Zëri: “'Ahmeti e fiton Prishtinën pa balotazh'” plus 29 more |
- 'Ahmeti e fiton Prishtinën pa balotazh'
- Ja nga çfarë rrezikoheni nëse shkoni në pishina
- Rozana Radi zbulon arsyen prekëse pse nuk do të bëjë dasmë
- Vetura zyrtare shëtitet në Durrës (Foto)
- Shqiptarët e Luginës kërkojnë mbështetjen e dy shteteve shqiptare
- Reka: Qeveria me bazë të gjerë, më e preferuara
- Edhe një tërmet i fortë goditi sonte Ohrin
- Mbyllet takimi i G20-ës në Hamburg, këto janë përfundimet
- Ajnishahe Halimi: Zyrtarët e VV-së donin vdekjen e qytetarëve në protesta
- Neymar: E dua këtë lojtar në Barcelonë (Foto)
- Gati për foto?! Kryeministrja angleze zgjon nga gjumi Trump
- Tragjike në Durrës, gjenden dy persona të vdekur, mister shkaqet
- Ky është partneri i Zaiminës dhe babai i fëmijës së saj (Foto)
- Humb jetën edhe një kosovare në bregdetin shqiptar
- Donjeta Sadiku fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian
- Dega e parë e LDK-së nominon për kryetar të Prishtinës Ismet Beqirin
- Rrustemi: Thaçi rrezikon postin nëse nuk ia jep VV-së mandatin për krijimin e Qeverisë
- MPJ përgënjeshtron Serbinë: Kosova është anëtare me të drejta të plota në Organizatën Botërore të Doganave
- Kërcënohet Milaim Zeka (Foto)
- Shqipëria 'bllokon' eksportin nga Kosova (Video)
- Doktori i ri shqiptaro-amerikan ofron vizita dhe ilaçe falas
- Joksimoviq tregon nëse anëtarësimin i Serbisë në BE varet nga Kosova
- Vazelinë dhe pak nga ky përbërës mund të ndryshojnë lëkurën tuaj gjatë natës
- Kjo është adoleshentja që u vetëvra, zbulohet edhe arsyeja (Foto)
- MPJ e Serbisë thotë se Kosova është suspenduar nga Organizata Botërore e Doganave
- Adoleshentja vritet në banesë
- Zgjedhjet: Cila parti fitoi në qytet, e cila në fshatrat e Prishtinës (VIDEO)
- A mund të jetë pagjumësia shenjë paralajmëruese për ndonjë problem shëndetësor?
- Nusja që helmoi vjehrrën kthehet tek prindërit, babai: E martuam se
- Krasniqi i vetmi nga PAN-i qe përfaqëson Prishtinën në parlament (VIDEO)
'Ahmeti e fiton Prishtinën pa balotazh' Posted: 08 Jul 2017 02:55 PM PDT Shpend Ahmeti do të fitojë edhe një mandat të dytë si kryetar i Prishtinës, madje, pa balotazh. Kështu ka thënë në emisionin Ju Flet Prishtina në Klan Kosova shefja e deritashme e kabinetit të tij, Fitore Pacolli. Ajo është e bindur se këtë e garanton rezultati i votimeve të 11 qershorit në Prishtinë, ku Vetëvendosje doli e para. Në këtë parti thonë se do ta fitojnë shumicën edhe në asamblenë komunale. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ja nga çfarë rrezikoheni nëse shkoni në pishina Posted: 08 Jul 2017 02:53 PM PDT Ndonëse nuk jemi në pikun e verës, temperaturat e larta dhe frekuentimi i plazhit dhe pishinave ka sjellë probleme dhe infeksione të syve tek pushuesit. Më problematike për mjekëtshihet frekuentimi i pishinave dhe klorinimi i lartë i ujit.Mbi një 20 raste në javë paraqiten tek mjeku specialist, për të marrë ndihmë mjekësorë për shkak të problemeve me sytë. Për të evituar këto probleme, mjekët rekomandojnë larje të shpeshtë të fytyrës me ujë të rrjedhshëm dhe një...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Rozana Radi zbulon arsyen prekëse pse nuk do të bëjë dasmë Posted: 08 Jul 2017 02:25 PM PDT Arsyeja në fakt është vërtet e dhimbshme. Prindërit e Rozanës, nuk jetojnë dhe për këtë arsye ajo nuk dëshiron të bëjë dasmë, pasi ata nuk do të jenë me të në ditën e saj më të rëndësishme. "Pse të martohem? Unë nënën dhe babanë nuk i kam që të më vijnë në dasmë, dy gëzimet e mia më të mëdha. Vërtet kam një motër, por kur jam e lumtur kështu siç jam, ç'më duhet dasma, nëse nuk kam dy...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vetura zyrtare shëtitet në Durrës (Foto) Posted: 08 Jul 2017 02:21 PM PDT Një veturë më targa zyrtare nga Kosova është parë në orët e vona në qytetin e Shqipërisë, Durrës. E kjo nuk është hera e parë kur veturat zyrtare keqpërdoret për qëllime tjera dhe jo për punë për instutcionin për të cilin punon, shkruan Indeksonline. Siç, shihet edhe në foto të dërguar nga një lexues i Indeksonline, vetura “shtetitë” jashtë Kosovës vonë në Durrës. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Shqiptarët e Luginës kërkojnë mbështetjen e dy shteteve shqiptare Posted: 08 Jul 2017 02:14 PM PDT Shqiptarët në Luginën e Preshevës sipas deputetit të vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani, janë pjesa më e diskriminuar e kombit, ndaj kërkohet një përkujdesje e dy shteteve shqiptare. Problemet dhe zvarritjet institucionale në dy shtetet shqiptare, qoftë në Republikën e Shqipërisë por edhe në atë të Kosovës, sipas deputetit të vetëm shqiptar, Fatmir Hasani, po reflektohen mjaftë edhe në Luginën e Preshevës, duke pamundësuar realizimin e kërkesave themelore të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Reka: Qeveria me bazë të gjerë, më e preferuara Posted: 08 Jul 2017 01:58 PM PDT Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, ka bërë me dije se përsëritja e krizës politike e vitit 2014 do ta dëmtojë Kosovën si në aspektin e brendshëm, po ashtu edhe në atë të jashtëm. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Reka ka thënë se vonesat në krijimin e qeverisë do të ishin një mesazh i keq për partnerët ndërkombëtarë. Ai i ka ftuar liderët politikë t'i lënë anash inatet personale dhe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Edhe një tërmet i fortë goditi sonte Ohrin Posted: 08 Jul 2017 01:54 PM PDT Banorët e rajonit të Ohrit edhe sonte nuk kanë qetësi. Disa çaste më parë, më saktësisht në orën 21 e 31 minutë është regjistruar një tërmet prej 3.9 shkallë sipas Rihterit. Tërmeti ka qenë në thellësi prej 2 kilometra, 11 kilometra në veri-perëndim nga Resnja dhe 8 kilometra larg Koselit. Tërmetet në këtë rajon nuk kanë të ndalur që nga data 18 qershor. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Mbyllet takimi i G20-ës në Hamburg, këto janë përfundimet Posted: 08 Jul 2017 01:47 PM PDT Takimi i 20 vendeve më të zhvilluara të botës u mbyll të shtunën në një atmosferë protestash të dhunshme dhe me Presidentin Donald Trump në qendër të vëmendjes. Mes arritjeve të zotit Trump, ishin një takim i ngrohtë me presidentin rus, Vladimir Putin, një marrëveshje për armëpushim të pjesshëm për Sirinë dhe një premtim për përshpejtimin e marrëveshjes tregëtare me Britaninë. Por komunikata përfundimtare e takimit nxorri në pah qëndrimet e ndryshme me disa...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ajnishahe Halimi: Zyrtarët e VV-së donin vdekjen e qytetarëve në protesta Posted: 08 Jul 2017 01:43 PM PDT Në emisionin “Personale” ta TV Dukagjinit, rrëfen njëra prej ish figurave më të rëndësishme të Vetëvendosjes, tash anëtare e PDK-së, Ajnishahe Halimi. Gruaja që vlerësohet si një nga zërat më aktiv në Drenicë dhe që mban disa çmime ku vlerësohet për guximin, ka thënë se ka shumë arsye që e bënë që ajo me Albin Kurtin t’i ndajnë rrugët. Ajo thotë se ka hequr dorë nga VV kur ka kuptuare se zyrtarë të saj kërkonin që në protesta...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Neymar: E dua këtë lojtar në Barcelonë (Foto) Posted: 08 Jul 2017 01:35 PM PDT Neymar e dëshiron Paulinhon në “Camp Nou” Mesfushori brazilian, Paulinho, pritet ta veshë fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm, shkruan Mundo Deportivo, transmeton Gazeta Express. Pas deklaratës së vetë lojtarit, i cili tha se “do të gënjeja që nuk jam duke menduar për Barcelonën”, ka folur edhe Neymar. Talenti brazilian haptazi ka shprehur dëshirën për ta pasur në “Camp Nou” bashkëkombësin e tij. “Paulinho është shoku im në futboll dhe dua që ai të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Gati për foto?! Kryeministrja angleze zgjon nga gjumi Trump Posted: 08 Jul 2017 01:18 PM PDT Presidenti i Amerikës, Donald Trump arriti të merrte vëmendjen e të gjithëve edhe në takimin e samitit G20. U bë protagonist pasi liderët u kthyen për të bërë fotografinë e ditës, ndërsa ai nuk e vuri re lëvizjen që bënë të gjithë në një kohë. Kryeministrja angleze Thereza May e ‘zgjoi’ nga gjumi duke e prekur në shpatull për ti kërkuar që të bëhej pjesë e të gjithëve. Ajo ishte ulur ngjitur me presidentin, prandaj ishte e para që e lajmëroi se...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Tragjike në Durrës, gjenden dy persona të vdekur, mister shkaqet Posted: 08 Jul 2017 01:00 PM PDT Dy viktima janë gjetur nga policia e Durrësit pasditen e sotme në dy lagje të ndryshme të qytetit bregdetar. Policia njofton se në lagjen Nr.7 është gjetur një trup i pajetë i seksit mashkull. Viktima është i dekompozuar dhe ende nuk është identikuar. Nga këqyrja paraprake, policia nuk ka konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Për të zbuluar shkakun e vdekjes dhe identitetit trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Ndërkohë, në lagjen Nr.16...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ky është partneri i Zaiminës dhe babai i fëmijës së saj (Foto) Posted: 08 Jul 2017 12:54 PM PDT Edhe pse e ftuar te “Rudina” pak kohë më parë, Zaimina Vasjari u shpreh se nuk e kishte në plan të bëhej nënë së shpejti pasi është pak egoiste dhe s’do donte të prishte linjat e trupit, gjërat më të bukura në jetë vijnë pa plan. Këngëtarja që tani i ka hyrë biznesit, është shtatzënë dhe pret të bëhet nënë për herë të parë. Edhe pse në fillim lajmi u përhap si thashethem, pa pasur konfirmimin e vetë Zaiminës, nuk ka vonuar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Humb jetën edhe një kosovare në bregdetin shqiptar Posted: 08 Jul 2017 12:43 PM PDT Një tjetër pushuese nga Kosova ka humbur jetën në bregdetin shqiptar. 68 vjeçarja K.V nga Peja është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, ku i është dhënë ndihma e parë, por e moshuara nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. Në njoftimin e policisë thuhet se 68 vjeçarja ka humbur ndjenjat menjëherë sapo është futur në ujë, dhe pavarësisht ndihmës së shpejtë ajo është dërguar në gjendje të rëndë në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Donjeta Sadiku fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian Posted: 08 Jul 2017 12:22 PM PDT Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian për të juniore. Kampionit është zhvilluar në Sofie të Bullgarisë, ndërsa Sadiku fitoj në kategorinë deri në 57 kilogramë. Sadiku në finale është mposhtur nga rusja, Ludmila Vorontsova. Fitorja e ruses u vendos me pikë, ndërsa Sadiku dëshmoi edhe një herë se ka të ardhme të sigurt në boksin europian. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Dega e parë e LDK-së nominon për kryetar të Prishtinës Ismet Beqirin Posted: 08 Jul 2017 12:20 PM PDT Njomza Emini nga dega e parë e Lidhje Demokratike të Kosovës në Prishtinë, që përfshinë Kodrën e Trimave, tha se kjo degë ka nominuar si kandidat të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Ismet Beqirin. Emini ka deklaruar për emisionin Ju Flet Prishtina në Klan Kosova se janë pajtuar që ta propozojnë Beqirin – që është edhe kryetar i kësaj dege në Prishtinë. Emini është shprehur e bindur se nëse kandidon Beqiri në zgjedhjet lokale, atëherë LDK-ja do ta kthejë kryeqytetin,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Rrustemi: Thaçi rrezikon postin nëse nuk ia jep VV-së mandatin për krijimin e Qeverisë Posted: 08 Jul 2017 12:10 PM PDT Anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se Hashim Thaçi deklaratat për mandatarin nuk po i bën si president por si argat i PAN-it. Rrustemi ka theksuar se mandatari i dytë nuk është as në dorën e Thaçit e as nuk varet prej vullnetit të tij. Madje ai ka thënë se presidenti rrezikon postin e tij nëse nuk ia jep VV-së mandatin për krijimin e Qeverisë. Ja shkrimi i plotë në Facebook: Kur Hashim Thaçi po flet për mandatarin, ai nuk po e bën atë si president, por si një...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 08 Jul 2017 12:10 PM PDT Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës informon qytetarët e Kosovës se Serbia me mbështetje të Rusisë ka dështuar për të kontestuar anëtarësimin e plotë të Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave (WCO) dhe se Kosova do të jetë përherë aty me të drejta dhe obligime të barabarta si shtet anëtar qysh prej anëtarësimit në janar të këtij viti në Bruksel. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës përmes një komunikate për media...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 08 Jul 2017 11:54 AM PDT Në Kosovë shprehja e lirë e mendimit ka raste kur dikujt i pengon dhe si pasojë personi që e thotë lirshëm mendimin e tij, mund edhe të kërcënohet me jetë nëse dikujt ai mendim nuk i pëlqen. Një rast i tillë ndodhi edhe me Milaim Zekën, të cilin e kërcënoi Denis Krasniqi me fjalë të rënda përmes rrjetit social Facebook. Zeka njihet për kritikat e tij publike lidhur me padrejtësitë që ndodhin në vend dhe si duket një gjë e tillë Denis Krasniqit nuk i ka pëlqyer, raporton...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Shqipëria 'bllokon' eksportin nga Kosova (Video) Posted: 08 Jul 2017 11:51 AM PDT Për sezonin e verës Dogana e Shqipërisë ka rritur tarifën për mallrat që do të eksportohen nga Kosova. Kjo për tregun e Kosovës dhe ekonominë e vendit po vlerësohet e dëmshme dhe që do e rëndoj edhe më shumë ekonominë vendore. Sipas njohësve të ekonomisë ky veprim nuk lë hapësira që Kosova të planifikojë të eksportojë në ndonjë vend tjetër rajonal. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Doktori i ri shqiptaro-amerikan ofron vizita dhe ilaçe falas Posted: 08 Jul 2017 11:40 AM PDT Mario është mjek shqiptar në Amerikë. Ai mendon se ka ardhur momenti të bëjmë për njëri – tjetrin më shumë se kurrë. Shqiptari për shqiptarin. Çdo vit vjen në atdhe dhe viziton njerëzit falas duke u bërë një shembull konkret i asaj që thotë. Mario Ademaj nuk është një yll roku, edhe pse i pëlqen të këndojë, herë pas here, siç bëri këtë verë, kur përjetoi emocionet e dhëndrit. Në jetë bën mjekun. Pasioni i tij...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Joksimoviq tregon nëse anëtarësimin i Serbisë në BE varet nga Kosova Posted: 08 Jul 2017 11:32 AM PDT Ministrja e re serbe e Integrimeve evropiane, Jadranka Joksimoviq ka folur për rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, duke i komentuar të gjitha kriteret që ky shtet duhet t’i plotësojë. Si një nga kriteret vazhdimisht është përmendur edhe dialogut i Serbisë me Kosovën, por ministrja serbe ka thënë se rruga e shtetit serb drejt Bashkimit Evropian, nuk varet nga Kosova, shkruan Politico. “Në provesin e negocimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë dy palët: vendi kandidat dhe BE-ja. Nuk është e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vazelinë dhe pak nga ky përbërës mund të ndryshojnë lëkurën tuaj gjatë natës Posted: 08 Jul 2017 11:29 AM PDT Vazelina dhe vitamina E janë dy përbërës gjërësisht të përdorur në rutinën e bukurisë, veçanërisht në kujdesin ndaj lëkurës. Të dyja individualisht janë të mira për lëkurën tuaj dhe ofrojnë shumë përfitime, por a keni provuar ndonjëherë t’i kombinoni sëbashku? Bëjeni sepse do të mahniteni nga efekti fantastik që kanë në lëkurë. Përbërësit: 2 lugë gjelle vazelinë 4 kapsula vitaminë E Përgatitja dhe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kjo është adoleshentja që u vetëvra, zbulohet edhe arsyeja (Foto) Posted: 08 Jul 2017 11:14 AM PDT Vetëvrasja e një vajze adoleshente ka tronditur opinionin publik në Pukë. Vajza 17-vjeçare e identifikuar si Diana Kola është gjetur e vetëvarur pranë banesës së saj, ndërsa familjarët e kanë dërguar me urgjencë për në spital. Por kur ajo ka mbërritur në urgjencë, kishte ndërruar jetë. Policia e Shkodrës ka dhënë edhe informacionet paraprake në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Ja çfarë thotë policia: Sot rreth orës 17:45, nga familjarët...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
MPJ e Serbisë thotë se Kosova është suspenduar nga Organizata Botërore e Doganave Posted: 08 Jul 2017 10:58 AM PDT Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, përmes një komunikate për media, ka bërë me dije se në takimin e Organizatës Botërore të Doganave (WCO) në Bruksel gjatë shqyrtimit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, kësaj të fundit i është marrë e drejta e votës. Kjo çështje, sipas MPJ’së së Serbisë, është suspenduar deri në njoftimin e radhës. MPJ-ja serbe ka thënë se është propozuar një grup punues i cili do...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 08 Jul 2017 10:45 AM PDT Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Uragji të Pukës. Mësohet se një vajzë 17-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Sipas burimeve, mësohet se ajo quhet Diana K. E reja vuante prej kohësh nga depresioni dhe prindërit i kishte të divorcuar. Ajo është gjetur nga të afërmit në banesë e pajetë. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Zgjedhjet: Cila parti fitoi në qytet, e cila në fshatrat e Prishtinës (VIDEO) Posted: 08 Jul 2017 10:36 AM PDT Votimet e 11 qershorit në Prishtinë sikur e anashkaluan zakonin e deritashëm që këtu duhet patjetër të fitojë LDK, gjë që kishte ndodhur prej vitit 2000 e këndej. Sivjet, partia e ish-presidentit Ibrahim Rugova, ia la pozitën numër një Vetëvendosjes, që kapi rreth 42 për qind të votave. LDK, pas 17 vjetëve, e pa veten në pozitën numër dy, për nga numri i votave, njofton Klan Kosova. Në Vetëvendosje po pretendojnë se fituan në shumicën e lagjeve të mëdha të kryeqytetit. Për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
A mund të jetë pagjumësia shenjë paralajmëruese për ndonjë problem shëndetësor? Posted: 08 Jul 2017 10:35 AM PDT Ndonjëherë pagjumësia mund të jetë shenjë paralajmëruese për sëmundje që kanë lidhje me shëndetin mendor. Në qoftë se një person vjen dhe ankon pagjumësinë por nuk është kjo e vetmja ankesë e tij, atëherë detyra e mjekut psikiatër është të zbuloj se çfarë fshihet pas këtij çrregullimi shkruan Gazeta Shëndeti. Shpesh herë çrregullimet e gjumit mund të jenë sinjal alarmi për fillimin e një gjendje anksioze, paralajmëruese të ndonjë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Nusja që helmoi vjehrrën kthehet tek prindërit, babai: E martuam se Posted: 08 Jul 2017 10:17 AM PDT Pak orë pas lirimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Elda Tanushi ka udhëtuar nga Tirana drejt vendlindjes së saj, fshatit Zallë Reç të Dibrës, shkruan “Panorama”. Të vetmit që e kanë mbështetur 19-vjeçaren kanë qenë prindërit e saj. Ata kanë vendosur ta marrin sërish të bijën në fshatin e largët, për të mos e kthyer më në familjen e bashkëshortit të saj. Tashmë ngjarja ka bërë bujë në të gjithë zonën. Në familjen Tanushi ka pasur hyrje...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Krasniqi i vetmi nga PAN-i qe përfaqëson Prishtinën në parlament (VIDEO) Posted: 08 Jul 2017 10:13 AM PDT Memli Krasniqi do ta ketë një barrë të veçantë kur të nis punën si deputet i parlamentit të Kosovës. Kjo për shkak se ai është unik në një aspekt – ngelet i vetmi kandidat i koalicionit PAN, i propozuar nga degët e kryeqytetit, që arriti të marrë mjaft vota në Prishtinë për të siguruar ulësen e kuvendit shtetëror. Në fakt, pati dy kandidatë tjerë nga koalicioni PAN që dolën më mirë në kryeqyteti, si Kadri Veseli me 10 mijë e 322 dhe Ramush Haradinaj me 8...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from Zëri. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |