“Viktima identifikon hajnin e 200 eurove, policia e arreston” plus 9 more Ferizaj Press |
- Viktima identifikon hajnin e 200 eurove, policia e arreston
- Tërmet në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi
- Meta kundër Salihajt: Jo koalicion me “Mollotovët”
- Ditët e Gjuhës Gjermane në Ferizaj
- Themelohet në Ferizaj Organizata Leadership Development Association Albania
- Anamorava ka nevoj për shumë zona zgjedhore
- Matoshi: I kam besuar Rugovës, tash i besoj Haradinajt
- Shteti me 40 mijë banorë i dhuron shtretër Kosovës
- Walker dhe drejtuesit e Opozitës tregojnë se çka u bisedua në takimin e sotëm (Video)
- Nato dhe Rusia masin fuqinë e tankeve!
| Viktima identifikon hajnin e 200 eurove, policia e arreston Posted: 14 May 2017 03:34 AM PDT Në një market në "Rrugën e Reqakut" në Ferizaj më 13.05.2017, rreth orës 16:20 ka ndodhur një vjedhje, I dyshuari, mashkull shqiptar, kishte vjedhur 200 euro para të gatshme. Viktima kishte arritur ta identifikojë të dyshuarin, të cilin policia e ka arrestuar më pas, Siç njofton Policia e Kosovës, përcjell Koha.net, paratë janë konfiskuar si dëshmi, me urdhër te prokurorit i njëjti dërgohet ne mbajtje. |
| Tërmet në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi Posted: 13 May 2017 11:40 PM PDT Mëngjesin e sotëm një tërmet i ri ka dridhur Shkupin me epiqendër 10 km në thellësi të nëntokës së Shkupit.Tërmeti ka pasur fuqi prej 4 shkallës sipas Rihterit dhe gjithashtu është ndjerë edhe në Lindje të vendit. Dridhja është ndjerë edhe në pjesë tjera të Maqedonisë. Epiqendra ka qenë mes fshatrave Marinë dhe Haraçinë. Tërmeti ka dridhur edhe vendet: Kosovë, Serbi. Nga muaji shtator e këndej në Shkup kanë ndodhur disa tërmete dhe nga këto dukuri janë shkaktuar dëme të mëdha nëpër institucione dhe nëpër shtëpi private, shkruan Telegrafi Maqedoni. Deri tani janë paraqitur gjithësejt 5.2 milion denarë dëme të shkaktuara nga tërmetet. Këto dëme janë paraqitur për institucionet lokale në Shkup, ku edhe ishin më të fuqishëm tërmetet. |
| Meta kundër Salihajt: Jo koalicion me “Mollotovët” Posted: 13 May 2017 02:57 PM PDT Ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, përmes një postimi ka shprehur kundërshtimet e partisë që ai i takon për koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen. Ai në Facebook ka shkruar se nuk ka koalicion as me pronton as me mollotovin. Kurse, kolegu i tij, Adem Salihaj pak më parë ka thënë se LDK duhet të bëj koalicion me Vetëvendosjen."Hala s'po mujnë me marr veten shume'kush, nga keta qe kerkuan mejdan zgjedhor!?", ka shkruar Meta. "Eh – kur lyp mejdan, pleqt thojshin ktyni herë se – "gjinja ti tharbin hunët" – plaket nderkaq, thojshin – "ke me zatet, djali jem, në hunlesh" – e kanë me t' bojne për – kryp e kep" ! Pra – As Pronto e as Mollotov – por, Lidhja Demokratike e Kosovës…", ka shkruar Meta në Facebook. Me këtë Meta ka dalë kundër idesë që LDK-ja të shkojë në koalicion parazgjedhor me VV-në, gjë që është përkrahur nga kolegu i tij, Adem Salihaj. Adem Salihaj orë më parë ka thënë se LDK do të duhej të bënte koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen, si dhe disa parti më të vogla, në mënyrë qe t’i fitojë zgjedhjet. Sipas Salihajt, ky koalicion me këto subjekte, do të ishte më i miri i mundshëm, marrë parasysh situatën aktuale. “Qëndrimi im është se koalicioni LDK-VV-AKR–PSHDK-ALTERNATIVA është koalicioni më i mirë per rrethanat,në të cilat gjendet Kosova. Nga kontaktet që kemi me elektoratin,këto janë pritjet dhe disponimi i pjesës dërmuese të tij. Shpresoj se liderët e partive do ta kenë parasysh disponimin e elektoratit dhe interesin e Kosovës”. |
| Ditët e Gjuhës Gjermane në Ferizaj Posted: 13 May 2017 01:33 PM PDT Të martën, më 16.05.2017 në ora 10-12, para bibliotekës së qytetit në Ferizaj, organizuar nga ambasada gjermane së bashku me bashkëpunëtorë do të organizohet ngjarja “Gjuha gjermane në lëvizje” (para bibliotekës). Qëllimi i kësaj ngjarje është që studentët dhe nxënësit të informohen në lidhje me mundësitë e studimit dhe fitimit të bursave për studentët dhe kurse të ndryshme të gjuhës gjermane për nxënës, studentë dhe të tjerë të interesuar. Po ashtu do të mbahet një kuiz me fëmije dhe një lojë shpërblyese. Për më shikoni shikoni këtë link: https://www.facebook.com/ |
| Themelohet në Ferizaj Organizata Leadership Development Association Albania Posted: 13 May 2017 01:12 PM PDT Organizata botërore Leadership Development Association është themeluar në Ferizaj, organizatë kjo ndërkombëtare me seli në Gjeorgji ndërsa për degët në Shqipëri dhe Kosovë është përgjegjëse Leadership Development Association Albania & Kosova me President Marilo Meta nga Tirana. Po ashtu edhe struktura përbëhet nga pesë zëvendëspresident në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore, ligjeve & financat, marketing, dy për vullnetarë, të rinjë cilët janë të motivuar dhe të trajnuar në këto aspekte. |
| Anamorava ka nevoj për shumë zona zgjedhore Posted: 13 May 2017 01:02 PM PDT Shkruan: Refik HASANI 13 Maj 2017 |
| Matoshi: I kam besuar Rugovës, tash i besoj Haradinajt Posted: 13 May 2017 12:58 PM PDT Publicisti Halil Matoshi është anëtari më i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo u bë e ditur sot, gjatë një konference për media. Matoshi gjatë prezantimit ka thënë se e zgjodhi AAK-në që t'i kthehet skenës ngaqë i beson fort kryetarit, Ramush Haradinaj. Sipas tij Haradinaj dhe presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, janë dy politikanët e vetëm të cilëve u ka besuar, dhe mbi bazën e besimit, që sipas tij është bazë e politikës, e ka bërë këtë kapërcim. "Mendoj që politika është besim. Nëse nuk ka besim, rezultatet janë të dobëta. Në jetën time, në politikë u kam besuar dy njerëzve: Ibrahim Rugovës dhe Ramush Haradinajt. Këta dy njerëz më kanë dhënë siguri. Nëse nuk ke siguri rezultatet janë të dobëta. Ne duam që qytetarëve të Kosovës t'ia kthejmë besimin. Prandaj na priftë e mbara", ka thënë Matoshi. Lideri i partisë Ramush Haradinaj, i ka uruar mirëseardhje në parti Matoshit, duke thënë se më të do të punohet për të mirë të vendit, raporton lajmi.net. "Për ne shqiptarët Halil Matoshi është emër i njohur, në përpjekje bashkë me Ibrahim Rugovën ka përçuar mesazhe të rëndësishme për vendin. Me Halilin fatin e njëjtë e kanë përçuar edhe të burgosurit shokët e tij. Halili njihet për fjalët e tij, ne jemi të lumtur që e kemi në mesin tonë. Njerëzit e këtij vendi duhet me u bashku me punu për vendin pa hile", ka thënë Haradianj. |
| Shteti me 40 mijë banorë i dhuron shtretër Kosovës Posted: 13 May 2017 12:56 PM PDT Kësaj here bëhet fjalë për 80 shtretër dhe aparaturë teknike mjekësore (karroca invalidësh, vegla ndihmëse për ecje etj.) që janë nisur për në Republikën e Kosovës dhe në Ukrainë, thuhet në një komunikatë shtypi të shoqatës. LHW ka tashmë një përvojë në këtë drejtim pasi që projekte të ngjashme ka realizuar viteve të kaluara edhe në Bosnjë, Hungari dhe po ashtu edhe në Kosovë. Edhe kësaj here transportin po e merr përsipër shpedicioni "Wohlwend" në Bendern. Pasi që shtretërit e spitalit të Walenstadt-it janë çmontuar nga punonjësit e LHW dhe janë bërë gati për transport , ata janë sjellë për t`u vendosur përkohësisht në depon e firmës shpeditore Wohlwend në Bendern.Më 10 maj në depon në fjalë janë shtuar edhe 40 shtretër dhe aparaturë mjekësore që LHW i ka sjellë nga Triesen , kështu që të nesërmen mund të nisej kamioni në drejtim të Prishtinës, përcjell albinfo.ch. Shumica e shtretërve janë destinuar për Spitalin e atjeshëm Universitar (QKUK) ndërkohë që një pjesë e shtretërve dhe veshmbathjeve do të vazhdojnë më tutje deri në Rahovec ku përmes Kryqit të Kuq të atjeshëm do t`u ndahen drejtpërdrejt nevojtarëve. Këtij aksioni i ka asistuar edhe Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, Islam Spahiu bashkë me konsullin kosovar në Bernë, Visar Rrecaj. Ndërsa bartës të projektit janë punonjësi i LHW, Hannes Rudig, përgjegjësi juridik i LHW, prifti Thomas Jäger dhe punonjësi tjetër i LHW, Hansjörg Erdtner./ |
| Walker dhe drejtuesit e Opozitës tregojnë se çka u bisedua në takimin e sotëm (Video) Posted: 13 May 2017 12:55 PM PDT Pjesë e këtij takimi ishin përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Aleancës Kosovare e Re dhe Nismës për Kosovën. Ish ambasadori William Walker duke folur për televizionin ka thënë se beson fuqishëm se këto parti janë të duhura për Kosovën dhe beson fuqishëm në ndryshimet që do t'i sjellin popullit. "Ishtë një takim shumë miqësorë. Biseduma për shumë cështje, duke përfshirë edhe kolacionet e mundëshme. Besoj tani për tani këta janë njërzit që i duhën Kosovës", ka thënë Wolker Se agjendë e këtij takimi ishte diskutimi për koalicion, e ka konfirmuar edhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli. Pacolli, deklaroi se nuk është arritur asgjë nga ky takim, pasi që siç tha ai ishte tepër vonë dhe shumica e partive e kishin dakorduar listën e tyre për deputet. Ai shtoi se ekziston mundësia që pas zgjedhjeve këto parti të bëhen bashkë. Por, pavarësisht se sot kanë pasur një takim, udhëheqësit e AAK'së, NISMA'së, Vetëvendosjes dhe AKR'së nuk kanë arritur asnjë marrëveshje Ndërkohë, burime të Express kanë treguar se Ramush Haradinaj ka ftuar Pacollin t'i bashkëngjitet koalicionit të AAK'së me NISMA'n për Kosovën. Kurse, udhëheqësi i NISMA's për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka konfirmuar gjatë ditës për Gazetën Express se ka ndodhur një takim sot ndërmjet udhëheqësve të AAK'së, VV, AKR e NISMA's për Kosovën. "Kemi diskutuar edhe për koalicioni parazgjedhore e paszgjedhore", ka thënë Krasniqi për Express. Ai ka treguar se në takim ishte edhe ish-Ambasadori Ëolker, ndërsa, takimi ka ndodhur në Parkun Gërmia, në periferi të Prishtinës. |
| Nato dhe Rusia masin fuqinë e tankeve! Posted: 13 May 2017 12:55 PM PDT Austria mori vendin e parë në "Strong Europe Tank Challenge 2017", ku pjesëmarrës ishin edhe SHBA, Ukraina, Gjermania, Polonia dhe Franca. Një vit më parë, ishte Gjermania që u rendit e para. Organizuesit e "Strong Europe Tank Challenge 2017" thanë se sfida ka si synim edhe nxitjen e shpirtit konkurrues dhe bashkëpunues mes palëve. Kjo stërvitje u zhvillua përgjatë pesë ditëve në terrenin ushtarak të Grafenwoehr në Gjermani. Në anën tjetër, trupat e Vladimir Putin zhvilluan një stërvitje duke praktikuar lëshimin e tankeve me anë të parashutave në fushë beteja. Stërvitje u zhvillua në bazën ajrore të Dyagilevo./TCh |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |







