“Së shpejti pritet të bëhet asfaltimi i rrugëve në fshatin Manastric” plus 9 more Ferizaj Press |
- Së shpejti pritet të bëhet asfaltimi i rrugëve në fshatin Manastric
- Zyra e BE-së në Kosovë bën thirrje që institucionet të formohen sa më shpejtë
- Kaq ‘cool’ nuk i keni parë asnjëherë Gilin e Shyhreten (Foto)
- Shikojeni çfarë simpatiku është bërë Roani i Majlindës dhe i Majkut (Foto)
- Kujdes! Fëmija tmerrohet nga dhurata që gjen brenda çokollatës
- Kujdes, vija e zezë në thonjë mund të jetë simptomë e kancerit
- Zhytni këmbët në legen me ujë e çaj: Era e këmbëve hiqet menjëherë!
- Kini kujdes ! Kush ju rregullon ekranin e thyer të celularit mund t’ju përgjojë
- 5 mënyra natyrale si të forconi sistemin imunitar të foshnjes
- Si të shpëtoni nga sulmi i zemrës nëse jeni vetëm në shtëpi
Së shpejti pritet të bëhet asfaltimi i rrugëve në fshatin Manastric Posted: 24 Aug 2017 10:18 AM PDT Ferizaj.24.08.2017. Gjatë pasdites së sotme numri një i komunë s së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi, nga mbikëqyrësja Leonora Zeqiri si dhe këshilltarë të tij, ka inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Manastirc në rregullimin e rrugëve dhe kanalizimit të këtij fshati. Me këtë rast kryetari Svarqa, u nda tejet i kënaqur me rrjedhën e punimeve që po bëhen në këtë fshat, duke shtuar se shumë shpejt pritet të behet dhe asfaltimi i rrugëve të këtij fshati. Ai tha se fshati Manastirc gjatë këtij viti ka përfituar mjaft shumë me realizimin e këtyre projekteve madhore të asfaltimit, ku po bëhen me të gjitha standardet që tashmë po aplikohen në Komunën e Ferizajt. E nga ana tjetër edhe banorët e këtij fshati janë ndjerë tejet të kënaqur me realizimin e punimeve që po bëhen në këtë fshat. Thanë se që nga paslufta investime të tilla nuk janë bërë në fshatin Manastric. U bë e ditur se në fshatin Manastirc do të asfaltohen 17 rrugë , ndërsa vlera e tyre kap shumën rreth 250 mijë euro.
|
Zyra e BE-së në Kosovë bën thirrje që institucionet të formohen sa më shpejtë Posted: 24 Aug 2017 08:42 AM PDT Në një intervistë për Telegrafin, zëdhënësja Dinka Zhival thotë se përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë kërkon nga partitë parlamentare të veprojnë me përgjegjësi dhe të përmbushin detyrimet që rrjedhin nga Kushtetuta dhe ligjet. "Kosova përballet me shumë sfida – papunësia e lartë, sistemi arsimor me performancë të ulët, korrupsioni dhe sundimi i dobët i ligjit – të cilat mbeten pengesë për tërheqjen e investimeve të qëndrueshme që ndihmojnë zhvillimin e ekonomisë. Prandaj, është e rëndësishme që liderët politikë t'i marrin seriozisht këto sfida dhe të veprojnë në përputhje me interesin më të mirë të popullit të Kosovës", thuhet në përgjigjen dhënë Telegrafit. Sipas përfaqësuesve të BE-së në Prishtinë, Kosova ka perspektivë të qartë evropiane dhe Bashkimi Evropian pret përshpejtim në agjendën e reformave që kontribuojnë në këtë rrugëtim. "Banorët e Kosovës presin udhëheqje të përgjegjshme që do të bëjë përparime të rëndësishme drejtë rrugës evropiane. Është detyrë e udhëheqësve politikë të ecin përpara", deklaron Zhival. |
Kaq ‘cool’ nuk i keni parë asnjëherë Gilin e Shyhreten (Foto) Posted: 24 Aug 2017 05:48 AM PDT Shyhrete Behluli dhe Gili nuk e këndojnë të njëjtin zhanër muzikor, ama pavarësisht kësaj të dyja i kanë hyrë tregut të dasmave. Edhe këtë verë kanë qenë mjaftë aktive, shkruan Kosovarja. Gili dikur njihej si barbie i estradës, ndërkaq vitet e kanë ndryshuar atë dhe stilin e saj. Epo, gjithçka me kohë. Por, prapë se prapë Gili u qëndron besnike fustaneve të gjatë e me volum. Publiku e njeh Gilin glamuroze, femërore. Edhe në preferencat e këngëtares Shyhrete Behluli hyjnë fustanet, ata klasik, femëror dhe shpesh me vezullimë. Në një foto të përbashkët të bërë këto ditë, Gili e Shyhretja duken krejt ndtyshe, larg nga imazhi i tyre skenik, shumë "cool". |
Shikojeni çfarë simpatiku është bërë Roani i Majlindës dhe i Majkut (Foto) Posted: 24 Aug 2017 05:40 AM PDT Majlinda Zeka dhe reperi i njohur Majk, javë më parë janë bërë prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin Roan. Ata, çdo ditë pothuajse publikojnë foto të ndryshme të djalit, duke ia shprehur dashurinë, transmeton express. E para pak minutash nëna Majlindë ka publikuar një foto të Roanit teksa është zgjuar nga gjumi, e që padyshim kjo është fotografia më e bukur që keni parë deri tani. |
Kujdes! Fëmija tmerrohet nga dhurata që gjen brenda çokollatës Posted: 24 Aug 2017 05:36 AM PDT Fëmijët janë të fiksuar pas çokollatave, dhe sidomos atyre që në brendësi kanë lodra për ta. Britanikja "Metro, raporton se një fëmijë 5-vjeçar është përballur me një dhuratë të pazakontë. Kur ka hapur paketimin plastik të dhuratës, ai ka gjetur një qese me drogë, të llojit metamfetaminë kristal. Fatmirësisht, në atë moment, pranë tij ka qenë vëllai i madh, i cili ka shmangur konsumimin dhe tragjedinë e mundshme. Vogëlushi ka hapur vezën për të gjetur dhuratën, që zakonisht vjen në pjesë të montueshme, por pasi ka parë qesen me pluhur të bardhë, ka pyetur të vëllanë se çfarë ishte. "Daily Star" shkruan se ngjarja është regjistruar në zonën e Drumachose-s, në Belfast. |
Kujdes, vija e zezë në thonjë mund të jetë simptomë e kancerit Posted: 24 Aug 2017 05:30 AM PDT Një grua ka shpërndarë një paralajmërim ku thotë se nëse keni një vijë të zezë në thonj, duhet të keni kujdes, sepse mund të jetë shenjë e kancerit. Sipas Jean Skinner, e cila thotë se është teknike e bukurisë nga Uckfield, një konsumatore kishte ardhur të kërkojë t'ia lyente thonjtë me ngjyrë të zezë për ta mbuluar vijën në thoin e saj, transmeton Telegrafi. Skinner e kishte këshilluar ta vizitonte një doktor, ndërsa pohon se gruaja pastaj e kishte zbuluar se ka melanomë. "Është melanomë! Nuk doja ta frikësoja, por i kam thënë ta vizitonte urgjentisht doktorin e saj. Ajo më ka thirrur sot dhe më ka treguar se është melanomë agresive, e cila veçse është shpërndarë në pjesë tjera. Prognoza e saj nuk është e mirë", ka shkruar Skinner në Facebook. Megjithatë sipas udhëzimeve të NHS-së (Shërbimi Shtetëror i Shëndetësisë së Anglisë) thuhet se vijat e zeza përgjatë thonjve janë tejet të zakonshme te personat me ngjyrë mbi moshën 20 vjeçare, dhe në shumicën e rasteve është normale. Sidoqoftë, ata këshillojnë se këto vija nuk duhet injorohen dhe në fakt mund të jenë edhe shenjë e melanomës subungale – formë e kancerit të lëkurës. |
Zhytni këmbët në legen me ujë e çaj: Era e këmbëve hiqet menjëherë! Posted: 24 Aug 2017 05:18 AM PDT Era e keqe e këmbëve nuk është diçka argëtuese për askënd, megjithatë me pak njohuri dhe dedikim, ju mund ta largoni këtë problem brenda pak kohe. Siç thonë ekspertët, zhytja e këmbëve në çaj mund t'ju ndihmojë ta zhdukni problemin e këmbëve me aromë të keqe dhe këmbëve të djersitura, transmeton Telegrafi. Në fakt, kjo metodë njihet si një nga trajtimet më të njohura shtëpiake. Koha se sa duhet t'i mbani këmbët e zhytura në çaj varet nga sa të djersitura dhe sa aromë të keqe mbajnë. Çdo zhytje duhet të zgjatë të paktën një orë për të qenë efektive, ndërsa preferohet t'i zhytni në çaj të gjelbër. Produktet që ju nevojiten për t'i trajtuar këmbët me çaj: – Pesë qese çaj të zi – Katër gota ujë të nxehtë – Një legen Katër gota ujë të nxehtë i derdhni në legen, pastaj ia shtoni pesë qeset e çajit të zi. E lejoni çajin të qëndrojë në ujë për 10 minuta, pastaj i vendosni këmbët. Këtë proces e përsëritni një herë në ditë. /Telegrafi/ |
Kini kujdes ! Kush ju rregullon ekranin e thyer të celularit mund t’ju përgjojë Posted: 24 Aug 2017 05:05 AM PDT Kur thyejmë ekranin e smartphone, mendimi ynë i parë janë paratë që nevojiten për ta rregulluar. Por kur çojmë për të rregulluar telefonin, duhet të bëjmë kujdes edhe ndaj sigurisë informatike, kjo pasi falë një teknike të avancuar, njerëzit dashakeq mund të na përgjojnë pajisjen Zbulimin e kësaj teknike ilegale e kanë bërë kërkues të Universitetit Ben-Gurion në Negev, Izrael. Po sipas këtij studimi, shumë nga elementet zëvendësues jozyrtarë, si për shembull ekrani, mikrofoni dhe pjesë të tjera të smartphone-ve, përmbajnë në të vërtetë hardware në gjendje të çaktivizojnë disa funksione të domosdoshme apo të na përgjojnë në mënyrë konstante çfarë bëjmë me telefonin. |
5 mënyra natyrale si të forconi sistemin imunitar të foshnjes Posted: 24 Aug 2017 04:53 AM PDT Ndonëse sistemi imunitar i një foshnjeje është tejet i dobët gjatë muajve të parë të jetes, kjo nuk do të thotë që nëna nuk mund të bëjë asgjë për ta forcuar atë. Më poshtë do të lexoni 5 veprimet e përditshme që mund të bëjnë nënat me qëllim që vogëlushi i tyre të rritet i shëndetshëm. Pasuroni dietën e tyre |
Si të shpëtoni nga sulmi i zemrës nëse jeni vetëm në shtëpi Posted: 24 Aug 2017 04:39 AM PDT Posa të fillojnë simptomat e sulmit të zemrës, problemet mund të shënojnë progres shumë shpejt dhe ju duhet të veproni shpejt dhe të përgatiteni për të mbijetuar. Fillimisht, cilat janë simptomat e sulmit të zemrës? Është e rëndësishme të dihen shenjat paralajmëruese të një sulmi në zemër. Trajtimi i hershëm brenda pak orëve të sulmit të zemrës mund të ndihmojë në reduktimin e dëmit që i bëhet zemrës dhe mund t'ju shpëtojë jetën, transmeton Telegrafi. Disa nga simptomat më të zakonshme të sulmit të zemrës janë: problemet me frymëmarrje, dhimbje në gjoks, ndjeheni të lodhur pa ndonjë arsye, djersiteni, villni dhe keni marramendje, etj. Si të veproni gjatë sulmit të zemrës? Pini aspirinë Duke konsumuar një aspirinë (nëse veç nuk keni alergji ndaj këtij hapi) gjatë një sulmi të zemrës mund t'ju ndihmojë, sepse aspirina e parandalon mpiksjen të trashet, duke i dhënë trupit mundësi ta thyejë trashjen e gjakut përderisa pritni të vjen emergjenca. |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |