INSAJDERI: “BIK-u sqaron “lejen” për ndërtimin e Xhamisë së re” plus 19 more

INSAJDERI: “BIK-u sqaron “lejen” për ndërtimin e Xhamisë së re” plus 19 more


BIK-u sqaron “lejen” për ndërtimin e Xhamisë së re

Posted: 12 Jul 2017 09:30 AM PDT

Bashkësia Islame e Kosovës për Insajderin ka sqaruar takimin mes Kryetarit të BIK-ut, Naim Tërnavës me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti.

Resul Rexhepi nga BIK-u ka mohuar se i është dhënë leja e ndërtimit të Xhamisë së re nga Komuna e Prishtinës. Ai ka thënë se leja nuk është dhënë por do të jepet se shpejti.

"Leja për ndërtimin e Xhamisë nuk është dhënë por do të jepet në të ardhmen e afërt", ka thënë ai.

Rexhepi ka thënë se nga takimi është kuptuar se kjo çështje do të dërgohet për tu biseduar në nivelin komunal brenda dhjetë ditëve.

"Do të diskutohet në kuvendin komunal brenda 10 ditëve dhe pastaj do shihet e gjitha është kjo çfarë është diskutuar për këtë çështje", ka thënë Rexhepi.

Ndërkohë që edhe Komuna e Prishtinës ka mohuar se është dhënë leja e ndërtimit për ndërtimin e Xhamisë së re në kryeqytet./Insajderi.com

The post BIK-u sqaron "lejen" për ndërtimin e Xhamisë së re appeared first on INSAJDERI.

Komuna mohon se i është dhënë leja për ndërtimin e Xhamisë së Madhe

Posted: 12 Jul 2017 09:28 AM PDT

Bashkësia Islame e Kosovës shfrytëzoi një takim me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Albin Kurtin për të treguar se xhamia në qendër të Prishtinës, saktësisht skaj objektit të PTK-së në kryeqytet, do të filloj të ndërtohet shumë shpejt, duke lënë të nënkuptohet se Komuna i ka dhënë lejën e ndërtimit.

"Në këtë takim u diskutua për mundësinë e rifillimit të restaurimit të xhamisë Sulltan Murat në Prishtinë dhe xhamisë qendrore te Posta në Prishtinë që së shpejti do të filloj ndërtimi i saj", thuhet në komunikatën e BIK.

Por BIK nuk është as afër marrjes së lejes.

Adonis Tahiri nga Komuna e Prishtinës i tha Insajderit, se në këtë takim është e vërtetë që është diskutuar për "çështjen e xhamisë së Madhe" por jo për dhënie të lejes.

"Për leje ekzistojnë procedura ligjore që do të respektohen në tërësi. Kryetari nuk jep leje në takime", ka thënë Tahiri për Insajderin.

"Madje, as që jep leje fare", ka shtuar ai.

Sipas Tahirit, në këtë takim me kreun e BIK-ut janë diskutuar çështje të ndryshme të interesit të përbashkët, "një ndër to edhe çështja e Xhamisë së Madhe".

E për ta marrë lejen për ndërtimin e Xhamisë, BIK do të duhet të ndjekë disa rregulla.

"Në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal, Bashkësia Islame do të prezantojë projektin e Xhamisë si dhe do të diskutohen çështjet e ngritura nga diskutimet e përbashkëta", ka thënë Tahiri./Insajderi.com

The post Komuna mohon se i është dhënë leja për ndërtimin e Xhamisë së Madhe appeared first on INSAJDERI.

Kompania që iu ndalua nafta në kufi ka dyshime tek Dogana e Kosovës

Posted: 12 Jul 2017 09:17 AM PDT

Disa kompani nga Kosova ju është ndërprerë hyrja e një sasie të derivateve të naftës nga Dogana e Kosovës, për shkak se siç thuhet nga autoritet doganore kualiteti nuk ishte brenda parametrave të përcaktuar.

Ndalimi i importimit të rreth 300 mijë litrave naftë ishte bërë para katër dite në Terminalin Doganorë në Prizren.

Bislim Muça pronar i kompanisë "Lab-Oil", kompani kjo që shet produkte të naftës me shumicë, ka thënë për Insajderin se që nga 22 prilli sipas tij dogana ka marr rolin e kontrollorit të cilësisë.

"Rolin e kontrollorit të cilësisë do me than që e ka Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa dogana nuk i ka kapacitetet për me bo kontrollin, sepse laboratoret për ta bërë këtë ose kanë mungesë profesionale, ose nuk din mi bo analizat", ka thënë Muça për Insajderin.

Muça po ashtu është ankuar se kjo nuk është hera e parë që autoritet doganore veprojnë në këtë mënyrë.

Ai tregon se "malli që është ndaluar vjen nga Bashkimi Evropian më saktësisht nga Spanja edhe i ka të gjitha certifikatat e Bashkimit Evropian edhe certifikata e cilësisë", shkruan Insajderi.

Kjo sasi e derivateve është dërguar për një super-analizë në një labortatorë jashtë vendit, ka shtuar Muça.

Mirëpo sipas të gjithë kësaj që është duke ndodhur nga Dogana e Kosovës, ka bërë që Muça të dyshoj në akreditimin e laboratëve për cilësimin e naftës.

"Kjo më bënë me dyshu se laboratoret që i ka akreditu Dogana nuk e kanë profesionalizmin e duhur sepse nuk ka ndodh vetëm neve po edhe kompanive tjera", ka thënë Muça.

Muça ka shtuar se nëse rezultatet e super-analizës dalin në rregull do të bëjë një padi ndaj Doganës së Kosovës.

"Kjo shkakton dëmtim të imazhit edhe dëm ekonomik sepse në këto kushte dëmi është shumë i madh sepse ato janë materie avullative që avullohen edhe dëmi është te klienti  edhe te imazhi kjo është çështja", ka shtuar ndër tjerash Muça.

Mirëpo Adriatik Stavileci ka thënë për Insajderin se arsyeja e ndaljes së kësaj sasie të naftës është bërë për shkak të "tejkalimi i parametrave të lejuar për disa dërgesa të naftës".

Janë mbi 20 autobote të cilat janë duke u mbikëqyrur nga Dogana e Kosovës", ka thënë për Insajderin zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Para dy muaj Dogana e Kosovës kishte konfiskuar mbi 1 milion litra naftë jocilësore. /Insajderi.com

The post Kompania që iu ndalua nafta në kufi ka dyshime tek Dogana e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Vetëvendosje merr pjesë në Këshillin e Internacionales Socialiste

Posted: 12 Jul 2017 09:14 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje për herë të pestë po merr pjesë në Këshillin e Internacionales Socialiste i cili po mbahet në Selinë e OKB-së në New York.

"Në këtë mbledhje të Këshillit janë duke u diskutuar vlerat dhe politikat social demokratike për një botë më të drejtë, më të barabartë me mirëqenie për popujt e mjedis të pastër, nevoja për ta mbrojtur demokracinë në vendet ku ajo është e rrezikuar si dhe fuqizimi i multilateralizmit drejt paqes së qëndrueshme", thuhet në postimin e Ymerit në Facebook.

"Këshillit dje iu drejtua edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i cili më herët ka qenë edhe Kryetar i Internacionales Socialiste", thuhet më tej në shkrim.

The post Vetëvendosje merr pjesë në Këshillin e Internacionales Socialiste appeared first on INSAJDERI.

Tërnava thotë se Shpend Ahmeti ia ka dhënë lejen për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë

Posted: 12 Jul 2017 09:03 AM PDT

Bashkësia Islame e Kosovës përkatësisht kreu i saj, Naim Ternava ka pritur në takim sot kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe kandidatin për kryeminsitër nga  Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.

Nga ky takim, sipas BIK-ut, janë dhënë dy lajme.

"Në këtë takim u diskutua për mundësinë e rifillimit të restaurimit të xhamisë Sulltan Murat në Prishtinë dhe xhamisë qendrore te Posta në Prishtinë që së shpejti do të filloj ndërtimi i saj", thuhet në komunikatën e BIK.

Por këtu nuk përmendet saktësisht nëse Komuna e Prishtinës, i ka dhënë lejen zyrtarisht.

Nga Komuna e Prishtinës nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga ky takim. As nga Lëvizja Vetëvendosje, për të sqaruar arsyen e takimit të Kurtit me myftiun Ternava.

Ja njoftimi komplet i BIK-ut.

Prishtinë, 12 korrik 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava priti në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës. z Shpend Ahmetin i shoqëruar nga z.Albin Kurti. Në këtë takim Myftiu Tërnava i falënderoi mysafirët për vizitën dhe çmoi angazhimin dhe punën që po bën kryetari Ahmeti në shërbim të qytetarëve. Poashtu në këtë takim u diskutua për mundësinë e rifillimit të restaurimit të xhamisë Sulltan Murat në Prishtinë dhe xhamisë qendrore te Posta në Prishtinë që së shpejti do të filloj ndërtimi i saj.
Nga ana e tyre mysafirët falënderuan myftiun Tërnava për pritjen dhe vlerësuan kontributin e myftiut Tërnava në shërbim të qytetarëve dhe vendit në përgjithësi.

The post Tërnava thotë se Shpend Ahmeti ia ka dhënë lejen për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Mustafa takohet me komisioneren e BE-së për Transport

Posted: 12 Jul 2017 08:47 AM PDT

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, para fillimit të Samitit të Triestes, ka zhvilluar një takim bilateral me komisioneren e BE-së për Transport, Violeta Bulc.

Gjatë takimit është biseduar për progresin e Kosovës në fushën e transportit në të gjitha aspektet, si dhe për projektet aktuale dhe ato që planifikohen për të ardhmen.

"Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për Traktatin për Themelimin e Komunitetit të Transportit ndërmjet 6 vendeve të Ballkanit Perëndimore, që ka për qëllim përmirësimin e ndërlidhshmërisë në fushën e transportit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ndërlidhshmërinë me vendet e Bashkimit Evropian", thuhet në njoftimin e dërguar nga Zyra e Kryeministrit.

The post Mustafa takohet me komisioneren e BE-së për Transport appeared first on INSAJDERI.

Jennifer Lopez sjellë ish-bashkëshortin në këngën e saj të re

Posted: 12 Jul 2017 08:42 AM PDT

Nëse keni menduar se luku i njohur i Jennifer Lopez në Versace Grammys, në 2000 ishte dukje i cili nxjerrë në shesh tiparet e trupit, atëherë nuk e keni parë video spotin më të ri nga Lopez.

Këngëtarja 47 vjeçare u shfaq pothuajse lakuriq në videon e saj më të re. Video spoti është i realizuar nga Emil Nava.  Incizimi është kryer në Islamorada, Florida.

E veçanta e këtij spoti është edhe paraqitja e ish-bashkëshortit të këngëtares, Marc Anthony. Lopez e cila tash e sa vite është ndarë nga Anthony, ka 2 fëmijë binjak më të cilin ndanë kujdestarinë.

Në video, Anthony e njofton Lopez me fotografin Khotan Fernández, i cili arrin të realizojë fotografi shumë të mira për këngëtaren, kështu duke rënë në dashuri me të.

Kënga në vijim:

The post Jennifer Lopez sjellë ish-bashkëshortin në këngën e saj të re appeared first on INSAJDERI.

Franca riatdheson 30 shtetas shqiptar

Posted: 12 Jul 2017 08:32 AM PDT

Rreth 30 shtetas shqiptarë, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për azil në Francë, u riatdhesuan pasditen e së mërkurës me një avion të posaçëm në aeroportin "Nënë Tereza".

Procesi u ndoq edhe nga atasheu i sigurisë së ambasadës franceze në Tiranë, ndërsa autoritetet shqiptare u bëjnë apel qytetarëve mos t'i shohin si mundësi kërkesat për azil, pasi pranimet do të jenë zero.

"Ne e përsërisim disa herë si Ministri e Brendshme, si qeveri shqiptare se mënyra e aplikimit për azil në vendet e Bashkimit Europian nuk miratohet për shqiptarët, sepse Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt. E thënë me fjalë më të thjeshta do të thotë se shanset e përfitimit nga shtetas shqiptarë të azilit ekonomik apo politik në hapësirën e vendeve të BE, janë zero", deklaroi zv.ministri i Brendshëm, Stefan Çipa.

"Ne vazhdojmë në mënyrë intensive bashkëpunimin me të gjithë partnerët, por edhe me të gjitha shtetet e tjera të Bashkimit Europian, të cilët e kanë bërë më se të qartë se azilkërkimi në vendet e Unionit është i pamundur. Ndaj dhe në këtë kuadër, të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët marrin iniciativën ose cenojnë dhe nuk respektojnë rregullat e zonës Schengen janë të detyruar të kthehen dhe të riatdhesohen në Shqipëri, duke krijuar një kosto të jashtëzakonshme jo vetëm për familjet dhe për vetë ata në aspektin financiar, por edhe një kosto të madhe lidhur me të gjithë qytetarët dhe shtetasit shqiptarë të cilët mezi presin integrimin dhe futjen e Shqipërisë në BE", tha nga ana tjetër drejtori i përgjithshëm i policisë, Haki Çako.

Numri më i lartë i azilkërkuesve shqiptarë vitet e fundit ka rezultuar në Gjermani.

The post Franca riatdheson 30 shtetas shqiptar appeared first on INSAJDERI.

Gjashtë krerë lopë ngordhin nga vapa në një mjet transporti në Prizren

Posted: 12 Jul 2017 08:21 AM PDT

Të paktën gjashtë krerë lopë, kanë ngordhur në një mjet transporti në mesditën e së mërkurës në qytetin e Prizrenit.

Rastin është konfirmuar nga Agim Kukaj nga Inspektoriati komunal i Prizrenit i cili tha se përveç lopëve të ngordhura me shumë vështirësi janë arritur të shpëtohen dhe dy lopë të tjera, të cilat gjendeshin në po të njëjtin mjet transporti.

Kukaj tha se ende nuk dihet destinacioni se nga vinte ky mjet transporti që po bartte këto kafshë të cilat ishin nisur për në tregun e kafshëve të këtij qyteti.

Klan Kosova tutje ka kontaktuar dhe me policinë rajonale të Prizrenit, ku zëdhënësi i saj Hazir Berisha pranoi se nga qytetarët janë informuar për këto lopë të ngordhura.

Ngordhja e tyre mendohet se ka pasuar pasi nuk i kanë rezistuar vapës në mjetin e transportit, ku mendohet se kishte arritur në shkallën 60 gradë celsius.

The post Gjashtë krerë lopë ngordhin nga vapa në një mjet transporti në Prizren appeared first on INSAJDERI.

Erdogan: Perëndimi frikësohet nga liria e shprehjes

Posted: 12 Jul 2017 08:14 AM PDT

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sot deklaroi se qeveria e Gjermanisë, Belgjikës, Holandës dhe vendeve të tjera evropiane kanë ndaluar zyrtarët turq që të marrin pjesë në mitingje për të shënuar përvjetorin e tentativës për grusht ushtarak në Turqi, për shkak se këto vende nuk i besojnë idetë e tyre dhe frikësohen nga liria e shprehjes dhe mendimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Turqisë, Erdogan, iu drejtua investitorëve të huaj në konferencën që u organizua në Ankara nga Unioni i Dhomave dhe Bursave Turke (TOBB), dhe me këtë rast ai u bëri thirrje të gjithë investitorëve të huaj që do të vijnë dhe të investojnë së bashku me Turqinë të përfitojnë.

Ai premtoi se institucionet turke do të vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e tyre.

Konferenca u organizua në kuadër të shënimit të përvjetorit të parë të tentativës së dështuar për grusht shteti ushtarak nga organizata terroriste FETO të kryer më 15 korrik të vitit të kaluar, kurse Erdogan edhe me këtë rast nderoi dëshmorët dhe falënderoi popullin e Turqisë që me guxim doli në rrugë dhe prishi planet e tradhtarëve.

Erdogan komentoi edhe rreth vendimit të autoriteteve gjermane për t’i mos ofruar mirëseardhje ministrave turq të cilët synojnë të marrin pjesë në tubimet e diasporës me rastin e përvjetorit të tentimit të grusht shtetit.

“Në margjinat e samitit G20 në Hamburg thamë: më lejoni që me bashkatdhetarët e mi të mblidhemi në një sallë, nuk ka nevojë kjo të jetë në Hamburg, mund të jetë në cilin do qytet. Nuk na lejuan. Çfarë ndodhi me lirinë, pse nuk na lejuan? Ata le të vijnë lirisht dhe le të flasin lirisht në Turqi, ne do t’i lejojmë. A e dini se e tillë është edhe Holanda, Belgjika, që të gjithë dhe kjo është për shkak se ata frikësohen nga liria e shprehjes. Nuk u besojnë mendimeve të tyre, prandaj i frikësohen kësaj lirie. Ne i besojmë mendimeve tona dhe nuk i frikësohemi kësaj lirie, ne jemi rehat”, tha Erdogan.

Duke theksuar se as mediat nuk mund të kenë liri të pakufizuar, Erdogan tha se gjykata dhe ligjet ekzistojnë edhe për mediat të cilët përpiqen për të shkaktuar trazira në vend, përhapin gënjeshtra dhe abuzojnë me të gjitha llojet e lirisë.

“Askund në botë nuk ka liri të pakufizuar. Kështu është edhe në Perëndim, edhe atje zbatohen procese të tilla. Ne e dimë se çfarë u bëjnë OJQ-ve tona atje, dhe të shkoj edhe më tej, Perëndimi ua ndalon fjalimin edhe ministrave tanë të qeverisë”, tha Erdogan.

Duke komentuar edhe rreth marshit protestues paqësor të kohëve të fundit nga Ankaraja në Stamboll, të udhëhequr nga lideri i turk i opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu, Erdogan tha se forcat qeveritare ofrojnë siguri absolute për pjesëmarrësit e këtij tubimi dhe se është turp që dikush të thotë se në Turqi nuk ka siguri, dhe lirshëm protestojnë në rrugë dhe mitingje.

Duke rikujtuar se gjendja e jashtëzakonshme në Turqi është vendosur pas tentativës për grusht shteti të vitit të kaluar, Erdogan tha se kjo gjendje vlen vetëm për luftën efikase kundër terrorizmit, dhe se kjo nuk rrezikon në asnjë mënyrë jetët e njerëzve dhe aktivitetet ekonomike, duke përfshirë ardhjen e investimeve të huaja.

Kritikat në llogari të gjendjes së jashtëzakonshme Erdogan i ka vlerësuar si të pabaza, duke porositur kritikët se Turqia është ajo që përcakton kufijtë e gjendjes së jashtëzakonshme, dhe se këtë nuk do të bëjë brenda kufijve që përcaktojnë perëndimorët.

“Sigurisht se do të heqim gjendjen e jashtëzakonshme kur të mos ketë nevojë për luftë kundër terrorizmit. Procesi i luftës kundër FETO-s tashmë ka marrë konture të dukshme, kurse kemi përparuar edhe në luftën kundër terroristëve të PKK-së. Kështu që ekziston mundësia që në një të ardhme jo të largët të heqim gjendjen e jashtëzakonshme, e cila edhe ashtu në masë të madhe është kufizuar në fusha të caktuara”, përfundoi Erdogan.

The post Erdogan: Perëndimi frikësohet nga liria e shprehjes appeared first on INSAJDERI.

Zëdhënësja e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë tregon se çfarë pret nga udhëheqësit kosovar

Posted: 12 Jul 2017 08:10 AM PDT

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se në këtë moment presin nga udhëheqësit politikë që të marrin vendime për të mirën e qytetarëve, e jo vendime për vete.

Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie dje ka takuar kryetarin e Aleancës Kosovar e Re dhe ka paralajmëruar takime me krerët e subjekteve tjera politike.

Kurse, zëdhënësja e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, J. Michelle Schohn ka thënë se ambasadori Delawie rregullisht takohet me udhëheqësit politikë.  Schon ka thënë se kjo ambasadë nuk merr qëndrim lidhur me atë se kush duhet ta formojë Qeverinë.

"Ambasadori Delawie rregullisht takohet me udhëheqësit politikë për të diskutuar tema të ndryshme. Ambasada e SHBA-ve nuk e ka ndërmend të marrë ndonjë qëndrim lidhur me atë se cilat parti apo individë duhet të formojnë qeverinë, apo të ketë çfarëdo roli në këto diskutime. Ambasada përkrahë formimin e një qeverie e cila është e aftë të merret me çështjet e ngutshme, siç janë: buxheti, zhvillimi ekonomik, dhe përmirësimet në sundimin e ligjit", ka deklaruar Schohn për lajmi.net.

Zëdhënësja e ambasadës së SHBA-ve më tej ka thënë se presin nga udhëheqësit politikë në Kosovë të marrin vendime për qytetarët, e jo për vete.

"Presim që, në këtë moment kritik për Kosovën udhëheqësit politikë të marrin vendime për qytetarët e Kosovës, jo për vete apo për partinë e tyre. Shpresojmë se kjo qeveri do të formohet së shpejti dhe në pajtim me procedurat kushtetuese të Kosovës", ka përfunduar Schohn.

The post Zëdhënësja e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë tregon se çfarë pret nga udhëheqësit kosovar appeared first on INSAJDERI.

Një fëmijë më pak do ta ndihmonte luftën kundër ndryshimeve klimatike

Posted: 12 Jul 2017 07:56 AM PDT

Doni të ndihmoni në luftën e ndryshimeve klimatike, bëni një fëmijë më pak. Ndihmën më të madhe që njerëzit mund të bëjnë në luftën kundër ndryshimeve klimatike është të kenë një fëmijë më pak, sipas një studimi të ri që identifikon mënyrat më efektive që njerëzit mund të ulin emetimet e tyre të karbonit.

Veprimi tjetër në luftën kundër ndryshimeve klimatike do të ishte mospërdorimi i makinës suaj, po ashtu duke shmangja e fluturimeve të gjata dhe duke ngrënë një dietë vegjetariane, përcjell Insajderi.

Këto reduktojnë emetimet për shumë herë më shumë se aktivitetet e përbashkëta të gjelbra, të tilla si riciklimi, duke përdorur llamba të lehta të energjisë. Sipas hulumtuesve këto veprime me ndikim të lartë për ambientin rrallëherë përmenden në këshille qeveritare dhe tekste shkollore.

Deri në vitin 2050 emetimet e karbonit duhet të bien në dy ton dioksidi i karbonit për person, për të shmangur ngrohjen e rëndë globale, njofton The Guardian.

Në SHBA dhe Australi emisionet aktualisht janë 16 ton për person dhe në Mbretërinë e Bashkuar janë shtatë ton.

Një fëmijë më pak në familje do të kursente 58.6 ton dioksidi i karbonit, për një vit.

Studimi i ri, i botuar në Letrat e Kërkimeve Mjedisore, përcakton ndikimin e veprimeve të ndryshme në një bazë të krahasueshme. Deri tani, ndikimin më të madh përfundimtar për uljen e emetimeve të karbonit është që një familje të ketë një fëmijë më pak, si rezultat studiuesit bënë llogaritjen të barazohen me një reduktim prej 58 ton dioksidi i karbonit, për çdo vit të jetës së prindërve.

Shifra është llogaritur duke zbutur emetimet e fëmijës dhe të gjithë pasardhësve të tyre, duke ndarë këtë total nga jetëgjatësia e prindërve.

Çdo prind është përshkruar 50% e emetimeve të fëmijës, 25% e emetimeve të nipërve të tyre dhe kështu me radhë.

Mbipopullimi ka qenë një faktor i debatueshëm në çështjen për ndryshimet klimatike, ku disa theksojnë se një amerikan është përgjegjës për 40 herë më shumë emetim të prodhuar sesa një person i Bangladeshit.

Mbi-konsumimi është çështja kryesore.

 

The post Një fëmijë më pak do ta ndihmonte luftën kundër ndryshimeve klimatike appeared first on INSAJDERI.

Kadaj-Bujupi: Nuk do të përkrahim askënd nga PAN-i për kryetar të Kuvendit

Posted: 12 Jul 2017 07:49 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje do të kundërshtojë çdo kandidatë për kryetar të kuvendit që do të propozohet nga koalicioni PAN

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se nuk do të përkrahin asnjë kandidat nga ky koalicion, për shkak se siç ka thënë ajo është në kundërshtim me parimet dhe vullnetin e qytetarëve.

"Sigurisht që nuk do përkrahim këdo pasi kjo është në kundërshtim me parimet tona por edhe vullnetin qytetarë. Këto zgjedhje janë ballafaqim me të vërtetën për shumë kënd dhe sigurisht përgjegjësi shtesë për ne qe jemi fitues", ka thënë ajo për Telegrafin.

Kadaj- Bujupi po ashtu u shpreh se  zaptuesit e shtetit do dërgohen  në opozitë e disa edhe në burg.

"Andaj angazhimi jonë do të jetë fuqishëm në reflektim të këtij realiteti të ri ku sovrani ka ndëshkuar ata që i kanë sjellë dëme vendit dhe na ka besuar ne për shkak të konsistencës dhe parimeve tona, do të punojmë shumë që vullnetin e qytetarëve ta pasqyrojmë në qeverisje, kurse zaptuesit e shtetit të i dërgojmë në opozitë e disa edhe me burg", ka thënë ndër të tjera Donika Kadaj-Bujupi.

Presidenti Thaçi ka afat deri më 8 gusht të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të dalë nga vota e 11 qershorit.

The post Kadaj-Bujupi: Nuk do të përkrahim askënd nga PAN-i për kryetar të Kuvendit appeared first on INSAJDERI.

Deklaratat e pamatura politike po dëmtojnë marrëveshjet për koalicione

Posted: 12 Jul 2017 07:47 AM PDT

Formimi i Qeverisë së re të Kosovës mund të hyjë në një fazë krize nëse partitë politike nuk ulen në negociata për formimin e koalicionit dhe formulës së ardhshme qeverisëse. Kështu parashikojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, sipas të cilëve, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, tani u mbetet partive politike që të mendojnë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

Analistët konsiderojnë se partitë politike duhet t’i lënë anash inatet politike dhe sa më parë të shënojnë përparime në negociata.

Aktualisht, nisma për formimin e Qeverisë së re i takon kandidatit të koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma, Ramush Haradinaj.

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, i tha Radios Evropa e Lirë se deklaratat e liderëve të partive politike, që në fillim kanë nisur ta komplikojnë procesin e krijimit të institucioneve.

“Bazuar në vet rezultatet dhe në deklaratat e subjekteve politike, për të kundërshtuar pjesëmarrjen në një Qeveri ku është edhe PDK-ja, duket se e bëjnë të komplikuar procesin në krijimin e Qeverisë, dhe si të them, shtrirjen e një Qeverie me një bazë të gjerë të spektrit politik", tha Kryeziu.

Sidoqoftë, ai citon edhe kandidatin e koalicion PAN, i cili vazhdon të besojë se do ta formojë Qeverinë e re.

"Tani kandidati nga PAN-i, zoti Haradinaj, në deklarimet e tij publike ka bërë të ditur se veç i ka numrat e mjaftueshëm për krijimin e Qeverisë”, tha ai.

I nominuari për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj ka përmendur si mundësi lidhjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën, por këto tri parti nuk e kanë konfirmuar këtë aleancë paszgjedhore, dhe kanë refuzuar të jenë pjesë e takimit të ftuar nga zoti Haradinaj, të martën më 11 korrik.

Ndërkohë, analisti Ismail Hasani, konsideron se partitë politike fituese të zgjedhjeve të fundit, po i komplikojnë vetë gjërat dhe çështjet që ndërlidhen me ndërtimin e institucioneve. Ai thotë se Ramush Haradinaj me deklaratat e tij se ka numrin e votave, e që siç thotë ai, nuk i ka, ka vështirësuar nisjen e mbarë të takimeve dhe arritjen e marrëveshjeve.

“Është një problem ekstra i cili vështirëson edhe komunikimin sa u takon përpjekjeve të mandatarit për të kontaktuar, qoftë në mënyrë formale qoftë joformale, grupe të ndryshme politike”, tha Hasani.

Ai parashikon vështirësi në krijimin e koalicioneve paszgjedhore, pasi që sipas tij, tash për tash nuk po shihen rrethana që shpejt mund të ketë ndonjë marrëveshje.

“Drita nuk shihet në fund të tunelit, sa i përket përpjekjes së parë të nominuarit [nga koalicioni PAN] për të formuar Qeverinë. Diskrecioni i Presidenti mbetet për t'u parë, në çka dyshoj, dhe ka një barrikadim, do të thosha", tha Hasani.

Nga ana tjetër, Ismet Kryeziu konsideron se pavarësisht deklaratave refuzuese të partive politike se tash për tash nuk duan të bashkëpunojnë, në fund, ato mund të lëvizin nga qëndrimet fillestare dhe të arrijnë deri te marrëveshja.

“Marr parasysh deklaratat e partive politike, ne kemi përvoja të ndryshme. Kemi raste kur këto deklarata janë shuar dhe vendimet kanë ndryshuar. Kështu që ende nuk kemi një zhvillim të negociatave të subjekteve politike, por kemi vetëm deklarimeve publike, të cilat duke u bazuar në përvojat e kaluara, nuk do të qëndrojnë të tilla deri në fund”, tha Kryeziu.

Analistët thonë se negociatat që do të zhvillohen ditëve dhe javëve në vijim, mund të sjellin formula nga më të ndryshme për formimin e Qeverisë. Kurse, përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë u kanë bërë thirrje partive politike që të mos vonojnë në krijimin e institucioneve të reja dhe të formojë një Qeveri pro-evropiane dhe të qëndrueshme. /REL

The post Deklaratat e pamatura politike po dëmtojnë marrëveshjet për koalicione appeared first on INSAJDERI.

Kjo është protesta më e madhe online

Posted: 12 Jul 2017 07:29 AM PDT

Amazon, Facebook, Google, Netflix e shumë gjigantë të tjerë të teknologjisë do i bahskohën aktivistëve në një protestë online kundër planit të administratës së Trump për rikthimin e rregullave që kritikët e quajnë "një luftë ndaj internetit të hapur".

"Dita e aksionit", që është protesta më e madhe online në histori, erdhi pasi kreu i ri i Komisionit Federale të Komunikimit përgatiti rregulla mbrojtëse të aksesit në internet, që erdhi pas presionit amerikan të kompanive kabllore dhe ofruesve të tjerë të shërbimit të internetit.

Vetë kreu i KFK e ka quajtur këtë rregull si "rikthimi i lirisë së internetit".  Kompanitë protestuese thonë se janë në mbrojtje të parimit themelor që i gjithë rrjeti i internetit të trajtohet në mënyrë të barabartë.

The post Kjo është protesta më e madhe online appeared first on INSAJDERI.

Franca paralajmëron ligj të ri për refugjatë

Posted: 12 Jul 2017 07:27 AM PDT

Kryeministri i Francës Edouard Philippe, tha se në muajin shtator do të paraqesin në Parlament projektligjin i cili parashikon shkurtimin e afatit kohor të aplikimit të refugjatëve.

Në një konferencë për media Philippe, tha se projektligji ofron mundësi për strehim në kushte më të mira për refugjatët.

Duke vënë në dukje se e pranojnë problemin e refugjatëve në Francë, kryeministri francez tha se “aktualsiht standartet nuk janë të mira sa duhet të jenë”.

Ndër të tjera Philippe theksoi se punojnë që të reduktojnë në 6 muaj rezultatet e aplikimeve të refugjatëve dhe për të siguruar brenda dy viteve të ardhshme më shumë mundësi strehimi për refugjatët, raporton AA.

“Qeveria do të ndërtojë qendra për të strehuar 4 mijë refugjatë shtesë deri në vitin 2018 dhe për 3.500 të tjerë deri në vitin 2019”, tha Philippe.

The post Franca paralajmëron ligj të ri për refugjatë appeared first on INSAJDERI.

Lladrovci ka një kërkesë për fermerët

Posted: 12 Jul 2017 07:21 AM PDT

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci në mesditën e së mërkurës, ka nisur fushatën e korrje shirjes në komunën që ai drejton.

Pikërisht me rastin e hapjes së kësaj fushate, Lladrovci është parë teksa ngiste dhe autokombajnë, në disa fusha të mbjellura me grurë.

Ai tutje ka bërë thirrje që toka bujqësore të mos mbetet djerrinë e papunuar dhe të mos shndërrohet në zonë ndërtimore.

Sipas Lladrovcit, komuna e Dreansit me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura, ku fillimisht ka formuar Komisionin i cili do të përcjell fushatën e korrje-shirjes dhe pasi që Komisioni ka konstatuar se janë pjekur kushtet për fillimin e korrje-shirjes ato kanë filluar.

Fushata e korrje-shirjes pothuajse ka filluar ne të gjitha fshatrat e Komunës së Drenasit, ndërsa janë angazhuar afër 50 autokombanja.

"Ne territorin e Komunës janë të mbjellura  2161 hektarë, ndërsa rendimentet këtë vite nuk janë të kënaqshme dhe sillen mesatarisht rreth 3000 kilogram për hektarë. Nëse kushtet atmosferike janë të mira, kjo fushatë pritet të përfundojë brenda 12 ditësh. Çmimi i korrje shirjes për hektarë është 100 euro", thuhet në një komunikatë të lëshuar nga komuna e Drenasit./Insajderi.com

 

The post Lladrovci ka një kërkesë për fermerët appeared first on INSAJDERI.

Rinumërim i 72 kutive në Tiranë

Posted: 12 Jul 2017 07:15 AM PDT

Nesër mësohet nëse Shpëtim Idrizi do të marrë mandatin si deputet në Parlamentin e ardhshëm.

Beteja e votave duket se do të bëhet midis PS-së dhe PDIU-së, të cilat pretendojnë se u janë tjetërsuar votat në Tiranë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori në shqyrtim ankesat e PDIU-së dhe PS-së për tjetërsimin e votave në disa qendra numërimi në Tiranë dhe vendosi që të hapë gjithsej 72 kuti të zonës zgjedhore të Tiranës.

PDIU pretendon se në numërimin e verdiktit të 25 qershorit iu tjetërsua vota dhe konkretisht kërkon hapjen e 47 kutive në të cilat pretendon të marrë së paku 66 vota më shumë nga rezultati i njohur deri më tani.

Në tabelat e rezultateve të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PDIU si forcë politike ndodhet 37 vota larg pragut elektoral që përcakton marrjen e një mandati në kryeqytet. Partia e Shpëtim Idrizit dorëzoi gjithashtu edhe pamjet filmike që provojnë tjetërsimin e votës në dëm të saj.

Ndërkohë, edhe Partia Socialiste është një nga partitë që dorëzoi ankesë në KQZ. Në kërkesën e partisë fituese të zgjedhjeve, kërkohet hapja e 23 kutive të votimit të zonës zgjedhore të Tiranës, që do të bëhet në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve paraditen e së enjtes.

The post Rinumërim i 72 kutive në Tiranë appeared first on INSAJDERI.

Donnarumma: Nuk e kam menduar kurrë largimin nga Milan

Posted: 12 Jul 2017 07:00 AM PDT

Telenovela e verës është mbyllur me një fund të lumtur për Gigio Donnarumma dhe AC Milan të cilit do të vazhdojnë punën bashkë.

Rinovimi i kontratës deri në vitin 2021 ndodhi mbrëmë në selinë e klubit ku ishin të pranishëm Fassone, Mirabelli, Raiola dhe familja e portieri, përfshi të vëllanë që do të jetë portieri i tretë i kuqezinjve në këtë sezon.

Duket se ka kaluar një pafundësi nga momenti kur Fassone dhe Raiola deklaruan në konferencë për shtyp se futbollisti do të largohej nga Milan. Ishte 15 qershori, më 15 korrik ai do të nisë stërvitjen si numri 1 i kuqezinjve, shkruan telesport.

"Jam shumë i lumtur dhe krenar që do të vazhdojë të jem pjesë e Milan", – tha ai gjatë konferencës për shtyp portieri Donnarumma, i shoqëruar nga vëllai Antonio dhe stafi drejtues i kuqezinjve.

" Kam lindur dhe jam rritur si pjesë e Milan dhe në kokën time nuk kam pasur kurrë dyshime në lidhje me qëndrimin tim në këtë klub. Më vjen keq për tifozët dhe për atë që ndodhi gjatë këtij muaji. Por e përsëris vullnetin tim për të qenë pjesë e klubit dhe e falënderoj të gjithë familjen e Milan për mbështetjen që më ka dhënë dy sezonet e fundit", tha ai.

The post Donnarumma: Nuk e kam menduar kurrë largimin nga Milan appeared first on INSAJDERI.

Hardhfest e bënë Kosovën destinacion për shumë turistë

Posted: 12 Jul 2017 06:58 AM PDT

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot ekipin organizativ të festivalit të rrushit dhe verës "Hardhfest".

Në këtë takim, u diskutua për përgatitjet e deritanishme për edicionin e sivjetshëm të festivalit dhe risitë që do të ketë. U vlerësua fakti se hapësira ku organizohet festivali tashmë me investimet e MBPZHR-së dhe Komunës së Rahovecit, po rregullohet dhe punimet po shkojnë mirë.

Ministri Krasniqi konfirmoi se edhe këtë vit ministria do të vazhdojë të mbështesë organizimin e festivalit, i cili tashmë ka arritur të masivizohet dhe të bëhet një prej festivaleve më të rëndësishme në vend, dhe një destinacion për shumë të huaj.

Nga ana tjetër, organizatorët e festivalit falënderuan ministrinë për mbështetjen dhe informuan për përgatitjet që po bëjnë që ky edicion të jetë edhe më masiv dhe më sa më shumë aktivitete promovuese për verën dhe rrushin. Këtë vit, sipas tyre, një aspekt i rëndësishëm do t'i kushtohet promovimit të turizmit. Kjo do të bëhet duke organizuar, gjatë gjithë festivalit, ekspedita nëpër vreshta.

Hardhfest këtë vit fillon me 7 shtator dhe do të zgjasë deri më datë 10 shtator.

The post Hardhfest e bënë Kosovën destinacion për shumë turistë appeared first on INSAJDERI.