Tirana Observer: “Merkel vlerëson Ramën: Shqipëria po bën progres” plus 9 more |
- Merkel vlerëson Ramën: Shqipëria po bën progres
- 10 mënyra për ta mbajtur trurin të mprehtë dhe për të qenë më inteligjentë
- Pioppi , fshati më i shëndetshëm në botë
- Ambasadori turk: Puçistët janë fshehur në Shqipëri, kemi ndërhyrë tek autoritetet shqiptare
- Një “hartë ruse e vitit 1881”, si bëhemi qesharakë në sy të botës!
- Tjetër problem për Ronaldon. Kontroll nga policia doganore në jaht
- Rama publikon emrat: Ja 100 zyrtarët e denoncuar për abuzime në administratë
- E lidhur me këngëtarin e njohur? Aurela Hoxha: Është qesharake…
- Deklarimi i ndryshimit të vendbanimit falas deri në 28 Korrik 2017
- Arsyeja përse shoqërueset e nuseve vishen të gjitha njësoj…
| Merkel vlerëson Ramën: Shqipëria po bën progres Posted: 12 Jul 2017 09:29 AM PDT Nga Triestja, ku po zhvillohet Samiti për Ballkanin, kancelarja gjermane Angela Merkel ka vlerësuar qeverisjen e kryeministrit Rama. Pasi e ka uruar personalisht për fitoren në zgjedhje, Merkel ka nënvizuar se Shqipëria ka hyrë tashmë në rrugën e progresit. "Përgëzojmë kolegun tonë shqiptar, Edi Rama. Shqipëria nën udhëheqjen e tij po bën progres", ka deklaruar Merkel. |
| 10 mënyra për ta mbajtur trurin të mprehtë dhe për të qenë më inteligjentë Posted: 12 Jul 2017 08:57 AM PDT Ekzistojnë dy parime bazë për ta mbajtur trurin e shëndetshëm dhe të mprehtë ndërsa vitet kalojnë: varieteti dhe kureshtja. Kur gjithçka që bëni bëhet e dorës së dytë, duhet të bëni një ndryshim. Nëse mund ta zgjidhni fjalëkryqin edhe në gjumë, atëherë ka ardhur koha të lëvizni përpara drejt sfidës së re në mënyrë që të gjeni ushtrimin e duhur për trurin. Kureshtja për botën që ju rrethon, si ajo funksionon dhe sa ju mund të kuptoni do të bëjë që truri të punojë shpejt dhe me efikasitet. Përdorini idetë e mëposhtme për të arritur fitnesin mendor. 1- Lexoni libra Zgjidhni një libër me një temë krejt ndryshe. Lexoni një novelë me bazë në Egjipt. Mësoni për ekonominë. Ka mjaft libra të shkëlqyer jo letraro-artistik që ia arrijnë qëllimit t'ju argëtojnë ndërsa mësoni për një subjekt. Bëhuni një ekspert në diçka të re çdo javë. Jo vetëm që do ta vini trurin në lëvizje duke imagjinuar periudha të ndryshme kohore dhe kultura, por do të keni histori interesante për të treguar 2- Luani lojëra Lojërat janë mënyra më e mirë për të sfiduar trurin. Sudoku, fjalëkryqet dhe lojërat elektronike mund të përmirësojnë shpejtësinë dhe kujtesën e trurit. Këto lojëra mbështeten tek logjika e matematika. 3- Përdorni dorën e kundërt kalojeni ditën duke bërë gjëra me dorën që nuk përdorni. Nëse jeni mëngjarash, hapini dyert me dorën e djathtë. Nëse përdorni të djathtën, atëherë provoni t'i hapni dyert me dorën e majtë. Ky ushtrim i thjeshtë do të bëjë që truri juaj të shtrojë rrugë të reja. Mbajeni orën në dorën e kundërt që të kujtoheni për këtë. 4- Mësoni numrat e telefonit Telefonat celularë mbajnë mend çdo numër që i telefonon. Askush nuk i mëson më përmendësh numrat e telefonit sot, por kjo është një mënyrë e mirë për të stërvitur kujtesën. Mësoni një numër të ri çdo ditë. 5- Hani edhe për trurin tuaj Truri juaj ka nevojë që të hani në mënyrë të shëndetshme. Përqendrohuni tek vajrat e peshkut nga salmoni i egër, arrat, bajamet, farat e lirit dhe vajin e ullirit. Hani më shumë prej këtyre ushqimeve dhe më pak ushqime të konservuara. 6- Ndahuni nga rutina Sa shumë na pëlqen rutina. Gjërat që na pëlqejnë do t'i bënim gjatë gjithë ditës. Por sa më shumë ta perfeksionojmë diçka, aq më pak punon truri për të. Për ta ndihmuar trurin të qëndrojë i ri, duhet sfiduar. Ndryshoni rutinën në dyqanin e ushqimore, përdorni gjëra që s'i keni përdorur më parë, hani ëmbëlsirën në fillim. E gjithë kjo do ta detyrojë trurin të zgjohet nga zakoni dhe të jetë përsëri vigjilent. 7- Kaloni nga një rrugë e ndryshme Udhëtoni apo ecni nga një rrugë ndryshe nga ajo që kaloni zakonisht. Ky ndryshim në rutinë do ta ndihmojë trurin të stërvitë kujtesën. Provoni anë të ndryshme të rrugës për të shkuar në një dyqan. 8- Mësoni një aftësi të re Mësimi i një aftësie të re do të vë në punë zona të ndryshme të trurit. Kujtesa do të hyjë në punë, do të mësoni lëvizje të reja dhe do t'i lidhni gjërat ndryshe. Leximi i Shekspirit, mësimi i gatimit dhe ndërtimi i një aeroplani nga kunjat e dhëmbëve, të gjitha këto janë aftësi që do të sfidojnë trurin dhe do t'ju japin diçka për të menduar. 9- Bëni lista Listat janë të mrekullueshme. Bërja e listave ju ndihmon t'i lidhni artikujt njëri me tjetrin. Bëni një listë të të gjitha vendeve ku keni udhëtuar. Bëni një listë të ushqimeve më të shijshme që keni ngrënë. Bëni një listë të dhuratave më të mira që ju kanë dhënë. Bëni një listë çdo ditë për të luajtur me kujtesën. Bëni listën e ushqimeve për të blerë, por përpiquni të blini pa të. 10- Zgjidhni një mjeshtëri të re Gjeni diçka që ju magjeps, që është e lehtë të bëhet dhe që nuk ju kushton shumë. Fotografitë me aparat dixhital, mësimi i pikturës, mësimi i një instrumenti muzikor, mësimi i stileve të ndryshme të gatimit apo të shkrimit, të gjitha këto janë zgjedhje të shkëlqyera. |
| Pioppi , fshati më i shëndetshëm në botë Posted: 12 Jul 2017 08:28 AM PDT Fshati Pioppi në Italinë Jugore, është konsideruar si fshati me banorët më të shëndetshëm në botë. Një gjë të tillë e konfirmon Kardiologu Aseem Malhotra, i cili studioi fshatin më të shëndetshëm në botë, teksa zbuloi sekretin e jetëgjatësisë të banorëve të kësaj zone pasi ata jetojnë deri në moshën 100 vjeçare. Sekreti i jetëgjatësisë së tyre me një shëndet të plotë, rezulton të jetë konsumimi në sasi shumë të vogla të sheqerit. Kështu një gjë e tillë bën që këta fshatarë të kësaj zone rrallë herë vuajnë nga diabeti apo sëmundjet e zemrës. Po ashtu disa faktorë të tjerë kryesorë janë dhe mungesa e stresit dhe bërja e shtatë orëve gjumë në natë , ndërsa pinë nga një gotë verë çdo ditë. Pioppi mbrohet nga UNESCO si shtëpia e dietës mesdhetare. |
| Ambasadori turk: Puçistët janë fshehur në Shqipëri, kemi ndërhyrë tek autoritetet shqiptare Posted: 12 Jul 2017 08:10 AM PDT Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar thotë se pjesëmarrës të grushtit të shtetit në Turqi janë duke u fshehur në Shqipëri. Bayraktar shprehet se anëtarët e FETO-s (të cilët qeveria turke i bën përgjegjës për puçin), duhet t'a kenë të qartë se Shqipëria nuk do të jetë kurrë një vend i sigurt për ta. Në një intervistë për "ABC News", ambasadori turk u shpreh se Shqipëria nuk duhet të kthehet në vend ku strehohen njerëz që janë kërcënim për Turqinë. "Pas tentativës së dështuar për grusht shteti një pjesë e personave të lidhur me FETO–n, të ndierë fajtorë janë larguar nga Turqia me qëllim fshehjen e tyre nga drejtësia. Një pjesë e të larguarve me rrugë tokësore, për shkak të afërsisë gjeografike janë vendosur në shtetet e Ballkanit dhe një pjesë e tyre edhe në Shqipëri. Ne jemi në ndjekje të tyre. Kemi bërë ndërhyrjet tona pranë autoriteteve shqiptare, madje kemi iniciuar dhe procese ligjore për këtë qëllim duke qenë në vëzhgim të këtyre personave. Për anëtarët e FETO-s duhet të jetë e qartë se Shqipëria për ta nuk do të jetë kurrë një port i sigurtë. Ne vijojmë kontaktet tona me autoritetet shqiptare me qëllim që Shqipëria të mos kthehet në një vend ku strehohen dhe strukturohen tradhëtarët e Turqisë dhe elementët të cilët përbëjnë kërcënim për vendin tonë." – shprehet Bayraktar. |
| Një “hartë ruse e vitit 1881”, si bëhemi qesharakë në sy të botës! Posted: 12 Jul 2017 07:58 AM PDT Nga Armand Plaka Më ka ndodhur që në rrjetet sociale të shoh shpesh "fake news", sajesa, idiotizma, sharlatanizma e amatorizma të çdo lloj shkalle, deri në kufijtë e skandaleve të atilla që ofendojnë inteligjencën dhe logjikën më të thjeshtë njerëzore. Në shumicën e rasteve, i kam kaluar me një nënqeshje, duke mos u dhënë shumë vëmendje, pasi kam menduar se janë pikërisht rezultat së pari i lirisë së shprehjes së pakufizuar që të ofron teknologjia nëpërmjet rrjeteve sociale apo blogimit të pavarur, e së dyti, e një dalldie "të justifikuar" në raste të veçanta. Por kur ky kufi kalohet dhe bëhet një fenomen që prek edhe portale e madje gazeta që mbi krye kanë, apo pretendojnë se kanë një staf editorial profesional, që mendohet se përthith, verifikon, përpunon dhe boton informacione që vërtetë ia vlen të kalojnë kufirin mes postimeve (duke paramenduar FB apo Twitter p.sh.) dhe të botuarit (duke paramenduar siç mund të merret me mend, gazetat e portalet) atëherë emri i saj, përtej neglizhencës dhe arsyeve komerciale për të botuar çdo gjë që u vjen dorësh, mund të jetë veç injorancë në shkallë të gjerë. E kuptoj shumë mirë se shumë individë, grupime apo organizata me prezencën e tyre virtuale në rrjet, falë një zjarri deri diku të shpjegueshëm patriotik e zelli nacionalist, botojnë edhe foto, ilustrime grafike e harta të ekzagjeruara, plot sajesa mediokre, aspak profesioniste e madje idiotësira e kotësira të vërteta, vetëm e vetëm për t'i mbushur mendjen vetes apo një audience që i ndjek instinktivisht – ndoshta me të drejtë- në argumentimin e tyre në çështje historike apo etnolinguistike si p.sh: sa e madhe ka qenë Shqipëria, apo se si shqiptarët janë paraardhës të këtij apo atij grupimi etnik e gjuhësor, ose se si shqiptari ka bërë këtë e atë gjë, shpesh duke mos u bazuar në asnjë burim historik e shkencor. Por që në këtë grackë të bien portale në dukje seriozë në ecurinë e tyre të deritanishme nga Shqipëria deri në Kosovë e diasporë, kjo më ka bërë të hap mirë sytë, të ngre supet e jo thjesht të habitem. Për të qenë më konkret, doja të nxirrja në pah një rast të ditëve të fundit, që i referohet një harte kinse ruse të vitit 1881, e cila qarkullon prej kohësh në rrjet, e që përbën vetëm një sajesë mjerane, ku medemek është tentuar të krijohet përshtypja se është e shkruar në alfabetin cirilik, për t'u bërë kësisoj më interesante në sytë e një publiku që gjërat i merr "derr më thes", duke menduar se po vjen medemek nga vetë Rusia, "Mëma e të gjithë sllavëve", por që edhe mendja më injorante e kupton se nuk mund të rrinë dot në një shtrat dy alfabete që do shërbenin si shpjegim për këtë hartë, ku shihen gërma latine dhe ( edhe ato të sajuara në mënyrën më të trashë) cirilike. Edhe sikur të ishte kështu, në rastin më të mirë do të duhej të thonim, hartë serbe apo serbo-kroate dhe jo ruse, megjithëse edhe ky argument bie poshtë vetvetiu, sepse megjithëse serbo-kroatishtja ( në ditët e sotme në fakt ekzistojnë si dy gjuhë të veçuara qysh nga rënia e ish-Jugosllavisë), si një rast thuajse unik në Europë apo në botë, njeh dy variante të gjuhës së vet të shkruar, në çdo rast, hartuesi i hartës do kishte detyrimin të vendoste nëse do të preferonte të shkruante në alfabetin cirilik, apo në atë latin dhe jo në një përzierje që edhe syri më i pastërvitur, do t'a dallonte menjëherë se nuk mund të ekzistojë, sidomos në atë formë që është paraqitur në atë hartë. Një argument tjetër duhej të ishte vetë paraqitja e asaj harte, e cila për çdo fëmijë e jo më për stafe editoriale të portaleve që presupozohet se kanë një bazament të përgjithshëm njohurish kulturore, duket se i tejkalon disa herë përmasat e asaj që njihet si "Shqipëria e Madhe", duke i shtyrë kufinjtë etnikë të shqiptarëve, deri thellë në Bullgari, Kavalla të Greqisë, në mbarë hapësirën që përfshin brigjet veriore të Egjeut, apo dhe ishullin e Korfuzit, e kjo madje e dhënë me të njëjtën vijimësi ngjyre, a thua se shqiptarët në skaj të prezencës së tyre etnike atje ku gjenden, janë në një përbërje 100% të pastër etnike, duke përjashtuar çdo lloj etnie tjetër, pikërisht në një rajon ku dihet se prezenca e shumëllojshme etnike, është si "një aksiomë që nuk ka nevojë për vërtetim". Gjithashtu, argument tjetër që mund të të shkojë menjëherë ndërmend në këtë rast, është se cili është burimi, kur thua "Hartë ruse e vitit 1881", pa cituar asnjë të tillë e kurrfarë emri të hartuesit të saj, e duke e mbyllur këtë mesele me kaq, sikur po diskuton te klubi me "çunat e lagjes", me të cilët je rritur e që pas shumë kohësh i gjen po prapë te "Lloto", ku i ke lënë edhe para 15-16 viteve, e nën shoqërinë e një kafeje, bën ca muhabete sa për të kaluar radhën dhe për t'i respektuar, i lë radhë të thonë çfarë të duan e të diskutojnë për çështje politike e historike (duke i shtrirë për qejf kufinjtë e Shqipërisë deri në Finlandë), sikurse bëjnë me ato të sportit, për të cilat u heq kapelen, sepse janë "zot në shtëpi të vet", duke u ndier të aktualizuar e informuar deri në detaj. Jo vetëm në çështje të historisë, jo vetëm në rubrikën "dossier", e jo vetëm në lidhje me hartat, por në të gjitha rubrikat e fushat ku diskutohet e pretendohet të sillet një kontribut, mendoj se duhet të udhëhiqemi nga një minimum sedre profesionale dhe evidentimi konkret të fakteve, dhe jo të përfshihemi nga një dalldi, qoftë kjo edhe për shkak të një patriotizmi të justifikuar, që na bën të dukemi sidomos në sytë e botës, injorantë të skajshëm dhe karagjozë, e që në fund të fundit, nëse nuk i shërben të vërtetës, nuk i shërben as patriotizmit e as nacionalizmit shqiptar. |
| Tjetër problem për Ronaldon. Kontroll nga policia doganore në jaht Posted: 12 Jul 2017 07:50 AM PDT Problemet për Ronaldon nuk kanë fund. Ylli portugez teksa ka qenë duke shijuar pushimet në jahtin e tij në Formentera me të dashurën dhe familjen është kontrolluar nga policia doganore. |
| Rama publikon emrat: Ja 100 zyrtarët e denoncuar për abuzime në administratë Posted: 12 Jul 2017 07:18 AM PDT Kryeministri Edi Rama ka publikuar emrat e 100 zyrtarëve të cilët janë denoncuar online. Raporti që kryeministri Rama ka publikuar në Facebook, bazohet në 3 mijë komente. Rama thotë se sipas këtij raporti që i është vënë në dispozicion grupit të punës për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit 70 i përkasin qeverisjes vendore e qendrore, ndërsa 30 sistemit të drejtësisë. Postimi i plotë i Ramës: RAPORT PËR JU Më poshtë keni përmbledhjen e raportit që i është vënë në dispozicion Grupit të Punës për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit. Kjo përmbledhje, ashtu si vetë raporti, është bërë nga Skuadra e Shënimeve, pas leximit dhe kategorizimit në dosje të veçanta të të gjithë komenteve Tuaja në postimin me titull: EKSPERIENCA JUAJ NEGATIVE Statistika të postit për Eksperiencat negative në Administratë: Në rreth 3 mijë komente, duke përjashtuar kthimet e përgjigjeve mes komentuesve, komentet e përsëritura apo postimet reklamuese, të vlefshme për kategorizim dhe analizë ishin rreth 2068 komente nga të cilat: 310 JO-ADMINISTRATË: Grup komentesh që nuk lidheshin as me administratën qendrore dhe as me atë vendore, por me sistemin e drejtësisë në masen 98% dhe pjesa tjetër me kushtet e punës në sektorin privat. Në akuzat e ngritura për sistemin e drejtësisë mbizotëronte masivisht problemi i tjetërsimit të pronës, zvarritjeve me vite i çështjeve apo dhe mos-ekzekutimi i vendimeve. 702 PERCEPTIME: Grup komentesh që shprehnin një opinion pa iu referuar një përvoje konkrete personale, apo edhe thjesht të dëgjuar. Në këto perceptime 166 janë pozitive për këtë nisme dhe e mbështesin edhe në ato raste kur shprehet skepticizëm nëse kjo hapësirë për denoncime në FB do e zgjidhë situatën. 235 komentues perceptonin që praktikat negative ekzistojnë në përgjithësi në të gjitha nivelet e administratës ndërsa 301 të tjerë e shprehnin perceptimin e tyre duke vënë gishtin tek disa institucione si më të 'spikaturat' ku më shpesh përmenden Hipotekat, Aluzini, Shëndetësia, Arsimi, OSHEE, Policia, dhe Punësimi pa meritë në administratën publike. 343 SUGJERIME: Grup komentesh që nuk shprehin asnjë eksperiencë personale negative por ofrojnë mendimin e tyre lidhur me prioritetet e qeverisjes ku mbizotëron mbështetja për një reformë rrënjësore të administratës ku bashkë me rekrutimin e njerëzve të rinj, të aftë e profesionistë duhen të vendosen paralelisht mekanizma të fortë kontrolli dhe masa të rrepta ndëshkuese. Vendin e dytë e mbajnë sugjerimet për të vijuar me reformën e drejtësisë si e vetmja zgjidhje për të luftuar korrupsionin e për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së praktikave të këqia në të gjitha nivelet e qeverisjes. Një numër modest komentuesish, rreth 20, sugjeronin ofrimin e një platforme anonime për të denoncuar me emra e fakte konkrete. 713 EKSPERIENCA: Grup komentesh që sillnin një rast konkret përballjeje negative me administratën qendrore e vendore, në nivel personal dhe në nivel njohjeje të një rasti të tillë nga një i afërm apo i njohuri i tyre. Nga këto: *Bashkitë – 111 raste denoncojnë praktika të keqia në nivel vendor ku vendin e parë e zë shërbimi jashtëzakonisht i dobët në sportelet e gjendjes civile, i ndjekur nga lejet abuzive për ndërtime dhe zvarritja e dosjeve për një leje ndërtimi *Hipotekat – 98 raste të referuara për korrupsion, padrejtësi, abuzim me pronat, lëshimin e vërtetimeve dhe zvarritjet në dyert e ZRPP-ve *Shendetesia -78 denoncime te korrupsionit te mjekeve, infermiereve, mungeses se medikamenteve dhe neglizhences apo keqtrajtimit ne dyert e spitaleve apo qendrave shendetesore *Arsimi -58 raste te lidhura me nivelin e përgatitjes së mësuesve; pushime të padrejta nga puna; transferime abuzive dhe punësime pa meritë. *ALUIZNI –54 raste që denoncojnë vonesa të qëllimshme të lejeve të legalizimeve; bashkëpunim të punonjësve të ALUIZNI-t me ata të ZRPP për tjetërsim pronash dhe trajtimi i aplikuesve në varësi të pagesës. *Policia – 48 raste të gjobitjeve padrejtësisht, të komunikimit aspak etik me qytetarët dhe të mos-reagimit në kohë për t'iu ardhur në mbrojtje qytetarëve të gjendur në një rrezik të caktuar. *KEMP – 44 raste denoncojnë abuzimet në miratimin e KEMP dhe peripecitë e mëdha që këta persona në vështirësi duhet të kalojnë për ta përfituar këtë mbështetje. Një numër i lartë komentuesisht tërheqin vëmendjen për procedurat duke e quajtur të tepërt që një person me invaliditet të pakthyeshëm duhet të paraqitet periodikisht para komisionit për të vijuar me përfitimin e KEMP. *OSHEE – 41 raste të lidhura me mbifaturim, faturim aforfe apo neglizhencë në përkujdesin ndaj klientit. 181 rastet e tjera ndahen mes AKU, Doganave, Drejtorive të bujqësisë, Tatimeve, Postës, Burgjeve, Drejtorive të Transporteve dhe grupimit të akuzave për padrejtësi në punësim apo pushim nga puna. Në të gjitha komentet e referuara në postim u numëruan 100 emra/poste konkrete zyrtarësh të përmendur si përgjegjës për ushtrimin e këtyre praktikave negative nga të cilat 70 i përkasin qeverisjes vendore e qendrore, ndërsa 30 sistemit të drejtësisë. Qeverisja: 1. Mirvjena Shema ALUIZNI 2. Toni, Shef sketori ALUIZNI 3. Flamur Gjuzi ALUIZNI Durres 4. Drejtori ALUIZNI Elbasan 5. Fatmir Ejupi Bashkia Durres 6. Kasem Canaj Bashkia Vlore 7. Fatmir Llanaj Bashkia Vlore 9. Ramadan Bici DAR Gramsh 10. Shyqyri Pole DAR Gramsh 11. Drejtori DAR Korce 12. Drejtoresha Metani DAR Tirana 13. Sokol Alia Dogana Durres 14. Ylber Karanxha Dogana Durres 15. Artan Sulejmani Dogana Durres 16. Lulezime Dogana Kakavije 17. E.H Dogana Koliposta Kinostudio 18. Andi Xhafa Dogana Tirane 19. Nue Marash Drejtor Bujqesie Kurbin 20. Ilirjan Muho Drejtor ZRPP 21. Lionel Elezaj Drejtoria Bujqesise Berat 22. Fatjon Fana Drejtoria e Burgjeve 23. Gaz Tahiri Drejtoria Pergjithshme Detare 24. Lindita Tako Drejtoria Verifikimi i Titujve te Pronesise Tirane 25. Perin Vogli DSHP Lushnje 26. Drita Lala DSHP Mat 27. Avni Sulaj Gjimnazi Tepelene 28. Ani Dermishi Hipoteka Durres 29. Sonila Stojko Hipoteka Elbasan 30. Rezart Elmazi Hipoteka Vlore 31. Artur Cela Inspektoriati Ndertimor Durres 32. Neritan Gjodeshi ish drejtor UKT 33. Arsen Sinamataj Ish shef i Policise Rrugore 34. Ilir Bajlozi ish-drejtor ISSH Korce 35. Astrit Hado ISSH 36. Resul Llogo Kelcyre 37. Mimoza Lezha KEMP komisioni Lezhe 38. Artan Doda KEMP komisioni Lezhe 39. Alfred Mullaraj Keshilli qarkut Durres 40. Marilda Hysa Komisariati nr 6 Tirane 41. Jonajda Doci Konvikti i Vajzave Elbasan 42. Kryeprokurori Korce 43. Drejtoresha e Shkolles Pojan Korce 44. Brunilda Gjordeni Lushnje 45. Vojo Bregu Ministria e Bujqesise 46. Josif Dena Mjek Berat 47. Roel Zoga Mjek Fier 48. Iliriana Agolli Mjeke Paskuqan 49. Mentor Petrela Neurokirurgjia 50. Drejtori Policia Bashkiake Tirane 51. Zv/Drejtori Policia Bashkiake Tirane 52. Mimoza Ibrahimi Policia e Shtetit 53. Drejtori siguracioneve Porti I Vlores 54. Flora Hoxha QSH njesia 7 55. Ardit Lame QSUT 56. Drejtori shkolles Shkolla "Halit Berzeshta" Perrenjas 57. Vjollca Jahaj Shkolla speciale "3 Dhjetori" Shkoder 58. Fabiola Haxhiaj Spitali Memaliaj 59. Ediola Braha Spitali Tepelene 60. Erjon Neurolog Spitali Vlore 61. Bruna Mersini Spitali Vlore 62. Marsid Hoxha Tatimet Gjirokaster 63. Leke Prela UK Koplik 64. Drejtori Juridik UKT 65. Drejtori I shitjeve UKT 66. Edlira Caca Urgjenca Memaliaj 67. Drejtoresha e Shkolles "Muco Delo" Vlore 68. Ermioni Cekani ZA Kamez 69. Astrit Dervishi ZVRPP Lushnje 70. Jaho Brahimin Zyra e Sigurimeve Shoqerore Gjirokaster Sistemi i Drejtësisë 1. Altin Avdiu Gjykates 2. Tereza Lani Gjykates 3. Migena Laska Gjykates 4. Majlinda Demollari Avokate 5. Ardian Dauti Avokate 6. Artur Sulçe Ekspert ne Gjykate 7. Agim Bendo Gjykata e Apelit Tirane 8. Shkelqim Miri Gjykata e Apelit Tirane 9. Fatos Qato Gjykata e Apelit Tirane 10. Arben Vrioni Gjykata Elbasan 11. Gentiana Muco Gjykates 12. Rilinda Selimi Gjykates 13. Gilda Hoxha Gjykatese Bulqize 14. Majlinda Andrea Gjyqtare 15. Esmerilda Habil Gjyqtare Vlore 16. Napolon Vasha Noter 17. Luljeta Cenaj Notere 18. Shkelqim Gjoka Policia Gjyqesore Bulqize 19. Dritan Marku Prokuror 20. Arjan Ndoi Prokuror 21. Sokol Malaj Prokuror 22. Hysni Vata Prokuror Bulqize 23. Hektor Hushi Prokuror Elbasan 24. Tomorr Kullolli Prokuror Elbasan 25. Arjan Mucaj Prokuror Gjirokaster 26. Julian Zonja Prokuror Tirane 27. Aleks Hajdari Punet e Brendshme 28. Jorsida Dervishi Zyra permbarimore STAR 29. Alketa Tanushi Zyra permbarimore STAR 30. Ardenis Cullhaj Zyra permbarimore STAR |
| E lidhur me këngëtarin e njohur? Aurela Hoxha: Është qesharake… Posted: 12 Jul 2017 06:44 AM PDT Edhe vera e këtij viti (si e çdo viti), Aurela Hoxhën e ka gjetur në plazhe. Pjesën më të madhe të kohës e kalon me udhëtime të shumta në vende të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Por nuk harron të përditësojë me foto e video në rrjetet e saj sociale fansat për çdo moment të veçantë të jetës së saj. Si fashioniste, ajo tërheq vëmendjen gjithmonë me veshjet dhe stilin, por kohët e fundit është përfolur edhe për një lidhje dashurie. Edhe pse nuk ka preferuar asnjëherë të flasë lidhur me njeriun e zemrës, para pak ditësh modelja është përfolur për një lidhje me këngëtarin Alban Ramosaj, por Aurela i është përgjigjur menjëherë duke reaguar me të qeshur. Ajo ka thënë për "Summer Pages" se kjo është diçka qesharake dhe nuk ka dashur të prononcohet as për të dashurin dhe jetën e saj private. E pyetur se kur ka ndër mend ta prezantojë të dashurin e zemrës apo kur ka ndër mend të bëjë dasmë, Aurela është përgjigjur: "Të dashurin? Kush tha që kam të dashur? Absolutisht nuk kam ndërmend të flas për të dhe nuk kam se si flas as për dasmë kur nuk kam plane." Ndërsa për dyshimet se është në një lidhje me Alban Ramosaj, Aurela thotë: "Këto portalet çfarë nuk nxjerrin! Ndonjë ditë do të na bëjnë edhe me burrë e fëmijë. Unë kam nxjerrë edhe vëllain në Instagram, imagjino ç'mund të shpikin për lajme…. " |
| Deklarimi i ndryshimit të vendbanimit falas deri në 28 Korrik 2017 Posted: 12 Jul 2017 06:40 AM PDT Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile njofton se më 27 korrik 2017 përfundon pezullimi i masës së gjobës për mosrespektimin e afatit 1-mujor për deklarim të vendbanimit nga shtetasit. Kjo masë u pezullua me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të miratuara në ligjin nr. 134/2016, datë 22.12.2016 "Për gjendjen civile", i ndryshuar, sipas dispozitës kalimtare të parashikuar në nenin 24. Deklarata "Nisur nga data 28 korrik 2017, pas periudhës 6-mujore të amnistisë për çdo mosdeklarim të ndryshimit të vendbanimit, DPGJC njofton se nga shërbimi i Gjendjes Civile, zyrat e Gjendjes Civile në bashki dhe në njësi administrative, do të aplikohet masa e gjobës prej 10. 000 lekësh. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile u kujton të gjithë shtetasve shqiptarë të cilët nuk kanë deklaruar ende vendbanimin, ose nuk kanë kryer veprime të ndryshimit të vendbanimit në zyrën e Gjendjes Civile nën juridiksionin e së cilës ndodhet godina e vendbanimit të tyre, të kryejnë sa më shpejt veprimet në përmbushje të këtij detyrimi ligjor. Amnistia ose mosaplikimi i masës administrative (gjobë) përfundon në datë 27 korrik 2017. Për t'i shërbyer sa më mirë shtetasve tanë të cilët nuk kanë mundësi të kryejnë këtë shërbim gjatë ditëve të javës, ky shërbim do të ofrohet dhe në ditët e pushimit në dy fundjavat në vijim përkatësisht më 15–16 dhe 22–23 korrik 2017, ditë në të cilat zyrat e Gjendjes Civile do të qëndrojnë të hapura. Për procedurën e ndryshimit të vendbanimit (e cila realizohet në zyrën pritëse nën juridiksionin territorial të së cilës ndodhet ndërtesa, godina e vendbanimit), kërkesa për ndryshimin ose deklarimin e vendbanimit duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme: -fotokopje të letërnjoftimit për çdo person madhor, anëtar të familjes; -dokumentin e pronësisë së banesës, ose kontratë qeramarrje / huadhënieje / përdorimi / banimi, apo çdo dokument tjetër të ligjshëm të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, që i jep shtetasit të drejtën e përdorimit të banesës." |
| Arsyeja përse shoqërueset e nuseve vishen të gjitha njësoj… Posted: 12 Jul 2017 06:36 AM PDT Dasma në vetvete me gjithë festën që e karakterizon atë, përbën në fakt një pjesë shumë të rëndësishme të martesës si një e tërë. Ndër të gjitha detajet e tjera që e shoqërojnë festën, shoqërueset e nuses dhe shoqëruesit e dhëndrit kanë një rol të rëndësishëm, mbi të gjitha në setin fotografik të sapo të martuarve. Për këtë arsye, shumë prej nesh mendojmë se shoqëruesit në një dasmë duhet të vishen njësoj për arsye estetike pasi një festë me ngjyra uniforme i jep eventit një formë të njëtrajtshme. Revista Reffinery 29, ka dhënë më tej një shpjegim në lidhje me origjinën e vërtetë të faktit të të veshurit njësoj për shoqëruesit e nuses dhe të dhëndrit dhe sipas kësaj video, kjo traditë na çon në Romën e lashtë dhe në zakonet e fuqive mbinatyrore të asaj kohe. Në dasmat e hershme, të gjithë të ftuarit në një dasme sëbashku me nusen, duhej të visheshin njësoj në mënyrë që ajo të ishte e mbrojtur nga njerëzit, apo shpirtrat e keqinj që mund t'i bënin keq në ditën më të rëndësishme… Megjithëse në ditët e sotme tradita është kthyer në një histori moderne, shoqërueset e nuses tashmë kanë filluar te dalin prej saj duke e ndryshuar zakonin në mënyra të ndryshme. |
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |










Policët kanë ardhur me një skaf të vogël dhe kanë hipur te jahti i sulmuesit madrilen për të ushtruar kontroll. Revista "Hola" shkruan se nuk dihen ende arsyet se përse u kontrollua jahti i kampionit të Europës.
Sikur të mos mjaftonte çështja e taksave që bëri bujë të madhe në Spanjë saqë 32-vjeçari donte që të largohej nga "Santiago Bernabeu" një tjetër problem i shtohet portugezit që sigurisht nuk do t'a lërë me kaq.