INSAJDERI: “VIDEO: ISIS-i drejt mposhtjes, si po festohet fitorja e Irakut” plus 19 more

INSAJDERI: “VIDEO: ISIS-i drejt mposhtjes, si po festohet fitorja e Irakut” plus 19 more


VIDEO: ISIS-i drejt mposhtjes, si po festohet fitorja e Irakut

Posted: 09 Jul 2017 09:36 AM PDT

Iraku shpalli fitoren ndaj Shtetit Islamik, ndërsa ushtria e vendit rimori kontrollin e plotë të qytetit të Mosulit.

"Komandanti i përgjithshëm, Haidar al-Abadi mbërriti në qytetin e çliruar të Mosulit dhe uroi luftëtarët heroikë dhe popullin irakian për fitoren e madhe", thuhej në një deklaratë të zyrës së kryeministrit.

Zyrtarët irakianë e kishin parashikuar fitoren ndaj Shtetit Islamik disa herë gjatë javës së kaluar ndërsa forcat ushtarake i izolonin militantët në një zonë të vogël në Mosulit të Vjetër. Megjithatë ditët e fundit, ritimi i përparimit të trupave kishte rënë.

Forcat irakiane kishin mbështetjen e goditjeve ajrore të koalicionit dhe të forcave tokësore në ofensivën për të rimarrë kontrollin e Mosulit, qyteti më i madh që ishte marrë nga Shteti Islamik para tre vjetësh.

Muaj të tërë luftimesh, kanë shkatërruar pjesën më të madhe të Qytetit të Vjetër, përfshirë xhaminë historike 850 vjeçare Grand al-Nuri dhe minarenë e saj 45 metra të gjatë që xhihadistët e hodhën në erë së fundmi.

Kombet e Bashkuara kanë parashikuar se do të kushtojë mbi 1 miliardë dollarë të riparohet infrastruktura bazë e Mosulit.

The post VIDEO: ISIS-i drejt mposhtjes, si po festohet fitorja e Irakut appeared first on INSAJDERI.

Vendimi skandaloz i qeverisë së Edi Ramës që zemëroi ministrat kosovarë

Posted: 09 Jul 2017 09:26 AM PDT

Vendimi i marrë javën e kaluar nga Dogana e Shqipërisë për rritjen e referencës doganore për patatet nga Kosova nga o.14 cent në 0.18 cent, ka zgjuar reagim të ashpër në Kosovë.

Dy ministrat në largim të Qeverisë së Kosovës, ai i Financave Avdullah Hoti dhe ajo e Tregtisë Hykmete Bajrami, kanë paralajmëruar për reciprocitet me Shqipërinë në qoftë se nuk heqet kjo referencë doganore për patatet e prodhuara në Kosovë.

Ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë sot se "vendosja nga ana e Qeverisë së Shqipërisë të çmimit referent prej 0.19 euro për patatet nga Kosova që eksportohen në Shqipëri po i dëmton rëndë prodhuesit kosovarë".

"Kjo politikë e qeverisë shqiptare nuk i ndihmon unifikimit të tregut mbarëshqiptar", ka shtuar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Ministri Hoti ka “kërcënuar” se nëse nuk ka lëvizje do të shqyrtohen masat e tjera ligjore dhe reciproke për të ruajtur prodhuesit tanë.

Ndërkaq, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka kërkuar zyrtarisht nga Qeveria e Shqipërisë të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara me Kosovës dhe të heqë çmimin referent për pataten kosovare.

Në një reagim publik përmes rrjetit social Facebook, Bajrami ka thënë se do të jenë të obliguar të veprojnë njësoj ndaj produkteve të Shqipërisë nëse Tirana nuk e heq çmimin referent të vendosur për pataten e Kosovës.

"Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë kanë marrëveshje të nënshkruara dhe duhet të zbatohen pasi në të kundërtën humbet arsye e këtyre dokumenteve që kanë firmat e Kryeministrave të dy vendeve", ka shkruar Bajrami.

Bajrami ka kërkuar nga Shqipëria që ta heqë çmimin referent për patatën e Kosovës.

"Qeveria e Shqipërisë të heqë çmimin referent për pataten e Kosovës", ka thënë Bajrami, duke i lënë vetëm një opsion qeverisë shqiptare.

Ministrja kosovare ka thënë se nëse Qeveria e Shqipërisë nuk reagon në uljen e çmimit referant për pataten që prodhohet në Kosovë, atëherë Kosova do të aplikojë masa reciprociteti me prodhimet që vijnë nga Shqipëria.  /Insajderi.com

The post Vendimi skandaloz i qeverisë së Edi Ramës që zemëroi ministrat kosovarë appeared first on INSAJDERI.

Një Tokë, Një Popull, Një Ëndërr dhe një problem me patate

Posted: 09 Jul 2017 09:09 AM PDT

Kur me 16 nëntor 2013 Qeveria e Prishtinës dhe ajo e Tiranës u nisën drejt Prizrenit për tu takuar në atë që njihej si ngjarje historike e shqiptarëve, mbledhja e parë e dy Qeverive, bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë tashmë kishte kaluar nëpër shumë sfida.

Një takim i tillë, mbledhje e përbashkët e të dy Qeverive trumbetohej si mënyra e vetme dhe përfundimtare që ekonomitë e të dy vendeve të funksiononin si një, duke mos pasur asnjë pengesë.

Kjo mbledhje do të ishte një lajm i mirë edhe për prodhuesit e patateve në Kosovë të cilët tashmë kishin vite që po përballeshin me një pengesë dogane nga ana e Shqipërisë që kishte ngjallur jo pak debat.

Gjithçka kishte filluar në vitin 2009 kur Shqipëria vendosi referencën tregtare ndaj prodhimeve kosovare  që ishte tri herë më e lartë sesa referenca doganore që Serbia kishte vendosur ndaj këtij produkti të prodhuar edhe në Kosovë.

E për këtë referencë doganore ka pasur përplasje të mëdha mes dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë, që nga viti 2009.

Fillimisht, referenca doganore për pataten kosovarë në Doganën e Shqipërisë ishte 0.24 cent, gjë që ia bënte pothuajse të pamundur prodhuesve kosovare konkurrimin në tregun shqiptar, raporton Insajderi.

Kjo referencë ishte ulur tek në vitin 2012, kur pas një debati të gjatë, Ministria e Tregtisë së Shqipërisë kishte konfirmuar se çmimi i referencës për patatet kosovare ishte rikthyer në atë të mëparshmën, 18 cent.

Nga referenca prej 24 centëve, ajo ishte ulur në 18 cent, raporton Insajderi.

Pikërisht për referencën doganore të Shqipërisë të vendosur ndaj Kosovës, ish-ministrja e Tregtisë në Kosovë, Mimoza Kusari-Lila kishte vendosur të "bllokojë" përkohësisht hyrjen e çimentos së Shqipërisë në Kosovë, në qershor të vitit 2012.

Sipas saj, kompanitë që e importojnë nga vendi ynë këtë mall, lëndë të parë të rëndësishme për sektorin e ndërtimit, duhej të paguanin një tarifë prej 35% të vlerës së importuar dhe kjo bëhet për të mbrojtur prodhimin e vendit.

Kjo çështje tashmë ishte harruar kur dy Qeveritë ajo e Shqipërisë dhe Kosovës, kishin vendosur të takoheshin edhe një herë në një mbledhje të përbashkët.

Ishte 23 marsi i vitit 2015, kur të dy Qeveritë u takuar sërish në një mbledhje e cila pati edhe një moto "Një tokë, Një Popull, Një Ëndërr" .

Por as kjo mbledhje nuk e ka zgjidhur këtë problem. Dy vite pas kësaj mbledhje të përbashkët, të dytës, Shqipëria e riktheu vendimin e saj për prodhuesit kosovar të patates që duan të eksportojnë në Shqipëri.

Dogana e Shqipërisë ka vendosur të shtunën e korrikut 2017, që referenca tregtare për prodhimet kosovare të rritet. Këtë e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës.

"Sot, në Odën Ekonomike të Kosovës qëndroi një grup i fermerëve dhe prodhuesve kosovarë që merren ekskluzivisht me prodhimin e qepëve dhe patateve ku shprehën shqetësimin e tyre për vështirësitë e eksportit të prodhimeve 'Made in Kosova' në Shqipëri", thuhet në njoftimin e OEK-ut.

Këta prodhues, sipas OEK, janë ballafaquar me këto problem edhe në të kaluarën por gjithnjë duke menduar se këto sfida i takojnë të kaluarës pasi që janë organizuar debate të shumta dhe takime, qoftë në nivel të presidentëve apo edhe ministrave por problemet për bashkëpunim me Shqipërinë vazhdojnë edhe më tutje.

"Doganat e Shqipërisë kanë vendosur një rregull të ri, ku për patatet dhe qepët e Kosovës të rritet referenca tregtare nga 0.14 në 0.18 Euro, që nënkupton një pamundësi konkurruese në tregun e Shqipërisë", thuhet në njoftimin e OEK.

Kjo tashmë ka ngjallur reagime në Kosovë, përpos prodhuesve të patates.

Është rikthyer tema e reciprocitetit. Së paku dy ministra kanë paraljmëruar masë të njejtë për prodhuesit nga Shqipëria që eksportojnë në Kosovë.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka kërkuar zyrtarisht nga Qeveria e Shqipërisë të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara me Kosovës dhe të heqë çmimin referent për pataten kosovare.

Në një reagim, Bajrami ka thënë se do të jenë të obliguar të veprojnë njësoj ndaj produkteve të Shqipërisë nëse Tirana nuk e heq çmimin referent të vendosur për pataten e Kosovës.

"Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë kanë marrëveshje të nënshkruara dhe duhet të zbatohen pasi në të kundërtën humbet arsye e këtyre dokumenteve që kanë firmat e Kryeministrave të dy vendeve", ka shkruar Bajrami.

Para saj, reagoi edhe ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se "vendosja nga ana e Qeverisë së Shqipërisë të çmimit referent prej 0.19 euro për patatet nga Kosova që eksportohen në Shqipëri po i dëmton rëndë prodhuesit kosovarë".

"Kjo politikë e qeverisë shqiptare nuk i ndihmon unifikimit të tregut mbarëshqiptar", ka shtuar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Por problemi i prodhuesve të patates në Kosovë duket se nuk do të zgjidhet me deklarata, teksa planet për një mbledhje të tretë mes dy Qeverive ende nuk janë folur./Insajderi.

The post Një Tokë, Një Popull, Një Ëndërr dhe një problem me patate appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: Rudiger kalon tek Chelsea

Posted: 09 Jul 2017 09:02 AM PDT

Chelsea ka konfirmuar transferimin e Antonio Rudigerit nga Roma.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin londinez dhe do të bartë fanellën me numër 2.

"Është ndjenjë e jashtëzakonshme sepse jo çdo lojtar ka mundësinë t'i bashkohet një klubi të tillë. Mezi pres të takohem me bashkëlojtarët e rinj dhe jam krenar që zyrtarisht jam lojtar i Chelseat", ka thënë mbrojtësi gjerman.

The post Zyrtare: Rudiger kalon tek Chelsea appeared first on INSAJDERI.

“Brazili i Ballkanit” që dështoi në futbollin evropian

Posted: 09 Jul 2017 08:55 AM PDT

"Kosova do të bëhet Brazili i Ballkanit", pati thënë në maj të vitit të kaluar analisti i futbollit, Arsim Prepolli, pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA. Ish-futbollisti i Zelezniçarit në Bosnjë dhe Hercegovinë deklaronte kështu, duke u bazuar në cilësinë që sipas tij kanë futbollistët kosovarë.

Prepolli deklaronte se me futbollistët që kanë origjinë nga Kosova e që luajnë në vende të huaja në Evropë, Kosova do të bëhej "Brazili i Ballkanit".

Por, vetëm një vit më vonë pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe garimit në nivel klubesh dhe përfaqësuesesh me skuadra evropiane, ky konstatim nuk qëndron. Krahasimi i Kosovës me kombëtaren e një shteti që ka fituar pesë herë titullin Kampion të Botës, nuk është i duhuri.

Së paku kështu thotë trajneri i njohur i futbollit, Arbnor Morina. Ish-futbollisti i Prishtinës dhe trajneri i disa klubeve të futbollit në Kosovë ka deklaruar për Insajderin se kjo thënie nuk i përshtatet realitetit momental.

"Për mua nuk qëndron ajo thënie 'Kosova është Brazili i Ballkanit v.j], sepse kemi shtete që janë pak të talentuara në kategori të reja dhe prapë arrijnë suksese e që dëshmon se puna e sjell rezultatin e talenti është vetëm ndihmesë", shprehet Morina në një bisedë për Gazetën Online Insajderi.

Që prej pranimit në FIFA, në mars të vitit të kaluar, përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk ka arritur të fitojë asnjë ndeshje kualifikuese, derisa klubet e Superligës së Kosovës kanë dështuar në rangun e parë kualifikues për garat evropiane: Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

E trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, mendon se dështimi i futbollit kosovar në Evropë gjatë edicionit që lamë pas, lidhet me mungesën e profesionalizmit në thelb.

"Mendoj qe koha e kaluar jashtë objekteve sportive ka lënë gjurmë të mëdha negative. Gjithashtu për paraqitje të mirë nevojiten edhe shumë gjëra të tjera të domosdoshme për stërvitje si që është sistemi i ushqimit te cilin duhet ta udhëheqin nutricionistët, sistemi mjekësor i cili përfshin analizat në detaje të lojtarëve në faza të ndryshme të ciklusit stërvitor dhe medikamentet e ndryshme si ndihmëse per sportistët të cilat janë të lejuara nga KOK", ka thënë Morina.

E humbjet turpëruese të KF Trepçës '89 dhe FC Prishtinës me rezultate të thella në garat evropiane, arsyetohen me mungesën e përvojës dhe mendjemadhësinë e shfaqur nga klubet kosovare nga analistët.

Trepça '89 u eliminua nga kampionia e Ishujve Faroe, Vikingur Gota, me rezultat të përgjithshëm 6 me 2 nga dy ndeshje të zhvilluara. Ndërkaq, nënkampionia e Kosovës, FC Prishtina, humbi me rezultat të përgjithshëm 6 me 0 nga Norrkoping e Suedisë.

"Sipas meje disavantazhi kryesor ka qenë jo eksperienca dhe një lloj prepotence e cila ka kushtuar shtrenjtë në rezultat final", thotë Morina.

Njëjtë mendon edhe analisti tjetër, Arsim Prepolli. Ish-futbollisti i njohur kosovar thotë se mungon profesionalizmi, që sipas tij është shkaktari kryesor për dështimet e klubeve kosovare në Evropë.

"Po me paraqitje sigurisht qe nuk jemi te kënaqur, sidomos me Trepçën '89 duke marrë parasysh kundërshtarin e tyre, po prapë kjo ndikoj te mos përvoja dhe mendoj se taktika e trajnerit nuk ka qenë në nivel kështu që na duhet shumë pune të punojmë e mos te merremi me llafe të çajtoreve se pa punë dhe përkushtim asgjë nuk mund të bëjmë", ka deklaruar Prepolli në një prononcim për Insajderin.

Prepolli thotë se futbollit të Kosovës i duhen trajnerë nga jashtë, derisa nuk e ka komentuar deklaratën e tij të dhënë një vit më parë kur thoshte se "Kosova do të bëhej Brazili i Ballkanit".

"Prishtina ka pasur ndoshta një kundërshtar më të fortë por prapë rezultati 6-0 në dy ndeshje është shumë shpresojmë që në vitet qe vijnë të punojmë sa më shumë dhe të sjellim trajnerë nga jashtë Kosovës dhe lojtarë ndryshe. Nuk shoh ndonjë përmirësim të madh", deklaroi Prepolli.

Në pjesëmarrjen e parë në kualifikuese për një eveniment madhor, përfaqësuesja e Kosovës ka dështuar të arrijë një fitore. Nga gjashtë ndeshje të zhvilluara për kualifikueset e Kampionatit Botëror "Rusia 2018", përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar 18 gola dhe ka shënuar vetëm tre.

Kosova, humbje të thella pësoi nga dy skuadra ballkanike: Turqia dhe Kroacia. Turqia e mposhti 4-1 Kosovën, ndërsa Kroacia 6 me 0, duke e bërë të qartë se epiteti "Brazil i Ballkanit" për Kosovën, është vetëm një iluzion. /Insajderi.com

The post "Brazili i Ballkanit" që dështoi në futbollin evropian appeared first on INSAJDERI.

Hoxhaj shpërfillë skandalet e diplomacisë – pas Habermasit tash thotë se po lexon Kissingerin

Posted: 09 Jul 2017 08:42 AM PDT

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka vendosur të injoroj komplet dy skandalet e diplomacisë kosovare që ndodhën në javën e fundit, dhe në vend të saj, ka treguar se është duke lexuar libra.

Pasi javën e kaluar, saktësisht me 18 qershor  publikoi një fotografi  në të cilën Hoxhaj thoshte se po lexon filozofin e tij "të preferuar Jürgen Habermas", me 28 qershor ndodhi skandali i arrestimit të Albert Veliut, shofer në Konsullatën e Kosovës në New York, i cili nga DEA amerikane u arrestua për trafikim armësh dhe droge.

E skandali i dytë i diplomacisë kosovare ndodhi në të premten kur Konsulli i Republikës së Kosovës në Bullgari, Lulzim Rifaj u shfaqë duke mbajtur një armë të ftohtë dhe duke sulmuar protestuesit e mbledhur në fshatin Vranishtë të Dragashit, për të kundërshtuar ndërtimin e një mini-hidrocentrali.

Por kjo se ka penguar kryediplomatin që të vazhdojë leximin, duke injoruar komplet këto raste, raporton Insajderi.

Të dielën ai ka postuar një fotografi tjetër të vetën në të cilën shihet teksa  lexon biografinë "e jashtëzakonshme për Henry Kissingerin nga Walter Isaacson", që Hoxhajn sipas vet tij e bëjnë të  "kuptoj se politika nuk është vetëm betejë për pushtet por edhe betejë për ide".

" Por, çfarë vlere kanë idetë pa fuqinë dhe domosdoshmërinë e jetësimit të tyre. Prandaj, PDK i ka të dyja – fuqinë dhe idetë", ka shkruar Hoxha.

Megjithatë mbetet pikëpyetje nëse librat filozofik të Hoxhajt kanë ndonjë ndikim në menaxhimin e një diplomacie që së paku nuk krijon skandale për trafikim armësh apo që sulmon protestues me sopatë./Insajderi.com

The post Hoxhaj shpërfillë skandalet e diplomacisë – pas Habermasit tash thotë se po lexon Kissingerin appeared first on INSAJDERI.

E treta herë: Shia Labeouf prapa grilave

Posted: 09 Jul 2017 08:14 AM PDT

Pasditen e së shtunës është arrestuar aktori Shia Labeouf, për arsye të prishjes së rendit dhe qetësisë, dhe dehje në publik.

Ai është marrë në kujdestari në orën 4 pasdite, dhe është liruar pas pagimit të dëmshpërblimit prej 7 mijë dollarësh, shkuan BBC.

Policia ka bërë të ditur se ai i ishte afruar një polici duke kërkuar një cigare, dhe pasi që i ishte refuzuar, ai ishte bërë i dhunshëm dhe ka përdor fjalor të pa hijshëm.

Kjo nuk është hera e parë që aktori ka probleme me ligjin.

Ai është arrestuar edhe një herë në fillim të këtij viti, një herë në 2015-tën dhe një herë në vitin 2008

The post E treta herë: Shia Labeouf prapa grilave appeared first on INSAJDERI.

Këshilla dhe ushqime antikancerogjene

Posted: 09 Jul 2017 08:06 AM PDT

1. Vitaminat dhe materiet ushqyese të domosdoshme

– Vitamin A, Beta carroten – kryesisht gjindet në karrota, mëlçi, peshk, të verdhët e vesë, qumshtë të yndyrshëm;

– Vit C: molla, limon, portikall, kivi, speca, perime të gjelberta, boronicat, etj;

– Vit B17: farat e kajsisë, pjeshkës, kumbullës, mollës, dardhës, etj;

– Vit E: arra, badema, farat e lule diellit, avocado, brokoli, perime te gjelberta;

– Vit D: qumshti, vaji I peshkut, vezët;

– Acid folic: portokaj, perimet gjethe të gjelbërta, drithërat integrale, buka integrale;

– Acide yndyrore Omega 3: ushqimet e detit: mish peshku (Salmoni, trofta), arra, vaji I ullirit, lirit, etj.

2. Këshilla të rëndësishme

Të shmangen ushqimet e pasura me yndyra shtazore.

Të mos pihet uji i pastruar me klorë.

Të mos hahen/pihen ushqimet e procesuara (qebapa, pleskavica, dyneri, pica, sugjuku, sallama, virshlle, pashteta, mielli i bardhë, pastat e bardha, patatet, pijet e gazuara, produktet e qumshtit, sheqeri, kafja, etj). Të mos hahen ushqimet dhe pijet e ëmbëlsuara për arsye se në ambientet e ëmbëlta qelizat malinje ushqehen dhe shumohen me të madhe. Poashtu duhet shmangur ushqimet që shkaktojnë aciditet në organizëm (ambientet acidike favorizojnë rritjen dhe zhvillimin e qelizave malinje), ndërkaq duhet dhënë përparësi ushqimeve të idhëta.

Preferohet të hahen pemë dhe perime të pasura me fibra, të freskëta dhe mundësisht bio, drithëra integrale, xhenxhefill produktet.

Brenda ditës të pihen të paktën 2.5 l lëngje apo 30 ml/kg peshë trupore (këtu përfshihen: qumshti, uji, supa, kompoti dhe çajnat). Të pihen lëngje të ngrohta, siq janë: kompoti I nxehtë dhe çajrat.

Nga çajrat të fillohet në mëngjez me një çaj hithi me limon, në mesditë një çaj i gjelbërt me ½ limon (ora 10), 1 çaj majdanozi me ½ limon (ora 12) dhe 1 çaj i bardhë ose i gjelbërt (ora 14), pas dite bënë me pi çaj të zi, pas drekës çaj menta dhe në mbramje çaj xhenxhefilli dhe çaj kamomile. Çajnat është mirë të pihen pa sheqer, ose lehtësisht mund të ëmbëlsohen me mjaltë (JO me sheqer).

Racionet ushqimore të jenë të pakta në sasi, por mjaftë të shpeshta dhe të pasura me proteina bimore, ndërkaq pa sheqer (në vend të sheqerit të përdoret mjalta). Brenda ditës të hahet 1-2 qepë dhe të paktën 3 thelba hudër (për të larguar ernën preferohet që thelbat e pa qëruara të hudrës të zihen për 10 minuta dhe pastaj të qërohen dhe të hahen gjatë ushqimit – mund të hahen me kos).

Që të sigurohen sasitë e nevojshme të hekurit dhe acidit folik duhet të konsumohen mishrat e zier (mëlqia 1 x javë, mishi i kuq 1x në 2 javë, mishi i bardhë 4-5 x në javë dhe mishi i peshkut 2-3 x javë), një ve e katundit në ditë (e zier), perime të gjelbërta, arra, lajthia, badem, farra të bardha.

Për fitmin e energjisë – Të merret një kavanoz mjaltë dhe të ndahet në dy kavanoza. Të merren 200gr arra + 100 gr badem + 50 gr lajthi + 50 gr fara të bardha. Të bluhen sa më imtë që ka mundësi, të përzihen me mjaltin e dy kavanozave. Dy herë në ditë në një gotë tambël të vokët dhe pa yndyrë (0.5%) të tretet nga një lugë e kësaj përzierje (luga e plastikës ose e drurit me madhësi të lugës së gjellës) dhe të pihet 30' pas bukës ose me bukë (mëngjez dhe darkë).

Është me rëndësi që çdo ditë të hahen thelba të kajsisë së butë (përmban Vitamin B17, e cila ka veprim antikancerogjen). Javën e parë preferohet të hahen 5 thelba në ditë, javën e dytë 10 thelba në ditë dhe prej javës së tretë 1 thelb në 2.5 kg peshë trupore. Për qëllime parandaluese të lajmërimit të sëmundjeve malinje preferohet që të hahen 4 thelba të kajsisë në ditë.

Në formë origjinale, të lëngut të trashë apo në formë të pires të hahen pemët: banana, molla, kivi, portokalli, limoni, grejpfruti, shega, boronicat, rrushi me fara (të përtypen farat), bostani, pjepni.

Preferohet që 1 x në ditë (si shujtë e parë) të hahet përmbajtja e fituar nga bluarja e: 1/2 banane, 1 kivi (bio, i pa qeruar), 1 mollë e gjelbërt (bio, e pa qëruar), ½ rrepë e kuqe, 1 karrotë, tri fletë sallatë ose spanaq ose brokoli, tri fletë lakër e gjelbërt ose e kuqe. Poashtu preferohet që në menynë ditore të shtohen produktet e sojës (por jo ato gjenetikisht të modifikuara).

Perimet: domatet, brokoli (të paktën 150 gr tri herë në javë), karrotat, karfioli, lakra e gjelbërt dhe e kuqe – të zihen me avull apo atëherë kur është e mundur të hahen të pa trajtuara termikisht. Poashtu preferohet të hahen 2-3 kokrra rrepan. Kombinimi i domateve me brokoli e rritë veprimin antikancerogjen.

Prej melmesave preferohet të përdoret shafrani indian. Poashtu preferohet vaji i farës së zezë, farat e lirit dhe të susamit.

Disa nga suplementet me veprim antikancerogjen:

– Organic Acai, të tundet mirë dhe të pihet 1×30 ml;

– Ocean 21, 2×30 ml;

– Oxymax, 3 x 20 pika;

– Organic Noni Juice – 3 x 30 ml 30min para buke;

– Vitamin D, 1×3 pika në ujë apo lëng.

The post Këshilla dhe ushqime antikancerogjene appeared first on INSAJDERI.

Më shumë vdekje nga alkooli se AIDS

Posted: 09 Jul 2017 08:02 AM PDT

Shkakton çdo vit pothuajse 4 për qind të të gjitha vdekjeve në shkallë globale, por megjithatë ende mungojnë rregullat e rrepta për ta frenuar.

Bëhet fjalë për alkoolin, që për nga numri i viktimave ka lënë pas HIV/AIDS, tuberkulozin dhe malarien.

Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet të hartojë një traktat për secilin komb dhe "të mbyllë rubinetin" e një prej elementëve kryesorë të vdekjeve në botë.

Alarmi këtë herë është dhënë në revistën shkencore "Nature", që citon profesorin Devi Sridhar nga Universiteti i Oxford. /albeu.com/

The post Më shumë vdekje nga alkooli se AIDS appeared first on INSAJDERI.

Rikthimi në shtëpi pas 13 vitesh, Rooney: Përse erdha në Everton

Posted: 09 Jul 2017 08:01 AM PDT

Everton konfirmon se ata ka ri-nënshkruar me Wayne Rooney pas 13 vjet nga Manchester United.

Sulmuesi 31-vjeçar i Anglisë ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare për t’u rikthyer në klubin e tij të djalërisë, për të cilin debutoi si një 16 vjeçar dhe shpërthen në skenën e Premier Leagues.

“Është një kohë që kur kam thënë se klubi i vetëm i Premier Ligës, që do të luaja për Manchester Unitedin, ishte Everton, prandaj jam i kënaqur që lëvizja ka ndodhur. Trembëdhjetë vjet më parë shkova në United me qëllim të fitimit të trofeve dhe unë kam qenë me fat që jam pjesë e një prej periudhave më të suksesshme në historinë e klubit”, ka deklaruar Rooney.

Sulmuesi anglez ka treguar përse vendosi që të rikthehej në Everton.

“Unë jam kthyer në Everton sepse besoj se Ronald Koeman po ndërton një ekip që mund të fitojë diçka dhe mezi pres që të luaj rolin tim për ta bërë atë një realitet për klubin që kam mbështetur që nga një djalë”.

Menaxheri i Evertonit, Ronald Koeman, ka thënë: “Wayne më ka treguar ambicien që kemi nevojë dhe mentalitetin fitues – ai e di se si të fitoj tituj dhe jam shumë i lumtur që ai ka vendosur të kthehet në shtëpi.

“Ai e do Evertonin dhe ai nuk ishte i dëshpëruar për t’u rikthyer. Ai është ende vetëm 31 vjeç dhe nuk kam asnjë dyshim për cilësitë e tij. Është fantastike që ai është këtu”.

Rooney kthehet në Merseyside si pjesë e një marrëveshjeje që do të shohë sulmuesin e anglisë titullar pas largimit të Romelu Lukaku për 90 milionë funte tek United.

Pas një kohe të shkëlqyer nën urdhërat e Sir Alex Ferguson, në të cilën ai fitoi pesë tituj të Premier League dhe Ligën e Kampionëve, ai u përpoq të gozhdonte një vend në ekipin e parë të Jose Mourinhos, sezonin e kaluar pas një fushate të vështirë të mëparshme nën Louis van Gaal.

Ai fitoi Europa League sezonin e kaluar dhe gjithashtu fitoi FA Cup nën drejtimin e Van Gaal, dhe lë Old Trafford duke shënuar 251 gola në mbi 500 ndeshje.

The post Rikthimi në shtëpi pas 13 vitesh, Rooney: Përse erdha në Everton appeared first on INSAJDERI.

Rrezitja në diell dhe rreziku nga kanceri i lëkurës

Posted: 09 Jul 2017 07:59 AM PDT

Melanoma, një nga kancerët e lëkurës shpeshherë dhe vdekjeprurës po përhapet me shpejtësi sipas mjekëve dermatologë, madje te moshat e reja.

Kjo sëmundje e lëkurës lidhet me nishanët në trup apo njolla të tjera të shkaktuara nga dielli dhe nëse neglizhohet ka pasoja fatale, ndaj dermatologët rekomandojnë që individët të kontrollojnë herë pas here nishanët si përsa i përket ngjyrës ashtu dhe dimensioneve të tyre.

"Personat më të rrezikuar, janë ata që kanë histori në familje, ata që janë ekspozuar në diell në mënyrë të pambrojtur, ata që kanë lëkurë të çelur", thotë Monika Fida, mjeke dermatologe.

Melanoma ka filluar të shfaqet në mosha të reja dhe më të kërcënuar janë ata më ngjyrë të çelur të lëkurës, me sy bojëqielli dhe flokë biondë. Dermatologët këshillojnë pushuesit që para se të shkojnë në plazh, jo vetëm të përdorin kremëra me filter të lartë mbrojtës, por të kryejnë dhe një vizitë te dermatologët për të parë gjendjen e nishanëve apo njollave të shkaktuara më parë në lëkurë me qëllim parandalimin e kësaj sëmundjeje. Madje, sipas një studimi të bërë në Harvard dermatologët thonë se përdorimi i aspirinës në dozë të vogël për një përiudhë 5-vjeçare parandalon këtë sëmundje vdekjeprurëse.

Melanoma është sëmundja më me rrezik, pasi prek qelizat që prodhojnë ngjyrën e lëkurës dhe nëse nuk merr mjëkimin e duhur në kohë, prek mushkëritë, mëlçinë dhe trurin./keshilla.net/

The post Rrezitja në diell dhe rreziku nga kanceri i lëkurës appeared first on INSAJDERI.

Farat e shalqirit shërojnë sëmundjen më të përhapur të momentit

Posted: 09 Jul 2017 07:56 AM PDT

Nuk është vetëm shijshëm dhe freskues, por është edhe një pastrues shumë i mirë i trupit. Por, kur bie fjala te farat e shalqirit të gjithë mendojnë t'i hedhin menjëherë poshtë.

Këto fara përmbajnë komponentë shumë të rëndësishëm si yndyrna, proteina dhe një pjesë të madhe të mineraleve. Kanë shumë vitaminë B, foliate dhe mineralet si magnez, kalium, mangan, hekur, zink, fosfor dhe bakër.

Përveç kësaj, ata janë një burim fantastik i kalorive, sepse 100 gram fara shalqi kanë rreth 600 gram kalori.

Farat e shalqirit janë gjithashtu antioksidantë të fuqishëm dhe janë efikasë në trajtimin e hipertensionit, impotencës dhe arteriosklerozës. Këto fara përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë në zgjerimin e kapilarëve.

Për të marrë të gjitha përfitimet e farave të shalqirit duhet t'i gatuani në mënyra të ndryshme. Për t'ju ndihmuar të trajtoni diabetin me fara shalqiri, që është sëmundja më e përhapur në këto kohë, duhet t'i përdorini në këtë mënyrë.

Përbërësit:
1 grusht fara shalqiri
2 litra ujë

Përgatitja:

Kombinoni ujin dhe farat e shalqirit në një enë. Vërini në zjarr të vlojnë për 15 minuta. Përdoreni këtë çaj për 2 ditë rresht, më pas bëni një ditë pushim. Përsëriteni këtë trajtim për disa javë në po të njëjtën mënyrë./Shije.al/

The post Farat e shalqirit shërojnë sëmundjen më të përhapur të momentit appeared first on INSAJDERI.

Pas Avdullah Hotit, edhe ministrja kosovare i jep ultimatum Shqipërisë

Posted: 09 Jul 2017 07:56 AM PDT

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka kërkuar zyrtarisht nga Qeveria e Shqipërisë të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara me Kosovës dhe të heqë çmimin referent për pataten kosovare.

Në një reagim, Bajrami ka thënë se do të jenë të obliguar të veprojnë njësoj ndaj produkteve të Shqipërisë nëse Tirana nuk e heq çmimin referent të vendosur për pataten e Kosovës.

"Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë kanë marrëveshje të nënshkruara dhe duhet të zbatohen pasi në të kundërtën humbet arsye e këtyre dokumenteve që kanë firmat e Kryeministrave të dy vendeve", ka shkruar Bajrami.

Bajrami ka kërkuar nga Shqipëria që ta heqë çmimin referent për patatën e Kosovës.

“Qeveria e Shqipërisë të heqë çmimin referent për pataten e Kosovës”, ka thënë Bajrami, duke i lënë vetëm një opsion qeverisë shqiptare.

Ministrja kosovare ka thënë se nëse Qeveria e Shqipërisë nuk reagon në uljen e çmimit referant për pataten që prodhohet në Kosovë, atëherë Kosova do të aplikojë masa reciprociteti me prodhimet që vijnë nga Shqipëria.

“Për rastin e patates tashmë kemi kontaktuar autoritetet shqiptare, kemi kërkuar largimin të menjëhershëm të çmimit referent.Përndryshe, ne do të veprojmë njëjtë për produktet që Shqipëria eksporton në Kosovë. Kam biseduar me Ministrin Hoti, Drejtorin e Doganave të Republikës së Kosovës dhe po punojmë të tejkalohet ky problem”, ka thënë Bajrami.

Edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë sot se do të përdor masa reciprociteti me Shqipërinë nëse nuk ulet çmimi referent për patatet e Kosovës në Doganën e Shqipërisë. /Insajderi.com

The post Pas Avdullah Hotit, edhe ministrja kosovare i jep ultimatum Shqipërisë appeared first on INSAJDERI.

Ushtari britanik që shërbeu në Kosovë arrestohet për pedofili

Posted: 09 Jul 2017 07:48 AM PDT

Një pedofil nga Walsall, Britani e Madhe, është zënë në kurth nga një polic i cili u shtir në internet si një vajzë 12 vjeçe.

Ish-marinari i turpëruar i Marinës Mbretërore, David Stephenson, i cili ka shërbyer në tri konflikte nëpër botë, në mesin e të cilave edhe në Kosovë, ka menduar se po martohet me një 'vajzë' dhe ka kërkuar nga ajo të takohen për të kryer marrëdhënie seksuale.

Por, pa dijeninë e Stephensonit, nga Stroud Avenue, Willenhall, ai po kontaktonte me një polic i cili po shtirej si fëmijë, është thënë në Gjykatën Mbretërore në Wolverhampton, raporton Expressandstar.com.

54 vjeçari ka rënë në kontakt me 'Laurenin' përmes një faqeje të quajtur "Teen Chat" që mendohet se përdoret nga persona të moshave 13-19 vjeç, ka thënë prokurori Howard Searle, i cili vazhdoi: "I pandehuri e dinte se vajza ishte nën moshën 16 vjeçare por biseda, që nisi pafajshëm, i kthye në seksuale".

Stephenson, i martuar me familje, bëri veprime të neveritshme dhe kreu një marrëdhënie seksuale përmes internetit për 'vajzën'. Ai thotë se është 45 vjeçar dhe i shkurorëzuar – gjë që asnjëra nga to nuk qëndron, është thënë në gjykatë.

Biseda e tyre vazhdoi për rreth dy javë para se të merrte konotacion seksual, u tha në gjykatë.

Përfundimisht, tetorin e vitit të kaluar, Stephenson kërkoi nga ajo që të takoheshin dhe të merrte me vete rroba tjera në mënyrë që të ndërrohej nga uniforma e shkollës në veturën e tij, ka thënë Searle.

Stephenson ka shërbyer në Marinën Mbretërore për 24 vjet gjatë Luftës së Gjirit dhe në konfliktet në Falkland dhe në Kosovë, ka thënë Nicole Steers.

"Ai bënte biseda fantaziste të cilat ishin të neveritshme. Ai pranon se sjellja e tij ishte tërësisht e papranueshme dhe e papërshtatshme. E ka turpëruar atë", ka hënë ajo.

Stephenson pranoi fajësinë për përpjekje për t'u takuar me vajzën nën moshën 16 vjeçe pas leximit të akuzën për përgatitje të 'vajzës' për vepra seksuale dhe dy akuza tjera.

Gjykatësi Peter Barrie i tha atij: "Nuk besoj se do të flisje me një 12 vjeçare në këtë mënyrë po ta takoje ballë-për-ballë, por në internet bëhet e lehtë heqja dorë e tërësishme nga vetëpërmbajtja. Nuk është bërë asnjë dëm sepse nuk ka ekzistuar asnjëherë një vajzë e vërtetë, por nëse do të kishte qenë, do të kishte pasoja të rënda. Ishte moment çmendurie për ju", transmeton Koha.net.

"Prioritet imi është të sigurohem që asnjë vajzë e vërtetë të mos bie pre e një sjelljeje sikurse kjo e jotja dhe mënyra më e mirë që kjo të ndodh është që ju të merrni një mësim që të mos ofendoni dikë në këtë mënyrë", ka theksuar gjykatësi.

Stephenson është dënuar me tre vjet punë për komunitetin, të merr pjesë në Programin për Shkelës Seksualë si dhe të punojë 120 orë pa pagesë. Ai është detyruar të paguajë 500 funte për shpenzimet e gjykatës dhe të vendoset në regjistrin e Personave që kanë kryer vepra të ndaluara seksuale.

The post Ushtari britanik që shërbeu në Kosovë arrestohet për pedofili appeared first on INSAJDERI.

Rashica flet për interesimin e Udineses

Posted: 09 Jul 2017 07:43 AM PDT

Milot Rashica thotë se ndihet mirë në Vitesse dhe është i fokusuar në këtë skuadër, por deklaron se është i kënaqur me interesimin e klubit italian, Udinese.

“Nuk di shumë për interesimin e Udineses, agjenti im është duke u marrë me këtë. Unë jam i fokusuar këtu tek Vitesse, por është motivim shtesë që skuadra të tilla kanë shprehur interesim për mua”, ka thënë Rashica për mediumin holandez Omroep Gerderland.

Që nga transferimi tek Vitesse në vitin 2015, nga Llamkos Kosova e Vushtrrisë, Rashica ka zhvilluar 64 ndeshje në Eredivisie për Vitessen.

Kosovari është njëri nga futbollistët më të talentuar të skuadrës, dhe për të kanë shprehur interesim edhe Ajax dhe PSV në Holandë. /Insajderi.com

The post Rashica flet për interesimin e Udineses appeared first on INSAJDERI.

Sela: Nëse nuk bëhet ligji për gjuhën shqipe, do të dalim prej qeverie

Posted: 09 Jul 2017 07:38 AM PDT

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, mbetet në qëndrimin se nëse në 100 ditët e parë të qeverisjes nuk miratohet ligji për gjuhën, partia e tij nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë.

Megjithatë Sela shpreson që të mos ketë nevojë për një gjë të tillë.

Sa i takon rishikimit të buxhetit, Sela vlerëson se disa pjesë të platformës politike të partisë së tij janë marrë parasysh.

Sa i takon pikave të deklaratës së përbashkët shqiptare si dhe zhvillimit të barabartë rajonal dhe formimi i një Komisioni për ndarje të drejtë të buxhetit, Sela thotë se do të zbatohen nga miratimi i buxhetit.

Këto komente Sela i bëri gjatë Kuvendit të rregullt të partisë në Tetovë ku po ashtu deklaroi se vazhdon të mbështesë bashkimin e mundshëm të subjekteve të Aleancës për Shqiptarët në një parti të vetme.

Në mbledhje mësohet se ka pasur zëra që kanë kërkuar ndryshime në udhëheqjen partiake, nga anëtarë të cilët këtë gjë e kanë kërkuar edhe publikisht përmes deklaratave dhe rrjeteve sociale.

Por kreu i kësaj partie, Ziadin Sela tha se bëhet fjalë për mbledhje të rregullt të Kuvendit dhe për debat të brendshëm partiak duke mohuar të ketë diçka më shumë.

The post Sela: Nëse nuk bëhet ligji për gjuhën shqipe, do të dalim prej qeverie appeared first on INSAJDERI.

Asamblisti i PDK-së që shkelmoi protestuesin, fajëson Policinë e Kosovës

Posted: 09 Jul 2017 07:35 AM PDT

Ndërtimi i një mini-hidrocentrali përgjatë lumit Brod në Vranishtë të Dragashit, të premten shkaktoi një përleshje mes banorëve që protestonin kundër ndërtimit të tij dhe zyrtarëve të kompanisë "Eurokos", që ka nisur ndërtimin e hidrocentralit.

E në përleshje nuk ishin përfshirë vetëm njerëz që mbajnë pozita brenda kompanisë në fjalë.

Në këtë incident u përfshi Konsulli i Kosovës në Sofje të Bullgarisë, Lulzim Rifaj, dhe djali i tij, Granit Rifaj, i cili është asamblist i Partisë Demokratikë të Kosovës në Dragash, raporton Gazeta Online Insajderi.

Asamblisti Rifaj ka thënë për Insajderin se punon si koordinator në kompaninë "Eurokos", derisa babai i tij, Konsull i Kosovës në Bullgari, ka thënë se po qëndronte rastësisht në punën e djalit të tij brenda ambienteve të kompanisë, të premten.

Në një video të publikuar nga mediumi lokal Info-ks.net, shihet se Granit Rifaj e shqelmonte njërin nga protestuesit. Por, asamblisti i PDK-së thotë se e shqelmoi për vetëmbrojtje protestuesin, dhe se Policia e Kosovës nuk arriti ta mbronte atë dhe zyrtarët e tjerë të kompanisë "Eurokos".

"E sa i përket asaj që ne i kemi sulmuar, është shpifje. Aty njerëzit vijnë na kërcënojnë dhe ofendojnë çdo ditë dhe në kurrë nuk i kemi sulmuar, por gjithmonë i kemi lajmëruar institucionet", ka thënë Granit Rifaj.

"Në rastin konkret, numri i policisë ishte i vogël dhe jo vetëm që s'mundeshin ta mbanin situatën nën kontroll, por nuk mundeshin të na mbrojnë nga sulmet", deklaroi Granit Rifaj.

Ndërkaq, Konsulli Lulzim Rifaj, ka mohuar të jetë aksionar në kompaninë e cila po e ndërton mini-hidrocentralin në Vranishtë.

"Në vendin ku është mbajtur protesta kam shkuar rastësisht me vizitu djalin tim që punon në këtë kompani", është shprehur konsulli i Kosovës në Sofje të Bullgarisë, Lulzim Rifaj.

Konsulli i Republikës së Kosovës në Bullgari, Lulzim Rifaj po ashtu ka mohuar t'i ketë sulmuar me sëpatë protestuesit e mbledhur dje në fshatin Vranishtë të Dragashit, për të kundërshtuar ndërtimin e një mini-hidrocentrali. /Insajderi.com

Insajderi sjell hulumtimin për historinë e EL Chapo`s kosovar: I burgosuri që përfitoi 11 tenderë

The post Asamblisti i PDK-së që shkelmoi protestuesin, fajëson Policinë e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Ministri Hoti ‘kërcënon’ Shqipërinë me reciprocitet

Posted: 09 Jul 2017 07:17 AM PDT

Ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se "vendosja nga ana e Qeverisë së Shqipërisë të çmimit referent prej 0.19 euro për patatet nga Kosova që eksportohen në Shqipëri po i dëmton rëndë prodhuesit kosovarë".

"Kjo politikë e qeverisë shqiptare nuk i ndihmon unifikimit të tregut mbarëshqiptar", ka shtuar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

"Ne do të shqyrtojmë me kujdes këtë veprim të palës shqiptare. Përmes MTI-së kemi kërkuar nga pala shqiptare të heqë këto çmime referente menjëherë. Ju kemi kërkuar atyre që për qëllime të llogaritjes së ngarkesës me taksë doganore të përdorin çmimet furnizuese të dëshmuara nga prodhuesit e patatës në Kosovë", ka shkruar tutje ai.

Ministri Hoti ka thënë se "nëse nuk ka lëvizje do të shqyrtohen masat e tjera ligjore dhe reciproke për të ruajtur prodhuesit tanë"./Insajderi.com

 

The post Ministri Hoti 'kërcënon' Shqipërinë me reciprocitet appeared first on INSAJDERI.

Djali i konsullit shkelmoi protestuesit kundër hidrocentralit

Posted: 09 Jul 2017 07:10 AM PDT

Banorë të fshatit Vranishtë të Dragashit, e banuar me shumicë boshnjake, kanë mbajtur një protestë gjatë ditës së djeshme kundër ndërtimit të një mini-hidrocentrali në këtë fshat.

Por, protesta e qetë eskaloi në dhunë pasi dyshohet se Konsulli i Kosovës në Sofje të Bullgarisë, Lulzim Rifaj, sulmoi u shfaq me sëpatë para protestuesve.

Përveç konsullit, në foto shihet edhe një person duke sulmuar protestuesit me shkelma.

Insajderi ka arritur që ta konfirmojë se personi në foto është Granit Rifaj, djali i Konsullit, i cili është punëtor në kompaninë "Eurokos", e cila është duke tentuar ta ndërtojë këtë mini-hidrocentral.

Granit Rifaj në një bisedë për Gazetën Insajderi ka thënë se ka vepruar në vetëmbrojtje.

"Personi në fjalë nxit urrejtje, kërkon të nxirremi me dhunë që aty, fjalë kundër shtetit e gjithë institucioneve, pastaj e sulmoi fizikisht inxhinierin tonë për arsye se po incizonte videon që ta drejtojmë në institucione, për këtë arsye policia deshi ta arrestojë dhe po aty fillojë të eskalojë situata, protestuesit pengonin policin në punën e tyre, ndërsa personi i dyshuar ishte vërsulur nga babai ime. Kështu që, ishim të detyruar të vetëmbrohemi", ka thënë për Insajderin Granit Rifaj, djali i Lulzim Rifajt.

Granit Rifaj, është asamblist i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Komunën e Dragashit dhe koordinator në kompaninë "Eurokos".

"Jam koordinator e jo aksionar", ka thënë Rifaj për Insajderin.

Kurse Konsulli Lulzim Rifaj, ka mohuar të jetë aksionar në kompaninë e cila po e ndërton mini-hidrocentralin në Vranishtë.

"Në vendin ku është mbajtur protesta kam shkuar rastësisht me vizitu djalin tim që punon në këtë kompani", është shprehur konsulli i Kosovës në Sofje të Bullgarisë, Lulzim Rifaj.

Konsulli i Republikës së Kosovës në Bullgari, Lulzim Rifaj po ashtu ka mohuar t'i ketë sulmuar me sëpatë protestuesit e mbledhur dje në fshatin Vranishtë të Dragashit, për të kundërshtuar ndërtimin e një mini-hidrocentrali.

"Unë jam [personi në fotografi v.j]. Por unë nuk kam të bëjë asgjë me protestën", ka thënë Lulzim Rifaj për Insajderin.

"Unë kam qenë tek protesta, por kam qenë tek kuzhina", deklaron Rifaj./Insajderi.com

Insajderi sjell hulumtimin për historinë e EL Chapo`s kosovar: I burgosuri që përfitoi 11 tenderë

The post Djali i konsullit shkelmoi protestuesit kundër hidrocentralit appeared first on INSAJDERI.

Fillon tërheqja e trupave gjermane nga baza ajrore në Turqi

Posted: 09 Jul 2017 06:59 AM PDT

Gjermania ka nisur sot tërheqjen e trupave nga baza ajrore në Turqi, nga ku ata deri tani i kanë përkrahur operacionet ndërkombëtare kundër Shtetit Islamik (ISIS), pas një mosmarrëveshjeje me Ankaranë për qasjen në bazë, njofton Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë.

Tërheqja e trupave nga baza Incirlik, e aprovuar nga Parlamenti gjerman muajin e kaluar, shënon edhe një hap më tej në njërën nga shumë mosmarrëveshjet bilaterale mes dy vendeve aleate të NATO-s.

Aeroplanët luftarakë gjermanë do të operojnë nga baza Incirlik deri të paktën në fund të korrikut, si pjesë e një misioni për të ofruar ndihmë zbuluese për operacionet e koalicionit të udhëhequr nga ShBA-ja kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Në ndërkohë, materialet e nevojshme do të zhvendosen në një bazë ajrore në Jordani, ku aeroplanët luftarakë do të vendosen kah tetori./Express/

The post Fillon tërheqja e trupave gjermane nga baza ajrore në Turqi appeared first on INSAJDERI.