Tirana Observer: “Deputeti Hoxha tregon emrin e personit që e goditi: Basha s’më ka marrë në telefon” plus 9 more

Tirana Observer: “Deputeti Hoxha tregon emrin e personit që e goditi: Basha s’më ka marrë në telefon” plus 9 more


Deputeti Hoxha tregon emrin e personit që e goditi: Basha s’më ka marrë në telefon

Posted: 09 Jul 2017 09:26 AM PDT

Deputeti i Partisë Demokratike, Bedri Hoxha, ka bërë publik emrin e personit që e goditi para takimit që Lulzim Basha do të zhvillonte me antarësinë e PD në Burrel.

Hoxha është shprehur se autori është Demir Çupi, punonjës i Bashkisë së Burrelit.

Ai nuk ka dhënë detaje mbi shkaqet e dhunës.

Hoxha u godit në shkallët e Pallatit të Kulturës, në hyrje të sallës ku do të mbahej takimi.

Incidenti u përmend edhe nga Basha në takim, por deputeti tha se kryetari i ngrirë i PD nuk e ka marrë ende në telefon.

"Besoj që është njoftuar, por mua ende nuk më ka marrë në telefon", është shprehur ai.

Basha u tha anëtarëve të PD se incidente të tilla si ky i sotmi në Burrel nuk duhet të ndodhnin më.

Historia e emigrantit të parë shqiptar që shkeli në Amerikë

Posted: 09 Jul 2017 09:10 AM PDT

Petrit Zeneli

Historinë e tij e kam dëgjuar për herë të parë në vitin 1975, nëpërmjet njërës nga këngët e kurbetit që mblodhëm në zonë dhe që i kushtohej pikërisht At Kolë Kristoforit. Më vonë kjo këngë do të pasqyrohej dhe në botimin me titull "Këngë popullore të Rrethit të Korçës", Tiranë 1982.

Në gusht të vitit 1974, kishte ardhur për vizitë në fshatin Katund, biri i tij, një ndër emigrantët e parë shqiptarë, Kostandin Demo, i cili u prit nga bashkëfshatarët me një dashuri dhe mall të jashtëzakonshëm. Mes të tjerash, ai i vuri në dijeni edhe për një libër që kishte botuar në vitin 1960, kushtuar emigrantëve katundllinj dhe në mënyrë të veçantë At Kole Kristoforit. Ky lajm u përhap në rrethe të ngushta studiuesish, por unë nuk pata fatin ta lexoja qysh atëhere. Katundllinjtë ndjeheshin krenarë që më në fund e kishin të shkruar një pjesë të historikut të tyre, por kjo mbeti me kaq.

At Nikolla (Kolë) Kristofori

S'di pse atëherë nuk iu kushtua rëndësia e duhur Kole Kristoforit,  kësaj ikone të shqiptarizmës, ndërkohë që në Amerikë vlerësohej si themelues i lëvizjes kombëtare shqiptare të Diasporës. Dhe kjo heshtje ndodhte pikërisht atje, në Vakëfet e Korçës, kur, ngaqë çdo familje kishte pasur dikur gjysh-stërgjyshërit emigrantë në Amerikë, e shikonte këtë të fundit (Amerikën) si simbol të mirëqenies, bollëkut e lirisë. Në Vakëfe është kënduar vazhdimisht kënga "Zjarri moj Ameriqí" që thotë: Ç'u hap një kurbet-o/Një kurbet i ri,/Zjarri moj Ameriqí!/Sebep seç na u bë,/Kole Sotiri…

Megjithëse kurbeti anatemohej, përsëri ai kishte edhe anën tjetër të medaljes, sillte kthesë rrënjësore pozitive në jetën e familjeve shqiptare. Por që të mos largohemi nga tema, le të kthehemi te "pionieri i parë" i emigracionit shqiptar në Amerikë, Nikollë (Kole) Kristofor  1859-1940), për të cilin është shkruar shumë, por unë kam shfrytëzuar për këtë shkrim të dhënat që kanë sjellë Ilia Demo dhe Kiço Panariti.

I pari shqiptar që shkoi në Amerikë ishte Nikolla Kristofor prej Katundi.

Mendohet që ai të ketë vajtur në Amerikë rreth viteve 1884.

Mbërriti  në Amerikë me një vapor grek dhe u vendos në Boston Mass. Ai nuk dinte gjuhën dhe u rropat rrugëve të Bostonit, duke fjetur jashtë në stacionet e trenave së bashku me disa grekë.

Pas gjashtë vjet në Amerikë, Nikolla Kristofor u kthye në Katund, në fshatin e lindjes, i veshur krejt ndryshe; me pantallona me manshetë dhe këpucë me majë të gjatë, me pallto e jelek, me zinxhir e sahat floriri, me kollare, sigurisht edhe me borsalino. Koleja bëri përshtypje të madhe, jo vetëm në fshatin Katund, por në të gjitha fshatrat e Vakëfeve. Rreth i tij u mblodhën e biseduan të gjithë fshatarët, grupe grupe. Bisedat s'kishin të sosur. Atëherë fshatarët visheshin me kallce shajak, xibuna e opinga, kështuqë ndryshimi ishte shumë i madh. Koleja kur u kthye në fshat i kishte xhepat plot me para. Fshatarët besonin dhe s'besonin. Ai u thoshte fshatarëve se në atë vend që quhet Amerikë, një punëtor fitonte në ditë, duke shitur fruta e lule, po aq sa mezi i fitonte dhe një punëtor në Shqipëri për një vit. Këto fjalë i frymëzuan fshatarët dhe u lindi dëshira e madhe të shikonin Amerikën, dhe sipas traditës, një popull i frymëzuar shpejt ia arrin qëllimit. Kur u kthye Koleja në Amerikë, mori me vete disa shokë, rreth vitit 1892, më pas iu grumbulluan dhe fshatarë të tjerë (prej Katundi) dhe ata u bënë 17 veta gjithsej.

Këta janë pionierët e parë të emigracionit shqiptar në Amerikë, që shkuan duke u bashkuar me Nikolla Kristoforin, që nga Rumania, Bullgaria e Greqia, por edhe të fshatit Katund.

Sipas librit të Kostandin Demos, këta 17 veta ishin Nikolla Kristofor, Hari Rapo Laska, Dhoskë Adham, Thoma Adham, Josif Adham, Sotir Lezi, Geli Stevenson, At. Dhosi Katundi, Dhimë Pano (Peterson), Fani Kosta, Thoma Kosta, Hari Kaçka, Argjir Pelo, Fani Cico Angjel, Dhimë Andrea Pano, Rapi Fanes dhe Toli Dhami.

Ardhja e tij në Shtetet e Bashkuara, më 1886, në të njëjtin vit që Statuja jonë e Lirisë iu kushtua portit të Nju Jorkut, frymëzoi ëndrrat dhe aspiratat e shumë bashkatdhetarëve të tij, të cilët erdhën më vonë duke kërkuar mundësi ekonomike, liri fetare, dhe të shprehnin lirshëm trashëgiminë e tyre kombëtare në një botë të re. Kështu, Koli Kristofor ishte Kristofor Kolombi i ne shqiptarëve!

Nga 1900, pelegrini ynë ka vizituar Filadelfian, ka punuar në hekurudhën e Bashkimit Paqësor në Utah dhe në fund u vendos në Boston, ku ai ka jetuar në kohë të ndryshme në Harrison Avenue, Union Park Street, East Canton Street në pjesën jugore të Dale Street në Roxbury, ku dhe ndërroi jetë.

Faik Konica, të cilit i shkroi më 1900, e quan Kolin "një patriot i fortë, këshilltari i mençur dhe idealist, i cili flet një gjuhë shqipe e cila është e pastër, madje klasike". Profesor Gregori Pano, në hulumtimet e tij, ka zbuluar në regjistrimin e SHBA- së, të 1900-ës, që Koli ishte kryetari i një familjeje në Boston, ku qëndronin të paktën gjashtë emigrantë të tjerë shqiptarë në një "konak" të përbashkët, term që prindërit dhe gjyshërit tanë e përdornin për të simbolizuar shtëpinë.

Më 1908, kur prifti Fan S. Noli shërbeu liturgjinë e tij të parë në gjuhën shqipe, në Knights of Honor Hall në Boston, Koli Kristofor ishte i pranishëm. Ditën që katedralja e Shën Gjergjit u organizua si një kishë famulltare, Koli Kristofor u zgjodh arkëtar. Ishte një periudhë vërtet e ngjeshur: gazeta e parë, kisha e parë, organizata e parë vëllazërore e emigrantëve shqiptarë, ishin duke u themeluar dhe Koli ishte në mesin e bashkëkombasve të tij, "të varfër si minj kishe, por të patrembur si luanët".

Instinktet udhëheqëse e çuan në shërbim të popullit të tij si prift kur, më 28 dhjetor 1918, ai u përcaktua nga imzot Aleksandri i Dioqezës Ortodokse Ruse në SHBA. Më 1921, u emërua pastor i Kishës Ortodokse Shqiptare  Triniteti i Shenjtë në jug të Bostonit, ku ai shërbeu me devocion deri më 1932, së bashku me gruan e tij të dashur, Priftëresha Eleni (Stephenson), dy bijat e tyre dhe djalin. Ai shërbeu edhe si pastor në Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Nikollës në Southbridge, Massachusetts, dhe pas një pajtimi me imzot Fan Noli, pas një dekade mosmarrëveshje, ai u ngrit në rangun e Arqipeshkvit, më 1938.

Nikolla Kristofor, duke parë Amerikën si një shtet të lirë ku punoje dhe fitoje, i lindën ndjenjat për të patur një Shqipëri të tillë, si dhe fshatin e tij me shkollë shqipe.

Nikolla Kristoforit i lindi ideja që së bashku me fshatarët e tij të grumbulloheshin dhe të formohej shoqëria e fshatit Katund, të cilën e quajtën "Fatbardhësia", për të shkolluar shqip fëmijët e fshatit dhe për të ndihmuar fshatin.

Ai grumbulloi mjaft eksperiencë për punë të paqta e të mira. Tentoi në fillim të krijonte për shqiptarët një sipërmarrje për tregtimin e bananeve dhe për ta monopolizuar këtë tregti, por disa nuk e kuptuan dhe nuk e vazhdoi më këtë punë.

At Nikolla, apo At Kolja, siç e thërrisnin me përzemërsi, u nda nga jeta më 26 korrik 1940, në moshën 81 vjeçare.

***

Faik Konica: "Flasim për një dekan të shqiptarëve të Amerikës"

Një njeri i mirë, një shqiptar i mirë, tani shpejt mbylli sytë në dritë të kësaj jete.

At Kol Kristofori qe dekani i Shqiptarëve të Amerikës, jo vetëm nga mosha, por edhe nga koha e ardhjes së tij këtu. Shqiptari i frymëzuar me dëshirën të shohë vende të ra, ka qenë kurdoherë kurbetlli dhe ka vajtur gjer në zallet e Kinës. Vetëm në Amerikë nuk e kish fryrë era. Këtë udhë e hapi Kol Kristofori. I ardhur këtu pesëdhjetë vjet më parë, tërhoqi të tjerë pas tij. Për pasardhësit ish një këshilltar i urtë, i kuptuar, i dashur. I dhënë pas punës nga nevoja; zemrën e kish në gjërat  e atdheut. Ish në një shkallë më të vogël një njeri i tipit të Efthim (Thimi) Mitkos, të Anastas Kulluriotit, të Nikolla Naços.

Letrën e parë të tij e mora në Bruksel, më 1900. Ishte një letër e shkurtër, se i ndjeri ka qenë kurdoherë i kursyer nga fjalët, po ish letër e një burri me ndjenja, ndjenja të forta pa bujë, zemërdhënëse, pa mburrje. 

Siç e kisha kujtuar për së largu, ashtu e gjeta At Kristoforin, kur nëntë vjet më vonë arrita në Amerikë; shqiptar me ndjenja të thella dhe të qeta, me qetësinë e ujërave të thella, njeri me karakter fisnik, këshillonjës në kohë dyshimi, ndihmës në orë të keqe. Por një gjë që më tërhoqi më tepër ish gjuha e tij: fliste një shqipe të pastër që mund të quhej klasike. Përveç kësaj, kishte dhe një dije të rrallë të zakoneve të vjetra të kombit tonë. A e mbani mend shkrimin tonë? A e mbani mend shkrimin e tij që botova njëzetë e ca vjet më parë, mbi lodrat kombëtare të Shqipërisë?…Në jetën publike një ngjarje e hidhur qe ndarja e tij nga Peshkop Noli, një ngjarje në të cilën besoj tani s'kishte faj asnjë palë. Ish një nga ato mosmarrëveshjet që kanë rrënjë të thella në trashëgime të vjetra, kur këto përpiqen me një mendje të fortë dhe të çliruar.

At Kol Kristofori do të lejë kujtime të dashura dhe të mallëngjyera në zemër të atyre që e kanë njohur mirë, pa marrë në sy gjëra që do të ish më mirë të mos kishin ngjarë.

***

Në Katund të Vakëfeve/ Obelisk në kujtim "të pionierëve" të emigracionit shqiptar në Amerikë

Më 2 korrik të këtij viti, u realizua ëndrra dhe dëshira e madhe e kahershme e Fan S. Nolit, Faik Konicës, Shoqatës "Fatbardhësia të Katundllinjëve të Amerikës, Kryedioqezës Ortodokse Shqiptare të Bostonit USA dhe Shoqatës Atdhetare Kulturore të Krahinës së Vakëfeve: në fshatin Katund të Korçës u përkujtua me madhështi 133-vjetori i emigrimit të të parit emigrant shqiptar në Amerikë, At Kole Kristofori (më 1884), si dhe 125-vjetori i emigrimit (po në Amerikë) të 17 burrave të tjerë katundllinj (më 1892).

Për të nderuar veprën e tyre si dhe shumë figurave të shquara nga Katundi e Stratobërdha, u përurua me këtë rast një obelisk madhështor në mes të fshatit, falë kontributit dhe mbështetjes së fuqishme të të gjithë katundllinjëve e stratobërdallinjëve me banim në fshat, në qytet, emigracion e diasporë, pa patur përkrahjen më të vogël nga shteti.

Programi i  kësaj dite festive ishte shumë i ngjeshur dhe i larmishëm, duke filluar që nga përshpirtja në Kishën e fshatit (e vetmja kjo e mbijetuar në tërë krahinën), për të vazhduar më pas me fjalimet dhe përshëndetjet nga oratorë të ndryshëm, para obeliskut, argëtimi i pjesëmarrësve me këngë patriotike e popullore të krahinës, si dhe dreka tradicionale e organizuar në formën e një pikniku, që i kënaqi të gjithë me gatimet karakteristike vendase.

10 mënyra për të zbuluar nëse pjesa e djathtë e trurit tuaj, ajo artistike, është më dominuese

Posted: 09 Jul 2017 08:58 AM PDT

 

A e dini që truri ynë ndahet në dy hemisfera, një "artistike" dhe një "inxhinierike"?! Po a e dini se cilën prej tyre keni më dominuese?

Atëherë zbulojeni falë këtij klasifikimi fantastik!

10. Ju ndodh shpesh të mendoni për situata të çuditshme, pjellë e imagjinatës suaj?

Nëse ju ndodh të mendoni për situata të cilat nuk kanë ndodhur kurrë dhe që ndoshta nuk do të ndodhin asnjëherë, atëherë do të thotë se e keni më dominuese hemisferën e djathtë të trurit. Kjo gjë ju ndodh jo vetëm para gjumit, por edhe kur jeni vetëm në shtëpi, ose kur jeni të shpërqendruar.

9. I shkarravisni shpesh fletoret ose blloqet?

Shkarravitja është thuajse një lloj arti dhe personat të cilët shkarravisin gjithçka kanë përpara mund të kenë hemisferën e djathtë dominuese, pra kanë perspektivë për të qenë poetë ose artistë.

8. Keni një talent të veçantë, atë të mbledhurit, për shembull, të gjërave, por që janë totalisht të ndryshme nga njëra-tjetra?

Sa herë gjatë ditës kujtoheni se keni bërë lidhje të pakuptimta dhe të palogjikshme? Kjo mund të jetë një shenjë tjetër e dominimit të hemisferës së djathtë!

7. Ju pëlqen të lexoni dhe të shkruani, por nuk e keni idenë se nga ndryshon një parafjalë me një lidhëz?

Ana juaj artistike shfaqet sa herë keni lexuar një libër, kur jeni i frymëzuar dhe përpiqeni të "hidhni në letër" mendimet tuaja. Por…rregullat gramatikore për ju janë vetëm telashe!

6. Keni provuar të mësoni të paktën tre gjuhë të huaja, por nuk arrini të kuptoni rregullat gramatikore?

Sa gjuhë të huaja keni provuar të mësoni gjatë jetës suaj? A keni arritur t'i përvetësoni ato në mënyrën më të mirë të mundshme? Do të ngatërroheni më shumë nëse përpiqeni të mësoni disa gjuhë të huaja…

5. E keni të nevojshme për të dëgjuar muzikë, ndërkohë që jeni duke mësuar ose duke punuar?

art-1Sa herë e keni dëgjuar vazhdimisht të njëjtën këngë teksa keni qenë duke studiuar ose duke punuar? Pavarësisht se mund të jeni shkëputur ndonjëherë prej saj, pjesën më të madhe të kohës, ju e dëgjoni atë gjithsesi, sepse muzika ju jep forcë për të shkuar përpara gjatë ditës!

4. Preferoni të shkruani një ese apo të bëni një test matematike?

Shkolla, universiteti ose puna: këto tre ambiente na vënë shpesh përballë detyrave, testeve, ushtrimeve etj. Nëse ndiheni më të sigurt duke shkruar një ese, do të thotë se hemisferën e djathtë mund ta keni më dominuese!

3. Jeni të guximshëm kur bëhet fjalë për ndjekjen e objektivave që i vini vetes, por ndjeshmëria juaj shpesh nxjerr në pah anën tuaj më të brishtë?

Nuk duhet të fshihni anën tuaj më të ndjeshme. Është normale, atë e ka çdokush prej nesh, kush më pak e kush më shumë! Ndjeshmëria dhe brishtësia janë sinonime të humanitetit, ndaj nuk duhet të kini turp nga këto karakteristika!

2. Mërziteni shumë shpejt kur jeni në një grup njerëzish të cilët flasin pa reshtur?

Kur jeni duke parë një film ose kur jeni duke lexuar një libër, entuziazmoheni edhe për gjënë më të vogël, ndërkohë në bisedat e zakonshme me personat që keni përreth "vdisni" nga mërzia! Kjo mund të jetë një tjetër karakteristikë dominuese e hemisferës së djathtë!

1. E kuptoni gjithnjë e më shpesh se dëshironi të jetoni në botën tuaj!

Nuk ka përse t'ju vijë turp, përkundrazi të pasurit e një bote tënden është një gjë shumë e bukur!

Nxehen gjakrat në PD, goditet deputeti demokrat para takimit me Bashën

Posted: 09 Jul 2017 08:45 AM PDT

Deputeti i Partisë Demokratike në Burrel, Bedri Hoxha, është dhunuar nga një person ende i paidentifikuar pak çaste para takimit të Lulzim Bashës me simpatizantët.

Ngjarja ka ndodhur pranë Pallatit të Kulturës ku Bedri Hoxha ka qenë duke drekuar në një restorant.

Dyshohet se personi që e ka qëlluar është i afërm i deputetes Dhurata Çupi e rizgjedhur si deputete e PD në qarkun e Dibrës.

Hoxha nuk ka bërë denoncim në polici lidhur me ngjarjen, ndërsa nuk ka pranuar të japë asnjë koment për media.

Shenja e horoskopit që bën seks që në takimin e parë

Posted: 09 Jul 2017 08:30 AM PDT

Sipas ekspertëve dominon një shenjë e horoskopit e cila pëlqen seksin e rastësishëm, pra i jep prioritet më shumë ndjenjave.

Bëhet fjalë për shenjën e zjarrit: Luanin.

Nëse një luan e ndjen plotësisht se dëshiron të bëj seks me dikë, nuk e mendon gjatë.

Luanët kanë nevojë për vëmendje dhe nëse janë në një lidhje që nuk ju shkon mirë, seksin e rastësishëm nuk do e kishin fare problem. Një luan dëshiron të shijojë momentin dhe kënaqësia në jetë është një ndër gjërat më kryesore. Ata edhe shpenzojnë shumë për të pasur gjërat që iu japin kënaqësi. Nuk u intereson shumë pjesa materiale, sesa ajo shpirtërore.

Një person i shenjës së luanit ia di vlerën gjërave që i bëjnë të lumtur. Duhet theksuar se seksin e rastësishëm e bëjnë pa pasur synimin për të marrë diçka në këmbim. Atyre nuk u intereson shumë kjo pjesë, pasi janë shumë pasionantë si njerëz.

Ndonjëherë ndihen në të penduar për këtë veprim pra "one night stand", por sërish kanë një siguri të plotë në vetvete.

Shijoje jetën o "luan"!

Fytyra e paqtë e Shqipërisë dhe Ballkanit në objektivin Yves Rousselet

Posted: 09 Jul 2017 08:00 AM PDT

Nga Luan Rama

Luan Rama

Fotografi Yves Rousselet ka kohë që e ka fiksuar fytyrën e Ballkanit. I mjafton një aparat, një objektiv dhe rrugët që e çojnë tek ballkanasit, ku popujt për të janë të gjithë të ngjashëm, po kështu imazhet, personazhet e rrugës apo të strehëve të tyre, sytë, e qeshura apo trishti, një antropologji që flet menjëherë në fotografitë e tij.

Unë e ritakova përsëri mikun tim pak kohë më parë në Paris. Ai ka dëshirë tu tregojë miqve fotot e tij të fundit. Dhe i shpalos ato në shtëpinë e tij atelier, i tregon me pasion, të flet për emra, itinerare, rrugë, qytete, shtigje, njerëz dhe fate. Eshtë Ballkani brenda tij, pasi që prej 20 vitesh ai endet si një bohem rrugëve të Ballkanit, bashkë me Helenën, gruan e tij simpatike, Helena si e ardhur nga legjenda.

Një kamionçinë, fëmijët, aparatet dhe vitet që kanë ndjekur njëri-tjetrin, pasi ai vazhdon në boheminë e tij, edhe pse tashmë fëmijët janë rritur e bërë prindër ; ai vazhdon me ngulm, pasi Ballkani ka shumë sharm, ngjiz shumë dashuri dhe brenga. Ja tek shoh me radhë fytyra shqiptarësh, malezezësh, grekësh, boshnjakësh, serbësh… fytyra të kosovarëve që i kanë shpëtuar tragjizmit fatal. Në albumet e tij fatet pikëtakohen, ashtu si dhe kulturat, historitë ; fytyra nga Mitrovica, Banjo Luka, Tetova.

Një arkiv i gjallë i fiksuar në celuloid. Ja tek ndalem në një fotografi interesante ku tre fëmijë kafshojnë copat e akullit. Nostalgji… nostalgjia ime kur isha fëmijë, rrugëve të Tiranës në vapën e madhe, kur rendnim pas karrocave që transportonin kallëpe të mëdhenj akulli nëpër birraritë e qytetit. Dhe ne që shuanim etjen duke i thyer ato…

Yves Rousselet është një fotograf humanist. Ai u afrohet me shumë dashuri personazheve, tipave njerëzore duke mos privilegjuar asnjë shtresë, asnjë popull, asnjë kulturë, asnjë histori, pasi mjafton të ndryshosh diçiturën që të mendosh se nuk je në Shqipëri por në një vend tjetër fqinj, në Mal të Zi, në Greqi, apo Kroaci, disi më larg.

Në objektivin e tij fytyrat janë të përafërta, pjesëtarë të një familje më të madhe ku territoret zgjaten mbi trupin e tê hirshmes Europë, pasi aty, brenda objektivit, nuk është politika që mund t'i ndajë popujt, nuk është nacionalizmi, populizmi, liderët që shfryjnë për të fituar akoma më shumë pushtet. Në "dhomën e errët", në "camera obscura", janë fytyrat njerëzore me pafajshmërinë e tyre, janë njerëzit e thjeshtë të popullit, ata që duan jetën, paqen, lirinë, vëllazërinë. Për Rousselet duket se popujt jetojnë pa kufij ndarës.

Yves e ka bredhur Shqipërinë nga një qytet në tjetrin, me kamionçinë e tij që ende e mbart me siguri dhe në rrugët e shkreta të maleve. Sapo ka lexuar librin me shënimet e udhëtimit të dy udhëtarëve francezë, "Udhëtim në veri të Shqipërisë", një dorëshkrim që rastësisht e gjeta, e përktheva dhe e botova, por që dëshmon për një dashuri të madhe njerëzore. Dhe i entuziazmuar ai më thotë se ka dëshirë të ecë në gjurmët e atyre etnografëve të vitit 1938 dhe të fiksojë pikërisht ato vende dhe njerëz.

Po, bota e këtij fotografi janë njerëzit, popuj të përafërt, është fytyra e paqtë e Shqipërisë dhe e Ballkanit…

 

Basha dhe Selami sherr për Xhorxh Sorosin

Posted: 09 Jul 2017 07:39 AM PDT

Një pyetje nga një demokrat se kush nga të dy ka mbështetjen e Xhorxh Sorosit, ka përplasur në të parën përballje publike në garën për kreun e PD, Lulzim Bashën dhe Eduard Selamin.

Në një takim me dyer të mbyllur në Korçë pa kurrfarë transparence dhe ku mediat nuk janë lejuar te filmojnë përballjen mes 2 kandidateve, një burim i ka treguar Tv Klan se të dy si Selami dhe Basha e kanë mohuar të kenë mbështetjen e miliarderit Xhorxh Soros.

Selami mësohet të ketë thënë se nuk ka qenë asnjëherë njeriu i Sorosit, pasi është republikan në bindje ndërsa ka pohuar se bashkëshortja tij është prej disa kohësh drejtuese e Bordit të Fondacionit në Tiranë që mbështetet nga Soros.

Selami ka deklaruar se Xhorxh Sorosin e kishte takuar vetëm njëherë dhe atëherë me kërkesë të Lulzim Bashës, i cili sipas tij ka studiuar ne Holandë me bursë të siguruar nga Soros.

Basha e ka hedhur poshtë si te pavërtete këtë deklaratë të Selamit, por ky i fundit e ka sfiduar se në rast se ky fakt nuk është i vërtetë atëherë ishte i gatshëm të dorëhiqej nga gara, por nëse ai e provonte të kundërtën atëherë duhet te ishte Lulzim Basha qe duhej të tërhiqej nga kandidimi.

Pas kësaj deklarate të Selamit kryetari i ngrirë i Partisë Demokratike ka zgjedhur të heshtë duke mos bërë asnjë koment, raporton Tv Klan.

Shkëmbi tregon Kosovën: Ja pse pranova ofertën e Lirisë, titullin e vjetshëm e fituam me djersë

Posted: 09 Jul 2017 07:13 AM PDT

Pas një eksperience të shkurtër si ndihmëstrajner i Kombëtares U-17, Bledi Shkëmbi ka vazhduar aventurën e tij të parë si trajner me ekipin e Lirisë në Kosovë.

Ish-kapiteni legjendar i Skënderbeut në një intervistë të dhënë për portalin tonë "eduasportin.com" tregon se çfarë e shtyu të zgjidhte klubin prizrenali.

Ndër të tjera, 37-vjeçari ka komentuar edhe heqjen e titullit të fundit që mesfushori ka ngritur me korçarët.

 Intervista

Për herë të parë keni marrë drejtimin e një ekipi në një kampionat. Si ju duket përvoja si trajner i ri?

Pas një jave stërvitjeje nuk mund të them seështë përvojë, por patjetër që është një ndjesi shumë ndryshe nga ajo si lojtar, pasi po e shijoj në maksimum. Në të njëjtën kohë jam dhe shumë i preokupuar që gjithçka ta nis mirë.

Përse e pranuat ofertën e Lirisë?

E para, sepse doja të filloja të punoja dhe, e dyta, sepse më bindi dëshira dhe serioziteti i drejtuesve të Lirisë.

Po ambientoheni te Liria?

Sigurisht. Po ambientohem gradualisht, pasi me të vërtetë kam gjetur një mbështetje të madhe nga kryesia e klubit, por edhe nga qyteti.

Si ju kanë pritur? Ju pëlqen Prizreni?

Siç ju thashë ndihem i mikpritur nga të gjithë, padyshim. Qyteti është shumë i bukur dhe natyrisht që më pëlqen.

Sa mendoni se ju ka shërbyer eksperienca si zëvendëstrajner te Kombëtarja U-17?

Mendoj se më ka shërbyer shumë. Së pari, pata fatin të punoj si zëvendëstrajner në një ekip kombëtar, gjë që për mua është nder dhe ëndërr. Së dyti, kisha mundësinë të mësoja nga një trajner me eksperiencë të madhe që më ka ndihmuar shumësi Xhemal Mustadenagic.

Ku mendoni se ndryshon kampionati ynë me atë të Kosovës?

Mendoj se kampionati shqiptar është më lart, kjo nuk diskutohet, pasi klubet deri diku janë më profesioniste. Kam besim seedhe kampionati kosovar shumë shpejt do të arrijë të jetë në një nivel shumë të mirë, pasi gradualisht ka nisur të rritet dhe kjo është pozitive për futbollin këtu.

Me ekipin e Lirise

Është kohë merkatoje, keni spikatur ndonjë lojtar për ta afruar në skuadër?

Kemi afruar disa lojtarë deri tani. Synimi im është që të afroj disa lojtarë nga kampionati shqiptar. Sefa,i cili tashmë ka firmosur, dhe Vrapi.

Cilin nga lojtarët e Skënderbeut do të donit ta merrnit te Liria?

Nga Skënderbeu do të doja shumë të kisha në skuadër ndonjërin prej tyre, por ata janë tjetër nivel (qesh). Nga ekipi i të rinjve kam afruar Koten.

Cilët janë objektivat e klubit për sezonin e ri?

Objektivat do t'i vendosim në bazë tëlojtarëve që do të afrojmë në skuadër.

A jeni edhe ju i mendimit për një Ligë të përbashkët?

Patjetër! Pse jo? Do të ishte ndryshe, mbase akoma më i fortë dhe i bukur kampionati.

Ku ka më shumë talente, në Shqipëri apo Kosovë?

Në fakt është e vështirë ta thuash, pasi që të dyja rrisin talente… Shpresoj që të ketë sa më shumë si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.

Si e komentoni vendimin për heqjen e titullit të Skënderbeut?

Nuk i kam dhënë shumë rëndësi sepse ne atë titull e kemi fituar me djersë. Në letër mund të na e heqin të gjithë, por pak rëndësi ka. Skënderbeu ndryshoi nivelin e kampionatit shqiptar, kjo është më e rëndësishmja.

Si i keni marrëdhëniet me stafin e Skënderbeut?

Kam marrëdhënie normale.

Cili është "meraku" që ju ka mbetur nga karriera si futbollist?

Nuk kam asnjë merak. Besoj se kam qenë me fat që i kam arritur të gjitha çfarë kam dashur dhe jam i lumtur për këtë.

Keni vendosur të shpërnguleni me familjen në Prizren?

Si fillim jo, më pas do të shohim.


Intervistoi: Eva Marku

VIDEO: Era i rrëzon kapelën marinsit, gjesti i Trump habit rrjetin

Posted: 09 Jul 2017 06:50 AM PDT

Ndërsa Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump kthehej nga samiti i G20 në bazën ajrore Andrews në Maryland ka bërë një gjest që jo pak është komentuar në rrjet dhe ka marrë vëmendjen e opinionit publik.

Ai po i afrohej helikopterit ushtarak për të marrë rrugën e kthimit kur sheh se era i kishte hequr nga koka dhe kishte rrëzuar kapelën e një prej marinsave që qëndronte në shenjë nderimi pa lëvizur.

Trump e ngriti kapelën dhe ia vendosi në kokë marinsit, madje duke i rrahur supin në shenjë përkrahje por sapo ia vendosi në kokë, sërish era kryeneçe e fluturoi. Bashkë me komandantin e tyre, Trump shkoi sërish për të marrë kapelën, por këtë herë ishte ushtaraku ai që ia dorëzoi kapelën oficerit.

Gjesti i Trump u komentua edhe nga CNN, pavarësisht tensioneve të njohura mes këtij rrjeti dhe presidentit.

 

10 kuriozitete historike për paranë

Posted: 09 Jul 2017 06:33 AM PDT

Që nga krijimi i parasë si mjet shkëmbimi, kanë kaluar mijëra vjet, e gjatë kësaj kohe disa gjëra janë bërë simbolikë e parasë pa kuptuar pse.

Nga fakti pse quhet "monedhë", e deri te pse arkat e kursimit kanë formën e derrkucit, këto janë 10 fakte kurioze mbi paranë.

  1. Pagesa dhe rrogat

Në shoqëritë neolitike shkëmbimet e para bëheshin duke i vendosur vetë një vlerë objekteve të ndryshme apo gjësë së gjallë: një dele mund të ndërrohej me katër pula. Por, me përparimin dhe specializimin e ekonomisë (tashmë dikush bënte rroba, dikush rriste kafshë, dikush kultivonte),lindi nevoja për të krijuar një mjet shkëmbimi të barabartë për të gjithë. Më të përdorurat në Lindje ishte çaji, gjëja e gjallë dhe kripa, me të cilën paguheshin ushtarët romakë.

Megjithatë me kalimin e kohës u ndie detyrimi për të gjetur objekte që t'i rezistonin kohës, që të mund të ndaheshin dhe të transportoheshin lehtë. Pas guaskave, zgjidhja e radhës u orientuar tek metalet më të çmuara si ari dhe argjendi, me të cilat u krijuan monedhat e para.

  1. Monedhat e para

Monedha debutoi në shekullin e shtatë p.e.s. në Lidia (Turqi), ku mbreti Giges krijoi një objekt prej ari dhe argjendi, të garantuar në peshë e në përmasa, e kësisoj edhe në vlerë.

  1. Fjala monedhë

Termi i përdorur për paratë e para lindi pas krijimit të vetë monedhës. Ajo e merr emrin nga perëndia romake Juno Moneta. Patat, besnike ndaj saj, me ulërimat e tyre lajmëronin popullsinë për sulmet e natës të armiqve. Monedhë vjen nga latinishtja "monere", që do të thotë paralajmëruese.

  1. Taksa dhe monedhat

Sipas Charles Goodhart, paraja ishte një shpikje e shtetit, në mënyrë që paratë, të ardhurat dhe shpenzimet të bëheshin më të matshme, falë peshës së njëjtë të monedhave. U bë kështu më e lehtë edhe të imponohej taksimi.

  1. Dollari më i shtrenjtë

Në vitin 1945, SHBA prodhuan një kartëmonedhë prej 10 mijë dollarësh, me portretin e Salmon Chase, sekretarit amerikan të thesarit në kohën e Lincolnit. Në vitin 1969 kjo kartëmonedhë u hoq nga qarkullimi, por llogaritet se janë ende në qarkullim 336 të tilla.

  1. Argjend burracak

Me 30 nga këto monedha, Juda tradhëtoi Jezusin. Ato ishin rroga mujore e një punëtori.

  1. Medalistët

Monedhat e metalit më të përdorura në botë janë dizajnuar nga medalistë, të njohur vetëm nga monedhat e tyre, pavarësisht shpërndarjes së gjerë të veprave të tyre. Monedhën prej 1 penny me portretin e Abraham Lincoln e krijoi Victor David Brenner.

  1. Derrkucët

Arka e kursimit më e vjetër në botë është zbuluar në Turqi, dhe është prej më shumë se 2 mijë vjetësh. Megjithatë, lidhja e saj me formën e derrkucit ka nisur vetëm nga vitet 700. Studiuesit besojnë se forma vjen nga një lojë fjalësh mes materialit përbërës "pygg" dhe fjalës derrkuc "pig".

  1. Bankomatët

Ka mbi 1.6 milionë sportele bankomatësh në botë. Madje ka një edhe në Antarktidë. Dita e premte është dita kur ato frekuentohen më shpesh.

  1. Vijëzimi i anëve

Deri në vitin 1600 anët e monedhave ishin të lëmuara. Por shkencëtari Isaac Newton shpiku vijëzimin e anëve, në mënyrë që të mos limoheshin anët për të fituar pak nga monedhatprej ari apo argjendi. Me këtë sistem vijëzimi, vihej re menjëherë nëse anët ishin limuar.