“Ky është kandidati i Vetëvendosjes, që edhe pas zgjedhjeve kërkon votën tuaj!” plus 9 more Ferizaj Press |
- Ky është kandidati i Vetëvendosjes, që edhe pas zgjedhjeve kërkon votën tuaj!
- Vjosa Osmani e Ismet Beqiri nominohen prej Degëve për Kryetar të Prishtinës
- Ky është parashikimi i motit për tërë javën, mjekët japin alarm
- Mos e dëmtoni me gënjeshtra turizmin shqiptar
- Kosova me 14 mijë hektarë më pak grurë
- Shqiptarët e Luginës kërkojnë mbështetjen e dy shteteve shqiptare
- Ajnishahe Halimi: Zyrtarët e VV’së donin vdekjen e qytetarëve në protesta
- ‘Uji i Kosovës është i pijshëm dhe i sigurt’
- Katari do të zgjerojë prodhimin e gazit të lëngshëm
- Leotrim Brahimaj në KF Ferizaj
Ky është kandidati i Vetëvendosjes, që edhe pas zgjedhjeve kërkon votën tuaj! Posted: 09 Jul 2017 04:41 AM PDT Nuk dihet nëse është duke ndodhur kjo me apo pa vetëdijen e tij, por që nga përfundimi i zgjedhjeve shumë personave është duke iu shfaqur në profilet e tyre fotografia e Emrush Xhenajlit dhe thirrja e tij që të votohet numri i tij dhe i partisë.Kjo po ndodhë për shkakun se kandidati Xhemajli gjatë kohës së fushatës ka sponsorizuar në facebook më shumë seç duhet. /Indeksonline |
Vjosa Osmani e Ismet Beqiri nominohen prej Degëve për Kryetar të Prishtinës Posted: 09 Jul 2017 04:40 AM PDT Ismet Beqiri po vazhdon ta marrë seriozisht garën për Kryetar të Prishtinës, pavarësisht, se në zgjedhjet e fundit nacionale doli shumë keq me vota. Madje, Sekretari i Përgjithshëm i LDK'së mori shumë vota më pak se garda e re në LDK si: Vjosa Osmani, Lumir Abduxhiku, Driton Selmanaj. Pavarësisht kësaj, Beqiri është nominuar për kandidat për Kryetar të Prishtinës nga Dega e Parë e LDK'së. Në këtë Degë, Beqiri është Kryetar. Këtë e ka bërë të ditur ish-deputetja e LDK'së, Njomza Emini. Ajo ka marrë pjesë në mbledhje dhe ka votuar pro kandidaturës së Beqirit për Kryetar të Prishtinës. "Për kryetar të Prishtinës është kandiduar sekretari i partisë Ismet Beqiri dhe të gjithë anëtarët e kësaj degë në mënyrë unanime kanë përkrahur Beqiqrin", ka thënë Emini, për emisionin "Ju Flet Prishtina" në "Klan Kosova" Sidoqoftë, ish kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri, ka shfaqur ambiciet e tij për ta udhëhequr kryeqytetin edhe për një mandat dhe ka bërë fushatë qe disa javë. Ka mbajtur takime e mbledhje me anëtarë e simpatizantë të LDK-së nëpër pjesë të ndryshme të Prishtinës. Në garë për Kryetare të Prishtinës është përmendur edhe Vjosa Osmani, ku u raportua se Dega e Tretë e LDK'së e ka nominuar për Shefe të Kryeqytetit, shkruan Express. Në emisionin Komiteti, Vjosa Osmani kishte thënë se kandidati i LDK'së për Prishtinë duhet të jetë një njeri që ka vota dhe që ka përkrahjen e strukturave të partisë. Ka thënë se pa këto dy elemente fitorja në qytetit më të madh të Kosovës është e pamundshme. Në zgjedhjet e fundit lokale, Isa Mustafa kishte humbur përballë Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes. Edhe në zgjedhjet e fundit nacionale, Vetëvendosje doli e para në Prishtinë derisa LDK e dyta. Vendimin se kush do të jetë kandidat për Kryetar të Prishtinës pritet të merret në Kryesinë e LDK'së pas propozimit që bëjnë të gjitha degët. |
Ky është parashikimi i motit për tërë javën, mjekët japin alarm Posted: 09 Jul 2017 04:40 AM PDT Temperaturat gjatë gjithë javës do të jenë të larta, deri në 39 gradë. Doktoresha në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Vjollca Zeqiri, thotë se këto ditë ka shtim të pacientëve me barkqitje dhe me të vjella. Më tej, Zeqiri ka treguar se intervenimi i menjëhershëm mjekësor duhet të bëhet kryesisht tek pacientët e goditur nga temperaturat e larta, sepse në rast të mos intervenimit me kohë pacienti mund të përfundojë me fatalitet. Simptomat se një person është goditur nga dielli, janë: ngritja e shpejtë e temperaturës së trupit, lëkura e skuqur dhe e thatë, pulsi më i shpejtë dhe më i fortë, humbja e vetëdijes.Ngritja e temperaturave paraqet rrezik të lartë për pacientët që kanë probleme me zemër. Kardiologu Imri Jashari u rekomandon personave që kanë probleme të tilla që t'i shmangen ekspozimit në diell, kur temperaturat kalojnë mbi 30 gradë Celsius.Në këto ditë të nxehta dhe me vapë tropikale është e rëndësishme edhe kujdesi gjatë ushqimit. Vajza e re nga Prishtina, me emrin Eneida, tregon se është helmuar në ushqim, andaj i është dashur të kërkojnë ndihmë në QKMF. |
Mos e dëmtoni me gënjeshtra turizmin shqiptar Posted: 09 Jul 2017 04:27 AM PDT Përse gjithë kjo garë e ndytë e portaleve kosovare, se cila më keq po e pasqyron rivierën e bukur shqiptare, që shumë media të huaja thonë se është “Perla e Ballkanit”?!. Tituj bombastik nga më banalët si: “Ja çfarë lope doli sot në plazhin e Shëngjinit”, “Shikojeni qesen e zezë në detin e Velipojës”, “Ja çfarë gjallese u pa sot që tronditi pushuesit në Durrës”, “Shmanguni nga pushimet në jug të Shqipërisë” e plotë marrëzira të tjera portalesh. Një gjë e di, që edhe krokodili me dalë me u rrezit me mua në plazh, 300 km të bregdetit shqiptar do të jenë gjithmonë vendi im për pushime, aty ku flitet shqip dhe të motivon toka jonë, aty ku ndihesh mirë se është at’dheu yt, që thënë ndryshe është edhe “pushim patriotik”. Shqipërinë më të bukur nuk e bëjmë ne, atë e fali Zoti për ne të bukur, aty ku pranë detit kafeja kushton më lirë se në kryeqytetin tonë plotë me pluhur e tym makinash. Fatkeqësisht për të sëmurit nga zemra që gjejnë vdekjen në det, nuk i ka fajet Saranda, Ksamili ose Dhërmia, mos e njollosni veten tuaj duke ju bërë reklamë plazheve joshqiptare. Shqipëria po bëhet qoftë edhe pa shqiptarë dashakëqinjë. O ku ka më mirë se ti o Shqipëria ime!!!… Shkruan : Agon Zhinipotoku |
Kosova me 14 mijë hektarë më pak grurë Posted: 08 Jul 2017 02:45 PM PDT Nga Sindikata e bujqve, fajtor për këtë e bëjnë importin e madh të grurit nga Serbia. Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri, thotë se sipas raporteve nga terreni, Kosova nuk ka më shumë se 50 mijë hektarë me drithëra të bardha, raporton KTV. Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë kanë thënë se çdo vit këto sipërfaqe janë duke u tkurrur për shkak të çmimit të ulët dhe sasisë së madhe të importit nga Serbia.Çmimi për një kilogram grurë të prodhuar në Kosovë, kushton nga 0.10 deri në 0.14 cent. |
Shqiptarët e Luginës kërkojnë mbështetjen e dy shteteve shqiptare Posted: 08 Jul 2017 02:43 PM PDT Problemet dhe zvarritjet institucionale në dy shtetet shqiptare, qoftë në Republikën e Shqipërisë por edhe në atë të Kosovës, sipas deputetit të vetëm shqiptar, Fatmir Hasani, po reflektohen mjaftë edhe në Luginën e Preshevës, duke pamundësuar realizimin e kërkesave themelore të shqiptarëve të kësaj zone nga autoritetet shtetërore serbe në Beograd. Një interesim i shtetit amë për të drejtat e shqiptarëve do të shtonte presionin tek qeveritarët në Serbi ka thënë Hasani. "Është e vërtetë se të gjitha problemet, zvarritjet që ndodhin si në Kosovë si në Shqipëri reflektohen te ne mjaft për shkak se ne jemi një pakicë në Serbi shumë pak e përkujdesur nga pjesa amë", tha Hasani për RTK'në. Ai është optimist në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së Kosovës dhe në reflektimin e saj karshi shqiptarëve në Luginë. "Ne shpresojmë se nuk do të ndodh ajo e kaluara lidhur me çështjet e marrjes së mandatit", tha ai. Në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë aktualisht jetojnë rreth 80 mijë shqiptarë. Ndërkohë që si rezultat i rrethanave të ndryshme nga këtu janë larguar më se 30 mijë shqiptarë gjatë dy dekadave të fundit. |
Ajnishahe Halimi: Zyrtarët e VV’së donin vdekjen e qytetarëve në protesta Posted: 08 Jul 2017 02:42 PM PDT Gruaja që vlerësohet si një nga zërat më aktiv në Drenicë dhe që mban disa çmime ku vlerësohet për guximin, ka thënë se ka shumë arsye që e bënë që ajo me Albin Kurtin t'i ndajnë rrugët. Ajo thotë se ka hequr dorë nga VV kur ka kuptuare se zyrtarë të saj kërkonin që në protesta të vdisnin qytetarët.Në "Personale" Halimi ka rrëfyer për herë të parë edhe për betejat e saj me kancerin. |
‘Uji i Kosovës është i pijshëm dhe i sigurt’ Posted: 08 Jul 2017 02:42 PM PDT Uji i cili prodhohet nga kompani të ndryshme në Kosovë, është i pijshëm dhe i sigurt. Kompanitë e intervistuara nga RTK, tregojnë se përveç analizave të bëra për çdo muaj në laboratorët e tyre brenda kompanive, ata mostrat i dërgojnë edhe në vendet evropiane për ta kontrolluar cilësinë e ujit. Drejtuesit e Kompanisë "Dea" dhe "Sharri", që janë ndër disa kompani që merren me këtë veprimtari në Kosovë, deklarojnë se kontrollimin e cilësisë e bëjnë në radhë të parë për bizneset e tyre që të jenë të besueshme ndaj konsumatorëve. Madje pronari i kompanisë së ujit "Dea", Alban Shala, shprehet se është njëra ndër kompanitë e vetme në Kosovë që produktet e tyre të ujit janë të aprovuara nga ushtria amerikane dhe institucionet ndërkombëtare për konsumim dhe furnizim të të gjitha institucioneve ndërkombëtare që operojnë në Kosovë. Menaxheri i kompanisë së ujit "Sharri", Mujë Makolli, tregon se përveç kontrolleve që u bëhet ujit të cilin ata e prodhojnë dhe paketojnë, ka një cilësi të lartë pasi merret nga lartësitë e Maleve të Sharrit. Drejtuesit e të dyja kompanive të ujit të prodhuar në Kosovë shprehen se janë të pajisur me ISO – Standarde për mbushjen, fabrikimin dhe ambalazhimin e ujit për prodhim. |
Katari do të zgjerojë prodhimin e gazit të lëngshëm Posted: 08 Jul 2017 02:41 PM PDT Aktualisht, Katari ka rezerva gazi pothuajse 26 trilion metra kub të provuara, ndërsa gadishulli ka rezervat më të mëdha të gazit pas Rusisë dhe Iranit.Me rezervat e provuara të gazit pothuajse 26 trilionë metra kub, gadishulli është shtëpia e rezervave të treta më të mëdha të gazit pas Rusisë dhe Iranit.Pjesa më e madhe e gazit natyror të Katarit gjendet në det të hapur në Fushën e Veriut, e cila ndahet me Iranin.Gazi ka ndihmuar ta shndërrojë Katarin në një nga vendet më të pasura në botë, dhe me çmime aktuale, rritja e paralajmëruar e prodhimit do të përkthehej në të ardhura rreth 30 miliardë dollarë.Gjigantët e korporatave të energjisë si ExxonMobil, Shell dhe Total po lobojnë tashmë për të marrë pjesë në programet qeveritare të shtimit të prodhimit. |
Leotrim Brahimaj në KF Ferizaj Posted: 08 Jul 2017 12:37 PM PDT Top sulmuesi i Ligës se parë Leotrim Brahimaj është transferi i radhës i skuadrës ferizajase, Brahimaj së fundi ishte pjesë e KF. Ballkanit ku shkëlqeu me këtë skuadër duke i shënuar 24 gola në 33 ndeshje. |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |