Koha.net: “Gjimshiti në fazën përgatitore me ekipin e Serie A, ende s’ka zyrtarizim” plus 29 more |
- Gjimshiti në fazën përgatitore me ekipin e Serie A, ende s’ka zyrtarizim
- Autostrada Tiranë-Durrës, kufizohen mjetet e rënda
- Importi i madh i grurit nga Serbia e lë Kosovën me 14 mijë hektarë më pak grurë të mbjellë
- KQZ certifikon rezultatin zgjedhor, pritet formimi i institucioneve
- Vodhi unazën për t’u martuar me të dashurën
- Klubet e Premier Ligës në “luftë” për Joe Hartin
- Boksieri Shefat Isufi fiton titullin WBO Intercontinental
- Vdes aktori Nelsan Ellis
- Federer e Gjokoviq kalojnë në raundin e katërt të Wimbledonit
- Rritet interesimi për energjinë diellore në Shqipëri, Qeveria garanton blerësit
- Gjenden dy trupa të pajetë në Durrës
- Në sytë e refugjatëve arabë, protestuesit e Hamburgut ‘janë të çmendur’
- MPJ përgënjeshtron Serbinë: Kosova është anëtare me të drejta të plota e WCO-së
- Për rinovimin e stadiumit duhen kohë dhe 4 milionë euro shtesë
- Prokuroria nuk e suspendon zyrtarin që kreu aksident me veturën e Kryeprokurorit të Shtetit
- Kur do të arrijë BMW X4 i ri
- Në Gjilan nis faza e dytë e dezinsktimit hapësinor - bletët të mbahen të mbyllura
- Defoe i jep lamtumirën Bradleyt me një letër emocionale
- Mjeku shqiptaro-amerikan ofron vizita falas për pacientët shqiptarë
- Trump zoton 639 milionë dollarë ndihmë për katër shtete
- Të rinjtë të mahnitur me videoklipin e ri të Dua Lipës
- Mbyllet takimi i G20-ës në Hamburg
- Hitet më të mëdha verore të të gjitha kohërave
- Rita Ora bashkëpunim me Chris Martinin në albumin e saj të ri
- 4 vetëvrasje në 4 ditë në Shqipëri
- Bajraliu “mbret” i Dielli Open
- Kaq para duhet të fitosh në vit për të qenë i/e lumtur
- Donjeta Sadiku e zhgënjyer për humbjen e finales, tani synon Botërorin
- Studimi: Jetëgjatësia e njeriut potencialisht pa kufi
- Bacca drejt largimit nga Milani
Gjimshiti në fazën përgatitore me ekipin e Serie A, ende s’ka zyrtarizim Posted: 08 Jul 2017 02:46 PM PDT Mungon ende zyrtarizimi por Berat Gjimshiti tashmë mund të konsiderohet në të gjitha efektet futbollisti më i ri i Beneventos, transmeton Supersport. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare në sezonin e ri do të jetë pjesë e skuadrës së sapo ngjitur në Serinë A italiane. Pas eksperiencës pozitive me Avellinon, Atalanta ka vendosur ta huazojë sërish 24-vjeçarin këtë herë te Benevento që ka të drejtën për të blerë kartonin e futbollistit në fund të sezonit. Edhe pse klubi nga Jugu i Italisë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Autostrada Tiranë-Durrës, kufizohen mjetet e rënda Posted: 08 Jul 2017 02:42 PM PDT Për të lehtësuar qarkullimin e pushuesve ditorë që u drejtohen zonave bregdetare të Durrësit, por edhe të turistëve, në autostradën Tiranë-Durrës dhe rrugën Vorë-Rinas do të kufizohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë. Policia njofton se këto mjete do të ndalohen nga ora 06:00 deri në orën 22:00. Jashtë këtij orari nuk ka kufizim qarkullimi. Mjetet që duan të udhëtojnë brenda këtij orari nga Tirana drejt Durrësit dhe anasjelltas mund të përdorin rrugën e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Importi i madh i grurit nga Serbia e lë Kosovën me 14 mijë hektarë më pak grurë të mbjellë Posted: 08 Jul 2017 02:39 PM PDT Rreth 14 mijë hektarë me pak grurë janë mbjellë këtë vit në tokat e Kosovës, në krahasim me vitin paraprak. Nga Sindikata e bujqve, fajtor për këtë e bëjnë importin e madh të grurit nga Serbia. Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri, thotë se sipas raporteve nga terreni, Kosova nuk ka më shumë se 50 mijë hektarë me drithëra të bardha, raporton KTV. Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë kanë thënë se çdo vit këto sipërfaqe janë duke...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
KQZ certifikon rezultatin zgjedhor, pritet formimi i institucioneve Posted: 08 Jul 2017 02:38 PM PDT Pak pa u mbushur një muaj nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare. Deri te certifikimi erdhi pasi Vehbi Imeri, kandidat për deputet nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, hoqi dorë nga e drejta për t’u ankuar ndaj vendimit të PZAP-së në Gjykatën Supreme, raporton KTV. Sipas kryetares së KQZ-së, Valedete Daka, vendimi për certifikim të rezultateve ishte unanim, derisa ka kërkuar mirëkuptimin për vonesat eventuale. Zyrtarisht, koalicioni PAN, me 245,627 vota, ka marrë 33.74 %...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vodhi unazën për t’u martuar me të dashurën Posted: 08 Jul 2017 02:32 PM PDT Autoritetet britanike njoftuan se një hajdut, i cili kishte vjedhur një stoli nga një grua 91-vjeçare dhe me unazën e saj u martua me të dashurën e vet, është dënuar me burg. Policia ka bërë të ditur se 38-vjeçari Steven Reid me një bashkëpjesëmarrës kishin thyer banesën e gruas për t’i vjedhur unazën, transmeton kp. Reid disa ditë pas vjedhjes së unazës së arit u martua me të dashurën e tij. Gjykata britanike dënoi Reid me katër vjet e nëntë muaj burg për shkak...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Klubet e Premier Ligës në “luftë” për Joe Hartin Posted: 08 Jul 2017 02:32 PM PDT Joe Hart do të largohet nga Manchester City këtë verë. Pas huazimit një vjeçar te Torino në Serie A, portieri anglez është rikthyer te Manchester City por që pritet të largohet. Pep Guardiola nuk llogaritë në shërbimet e tij dhe Hart po kërkon një skuadër ku mund të luajë rregullisht, transmeton kp. Së fundmi në garë për t’i siguruar shërbimet e tij është futur edhe skuadra e Watford. 30-vjeçari ka një kontratë me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2019,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Boksieri Shefat Isufi fiton titullin WBO Intercontinental Posted: 08 Jul 2017 01:43 PM PDT Boksieri shqiptar, Shefat Isufi ka arritur fitore të madhe, pasi e mundi kundërshtarin e tij David Zegarra, duke e hedhur në dysheme pas një goditje të fuqishme që i dha në raundin e 11-të, me çka e fitoi titullin kampion në kategorinë WBO Intercontinental. Takimi u zhvillua në Mynih të Gjermanisë dhe kjo fitore i jep mundësi që të garojë për titullin e botës, të cilën gjë ai ka pohuar se e synon. Boksieri Isufi, ka kohë që ka nisur të përgatitet intensivisht për këtë sfidë, pasi...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 08 Jul 2017 01:30 PM PDT Ka vdekur aktori Nelsan Ellis, 39 vjeç, i njohur për rolin e tij Lafayette Reynolds në serinë televizive të HBO “True Blood”, shkruan Daily Mail. Këtë e ka konfirmuar për Hollywood Reporter menaxherja e tij, Emily Gerson Saines, transmeton Koha.net. “Nelsan ka ndërruar jetë pas komplikimeve me zemër. Ai ishte një talent i madh, dhe fjalët e prezenca e tij gjithmonë do të na mungojnë”, ka thënë Saines. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Federer e Gjokoviq kalojnë në raundin e katërt të Wimbledonit Posted: 08 Jul 2017 01:17 PM PDT Ish-kampionët e Wimbledonit, Roger Federer e Nova Gjokoviq sot kanë bërë paraqitje fantastike, për të kaluar në raundin e katërt të Wimbledonit. Zvicerani, Federer e mposhti tenistin gjerman, Mischa Zverev me rezultat 7-6 (7-3) 6-4 6-4, transmeton Koha.net. Kurse Gjokoviq e mposhti letonezin, Ernests Gulbis me rezultat 6-4 6-1 7-6 (7-2), shkruan BBC. Federer në ndeshjen tjetër do të përballet me bullgarin, Grigor Dimitrov, përderisa Gjokoviq do luajë ndaj Adrian Mannarinos të hënën. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Rritet interesimi për energjinë diellore në Shqipëri, Qeveria garanton blerësit Posted: 08 Jul 2017 01:08 PM PDT Që vendi të mos përballet në periudhë thatësirash me koston e lartë e të blerjes së energjisë nga importi, qeveria e Shqipërisë po nxit diversifikimin e burimeve për prodhimin e energjisë, për të zbutur varësinë 100 % nga uji. Ministria e Energjisë së Shqipërisë thotë se për shkak të klimës, rendimentin më të lartë e ka energjia diellore. Kërkesat e para për prodhues deri në 2 megavat ose sa një hidrocentral i vogël kanë mbërritur. “Ministria ka...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Gjenden dy trupa të pajetë në Durrës Posted: 08 Jul 2017 01:01 PM PDT Policia e Durrësit njoftoi gjetjen në dy lagje të ndryshme të qytetit bregdetar të trupave të pajetë të dy personave. Trupi i parë u gjet në gjendje të dekompozuar në lagjen numër 7 të qytetit. Policia njofton se nga këqyrja paraprake e viktimës, nuk ka shenja dhune në trup, ndërkohë që po punohet për identifikimin e personit dhe për veprime hetimore më të specializuara është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për identifikimin e tij dhe zbulimin e shkaqeve...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Në sytë e refugjatëve arabë, protestuesit e Hamburgut ‘janë të çmendur’ Posted: 08 Jul 2017 01:31 PM PDT Refugjatët arabë që po i vrojtonin protestat e dhunshme anti-G20 në Hamburg nga një zonë relativisht e sigurt thanë të shtunën se protestuesit ishin të çmendur se dëmtuan qytetin e tyre tolerant që i ka pranuar ata dhe u habitën nga ajo që e panë si përmbajtje e policisë. “Nëse të njëjtën do ta bënin në Egjipt, do të vriteshin”, ka thënë Ibrahim Ali, një 29-vjeçar nga Egjipti që ka shkuar në Gjermani më 2011. “Shteti ofron gjithçka: strehim,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
MPJ përgënjeshtron Serbinë: Kosova është anëtare me të drejta të plota e WCO-së Posted: 08 Jul 2017 12:43 PM PDT Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës përmes një komunikate për media përgënjeshtron Serbinë, e cila sot ka kontestuar anëtarësimin e plotë të Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave (WCO). MPJ e Kosovës thotë se Kosova është me të drejta të plota drejta dhe obligime të barabarta si shtet anëtar qysh prej anëtarësimit në janar të këtij viti, transmeton Koha.net. “Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës informon qytetarët e Kosovës se Serbia me...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Për rinovimin e stadiumit duhen kohë dhe 4 milionë euro shtesë Posted: 08 Jul 2017 12:43 PM PDT Përfaqësuesja e Kosovës në futboll edhe dy ndeshjet e fundit si vendase për kualifikimet në kampionatin botëror "Rusia 2018", ato kundër Finlandës më 5 shtator dhe Ukrainës më 6 tetor do t'i luajë në Shkodër. Stadiumi i qytetit të Prishtinës, nuk do të jetë gati për muajin gusht, kur edhe është afati i fundit për kryerje të rinovimit, shkruan sot Koha Ditore. Por, kjo nuk është më e keqja. Për rinovimin e stadiumit, duhen edhe katër milionë euro shtesë. E kur t'i...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Prokuroria nuk e suspendon zyrtarin që kreu aksident me veturën e Kryeprokurorit të Shtetit Posted: 08 Jul 2017 12:42 PM PDT Edhe pse kanë kaluar dy muaj prej se është ngritur aktakuzë ndaj Fitim Krasniqit, punëtor në Prokurorinë e Shtetit, ai nuk është suspenduar nga puna, shkruan sot Koha Ditore. Krasniqi i cili pati shkaktuar aksident me veturën e Kryeprokurorit të Shtetit nuk është suspenduar, por vetëm është transferuar në Prokurorinë e Apelit. Vepra për të cilën akuzohet Krasniqi, sipas Kodit Penal, parasheh burgim deri tre vjet. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore). Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 08 Jul 2017 12:30 PM PDT Të kujtojmë, gjenerata aktuale e modelit të BMW-së, X4 Sports Activity Coupe, është shfaqur në panairin e veturave në New York në vitin 2014, por prodhuesi bavarez tani është duke paralajmëruar gjeneratën e re të këtij modeli. Sipas revistës gjermane të njohur, “Auto Bild”, shitja e X4 të ri pritet të fillojë në fillim të verës së vitit 2018, transmeton Koha.net. Në shikim të parë të dizajnit, duket se nuk do të presim diçka revolucionare, ndërsa X4 i ri do të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Në Gjilan nis faza e dytë e dezinsktimit hapësinor - bletët të mbahen të mbyllura Posted: 08 Jul 2017 12:25 PM PDT Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do ta fillojë të martën fazën e dytë të dezinsektimit e hapësirave publike në të gjitha lagjet e qytetit dhe në fshatra. Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka njoftuar se dezinsektimi do të nis në ora 20:00-24-00 për katër ditë me radhë, ndërkaq ka apeluar bletarët që t’i mbajnë të mbyllura bletët gjatë kohës sa bëhet dezinsektimi, “ngase...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Defoe i jep lamtumirën Bradleyt me një letër emocionale Posted: 08 Jul 2017 12:20 PM PDT Jermain Defoe i ka dhënë lamtumirën fansit të Sunderlandit, Bradley Lowery me një shkrim emocional të postuar në Twitter. Bradley, gjashtë vjeçar, u diagnostifikua me neuroblastomë më 2013, transmeton Koha.net. Pas këtij lajmi ai disa herë u paraqitë si maskotë e klubit të tij të dashur, Sunderlandit, si dhe për Anglinë në ndeshjen kualifikuese për Botëror ndaj Lituanisë, ku u fut në fushë përkrah lojtarit të tij të preferuar, Defoe. Defoe krijoi një lidhje të pabesueshme me...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Mjeku shqiptaro-amerikan ofron vizita falas për pacientët shqiptarë Posted: 08 Jul 2017 12:04 PM PDT Mario Ademaj është mjek shqiptar në Amerikë. Ai mendon se ka ardhur momenti të bëjmë për njëri - tjetrin më shumë se kurrë. Shqiptari për shqiptarin. Çdo vit shkon në atdhe, Shqipëri, dhe viziton njerëzit falas duke u bërë një shembull konkret i asaj që thotë. Kjo kronikë vjen si pjesë e bashkëpunimit mes Zërit të Amerikës dhe rrjetit BIRN. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Trump zoton 639 milionë dollarë ndihmë për katër shtete Posted: 08 Jul 2017 11:54 AM PDT Presidenti amerikan, Donald Trump, të shtunën ka premtuar 639 milionë dollarë ndihmë për të ushqyer njerëzit e uritur për shkak të thatësisë dhe konfliktit në Somali, Sudanin Jugore, Nigeri dhe në Jemen. Zotimi i Trumpit erdhi gjatë një seance punuese në samitin e G20-ës mes liderëve botëror në Hamburg, duke ofruar një “dorë të Zotit” për Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së, i ka thënë Reutersit drejtori ekzekutiv i grupit, David Beasley, transmeton...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Të rinjtë të mahnitur me videoklipin e ri të Dua Lipës Posted: 08 Jul 2017 11:46 AM PDT Dua Lipa dje publikoi me videoklip këngën e saj “New Rules”, që është pritur mjaft mirë nga fansat e saj. “Neë Rules” që ka marrë afër 3 milionë klikime në YouTube për vetëm një ditë, ka mahnitur fansat e Dua Lipës, transmeton Koha.net. Dua Lipa ka publikuar një video në Facebook, në të cilin shihet reagimi i fansave për videoklipin “New Rules”. Se si e pritën ata “New Rules” mund ta shikoni videon më poshtë. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Mbyllet takimi i G20-ës në Hamburg Posted: 08 Jul 2017 11:37 AM PDT Takimi i 20 vendeve më të zhvilluara të botës u mbyll të shtunën në një atmosferë protestash të dhunshme dhe me Presidentin Donald Trump në qendër të vëmendjes. Mes arritjeve të Trumpit, ishin një takim i ngrohtë me presidentin rus, Vladimir Putin, një marrëveshje për armëpushim të pjesshëm për Sirinë dhe një premtim për përshpejtimin e marrëveshjes tregtare me Britaninë. Por komunikata përfundimtare e takimit nxori në pah qëndrimet e ndryshme me disa udhëheqës...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Hitet më të mëdha verore të të gjitha kohërave Posted: 08 Jul 2017 11:30 AM PDT Revista e njohur amerikane “Billboard”, përmes një postimi ka bërë zgjedhjen e hiteve më të mëdha verore të të gjitha kohërave, transmeton Koha.net. Këto janë 20 hitet më të mëdha verore të të gjitha kohërave që i ka zgjedhur Billboard: 20. Beyonce ft. Jay-Z – “Crazy in Love” 19. Rihanna ft. Jay-Z – “Umbrella” 18. Paul Anka – “Lonely Boy” 17. Survivor – “Eye Of The Tiger” 16. Zager & Evans – “In The Year 2525” 15. Brenda...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Rita Ora bashkëpunim me Chris Martinin në albumin e saj të ri Posted: 08 Jul 2017 11:27 AM PDT Rita Ora ka bashkëpunuar me këngëtarin e Coldplay, Chris Martin në albumin e saj të ri, transmeton Koha.net. Raportohet se Chris Martin i ka shkruar një këngë Rita Orës, që është pjesë e albumit të saj të ri që pritet të dalë në nëntor. Një burim i Daily Star ka thënë se, “Rita dhe Chris kanë janë miq që një kohë të gjatë, dhe gjithmonë kanë dashur që të punojnë së bashku”. Më 2016 ishte spekuluar se ata ishin në një lidhje kur...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
4 vetëvrasje në 4 ditë në Shqipëri Posted: 08 Jul 2017 11:07 AM PDT 4 vetëvrasje në 4 ditë. Është ky bilanci tragjik i ditëve të fundit në Shqipëri, ku disa vetëvrasje kanë prekur opinionin publik. E fundit ka ndodhur në Pukë, ku një vajzë adoleshente 17-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur, shkruan “Blitz.al”. Ngjarja ka ndodhur sot në qytetin e Pukës, ku policia bëri me dije se 17-vjeçarja Diana. K është gjetur në shtëpi e pajetë. Mësohet se ajo ishte vajza e dy prindërve të shkurorëzuar ndërsa prej...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Bajraliu “mbret” i Dielli Open Posted: 08 Jul 2017 11:05 AM PDT Në temperatura të larta në kryeqytetet është mbyllur turneu Dielli Open, në tenis të cilin e fitoi tenisti prishtinas Granit Bajraliu pasi në finale mposhti Burim Bytyqin 2:1 me sete 6:3, 4:6, dhe 6:1. Në setin e parë kampioni aktual i Kosovës, arriti të fitojë me vështirësi përballë tenistit prizrenas duke pasur probleme edhe me nxehtin e madh që mbretëronte, raporton KTV. Në setin e dytë më i mirë u tregua tenistin nga Prizreni, i cili arriti të rikthehet fuqishëm për të triumfuar me shifrat 6:4, duke...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kaq para duhet të fitosh në vit për të qenë i/e lumtur Posted: 08 Jul 2017 11:04 AM PDT Edhe pse është e vërtetë se paraja nuk e blen lumturinë, sërish ajo mund të sigurojë një jetesë më të mirë dhe kjo nuk është pak. Por pyetja që na mundon gjithmonë është: sa duhet të fitojmë në mënyrë që të jemi të lumtur? Paraprakisht duhet të sqarojmë se njerëzit dhe vendet ku jetojnë janë të ndryshme, ndaj rrjedhimisht pritshmëritë dhe mundësitë variojnë. Megjithatë, studimi i ri që ka bërë fondacioni “Joseph Rowntree...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Donjeta Sadiku e zhgënjyer për humbjen e finales, tani synon Botërorin Posted: 08 Jul 2017 11:01 AM PDT Boksierja Donjeta Sadiku nuk ka arritur që ta mbrojë titullin e Kampiones Evropiane të boksit për juniore dhe të reja të fituar vitin e kaluar në Ordu të Turqisë, gjë që e ka zhgënjyer. Për Sportin në KTV ajo ka deklaruar lodhja ka ndikuar në finalen e sotme, që ishte meçi më i vështirë i Evropianit që u mbajt në Bullgari. Donjeta Sadiku, që u stolis me të argjendtën, në finale u mposht nga boksierja ruse Ludmila Voronstova. “Nuk po ndihem mirë, po sporti është sport dhe isha e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Studimi: Jetëgjatësia e njeriut potencialisht pa kufi Posted: 08 Jul 2017 10:56 AM PDT Mund të mos ketë limit se sa mund të jetojnë njerëzit, thotë një studim i ri. Biologët Bryan G. Hughes dhe Siegfried Hekimi në Universitetin McGill të Kanadasë i studiuan njerëzit më jetëgjatë nga SHBA-ja, Britania, Franca dhe Japonia që nga viti 1968 dhe arritën në përfundimin se trupi i njeriut nuk ka limit maksimal të moshës, transmeton Koha.net. “Ne thjesht nuk e dimë se cili mund të jetë kufiri i moshës. Në fakt, duke i zgjeruar linjat e trendit, mund të tregojmë se...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Bacca drejt largimit nga Milani Posted: 08 Jul 2017 10:41 AM PDT Carlos Bacca ka arritur marrëveshje me Olympique Marseillein, por Milani dëshiron të përfitojë së paku 30 milionë euro nga ai. Kolumbiani duket se më nuk është në planet e Vincenzo Montellas, dhe vetë sulmuesi i ka fshirë të gjitha fotot e tij me fanellën e Milanit në faqen e tij në Instagram. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, për Baccan, Marseille do të ishte një opsion i mirë pasi do të përfitonte 4 milionë euro në vit, plus bonuse tjera. Qendërsulmuesi që i mbushi 31 vjet në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from KOHA.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |