INSAJDERI: “Porosia e Haradinajt për Shtetet e Bashkuara të Amerikës” plus 19 more

INSAJDERI: “Porosia e Haradinajt për Shtetet e Bashkuara të Amerikës” plus 19 more


Porosia e Haradinajt për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Posted: 14 May 2017 09:35 AM PDT

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të rikthejnë vëmendjen tek Ballkani, gjegjësisht tek marrëdhëniet shqiptaro-serbe.

Në një takim me qytetarë në Podujevë, Haradinaj deklaroi se situata në Ballkanin Perëndimor nuk është stabile.

"Amerikanët t'i kthehen marrëdhënieve shqiptaro-serbe, dhe ti normalizojnë këto marrëdhënie. Serbia po blen rakete, po e forcon ushtrinë e saj, e ne nuk po mundemi ta thëmëlojmë ushtrinë tonë", ka thënë Haradinaj, raporton Insajderi.

Sipas Haradinajt, Uashingtoni zyrtar duhet t'i përcaktojë njëherë e mirë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës deh Serbisë.

"Duam t'i alarmojmë të gjithë, që mos të na lënë në një situatë të paduruar si kjo që është sot. Uashingtoni në këtë rast është mirë që me i mbyllë punët ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe Serbisë", ka thënë Haradinaj.

The post Porosia e Haradinajt për Shtetet e Bashkuara të Amerikës appeared first on INSAJDERI.

Kosova ende larg anëtarësimit në OBT

Posted: 14 May 2017 09:25 AM PDT

Është bërë gati një dekadë që autoritetet kompetente në Kosovë thonë se kanë filluar përgatitjet për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), por deri më tani nuk kanë aplikuar.

Por, ministrja në largim e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se mund të ketë pasur përgatitje, por dokumentacion të gatshëm për këtë çështje nuk ka gjetur në kohën e marrjes së pozitës.

Megjithatë, Bajrami ka treguar se Ministria e Tregtisë në bashkëpunim me projekte të huaja, dokumentacionin e kanë të gatshëm për aplikim në këtë organizatë.

Por, për kohën dhe mënyrën e aplikimit, ka thënë Bajrami, vendos Ministria e Punëve të Jashtme dhe zyra e kryeministrit të Kosovës.

Autoritetet kompetente, ka thënë ajo, ende nuk kanë marrë një qëndrim që në këtë organizatë të aplikohet si shtet vëzhgues për një periudhë, fillimisht pesëvjeçare apo për anëtarësim të rregullt.

"Ne, si ministri, kemi punuar shumë për lobim. Unë kam pasur një sërë takimesh me anëtarët e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe kam marrë mbështetjen e tyre. Por, është një vendim që duhet të merret me konsensus të plotë. Aplikacionin e kemi të gatshëm".

"Ka opinione të ndryshme që duhet të aplikojmë si anëtar vëzhgues dhe ka të tjera që thonë se duhet të aplikojmë si anëtar me të drejta të plota", ka thënë Bajrami.

Kosova ka disa marrëveshje për tregti të lirë më vendet rajonale dhe evropiane, por edhe anëtarësimi në OBT, vlerësohet më rëndësi nga komuniteti i biznesit për ekonominë e përgjithshme të vendit.

Por, autoritetet kompetente nuk kanë treguar gatishmëri për aplikim dhe anëtarësim në këtë organizatë, ka thënë kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini.

"Aleanca Kosovare e Biznesit për herë të parë si organizatë biznesore ka shkelur në vitin 2010 në OBT, me seli në Gjenevë. Dhe, aty e kemi vërejtur se qeveria e mëhershme kishte pësuar debakël të madh për shkak të përfaqësimit të Kosovës në organizatë. Asnjë lëvizje në këtë drejtim nuk ka pasur. Kështu që Kosova është shumë larg anëtarësimit në këtë organizatë dhe askush nuk ka bërë asnjë hap", ka deklaruar Shahini për Radion Evropa e Lirë.

Sidoqoftë, Hykmete Bajrami ka treguar përfitimet që Kosova mund të gëzojë nga të qenët anëtar i Organizatës Botërore të Tregtisë.

"Kosova me Kushtetutë është ekonomi e tregut të lirë. Ne kemi marrëveshje të tregtisë së lirë me një numër të madh të shteteve të BE-së dhe CEFTA-s. Të gjitha këto marrëveshje të tregtisë së lirë, Kosovën e obligojnë që t'i zbatojë rregullat e OBT. Në një farë forme ne po zbatojmë rregullat, po paguajmë koston, por nuk po marrim benificione, sepse për t'u bërë anëtare e kësaj organizate, ka edhe përfitime të ndryshme", është shprehur Bajrami.

Në anën tjetër, Agim Shahini, ka theksuar se i mbetet qeverisjes së ardhshme që anëtarësimi në këtë organizatë botërore të jetë një ndër prioritetet në agjendën e saj.

"Qeveritë vazhdimisht nëpër konferenca të ndryshme thonë se ne do të bëjmë, por asnjëra nga qeveritë e deritashme nuk kanë bërë asgjë për anëtarësim në OBT", ka deklaruar ai.

Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) është një organizatë ndërkombëtare me qendër në Gjenevë të Zvicrës, e cila merret me nxitjen dhe vënien në zbatim të ligjeve dhe rregulloreve tregtare ndërkombëtare. /rel

The post Kosova ende larg anëtarësimit në OBT appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: Vëllaznimi dhe Flamurtari rikthehen në Superligë

Posted: 14 May 2017 09:22 AM PDT

Dy skuadrat me shumë traditë në futbollin kosovar, Flamurtari i Prishtinës dhe Vëllaznimi i Gjakovës, kanë siguruar rikthimin në Vala Superligën e Kosovës.

Flamurtari ka mposhtur 2:1 Rahovecin, ndërsa Vëllaznimi Dukagjinin 3:2, për të siguruar rikthimin në elitën e futbollit kosovar, raporton Insajderi.

Flamurtari, momentalisht ndodhet në vendin e parë në Ligën e Parë me 62 pikë, ndërsa me po aq pikë Vëllaznimi ndodhet një pozitë më poshtë.

Për të mësuar kampionin e kësaj lige duhet përfunduar edhe dy xhirot e fundit të këtij stinori. /Insajderi.com

 

The post Zyrtare: Vëllaznimi dhe Flamurtari rikthehen në Superligë appeared first on INSAJDERI.

Pacolli prezanton “dy aderime të rëndësishme” në AKR

Posted: 14 May 2017 09:14 AM PDT

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka zyrtarizuar sot dy aderime të reja në parti. Aderimet e Neshat Asllanit dhe Shaqir Elezajt, Pacolli i ka cilësuar si “të rëndësishme në AKR”.

“Dy aderime të rëndësishme në AKR… Sot kisha nderin të pres në shtepinë time  Dr. Neshat Asllanin dhe Ing. Shaqir Elezajn”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook.

“Jam i lumtur për këta dy bashkpuntorë të devotshëm më të cilët do të punojnë për misionin tonë”, ka thënë ai.

Pacolli është i nominuari i AKR-së për kryeministër për zgjedhjet e ardhshme nacionale, që pritet të mbahen më 11 qershor në Kosovë. /Insajderi.com

The post Pacolli prezanton “dy aderime të rëndësishme” në AKR appeared first on INSAJDERI.

Zbulohen fakte të reja për shqiptarët përmes mbishkrimeve osmane

Posted: 14 May 2017 09:10 AM PDT

Dalin në dritë rreth 132 mbishkrime, të gjetura në mure, dru dhe gurë sjellin. Faktet e zbuluara japin të dhëna për jetën shqiptare  dhe përbëjnë një kontribut për fushën studimore, veçanërisht për studimin dhe vlerësimin e ndërtimeve gjatë periudhës së Perandorisë Osmane

Me praninë e personaliteteve të rëndësishme të kulturës e shkencës në Tiranë u promovua libri "Corpus of Ottoman Inscriptions from Albania and Montenegro" ("Korpusi i mbishkrimeve osmane nga Shqipëria dhe Mali i Zi"), i studiuesit dr. Mehmet Tytynxhu, publikuar së fundi në anglisht dhe që së shpejti, pritet të publikohet edhe në gjuhën shqipe nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC).

Në aktivitetin e organizuar në Tiranë, drejtori i AIITC-së, Dr. Ramiz Zekaj theksoi rëndësinë e këtij botimi për kulturën e shkencën shqiptare dhe nxori në pah disa nga vlerat kryesore dokumentare që bartin këto mbishkrime.

Sipas tij, "mbishkrimet që gjenden në monumentet e kulturës islame në trojet shqiptare janë një aspekt i veçantë, që ka ardhur si trashëgimi e kulturës islame shqiptare deri në ditët e sotme. Ato rrokin një hark të gjerë kohor gati pesëshekullor, duke filluar nga viti 1466 dhe përfundojnë në vitin 1942 dhe hedhin dritë në disa momente të rëndësishme të historiografisë shqiptare".

Nëpërmjet tyre, tha ai, njihemi edhe me jetën dhe veprën e disa personaliteteve shqiptarë si vezirë të mëdhenj, pashallarë, udhëheqës, kryengritës që luajtën rol të rëndësishëm në historinë e popullit shqiptar.

Zeka sqaroi se në shumë mbishkrime të tjera jepen informacione mbi kohën kur kanë filluar dhe ushtruar veprimtarinë e tyre personalitete të rëndësishëm dhe misionarë të besimit islam si: myftinj, imamë, hatibë, myezinë, dervishë, baballarë, vaisë dhe teologë, shkruan atsh.

"Njëkohësisht në këto mbishkrime gjenden të dhëna edhe për protagonistë të rangjeve e natyrave të ndryshme, përmenden emra mirëbërësish që një pjesë të pasurisë së tyre e përkushtuan në vepra bamirësie, përmenden emra dijetarësh islamë dhe mësuesish që në kohën kur jetuan rrezatuan kulturën dhe dijet islame, përmenden emra vjershëtorësh, vizatuesish kaligrafë, kronikanësh dhe mjeshtërish të mirënjohur, që ndër vite derdhën talentin e tyre në to", deklaroi ai.

Libri më i ri i studiuesit Mehmet Tytynxhu zbulon dëshmi të reja mbi botën shqiptare përmes qëmtimit të të dhënave të mbishkrimeve osmane në monumentet e kulturës islame në Shqipëri.

Libri me 311 faqe botuar në anglisht, përmban 132 mbishkrime, shumica të zbuluara në terren, por edhe në arkiva dhe është konceptuar në tre pjesë kryesore, ku dy të parat i dedikohen Shqipërisë dhe një Malit të Zi.

Pjesa e parë – "Periudha e parë e sundimit osman"  përfshin 24 mbishkrime të viteve 1447-1670;

Pjesa e dytë – "Mbishkrime nga qytetet"  paraqet  90 mbishkrime nga vitet 1732-1913;

Pjesa e tretë – "Mbishkrime  nga Mali i Zi"  ka 18 mbishkrime, si dhe 4 nga Koleksioni Marubi;

Veç tyre Korpusi paraprihet nga një hyrje që tregon objektin dhe kriteret e studimit dhe paraqitjes së mbishkrimeve, si dhe ka në fund Bibliografinë e literaturës së përdorur dhe abstrakte të shkurtra në gjuhët shqipe, serbo-kroate e turqisht.

Vetë autori i librit, gjatë fjalës së tij, rrëfeu përvojën hulumtuese dhe theksoi disa nga zbulimet kryesore që kishte përftuar me punën e vet. Ai prezantoi fakte interesante rreth historisë së themelimit të disa qyteteve shqiptare dhe kalave të ndërtuara në to, qysh në kohën e Skënderbeut, por edhe në periudhat e mëvonshme.

Autori nënvizoi domosdoshmërinë e angazhimit të autoriteteve shkencore shqiptare për gjetjen e disa mbishkrimeve të humbura, si për shembull mbishkrimi i xhamisë Hasan Balizade në Elbasan etj. Njëherësh, ai përmendi faktin se një pjesë e madhe e mbishkrimeve të gjetura u dedikohen femrave.

Studiuesi Aleksandër Meksi, i cili vlerësoi punën skrupuloze të Mehmet Tytynxhu, e konsideroi librin e tij si një skedë të plotë shkencore. Sipas tij, ky libër është një kontribut i madh për njohjen e jetës dhe të shoqërisë shqiptare.

Për nga funksioni i tyre, autori dallon në qenien e tyre të ndryshme dy grupe: mbishkrimet ndërtimore dhe ato të gurvarreve (gjithsej 52, nga të cilat 11 në Muzeun arkeologjik të Tiranës dhe 15 nga qyteti i Shkodrës).

Duhen përmendur për vlerën dhe rëndësinë e tyre historike 6 mbishkrime sulltanore (dy të Sulltan Mehmetit të Dytë dhe tri të Sulltan Sulejmanit).

Kështu mbishkrimet ndërtimore janë dokumente me rëndësi të dorës së parë për vendosjen në kohë të ndërtesave. Ato lidhen me data, personalitete e deri dhe me shkruesit e tyre. Disa prej tyre janë dëshmi e ndërtimeve të zhdukura ndërkohë.

Autori ka qëmtuar me këmbëngulje  në terren dhe në literaturën shkencore dhe sot studiuesit shqiptarë dhe kushdo që është i interesuar për historinë e vendit ka në dorë një Korpus që ofron të dhëna të pakundërshtueshme e autentike për krijime, ndodhi, persona e ndërtime deri dje në harresë, ose të shpjeguara me vështirësi për shkak të mangësive për të dhëna të sakta.

Në fund të aktivitetit, pati shumë diskutime ndër të pranishmit, ekspertë të fushës, të cilët përgëzuan studiuesin Mehmet Tytyxhu për punën hulumtuese të trashëgimisë Kulturore Osmane në Ballkan, ku njëherësh ai është dhe kryetar i Qendrës Kërkimore për Botën Turke dhe Arabe në Holandë.

The post Zbulohen fakte të reja për shqiptarët përmes mbishkrimeve osmane appeared first on INSAJDERI.

Veseli i mëson përmendësh disa fjali, i thotë në dy takime

Posted: 14 May 2017 09:05 AM PDT

Brenda dy ditëve, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Kadri Veseli, ka përsëritur dy herë të njëjtat fjali në dy takime me strukturat e partisë, në Prizren të premtën dhe në Mitrovicë të dielën.

Veseli të premten vizitoi strukturat e PDK-së në Prizren. Aty, ai tha se ekonomia e Kosovës ka ngecur dhe tregojë arsyen pse vendi po shkon në zgjedhje.

"Dua të jem fare i qartë – arsyeja pse ne po shkojmë në zgjedhje është sepse ekonomia jonë ka ngecur, krijimi i vendeve të punës ka stagnuar, dhe ne nuk po lëvizim drejt integrimit të vendit në BE në ritmin e duhur. Arsyeja pse ne po shkojmë në zgjedhje nuk ka të bëjë me asnjë arsye politike apo për shkak të PDK-së, kjo po ndodhë për shkak se lidershipi i Mustafës dështoi para qytetarëve të Kosovës", është shprehur ai.

E të njëjtat fjali, kryeparlamentari Veseli i përsëriti edhe gjatë një takimi me strukturat e PDK-së dy ditë më vonë, në Mitrovicë. Përveç pjesës “Dua të jem fare i qartë”, i gjithë fjalimi i Veselit u përsërit në Mitrovicë.

"Arsyeja pse po shkojmë në zgjedhje është sepse ekonomia jonë ka ngecur, krijimi i vendeve të punës ka stagnuar dhe s'po lëvizim drejt integrimit të vendit në BE në ritmin e duhur. Arsyeja pse po shkojmë në zgjedhje nuk ka të bëjë me asnjë arsye politike apo për shkak të PDK-së, por për shkak se lidershipi i Mustafës dështoi para qytetarëve të Kosovës", deklaroi Veseli, duke dhënë deklaratë të ngjashme sikurse ajo e dy ditëve më parë në Prizren.

Veseli është nominuar nga PDK-ja për kryeministër të Kosovës, për zgjedhjet që pritet të mbahen më 11 qershor të këtij viti.

