjet lokale.

"Po pse në këtë lojë hyn edhe VV? pse Albin Kurtin, sulmon Kryeministrin Mustafa? Pse VV përmes kryesuesit të Kuvendit (Adem Mikullovcit) nuk lejoj deputetët e LAA-së të flasin, kurse Kadri Veselin po? A jemi të gjithë deputet të barabartë sipas VV-së dhe Adem Mikullovcit, apo Kadri Veseli ka status special për VV-në?"

"Përgjigja edhe këtu është mëse e thjeshtë: VV po bën lojë perfide për një grusht votash për zgjedhjet e ardhshme lokale. Yryshja për pushtet i ka bërë hipokrit, perfid dhe irracional në qasje dhe veprime. Të tillët koketojnë edhe me djallin vetëm e vetëm për të marr një copë pushteti. Kjo s'ka fare të bëjë me ftesë për bashkëpunim reciprok e aq më pak për një aleancë qeverisëse për të mirën e vendit dhe qytetarëve të saj", ka  shkruar ai.

The post Selmanaj flet për "frikësimin e PAN-it dhe lojën perfide" të Vetëvendosjes appeared first on INSAJDERI.

Sanchez i gatshëm ndaj Liverpoolit

Posted: 24 Aug 2017 08:05 AM PDT

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, sot deklaroi se njëri nga futbollistët e tij më të mirë kiliani Alexis Sanchez është i gatshëm për derbin e së dielës të Premir Ligës kundër Liverpool-it në Anfield Road.

Sanchez për shkak të lëndimit mungoi në dy ndeshjet e këtij sezoni për "topçinjtë", ndonëse disa media tërë këtë histori involvuan edhe statusin e tij në klub. Me fjalë tjera, reprezentuesit kilian i është ofruar kontratë e re, të cilën ai e ka refuzuar.

Megjithatë, Wenger thekson se kjo fare nuk ka ndikuar në raportin e Sanchez-it ndaj detyrimeve të klubit dhe disponimin e tij.

"Gjithçka rreth Sanchez-it duket sikur është në gjendje shumë të mirë. Gjithmonë ka qenë i fokusuar në punën e tij. Mendoj se nuk është shumë i shqetësuar nga zhurma që u krijua. Është shumë i fokusuar dhe shumë i lumtur. Nuk do të thotë se nuk ka gjasa të vazhdojë kontratën, ndonëse tani për tani nuk arritëm".

"Vetëm duam si ekip të jemi të fokusuar për atë që na pret, e jo të shikojmë në kontratat individuale. Sanchez punon shumë, jep shumë nga vetja dhe duket tërësisht i përgatitur. Doemos duhet të vendos çka do të bëj, por ai duket i përgatitur, që është më e rëndësishme", tha Wenger, shkruan AA.

Në dy xhirot e para Arsenali ka tre pikë, në ndeshjen e parë mposhti Leicester City me 4:3,ndërsa humbi nga Stoke me 1:0.

Derbi i xhiros së tretë në Premier Ligë mes Liverpool-it dhe Arsenalit do të luhet të dielën me fillim në ora 17.

The post Sanchez i gatshëm ndaj Liverpoolit appeared first on INSAJDERI.

Mikullovci tregon kushtin për ta thirrur seancën e radhës

Posted: 24 Aug 2017 07:53 AM PDT

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, deputeti më i vjetër, Adem Mikullovci, po zotohet se më nuk do të procedojë datë për vazhdimin e seancës konstituive edhe nëse PAN e kërkon këtë gjë.

Mikullovci theksoi për Gazetën Express, se duhet mbledhur partitë dhe të diskutojnë për koalicione të reja, në mënyrë që ai ta thërrasë seancën e re. Thotë se përveç tij, askush nuk mund të thërrasë seancë konstituive.

"Nuk ka të drejtë askush pos meje të thërras seancë. Unë nuk thërras seancë deri sa partitë të mblidhen e të diskutojnë si dhe të bëhen koalicionet e reja, prishjet, dhe të bëhen gati për ta vazhduar seancën", ka thënë ai.

Mikullovci tutje theksoi, se menjëherë pas përfundimit të seancës, është mbledhur kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje, për të gjetur zgjidhje rreth sigurimit të 61 deputetëve për ta proceduar në Kuvend, emrin e kandidatit nga ky subjekt për krye parlamentar.

" Unë i kam thënë VV-së se ata patën mbledhje, dhe unë isha pjesë e kryesisë, ata tash po mundohen pasi Kadri Veseli tha bëni 61 votë dhe Kuvendi është i juaji. Ata tash po mundohen që t’i bëjnë numrat. Kur t’i bëjnë numrat e të thërrasin seancë. Unë kur të merrem vesh vetëm më VV-në dhe ata që bëjnë koalicion. Nuk e di se me kënd po dëshiron të bëjë VV-ja koalicion", ka sqaruar Mikullovci.

E ndërkohë pas deklarimeve të koalicionit PAN se nuk i kanë numrat, si dhe polemikat në mes të këtij të fundit dhe zyrtarëve të VV-së, kryesuesi i saj, deputeti Adem Mikullovci e ndërpreu atë, duke thënë se do t'i njoftojë me kohë deputetët për vazhdimin e saj.

 

The post Mikullovci tregon kushtin për ta thirrur seancën e radhës appeared first on INSAJDERI.

Dembélé mund të transferohet falas te Barcelona

Posted: 24 Aug 2017 07:48 AM PDT

Borussia Dortmund ndoshta po luan me zjarrin. Edhe pse ende asgjë nuk është konfirmuar, një lajm i sotëm nga prestigjiozja "Zeit" ka befasuar tifozët verdhezinj dhe sidomos ata të Barcelonës.

Bëhet fjalë për mesfushorin Ousmane Dembélé, i cili mund të kërkojë prishjen e kontratës dhe të bëhet katalanas praktikisht falas.

Avokati Markus Schütz, i cili përfaqëson personin e quajtur Martial Kodja, ish-trajner i 20-vjeçarit dhe agjent i tij, ka zbuluar se Borussia Dortmund ka konsideruar Moussa Sissoko-në si agjent të ligjshëm të lojtarit, por ky i fundit më shumë ka mbrojtur interesin e klubit se të francezit.

Kjo është arsyeja pse ofertat nga Bayern München apo Barcelona në verën e kaluar janë injoruar krejtësisht.

Pra, verdhezinjtë nuk e kanë pranuar Kodja-n si përfaqësues të lojtarit, ndërkohë që Sissoko është paraqitur vetëm në ditën e transferimit dhe jo gjatë negociatave. Detaji që shton edhe më shumë dyshimet është fakti se Dembélé nuk e ka ditur se çfarë ka firmosur në kontratën e tij me BVB-në, ngaqë çdo fjalë në të ka qenë në gjermanisht dhe jo në frengjisht, siç ndodh zakonisht.

Por nuk përfundon me kaq. Dembélé aktualisht e ka pagën 2 milionë euro në vit, por marrëveshja ka qenë që ai të përfitojë edhe 10 milionë të tjera brenda pesë viteve të kontratës, pra 2 milionë në vit, si shpërblim për transferimin.

Paga 4 milionë euro në vit do të ishte normale për një lojtar të madh si ai. Borussia Dortmund, ndërkohë, nuk i garanton rritje page me kalimin e sezoneve dhe as nuk e lejon të ketë klauzolë largimi.

Deri tani, verdhezinjtë kanë refuzuar rreth 100 milionë euro nga Barcelona, duke kërkuar 50 milionë më shumë. Dembélé refuzon të stërvitet dhe është i pezulluar nga klubi, por ndoshta ai të gjitha këto argumente do t'i përdorë si "ultimatum" për lirimin e tij në çfarëdolloj forme, madje edhe me parametra zero, që do të kthehej në një tragjedi.

Barcelona ka edhe një javë kohë për të vepruar, ashtu si edhe përfaqësuesit e Dembélé-së. A do të dorëzohen në Dortmund? Kush do ta fitojë këtë betejë?

The post Dembélé mund të transferohet falas te Barcelona appeared first on INSAJDERI.

Kryetari i Venecias paralajmëron se kush thërret “Allahu Ekber” do të vritet

Posted: 24 Aug 2017 07:42 AM PDT

Kryebashkiaku italian, Luigi Brugnaro, ka urdhëruar policët që të qëllojnë me armë drejt atyre që thërrasin "Allahu Ekber" në qytetin e tyre.

Brugnaro pretendon se qyteti i Venecias është më i sigurt se Barcelona, ku së fundi vdiqën 14 persona nga një sulm terrorist, shkruan gazeta britanike Mirror, transmeton Koha.net.

Ai ka krahasuar vendin e tij me Barcelonën, duke thënë se "në krahasim me Barcelonën, ku nuk kishin krijuar kurrfarë mbrojtje, ne duhet të mbajmë rolin tonë".

"Nëse dikush bërtet në sheshin tonë Shën Marku "Allahu Ekber" ne do ta vrasim atë", ka thënë kryebashkiaku.

Në Venecia së fundi janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët kishin planifikuar një sulm me thikë ndaj turistëve.

"Ata duan të shkojnë tek Allahu, por ne do t'i dërgojmë atje para se të shkaktojnë ndonjë dëm tek ne", shtoi ai.

 

 

 

The post Kryetari i Venecias paralajmëron se kush thërret "Allahu Ekber" do të vritet appeared first on INSAJDERI.

Çfarë bisedoi Kadri Veseli me Ilir Dedën?

Posted: 24 Aug 2017 07:25 AM PDT

Pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, ku koalicioni PAN nuk i kishte numrat për ta zgjedhur Kadri Veselin kryetar i Kuvendit, ky i fundit i është ofruar deputetit të Alternativës, Ilir Deda.

Pas përfundimit të seancës, në hollin e  Kuvendit janë parë duke biseduar Veseli me deputetin e koalicionit LAA.

Gazeta Zëri, ka kontaktuar deputetin Ilir Deda i cili tha se me Veselin kane biseduar vetëm për situatën e paqëndrueshëm në Kuvendin e Kosovës.

"Kemi biseduar për situatën e paqëndrueshme në Kuvendin e Kosovës", ka thënë ai.

I pyetur nëse Veseli i ka kërkuar diçka, Deda ka mohuar që Veseli t'i ketë bërë ndonjë kërkesë.

"Jo nuk ka pas ndonjë kërkesë, ka pasur vetëm shkëmbim të mendimeve", ka përfunduar Deda.

The post Çfarë bisedoi Kadri Veseli me Ilir Dedën? appeared first on INSAJDERI.

Stadiumit të Llapit po i shtohen tribunat

Posted: 24 Aug 2017 07:08 AM PDT

Sot në Podujevë, kryetari i Komunës, Agim Veliu, ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe kryetrajneri i "FC LLAPI" Tahir Batatina kanë vendosur solemnisht gurthemelin për fillimin e punimeve në ndërtimin e tribunave në Stadiumin "Zahir Pajaziti".

Kryetari Veliu e vlerësoi të rëndësishëm fillimin e realizimit të këtij projekti, që është vazhdimësi e projektit të përbashkët të Komunës me MKRS-në dhe FFK-në.

"Me ndërtimin e fushës së futbollit, tash edhe tribunave, po e kompletojmë infrastrukturën në stadium. Në këtë mënyrë po krijohen kushtet sipas normave ndërkombëtare për zhvillimin e ndeshjeve dhe akomodim e shikuesve në tribuna", tha kryetari Veliu.

Ministrja Dumoshi tha se MKRS po investon në këtë projekt, me realizimin e të cilit futbollistët llapjanë do ta kenë një stadium që plotëson kriteret, sipas standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s.

Edhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, u shpreh i lumtur për realizmin e projektit, duke thënë se Podujeva dhe futbollistët e llapjanë meritojnë ta kenë një objekt sportiv, për zhvillimin e garave në kategorinë nacionale dhe ndërkombëtare.

Projekti i ndërtimit të tribunave në Stadiumin "Zahir Pajaziti" do të kushtojë rreth 800 mijë euro, në të cilin Komunën e Podujevës do të investojë mbi 200 mijë euro, MKRS me 500 mijë, e ku do të participojë edhe FFK-ja.

The post Stadiumit të Llapit po i shtohen tribunat appeared first on INSAJDERI.

Daçiq: Unë vazhdimisht kam dërguar ambasadorë për dështimin e Kosovës në UNESCO

Posted: 24 Aug 2017 07:08 AM PDT

Zëvendëskyreministri i parë i Serbisë, Ivica Daçiq është shprehur edhe njëherë i sigurt se Kosova do të dështojë në anëtarësimin e saj në UNESCO.

Daçiq edhe një herë ka shtuar se pranimi i Kosovës në UNESCO nuk është fare në agjendë deri më tani, shkruan Tanjug.

"Unë vazhdimisht e drejtoj këtë çështje, duke dërguar ambasadorë dhe jam i sigurt se nuk mund të kalojnë në anëtarësimin në UNESCO", ka thënë Daçiq.

The post Daçiq: Unë vazhdimisht kam dërguar ambasadorë për dështimin e Kosovës në UNESCO appeared first on INSAJDERI.

Related Posts: