Mesazhi.com: “Gjenden dy trupa të pajetë në Durrës, policia nis hetimet” plus 9 more

Mesazhi.com: “Gjenden dy trupa të pajetë në Durrës, policia nis hetimet” plus 9 more


Gjenden dy trupa të pajetë në Durrës, policia nis hetimet

Posted: 08 Jul 2017 12:49 PM PDT

Dy trupa të pajetë janë gjetur në qytetin bregdetar të Durrësit, përkatësisht në lagjen nr. 7 dhe 16.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për rastin. Një nga trupat është i seksit mashkull. Rezulton se ai është një trup i dekompozuar dhe që nuk është identifikuar ende. Trupi është gjetur në ambient të hapur. Nga këqyrja paraprake, nuk ka shenja të dhunës në kufomën e gjetur.

Për policinë, një nga personat dyshohet se është shtetasi B.C, 39 vjeç. /shekulli/

The post Gjenden dy trupa të pajetë në Durrës, policia nis hetimet appeared first on Mesazhi.com.

Tetovë, helmohen 25 punëtorë të një fabrike

Posted: 08 Jul 2017 12:41 PM PDT

Janë helmuar 25 të punësuar në fabrikën “Lear” në zonën zhvillimore industriale në Tetovë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë për AA konfirmuan rastin me ç’rast thanë se sipas informacioneve të para, të punësuarit nga fabrika “Lear” janë paraqitur në Ndihmën e shpejtë, duke thënë se kanë dhimbje në stomak. Gjithashtu, prej aty informuan se pasi u është dhënë ndihma e parë, të punësuarit janë lëshuar në kurim shtëpiak.

SPB Tetovë informoi se ekipet kompetente janë në terren, hetimi është në rrjedhë dhe se për rastin është njoftuar edhe Prokurori publik.

Po ashtu edhe nga Ndihma e shpejtë konfirmuan rastin e sotëm, duke thënë se kanë intervenuar tek disa pacientë në fabrikën “Lear”.

Të punësuarit kanë marrë trajtim të duhur dhe më pas janë dërguar në repartin infektiv. Më pas ka ardhur një grup prej disa personash në Ndihmën e shpejtë në Tetovë të cilët kanë patur simptoma të helmimit, por edhe ata janë lëshuar për kurim shtëpiak pas ndihmës së ofruar.

Lidhur me rastin pritet që hetimet ti kryejë Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë.

Kujtojmë se edhe në muajin mars në fabrikën “Leart” nga ushqimi u helmuan rreth 220 punonjës.

The post Tetovë, helmohen 25 punëtorë të një fabrike appeared first on Mesazhi.com.

Erdogan e mbronë Katarin në Hamburg

Posted: 08 Jul 2017 12:29 PM PDT

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan sot pas Samitit të Liderëve të G20 në Hamburg të Gjermanisë porositi se akuzat në adresë të Katarit janë të padrejta ndërsa sanksionet të gabuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan pas Samitit të Liderëve të G20 mbajti konferencë për mediat në Hamburg në të cilën foli për aktivitetet e tij gjatë samitit dhe u përgjigj në pyetjet e gazetarëve.

“Akuzat në adresë të Katarit i llogaris si të padrejta. Gjithashtu, mendoj se sanksionet janë të gabuara. Si ndaj çdo shteti tjetër në botë, e nevojshme është që të respektohet edhe sovraniteti i Katarit. Siç kam thënë edhe më parë në zënkën mes dy vëllezërve nuk ka fitues”, tha presidenti Erdoğan.

Kur është në pyetje lufta kundër terrorizmit, Erdoğan theksoi se shpreson që samiti të jetë kthesë mbi bazën në të cilën të gjithë do të pranojnë se janë cak i terrorizmit.

“Dëshiroj që ky takim (Samiti G20) të jetë kthesë mbi bazën në të cilën do të pranojmë se të gjithë jemi cak i terroristëve, pa dallim të religjionit, gjuhës apo racës. Gjithashtu, shpresoj se do të kemi sukses të parandalojmë financimin e terrorizmit dhe në atë mënyrë do të pamundësojmë që i njëjti terrorizëm të na shkaktojë dhimbje”, tha Erdoğan.

Ai theksoi se gjatë samitit ka porositur se lufta kundër terrorizmit i cili është bërë kërcënim global është e mundur vetëm me qëndrim parimor dhe të qëndrueshëm.

“Nuk do të shënojmë përparim në luftën kundër organizatave terroriste përderisa nuk i lëmë anash standardet e dyfishta dhe përderisa nuk vendosim bashkëpunim ndërkombëtar dhe solidaritet”, porositi Erdoğan.

Në fokusin e presidentit Erdoğan ishin edhe pjesëtarët e organizatës terroriste FETO, përgjegjës për tentativën për grusht shteti në vendin e tij, i cili ndodhi vitin e kaluar më 15 korrik.

“Militantët e organizatës terroriste, të cilët më 15 korrik të vitit të kaluar tentuan të kryejnë puçin e përgjakshëm dhe vranë 250 qytetarë tanë ndërsa plagosën 2.193, vendet nga Perëndimi i shohin si strehimore të sigurtë. Dëshiroj të theksoj se situata e tillë i shqetëson qytetarët tanë të cilët më 15 korrik me çmimin e jetës së tyre u ngritën dhe e mbrojtën demokracinë”, theksoi Erdoğan.

The post Erdogan e mbronë Katarin në Hamburg appeared first on Mesazhi.com.

Marshim i imamëve kundër terrorizmit

Posted: 08 Jul 2017 09:11 AM PDT

Imamët francezë, por edhe të tjerë të ardhur nga vende të ndryshme të evropiane, filluan sot në Paris një marshim kundër terrorizmit që do t'i dërgojë më pas në Gjermani dhe Belgjikë, duke bërë thirrje që të mos bashkohen myslimanët me krimet e bëra në emër të Islamit.

"Mesazhi ynë është i qartë, ne nuk mund të bashkojë Islamin me këta barbarë dhe vrasës, që vrasin në emër të Allahut", deklaroi imami i Dransit (periferi të Parisit), Hassen Chalghoumi, që ishte edhe në iniciativë të këtij marshimi.

I rrethuar nga rreth 30 imamë të ardhur nga rajone të ndryshme të Francës por gjithashtu edhe të Italisë, Portugalisë dhe Belgjikës, ai i bëri thirrje shoqërisë civile të mobilizohet ndërkohë që atentatet xhihadiste kanë bërë vitet e fundit qindra viktima në Evropë ndërsa rreth 7 000 të rinj janë nisur për në Irak dhe Siri.

Por i pyetur mbi mungesën e ndjeshme të besimtarëve gjatë thirrjes për këtë marshim mysliman dhe të hedhjes poshtë të kësaj iniciative nga Këshilli Francez i Kultit Mysliman, Chalghoumi u shpreh se "duhet të pyesim cilat janë motivet e atyre që kritikojnë iniciativën e një marshimi kundër barbarëve".

The post Marshim i imamëve kundër terrorizmit appeared first on Mesazhi.com.

Fitorja e forcave irakiane në Mosul çështje orësh

Posted: 08 Jul 2017 09:01 AM PDT

Mbrojtja e të ashtuquajturit Shteti Islamik në qytetin irakian Mosul, është duke kollapsuar me shpejtësi të madhe, përderisa trupat irakiane presin që të marrin kontrollin e qytetit në tërësi përgjatë orëve në vijim.

Sipas disa raportimeve të BBC-së, kane ngelur vetëm edhe disa metra që nuk janë nën kontrollin e ushtrisë.

Disa pjesëtarë të forcave të sigurisë irakiane janë parë duke vallëzuar, megjithatë komandantët ende nuk kanë konfirmuar asgjë.

Forcat irakiane, të mbështetura nga SHBA-të janë munduar të marrin kontrollin e këtij qyteti që nga 17 tetori i vitit të kaluar.

The post Fitorja e forcave irakiane në Mosul çështje orësh appeared first on Mesazhi.com.

G20: Thyhet bllokada mbi ndryshimet klimatike

Posted: 08 Jul 2017 08:58 AM PDT

Bllokada mbi ndryshimet klimatike në mes të SHBA dhe kombeve tjera në Samitin e G20 duket se është thyer.

BBC mëson se është arritur një kompromis final në përmbyllje të tekstit të deklaratës në ditën e dytë në takimin në Hamburg, transmeton Klan Kosova.

Sipas zyrtarëve të BE-së, teksti është pranuar nga presidenti amerikan Donald Trump pas tërheqjes nga marrëveshja e Parisit për klimën pa bllokuar angazhimin e vendeve tjera.

Kjo ka ardhur pas natës së dytë të protestave të dhunshme në Hamburg.

The post G20: Thyhet bllokada mbi ndryshimet klimatike appeared first on Mesazhi.com.

Mbappe do të qëndrojë te Monaco

Posted: 08 Jul 2017 08:45 AM PDT

Kylian Mbappe do të qëndrojë te Monaco.

Kështu ka deklaruar drejtori sportiv i skuadrës franceze, Antonio Cordon.

18 vjeçari francez ka qenë tema më e nxehtë e kësaj vere, pas kompletimit të një edicioni fantastik me Monacon, duke u shpallur kampion të Francës.

Edhe pse po kërkohet nga skuadra si Real Madrid dhe PSG, Mbappe ka vendosur të qëndrojë te Monaco, edhe për një sezon.

"Unë mendoj se ai dëshiron të qëndrojë këtu me ne. Nuk jam në dijeni të ketë ndonjë ofertë nga RTeal Madrid", ka deklaruar Cordon.

The post Mbappe do të qëndrojë te Monaco appeared first on Mesazhi.com.

Mandatari për Qeverinë e re, në duart e presidentit apo në vendimin e Kushtetueses?

Posted: 08 Jul 2017 08:42 AM PDT

Interpretimi i dhënë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në vitin 2014, në lidhje me caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë, duket se nuk i ka zgjidhur të gjitha dilemat.

Interpretime të ndryshme vërehen sidomos kur bëhet fjalë për të drejtën që edhe koalicioni, partia apo subjekti që zë vendin e dytë në zgjedhje, ta ketë të drejtën të propozojë mandatarin për formimin e qeverisë.

Propozimi i mandatarit, fillimisht, i takon koalicionit apo partisë politike që i fiton zgjedhjet. Që në rastin e zgjedhjeve të fundit parlamentare të 11 qershorit, nënkupton koalicionin PAN, përkatësisht koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma.

Ndërkaq, në rast se koalicioni PAN dështon që ta formojë qeverinë, mbetet e diskutueshme se a e ka të drejtën për mandatar edhe Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti i dytë i dalë në bazë të rezultatit të zgjedhjeve.

Njohësit e zhvillimeve politike konsiderojnë se Kosova mund të përballet me një krizë politike në rast se formimi i qeverisë dështon në rrethin e parë dhe presidenti nuk e jep këtë mundësi për dikë tjetër.

Albert Krasniqi, analist i Institutit Demokratik të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se në rastin e dytë, presidenti nuk guxon ta kontestojë një shumicë parlamentare nëse ajo i arrin 61 vota.

"Interpretimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatarin në herën e dytë, megjithëse ka zbrazëtira dhe nuk është në mënyrë precize i saktësuar, konsideroj se është i qartë për aq sa të tregojë se në herën e dytë diskrecioni i presidentit nuk është çështje e vullnetit dhe e preferencave personale të presidentit se kujt dëshiron t'ia japë mandatarin, por duhet të jetë në bazë të asaj se kush e ka shumicën parlamentare në Kuvend dhe kush e ka fuqinë për ta krijuar qeverinë", vlerëson Krasniqi.

Në rast të bllokadës, sipas Krasniqit, mund të ketë edhe ndërhyrje apo ndërmjetësim nga faktori ndërkombëtar.

"Në rast se presidenti do të kryejë një veprim bllokues dhe të insistojë vetëm në partinë e parë, përkatësisht në ish-patinë e tij, PDK-në, atëherë pa dyshim që faktori ndërkombëtar do të mobilizohet dhe përmes presionit të vet do të përpiqet që ta zhbllokojë këtë situatë. Këtë e kemi parë ne në rajon dhe shumë vende të tjera ku demokracia ka qenë e brishtë", shton Krasniqi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ka marrë konfirmimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve (koalicioni PAN) dhe mandatari për kryeministër (Ramush Haradinaj) se Qeveria e ardhshme e Kosovës do të formohet pa vonesa.

Sa i përket mundësisë që mandatari i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, të dështojë të sigurojë votat për formimin e Qeverisë dhe mundësisë që Thaçi më pas t'ia japë mandatin kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, presidenti Thaçi tha se nuk mund t'i parashikojë as paragjykojë zhvillimet e ardhshme.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se nëse koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma [PAN] dështon që ta krijojë qeverinë, presidenti duhet që t'ia japë mundësinë një shumice tjetër parlamentare, e cila mund ta formojë qeverinë.

Ai mendon se vendimi i Gjykatës Kushtetuesi i vitit 2014, është shumë i qartë dhe se sipas tij, aty ka një bazë të mjaftueshme se si duhet të veprohet në rastet për dhënien e mandati një koalicioni apo subjekti politik.

"Presidenti i vendit i ka kompetencat kushtetuese dhe diskrecionin që ia garanton Kushtetuta për të vendosur në rast se dështon krijimi i qeverisë nga ana e subjekti fitues, në këtë rast nga koalicion PAN".

"Presidenti është i obliguar që në rast të kësaj situate, t'ia bartë përgjegjësinë për krijimin e institucioneve shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës, respektivisht një kandidati tjetër, i cili mund të jetë edhe kandidat nga po i njëjti subjekt fitues ose një kandidat tjetër. Pra, presidenti në këtë rast duhet ta shfrytëzojë diskrecionin e tij në mënyrë shumë korrekte, në mënyrë që t'i krijojë institucionet dhe të shmangë me çdo kusht zgjedhjet e reja", thotë Mushkolaj.

Edhe Mushkolaj nuk e përjashton mundësinë që në procesin e formimit të institucioneve të përfshihet si lehtësues edhe faktori ndërkombëtar.

"Ashtu siç ka pasur vazhdimisht raste, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet e rajonit, mund të ketë përfshirje në mënyrë që institucionet të krijohen sa më shpejt. Të gjitha partitë politike duhet ta dinë se Kosova nuk e ka luksin e zvarritjes pa nevojë të krijimit të institucioneve", theksonMushkolaj.

Në bazë të marrëveshjes politike është e pritshme që partia apo koalicioni fitues të propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Më pas, presidenti i Republikës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.

Kandidati për kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.

Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës (61 vota).

Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë.

Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.

The post Mandatari për Qeverinë e re, në duart e presidentit apo në vendimin e Kushtetueses? appeared first on Mesazhi.com.

Amaneti i japonezëve

Posted: 08 Jul 2017 08:41 AM PDT

Sot, shumë popuj vuajnë nga fenomeni i korrupsionit dhe ryshfetit. Që një nëpunës në shtet të të zgjidhë një hall, duhet të marrë ryshfet, edhe pse ai paguhet nga taksat e qytetarëve. Është e vërtetë që gjendja ekonomike në shumë vende është e rëndë, por përderisa ke pranuar të punosh në atë sektor, bëje detyrën pa pritur që njerëzit të të japin ryshfete.

Personazhi i kësaj historie, është një pilot egjiptian, Muhamed Salim, i cili punon në transportin civil nga Kajro në Tokio. Ai tregon dhe thotë:

Punova për tre muaj rresht në linjën Kajro-Tokio, pastaj më kaluan në një linjë tjetër për dy muaj dhe pas dy muajsh më rikthyen në linjën Kajro-Tokio. Pasi vajtëm në hotelin që kompania ajrore rezervon për ne, teksa prisja bashkë me kolegët e mi të marrim çelësin e dhomës, sportelisti japonez pyeti:"Zotëria Muhamed Salim?"

Unë u çudita nga kjo pyetje. Përse pyet për mua sportelisti dhe nga më njeh ai?!

"Unë jam" i thashë i habitur.

"Ky zarfi është i juaji" më tha ai.

Unë e mora, e hapa dhe pashë që brenda zarfit gjendeshin treqind dollarë. E pyeta:"Çfarë janë këto?"

Ai u përgjigj:"Herën e fundit kur keni qenë në këtë hotel para dy muajsh, keni harruar këtë zarfin me treqind dollarë në dhomën ku keni qëndruar. Unë e kam mbajtur këtu zarfin dhe sa herë që vinte ekuipazhi i linjës ajrore të Egjiptit, kërkoja emrin tuaj që t'ua kthej, por shihja që ju mungonit."

Fjalët e tij më mrekulluan dhe si natyrë lindore, hapa zarfin, nxora 150 dollarë që andej dhe duke ia zgjatur sportelistit japonez, i thashë:"Këto janë tuat, për besnikërinë dhe ndershmërinë që tregove."

Në ato çaste pashë që ai u skuq në fytyrë dhe më tha:"Unë nuk po bëj asgjë më shumë sesa detyrën time. Ju po më jepni para për diçka që e kam detyrë?!"

"E kuptoj, por unë dua t'ua jap. Ju nuk mi kërkuat, unë nga ana ime dua që ta merrni këtë shumë." i thashë.

Japonezi më tha:"Zotëri, nëse unë i pranoj ato të holla, shkel në dinjitetin dhe krenarinë e vendit tim, thyej besën që i kam dhënë atdheut. Unë paguhem për këtë punë që bëj dhe që të gjithë vizitorëve tu kthej sendet e tyre të harruara."

Në ato çaste ndjeva qe edhe fytyra ime u skuq dhe u bë prush. Duke mos ditur si të dal nga kjo situatë, i thashë:"Ok, ke të drejtë, por a mund ti përgjigjesh ftesës time për të darkuar bashkë?!"

I riu japonez më tha:"Më vjen keq zotëri, por nuk mund ta pranoj ftesën tënde këtë herë, pasi do të merret si shpërblim për faktin që të ktheva paratë e harruara në dhomën tuaj, gjë e cila do të më brejë ndërgjegjen gjithë jetën. Por, meqë këmbëngul, mund të më ftosh për darkë kur të vish herën tjetër."

Nëse je duke kryer detyrën për të cilën paguhesh, nuk ke përse të kërkosh para dhe privilegje të tjera shtesë.

The post Amaneti i japonezëve appeared first on Mesazhi.com.

Nese keni problem me shpinen, ja si te veproni (FOTO)

Posted: 08 Jul 2017 08:29 AM PDT

Qëndrimi në pozicion të drejtë na jep shëndet të mirë, dhe ju ndihmon të dukeni më të rinj. Megjithatë, përkundër të gjitha përfitimeve, shumica prej nesh vazhdojnë të ulen keq, veçanërisht kur ulen para kompjuterit.
Ja 10 stërvitje të thjeshta dhe truqe që do ju ndihmojnë të qëndroni në mënyrën e duhur.

1. Truku i përshëndetjes

Vendosni duart mbrapa shpinës dhe lidhni duart tuaja siç tregohet në foton e mësipërme. Është e rëndësishme që tërhiqni një vijë të drejtë mes krahëve dhe bërrylit.
Mbajeni këtë pozicion për 10 sekonda.

2. Truku i çelësit

Vendosini njërin krah prapa shpinës. Ngrini krahun tjetër dhe vendoseni pranë bërrylit. Shtrëngoni duart "sikur bravë" dhe tërheqni bërrylin e krahut të sipërm. Ndryshoni pozicionin pas 5 sekondave

3. Truku i dredhjes

Pa lëvizur pjesën e poshtme të trupit, vendosni duart prapa kokës dhe ktheni pjesën e bustit në të majtë, në mënyrë që supet të jenë në kënd të drejtë në raport me pjesën e pasme të karriges. Mbajeni këtë pozicion për 5 sekonda dhe shikoni djathtas.

4. Truku i lakmit

Uluni në qosh të karriges dhe vendosni krahët prapa kokës. Lakojeni shpinën, dhe shikoni në tavan. Ngadalë tërhiqni kokën prapa, duke shikuar lart, derisa të prekni pjesën e pasme të karriges.

5. Qëndrimi drejt

Ngrihuni në këmbë dhe mbështetuni kur në  figurën e mësipërme, siç tregohet në figurë. Sigurohuni që po e prekni murin me të dyja shpatullat, dhe me kofshë. Shtrëngoni muskujt e barkut, dhe merrni frymë thellë.

6. Truku i "rrëzimit"

Ky ushtrim është vazhdim i të mësipërmit. Përderisa po qëndroni drejtë në mur, zgjeroni duart anash dhe ngadalë lëvizni përpara, duke krijuar një diagonale të pjerrët. Mbajeni këtë pozicion për 10 sekonda.

7. Mbajini muskujt e barkut të shtrënguar

Ky qëndrimi i mbanë muskujt e shpinës dhe barkut në raport të barabartë. Kur mbani muskujt e barkut të tendosur, shpina juaj drejtohet vetë. Mbahet një rrip i gjerë apo pantallona me bel të lartë, dhe ato do t'ju ndihmojë të mbani muskujt e barkut të tonifikuar.

8. Qëndrimi special i këmbëve dhe shpinës

Uluni në qosh të karriges, futni njërën këmbë nën karrige dhe aq sa mundeni dhe shtrijeni këmbën tjetër. Kjo pozitë do t'ju ndihmojë të uleni drejt në mënyrë që të mbani ekuilibrin. Uluni në këtë pozicion pas kryerjes së ndonjë ushtrimi.

9. Peshë në shpinë

Kur punoni në kompjuter, vendoseni një peshë në shpinë për t'ju tërhequr mbrapa, duke jua mbajtur kurrizin drejt. Një varëse e thjeshtë e rrobave do t'jua bëjë këtë ushtrim të përkryer.

10. Peshë në krahëror

Kur i bëni punët e shtëpisë, varni një varëse të rrobave në pjesën e përparme. Trupi juaj do të përpiqet të përballojë peshën dhe do të tërheqë supet tuaja për t'u balancuar.

Së fundi, të gjitha këto rekomandime janë të një varietet afatshkurtër: ato kanë një efekt pothuajse të menjëhershëm që nuk ju mbanë gjatë. Për rezultatet më të mira, ushtroni rregullisht.

Gjithashtu kujtoni se:

Qëndrimi juaj varet jo vetëm nga muskujt tuaj, por edhe nga pozicioni i dhëmbëve, përfshirë mbylljen e gojës. Kushtojini vëmendje okluzionit tuaj dentar dhe konsultohuni me dentistin tuaj për të zgjidhur problemin nën monitorim profesional.

The post Nese keni problem me shpinen, ja si te veproni (FOTO) appeared first on Mesazhi.com.