Qeveria e Kosovës, e cila ishte e formuar nga koalicioni PDK-LDK, është rrëzuar përmes një mocioni të mosbesimit, i cili u iniciua nga opozita. Ky mocion, megjithatë, u mbështet edhe nga PDK-ja në pushtet. /Insajderi.com

The post Veseli i mëson përmendësh disa fjali, i thotë në dy takime appeared first on INSAJDERI.

Legjenda e rokut në filmin e ri të “Piratët e Karaibeve”

Posted: 14 May 2017 08:49 AM PDT

Ish-anëtari i grupit legjendar The Beatles, Paul McCartney, ka tronditur Twitterin kur konfirmoi rolin e tij në filmin e ardhshëm "Pirates of Caribbean: Dead Men Tell No Tales" ("Piratët e Karaibeve: Burrat e vdekur nuk tregojnë përralla").

McCartney ka nxjerrë në shesh këtë lajm përmes posterit të personazhit të tij, ku 74-vjeçari është i veshur si pirat dhe gjithashtu i ka edhe flokët dhe grimin e piratëve, shkruan Entertainment Weekly.

Disney ka konfirmuar këtë lajm duke e shpërndarë postimin e yllit të rokut në faqet e rrjeteve sociale zyrtare të filmit.

Nuk dihet ende nëse ai do të ketë vetëm një pjesë të vogël në film apo një rol të rëndësishëm, pasi sipas faqes së filmave IMDb roli i tij është "Roja e Burgut nr2", por se kjo ende nuk është konfirmuar nga Disney.

McCartney me pjesëmarrjen në këtë film, i është bashkangjitur rokerit tjetër legjendar të Rolling Stones, Keith Richards, i cili ka luajtur rolin e babait të personazhit të Johnny Depp, kapitenin Teague.

Filmi "Piratët e Karaibeve: Burrat e vdekur nuk tregojnë përralla" do të debutojë me 26 maj. /Insajderi.com

The post Legjenda e rokut në filmin e ri të “Piratët e Karaibeve” appeared first on INSAJDERI.

Gjashtë vendet e paharruara në Shqipëri

Posted: 14 May 2017 08:42 AM PDT

Shqipëria është shndërruar në një destinacion jashtëzakonisht interesant për shumë turistë në mbarë. "www.traveladdicts.net" ka bërë një udhëtim në Shqipëri, duke u impresionuar me vendet që ka parë në Shqipëri. Si për shumicën e amerikanëve ata nuk kishin shumë ide për Shqipërinë, por më pas kanë mbetur të mahnitur.

Por, në Shqipëri kanë gjetur një përzierje të bukurisë natyrore, të historisë së lashtë, ushqim e mirë dhe njerëzit ndër më të këndshmit që mund t'i takosh kudo, shkruan Albinfo.ch.

Gjashtë vendet më të mira për t'i vizituar janë:

Ksamili

Ksamili është sikur një ëndërr. Uji i pastër, ushqim deti i freskët, mikpritje e jashtëzakonshme dhe me një çmim të arsyeshëm. Ky fshat i vogël detar është vetëm një orë nga Greqia dhe ishte zbulimi i amerikanëve në vizitën e tyre në Shqipëri.

Butrinti:

Ata nuk kishin ide se çfarë historie kishte Shqipëria derisa erdhën. Qyteti antik i Butrintit është i mbrojtur nga UNESCO dhe është dhjetë minuta më pak se Ksamili. Parku arkeologjik është një mundësi e mirë për vizitorët që të njohin këtë vend të lashtë, pasi rrënojat janë nga koha greke dhe romake.

Gjirokastra:

Gjithashtu është e mbrojtur nga UNESCO. Kudo që shikoni peizazhi është mahnitës. Nga kështjellat e shekullit e 13-të, e derisa te shtëpitë e mbuluara me çadra. Ndryshe njihet edhe si qyteti i gurit.

Tirana:

Tirana është në listën e detyrueshme të njerëzve që vendosin të vizitojnë Shqipërinë. Është një qytet i gjallë me bazën në periudhën post komuniste. Sheshi kryesor është Skënderbeu, derisa afër është Xhamia e Et'hem Beut e shekullit 18, Sahat Kulla, Muzeu Historik Kombëtar, Bunt'art e shumë vende tjera të veçanta për t'i vizituar.

Kruja:

Vetëm 45 minuta larg Tiranës është Kruja, një fshat mesjetar i vendosur në këmbët e malit Krujë. Përveç pozitës shumë të mirë dhe mahnitëse, është e njohur si foleja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe është i vërshuar nga numri i madh i vizitorëve.

Durrësi:

Njihet si qyteti i parë i Shqipërisë. Durrësit ka një histori të pastër, mbi 3000-vjeçare. Portin e saj detar e kanë shfrytëzuar, grekët, romakët, eksploruesit venecianë e shumë të tjerë.

The post Gjashtë vendet e paharruara në Shqipëri appeared first on INSAJDERI.

500 mijë njerëz në shesh për Papën në Portugali

Posted: 14 May 2017 08:34 AM PDT

Papa Françesku ka vizituar të shtunën qytetin e Fatima-s në Portugali, ku është pritur nga rreth 500 mijë besimtarë.

Kjo vizitë ka përkuar me 100 vjetorin e vdekjes së dy fëmijëve, Francisco dhe Jacinta Marto, të cilët janë shenjtëruar nga Kisha Katolike. Papa Françesku u lut në varret e tyre para ceremonisë së Kanonizimit, e cila u mbajt në ambient të hapur dhe u ndoq prej rreth 500 mijë njerëzve.

Dy fëmijët, vëlla e motër, bashkë me kushërirën e tyre Lucia, më 1917 kanë pretenduar se ju është shfaqur Virgjëresha Mari, e cila u ka treguar tre sekrete, të cilat më vonë u interpretuan si parashikimi i Luftës së Dytë Botërore, fundi i Luftës së Ftohtë dhe vdekja e një Pape.

Historia e fëmijëve nuk u besua nga autoritetet e kohës dhe ata u dënuan me vdekje me vaj të nxehtë, nëse nuk do të rindryshonin historinë e tyre. Vëlla e motër, i shpëtuan dënimit me vdekje, por humbën jetën si pasojë e sëmundjeve epidemike, Francisco më 1919 dhe Jacinta më 1920. 

The post 500 mijë njerëz në shesh për Papën në Portugali appeared first on INSAJDERI.

Super Coutinho, Liverpool afër Ligës së Kampionëve

Posted: 14 May 2017 08:23 AM PDT

Liverpool ka arritur të marrë një fitore spektakolare, 0-4 në transfertën ndaj West Ham.

Protagonist absolut i “Të kuqve”, ka qenë braziliani Philippe Cuotinho i cili ka asistuar për Sturridge në golin e parë  dhe ka shënuar vetë golin e dytë dhe të tretë.

Serinë e golave e mbylli sulmuesi belg, Origi, i cili shënoi në minutën e 76, golin e katërt dhe të fundit të takimit.

Me këtë fitore Liverpool prek kualifikimin në Champions, pasi në javën e fundit pret Middlesbrough, një ekipi që ka rënë matematikisht nga Premiere League dhe vjen pa pretendime në “Anfield Road”.

The post Super Coutinho, Liverpool afër Ligës së Kampionëve appeared first on INSAJDERI.

Eksperti 22-vjeçar: Një tjetër sulm kibernetik i pashmangshëm

Posted: 14 May 2017 08:17 AM PDT

Pas sulmit global kibernetik të së premtes, që infektoi më shumë se 125 mijë sisteme kompjuterike, ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar se një tjetër sulm masiv është i pashmangshëm.

Një studiues britanik i sigurisë, i identifikuar si "MalwareTech", i cili ndihmoi në kufizimin e sulmit nga i ashtuquajturi "Ransomware", parashikon se një tjetër sulm është në prag, ndoshta duke nisur nga e hëna e javës së ardhshme.

Virusi, që mori në dorë kontrollin e dosjeve të përdoruesve, u përhap në afro 100 vende, përfshi këtu Spanjën, Francën dhe Rusinë. Në Angli, 48 truste të Sistemit Kombëtar të Shëndetësisë ranë viktima të sulmit, sikurse edhe 13 të tjera në Skoci.

Disa spitale u detyruan të anulojnë procedurat dhe takimet, ndërkohë që ambulancat u drejtuan për nga spitalet fqinje, kompjuterët e të cilave nuk u prekën nga virusi, shkruan TCh.

Sekretari britanik i Brendshëm, Amber Rudd tha të shtunën se problemi është zgjidhur në pjesën më të madhe, por shtoi gjithashtu se "gjithnjë ka më shumë vend për të punuar" për t'u mbrojtur nga viruset kompjuterike.

Pasi shtinte në duar kontrollin e kompjuterëve, virusi shfaqte një mesazh, ku kërkohej një pagesë prej 300 dollarësh e konvertuar në monedhën virtuale Bitcoin, për të zhbllokuar dosjet dhe për t'ua kthyer ato përdoruesve.

Analistë të BBC-së thonë se 3 llogari të lidhura me sulmin global sugjerojnë se piratët kompjuterikë janë paguar tashmë me ekuivalentin e shumës prej 22.080 funte.

"MalwareTech", i cili kërkon të ruajë anonimatin, është lavdëruar si një "hero rastësor", pasi arriti të regjistronte një domain për të ndjekur përhapjen e virusit, e që përfundoi me ndalimin e tij. 22-vjeçari tha për BBC-në se "është tejet e rëndësishme që njerëzit të riparojnë sistemet e tyre kompjuterike tani.

"Arritëm ta ndalnim këtë sulm, por do të ketë një tjetër të tillë së shpejti dhe nuk do të mund të ndalet më prej nesh. Janë hedhur shumë parà në këtë fushatë dhe nuk ka asnjë arsye për ata që të ndalen. Nuk do ndonjë përpjekje të veçantë nga ata që të ndryshojnë kodin dhe t'ia nisin nga e para sërish. Kështu që ka shumë gjasa që ata të veprojnë përsëri, ndoshta jo këtë fundjavë, por duke filluar nga mëngjesi i së hënës", tha 22-vjeçari.

Të dielën, ai paralajmëroi se piratët kompjuterikë mund ta përmirësojnë virusin dhe të eliminojnë ndryshimin që ndihmoi në pengimin e përhapjes së mëtejshme të virusit. "Versioni fillestar i WannaCrypt ishte i ndalshëm, por nëse nxjerrin versionin 2.0, atëherë nuk do të mund të ndalet. Ju mund të jeni të sigurt vetëm nëse riparonin sistemet sa më shpejt", shkroi ai në Twitter.

The post Eksperti 22-vjeçar: Një tjetër sulm kibernetik i pashmangshëm appeared first on INSAJDERI.

Veseli: Qeveria e Mustafës nuk ka punuar sa duhet

Posted: 14 May 2017 08:13 AM PDT

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sot strukturat e PDK-së në Mitrovicë, para të cilave ka deklaruar se kjo është një periudhë vendimtare për vendin dhe jashtëzakonisht e rëndësishme për Partinë Demokratike të Kosovës.

Veseli ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk kanë pasur besim tek qeveria që udhëheqë kryeministri në largim, Isa Mustafa.

"Sot, ne i shikojmë qytetarët e Kosovës dhe e kuptojmë fare qartë se ata kanë besuar se kjo qeveri, nën udhëheqjen e Isa Mustafës, nuk ka punuar sa duhet për ata. Qytetarët e Kosovës kërkuan zhvillim më të shpejt ekonomik. Ata kërkuan integrim të plotë në Bashkimin Evropian. Ata kërkuan një ushtri që do të mund të mbronte qytetarët e Kosovës dhe të ishte një forcë për stabilitetin në rajon", ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se PDK-ja ka guxim për të udhëhequr Kosovën. /Insajderi.com

The post Veseli: Qeveria e Mustafës nuk ka punuar sa duhet appeared first on INSAJDERI.

Xi bën thirrje për bashkëpunim më të madh mes Azisë dhe Evropës

Posted: 14 May 2017 07:46 AM PDT

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka bërë thirrje për bashkëpunim më të ngushtë në mes të vende në Azi dhe Evropë duke filluar nga anti-terrorizmi deri tek financat, derisa liderët nga 29 shtete janë mbledhur në Pekin për të promovuar iniciativën kinezë për tregti, përmes së cilës mund të rritet ndikimi global i Pekinit në tregti dhe gjeopolitikë.

Samiti dyditor që po mbahet në Pekin, me inicimin e presidentit Xi, për projektin e quajtur "Një rrugë", një projekt për ringjalljen e rrugës tregtare antike, e quajtur "Rruga e Mëndafshit".

Xi ka premtuar 124 miliardë dollarë për nismën e cila synon të lidhë Kinën me Afrikën, Azinë dhe Evropën, përmes një rrjeti portesh, hekurudhash, rrugësh dhe parqeve industriale.

Duke folur para liderëve, përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin dhe atë turk, Recep Tayyip Erdogan, Xi i ka siguruar diplomatët perëndimor se plani nuk ishte thjesht një përpjeke për të promovuar ndikimin global të Kinës.

"Me avancimin e këtij projekti, ne do të krijojmë një model të ri të bashkëpunimit, nga i cili do të kemi përfitime të përbashkëta", ka thënë ai.

Xi gjithashtu ka premtuar 8.70 miliardë dollarë ndihmë për vendet dhe organizatat ndërkombëtare që do të bëhen pjesë e planit për "Rrugën e Mëndafsht". Xi tha se projekti është i hapur për të gjithë, përfshirë Evropën dhe Afrikën. /Rel

The post Xi bën thirrje për bashkëpunim më të madh mes Azisë dhe Evropës appeared first on INSAJDERI.

Skuadra e Berishës mund ta lë RB Leipzigun jashtë Ligës së Kampionëve

Posted: 14 May 2017 07:39 AM PDT

Valon Berisha, mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, ka luajtur për gjithë ndeshjen në fitoren e skuadrës së tij Salzburg ndaj Rapid Vjenës me rezultat 1-0. Sulmuesi Valentino Lazaro shënoi golin e vetëm pas 73 minutave, për t’i siguruar titullin kampion në Austri skuadrës së Berishës.

Tri xhiro para fundit, Salzburgu udhëheq me mbi 15 pikë para vendit të dytë dhe është shpallur kampion për të katërtin vit me radhë. Mund të bëhet edhe kampion i Kupës së Austrisë kur të ndeshet përsëri ndaj Rapid Vjenës në finale më 1 qershor.

Këtë të shtunë u kuptua që skuadra gjermane RB Leipzig do të arrijë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për stinorin e ardhshëm, edhe pse humbi 4-5 ndaj Bayern Munich.

RB Salzburg, si dhe RB Leipzig janë të dy skuadra që udhëhiqen nga gjiganti i pijeve Red Bull.

Salzburg ka pasur miliardat e Red Bullit që nga viti 2005 dhe ka qenë kampion tetë herë që nga atëherë. Leipzig është themeluar nga Red Bull në vitin 2009 dhe ka dalë në elitë pas shtatë vitesh.

Përkundër dominimit në Austri, Salzburg nuk ka mundur kurrë të arrijë të kualifikohet për Ligën e Kampionëve, pasi është eleminuar herë në rundin e tretë, e herë në pleof të kualifikimeve për këtë kompeticion.

Në anën tjetër, RB Leipzig pritet të shkojë drejt në fazën e grupeve nëse klubi merr aprovimin e UEFA-s, që ende nuk dihet. /Insajderi.com

The post Skuadra e Berishës mund ta lë RB Leipzigun jashtë Ligës së Kampionëve appeared first on INSAJDERI.

Nënkryetari i LDK-së: VV dhe AAK nuk janë fare opsion për koalicion

Posted: 14 May 2017 07:26 AM PDT

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, AAK-në si dhe PDK-në. Kështu ka bërë me dije nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu.

Veliu ka hedhur poshtë zërat se partia e tij do të mund të bëjë koalicion me VV-në. Madje një gjë e tillë sipas Veliut nuk ekziston as si opsion.

"Vetëvendosja nuk është fare opsion në këtë moment për LDK-në, ndërkaq për koalicion parazgjedhor ne kemi diskutuar dhe kemi orientim me hy me ato parti që tani me dihet me të cilat kemi qenë në periudha të ndryshme, ndërsa Vetëvendosje, AAK e as PDK nuk janë fare opsion për koalicion", ka thënë Veliu për Indeksonline.

Nënkryetari i LDK-së ka theksuar se vetëm pas zgjedhje organet e partisë do të ulën dhe të shikojnë rezultatet ku më pas do të dihet konkretisht se çka do të vendoset më tuje.

Ndërsa sa i përket kandidatit të ardhshëm për Kryeministër të Kosovës nga kjo parti, Veliu ka thënë se ende nuk është diskutuar brenda partisë kjo temë, pasi Kryetari Isa Mustafa tash më ka deklaruar se nuk do të jetë kandidat për Kryeministër nga radhët e LDK-së.

Ai gjithashtu ka thënë se ka vendosur të mos jetë as në listën e kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, këto pohime ai i ka ripërsëritur dje në tubimin e këtij subjekti në Istog ku u shënua 27 vjetori i themelimit të degës së LDK-së.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 11 qershor dhe mbahen pasi është rrëzuar Qeveria e Kosovës, pas një mocioni të opozitës të mbështetur nga PDK'ja.

The post Nënkryetari i LDK-së: VV dhe AAK nuk janë fare opsion për koalicion appeared first on INSAJDERI.

Nuk dihet se kush i financon partitë politike dhe si shpenzohen paratë

Posted: 14 May 2017 07:18 AM PDT

Partitë politike në Kosovë nuk janë treguar transparente për burimet e financimit të fushatave të tyre zgjedhore, si dhe për shpenzimet e parave që ato parti i marrin nga buxheti i shtetit, thonë përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.

Në vit, partive politike, të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës nga buxheti i Kosovës, u ndahen më shumë se 4 milionë euro.

Shuma e mjeteve për financimin e aktiviteteve të subjekteve politike bëhet në bazë të përfaqësimit të numrit të ulëseve të fituara në Kuvend për një mandat.

Por, përveç mjeteve që u ndahen nga buxheti i Kosovës, partitë politike financohen edhe nga burime tjera, që sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, nuk dihet se kush janë, pasi që nuk bëhen transparente.

Artan Canhasi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se financimi dhe raportimi financiar i partive politike në Kosovë, mbetet një problematikë e madhe.

Partitë politike në Kosovë, thekson Canhasaj, nuk janë treguar transparente në qarkullimet financiare dhe burimet e financimit.

"Ne, në KDI, vlerësojmë se duhet të zhvillohet një mbikëqyrje më e fuqishme e partive dhe e financave të partive. Fondet që ndahen nga buxheti i shtetit, duhet të raportohen se si shpenzohen, te taksapaguesit. KQZ-ja nuk bën ndonjë monitorim të fuqishëm të shpenzimit të parave nga partitë politike. Niveli i demokracisë, niveli i transparencës nuk është duke u rritur, por duke u përkeqësuar", thekson Canhasi.

Në anën tjetër, Arton Demhasaj, nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet "Çohu", në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se mungesa e një auditimi ka rritur në masë të madhe jotransparencën e shpenzimit të parave të partive politike.

"Partitë politike, në përgjithësi, janë treguar mjaft jotransparente sa i përket çështjes së financimit të tyre. Tashmë jemi në vitin e katër që financat e partive politike nuk auditohen dhe thjesht ne nuk e dimë se sa para shpenzojnë partitë politike dhe nuk e dimë se qysh i shpenzojnë ato para, nuk e dimë sesa para marrin nga bizneset dhe qytetarët partitë politike", pohon Demhasaj.

Ai e quan skandal faktin, siç thotë ai, "kur sheh se miliona euro shpërndahen përmes procesit të tenderimit te bizneset që kanë financuar partitë politike, sidomos partitë politike që kanë qenë në pushtet".

Disa nga partitë politike fushatën e tyre zgjedhore, thotë Artan Canhasi nga Instituti Demokratik i Kosovës, e mbështesin te biznese të dyshimta. Sipas tij, partitë politike nuk dihet se me para të kujt bëjnë fushatën zgjedhore dhe prej nga vijnë ato para.

"Financat në masë të madhe janë ato që e definojnë se çfarë fushate organizojnë partitë politike. Sa më shumë financa që kanë, i bëjnë edhe fushatat më të mëdha dhe mbledhin më shumë vota, por nëse ato para hyjnë nga burime jo të pastra edhe votat mund të konsiderohet se i fitojnë në atë mënyrë. Po ashtu, partitë u mbesin borxh atyre kompanive apo personave që i kanë financuar fushatat e tyre, me një fjalë kemi devijim të votës së sovranit nëpërmjet parave të pista", shpjegon Canhasaj.

Ndryshe, financimi transparent i partive politike është kërkesë edhe e Bashkimit Evropian dhe përsëritet nëpër Raportet e Progresit që publikon Komisioni Evropian.

Në bazë të Ligjit për financimin e subjekteve politike, partitë janë të obliguara që të publikojnë për çdo vit raportin vjetor financiar, që tregon të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e partisë. /REL

The post Nuk dihet se kush i financon partitë politike dhe si shpenzohen paratë appeared first on INSAJDERI.

Sturridge e kalon në epërsi Liverpoolin ndaj West Ham [video]

Posted: 14 May 2017 07:08 AM PDT

Liverpool ka kaluar në epërsi ndaj West Hamit, me golin e sulmuesit anglez, Daniel Sturridge.

Futbollisti i kombëtares angleze shënoi gol të bukur në minutën e 37-të të ndeshjes, duke kaluar portierin kundërshtar për ta shtyer më pas topin në rrjetë.

Ky gol mund të ketë rëndësi vitale për sezonin e Liverpoolit, pasi me fitore në ndeshjen e sotme Liverpooli i afrohet edhe më shumë sigurimit të pozicionit në mesin e katër skuadrave të para në renditjen e Premier Ligës.

Pas kësaj ndeshje, Liverpooli do të luajë ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Middlesbrough. Në këtë ndeshje “Të Kuqtë” do të ndeshen ndaj një skuadre që veçse ka rënë nga elita, raporton Insajderi.

Por, goli i Sturridge nuk i ka gëzuar tifozët e skuadrës së Arsenalit, të cilët shpresojnë në një hap fals të Liverpoolit në mënyrë që “topçinjtë” të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli ka 70 pikë në tabelë dhe renditet në vendin e katërt, ndërsa Arsenali ka 69 pikë dhe renditet në vendin e pestë./Insajderi.com

The post Sturridge e kalon në epërsi Liverpoolin ndaj West Ham [video] appeared first on INSAJDERI.

Ivanoviq: Duhet të ulemi dhe ta diskutojmë statusin e Kosovës

Posted: 14 May 2017 06:54 AM PDT

Lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq ka thënë se zgjidhja e problemeve të Serbisë me shqiptarët duhet të jetë prioritet i serbëve. Kolaps

"Sipas meje, politika serbe ka një listë të prioritete për raportet me kroatët dhe boshnjakët, duke i paraqitur ato më të rëndësishme se me shqiptarët. Unë mendoj se shqiptarët duhet të jenë prioriteti ynë", ka thënë Ivanoviq për Blicin serb.

Ai tha se potenciali për  telashe dhe konflikte mes shqiptarëve dhe serbëve është përcjellë me keqkuptime të mëdha.

Sipas tij mënyra e vetme për t'i zgjidhur këto probleme është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, dhe krijimi i raporteve të mira me shqiptarët nëpërmjet Tiranës.

Ai i vlerësoi shqiptarët si njerëz me tradita dhe konservatorë.

"I kemi vlerësuar gabim dhe i kemi nënvlerësuar në fakt. Ata janë njerëz shumë tradicionalë dhe konservatorë, prandaj mund të krahasohen me vendet e tjera. Duhet të përshtatemi dhe të gjejmë çelësin e komunikimit", ka thënë Oliver Ivanoviq.

Ai ka theksuar se Kosova asnjëherë nuk do të pushojë së qeni pjesë e Serbisë.

"Kosova nuk do pushojë asnjëherë së qeni Serbi, por duhet të ulemi dhe ta diskutojmë statusin e Kosovës", përfundoi Ivanoviq, shkruan lajmi.net.

Oliver Ivanoviq së fundi është liruar nga arresti shtëpiak, pasi është i dyshuar për krime lufte në Kosovë.

The post Ivanoviq: Duhet të ulemi dhe ta diskutojmë statusin e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Nga viti i ardhshëm telefonat me bateri që ngarkohen për 5 minuta

Posted: 14 May 2017 06:52 AM PDT

Telefonat me bateri të cilat ngarkohen plotësisht në vetëm pesë minuta mund të dalin në shitje duke filluar nga viti i ardhshëm.

Teknologjia u prezantua në 2015-ën, kur një kompani e re Izraelite e quajtur StoreDot prezantoi baterinë e saj Flash në një eveniment teknologjie CES në Las Vegas.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Doron Myersdorf ka thënë për BBC që kjo bateri pritet të dalë në prodhim në 2018-ën e hershme.

Sidoqoftë, Ben Wood, një analist i teknologjisë ka thënë që ka dyshime për këto pretendime.

Por Myersdorf shpjegoi se bateritë e firmës së tij kishin materiale të cilat kryenin reaksione jo tradicionale duke bërë të mundur një transferim të shpejtë të joneve nga anoda në katodë – ky proces i cili ngarkon baterinë.

Disa versione të baterisë ishin më të trasha se shumica e baterive të telefonave të mençur, por tani Myersdorf thotë që është gati për treg.

"Ne do të ngarkojmë një telefon inteligjent në vetëm pesë minuta," ka thënë ai. /Insajderi.com

The post Nga viti i ardhshëm telefonat me bateri që ngarkohen për 5 minuta appeared first on INSAJDERI.

Hamilton fiton një ‘triller’ ndaj Vettel në Spanjë

Posted: 14 May 2017 06:51 AM PDT

Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Spanjës, pas një dueli shumë të bukur me Sebastian Vettel.

Piloti britanik i Mercedesit u nis nga vendi i parë, por e humbi pozicionin në kthesën e parë, pasi gjermani i Ferrarit bëri një nisje shumë të mirë.

Gjithsesi, Hamilton e rifitoi vendin e tij në pjesën e fundit të garës, duke arritur të ngushtojë diferencën me Vettelin në vetëm 6 pikë në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve.

Në vend të tretë përfundoi Daniel Ricciardo me Red Bull, i cili përfitoi nga braktisja e garës së Kimi Raikkonen (Ferrari) dhe Valteri Bottas (Mercedes). /Insajderi.com

Hamilton fiton një ‘triller’ ndaj Vettel në Spanjë

The post Hamilton fiton një ‘triller’ ndaj Vettel në Spanjë appeared first on INSAJDERI.

Related Posts: