Tirana Observer: “Çmenduria e Rooney, humbet 600 mijë euro në 2 orë bixhoz” plus 9 more |
- Çmenduria e Rooney, humbet 600 mijë euro në 2 orë bixhoz
- Pas divorcit familja “u shpërbë”, nëna ka gjetur të dashur dhe fëmijët kanë një mesazh prekës për t’i dhënë
- Rama publikon një video nga protesta e PD dhe ka një mesazh për miqtë “demokratikas”
- Nga Metallica te Deep Purple: Origjina e emrave të bandave më të famshme të rok-ut
- Basha: Si do ta rrëzojmë “Republikën e Vjetër”. Rama i përgjigjet me një foto tallëse
- Zv/ndihmësi sekretari amerikan i Shtetit i jep një paralajmërim opozitës një ditë para vizitës në Tiranë
- Sëmundja e Artur Lekbellos, grekët mobilizohen për të mbledhur para për t’i zgjatur jetën
- VIDEO & FOTO: Treni i linjës Athinë-Selanik përplaset me banesën, shqiptarët shpëtojnë mrekullisht
- Horoskopi, e diel 14 maj 2017
- 10 ishujt më të bukur të Italisë
Çmenduria e Rooney, humbet 600 mijë euro në 2 orë bixhoz Posted: 14 May 2017 07:23 AM PDT Kohë të vështira këto për Wayne Rooney, tashmë jo më një pikë referimi te Manchester United. Në fakt, një dëshmitar okular ka deklaruar për "The Sun" se sulmuesi anglez ka humbur gati 600 mijë euro (rreth 500 mijë sterlina), në vetëm dy orë në kazino. "Mbërriti në mesnatë, në mesjavë, kur në kazino nuk kishte shumë njerëz. Shkoi në zonën VIP dhe qëndroi aty deri në orën 2 të mëngjesit. Wayne po luante në mënyrë të pakontrolluar. Fiksonte tavolinën dhe fishat, duke vënë baste të vazhdueshme në ruletë dhe në lojën "Black Jack". Ndërkohë që luante, konsumonte edhe birrë, por nuk ishte i dehur. Ishte gati i magjepsur nga loja. Kur ishte te ruleta, vendosi shumë baste për të kuqen dhe gjithashtu te numrat tek. Vazhdonte të humbte shumë, por kjo e shtynte që të luante edhe më shumë", citon "The Sun" burimin që ishte dëshmitar okular i ngjarjes. "Njerëzit që ishin në kazino e shikonin të shtangur dhe gati-gati nuk perceptonin atë që po ndodhte. Wayne gjatë fundit dukej vërtetë poshtë me moralin. Natyrisht personeli i kazinos e trajtoi si një personazh dhe bastexhi VIP. Rooney fiton shumë, por shifra që humbi ishte vërtetë e konsiderueshme", vijoi burimi i "The Sun". Një tjetër dëshmitar okular e shton dozën e dëshmisë së tij, pasi bën disa deklarata edhe në lidhje me reagimin e Coleen, bashkëshortes së ish-sulmuesit të Everton. "Nuk do të doja të isha në vendin e Rooney, kur bashkëshortja e tij, Coleen do të marrë vesh atë që ka bërë. Kur ngjarja ndodhi, ajo gjendej në Europë, me fëmijët, dhe kazino është vendi i fundit ku ajo do të dëshironte ta shihte të shoqin. Coleen është një grua biznesesh të suksesshme, ndaj ajo që ka bërë Rooney, për atë është e tmerrshme". |
Posted: 14 May 2017 07:15 AM PDT Sheldona dhe Eriksoni kanë ardhur sot në rubrikën "Ka një mesazh për ty" në "E diela shqiptare", moderuar nga Ardit Gjebrea, për të dhënë një mesazh për nënën e tyre, Irmën, pasi ajo do të largohet dhe ata dëshirojnë të jetë e lumtur. Sheldona rrëfen se ka lindur në Dragot të Elbasanit, por kur ishte 1 vjeç u shpërngulën në Vlorë, aty ku nisën mosmarrëveshjet mes prindërve të saj. Ajo thotë se ishte 10 vjeç kur nëna e saj është larguar për herë të parë nga shtëpia, për të shkuar në Elbasan te prindërit e saj. Por pas rreth 5 muajsh ajo u rikthye në shtëpi për t'u bashkuar sërish me bashkëshortin e saj, duke menduar për fëmijët e saj dhe se ai mund të ishte penduar për konsumimin e tepërt të alkolit. Ndërsa Eriksoni mendon se Irma u rikthye sepse u pendua për veprimin e saj. Kur prindërit e tyre vendosën të ndaheshin, Eriksoni zgjodhi të qëndronte me të atin sepse nuk i pëlqen fshati, ndërsa Sheldona shkoi me të ëmën, për të mos e lënë vetëm. Ajo thotë se nëqoftëse Eriksoni do të zgjidhte të shkonte më të ëmën, ajo do të qëndronte me të atin, pra ishte gjithçka në dorën e Eriksonit edhe pse ai ishte i vogël, vetëm 10 vjeç dhe Sheldona 12 vjeç. Pas 6 vitesh divorc, Irma vendosi të vazhdonte jetën e saj dhe para 4 muajsh krijoi një lidhje, ndërsa i ati i tyre është i martuar prej 5 vitesh. Eriksoni shprehet se është dakord për martesën e të atit sepse kishte nevojë për një femër, ndërsa Sheldona edhe pse ia ka kërkuar gjithmonë të ëmës të krijonte një lidhje, nuk e priti mirë. Pas 2-3 javësh Irma do të shkojë në Kretë tek i dashuri i saj, Artani dhe ata nuk e dinë nëse do të jetë largim i përhershëm apo i përkohshëm. Irma ka pranuar ftesën dhe vjen në studion e "E diela shqiptare", ku shikon të bijën në ekranin e murit ndarës, e cila ka një mesazh për të. Sheltona – Mami, të kam sjellë këtu sot se bashkë kemi kaluar çdo gjë. Jeta jonë nuk ka qenë e thjeshtë. Kemi mbështetur njëra-tjetrën… Irma – Dhe ashtu do vazhdojmë! Sheltona – Ti tani krijove një lidhje tjetër. Së pari, dua të të kërkoj falje për atë 1 muaj që unë të largova, kur ti krijove këtë lidhje sepse nuk ishte e lehtë që unë ta pranoja. Dhe kryesorja që të kam sjellë këtu është që të të uroj gjithë të mirat e kësaj bote, të jesh e lumtur aty ku do shkosh dhe mos ta mbash kokën pas që po më lë mua këtej. Ti je aq e zonja sa të kujdesesh që nga Kreta për mua, siç je kujdesur kur ke qenë këtu. Mami unë nuk jam vetëm! Eriksoni – Ma, nuk jemi vetëm, do jemi gjithmonë bashkë! Irma është shumë e emocionuar nga mesazhi i fëmijëve të saj dhe nuk mund të shprehet dot. Sheltona dhe Eriksoni përqafojnë Irmën, të cilët i dhanë bekimin për fillimin e jetës së saj të re edhe pse larg tyre, duke na treguar kështu sa e fortë është dashuria e fëmijëve dhe nënës për njëri-tjetrin./tv klan |
Rama publikon një video nga protesta e PD dhe ka një mesazh për miqtë “demokratikas” Posted: 14 May 2017 06:38 AM PDT Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish sot debatit për numrin e protestuesve që morën pjesë ditën e djeshme në tubimin e PD. Në një postim në Facebook, kryeministri ka publikuar një video nga kjo protestë, duke dhënë edhe një mesazh për ata që ai i quan "miq demokratikas" Reagimi i Ramës Meqe dje beme debat me ca miq demokratikas ketu ne rrjet, te cilet kembengulnin se fotoja qe une postova ishte bere dy ore perpara fillimit te protestes "me te madhe ne histori", meqe me akuzuan madje per trukim te fotos, po edhe meqe une s'jam nga ata qe terhiqem kur perballem me argumentin e forces e jo me forcen e argumentit, per te gjithe miqte demokrate ne kete rrjet, po postoj nje video dhe nje foto. Videon ma nisi nje mik i rrjetit, eshte bere gjate kendimit te himnit dhe nuk besoj se do me thote kush nder kundershtonjesit e djeshem, se himni nuk kendohet ne fillim te aktivitetit po dy ore perpara. Foton po ashtu, e mora nga nje tjeter mik i rrjetit, eshte faqja e pare e gazetes se PD-se sot, ku del qarte se njesoj siç numrat e protestes ne gojen e udheheqjes se çartur demokratikase jane pjelle e fantazise, edhe dendesia e protestuesve ne foton kryesore te organit te asaj partie, eshte pjelle e nje fotoshopimi qesharak. Prandaj, miq demokratikas ketu ne rrjet, debatoni sa te doni me mua, me kundershtoni sa t'u doje qejfi, po aman, ju lutem, per respekt ndaj vetes ne radhe te pare, bejeni "luften" me mua, me syte tuaj, jo me syte e udheqesve te verber, qe ju duan peng; me zerin tuaj, jo me zerin e altoparlanteve te udheheqjes, qe ju duan shurdhe; me mendjen tuaj, jo me mendjen e te marreve ne udheheqje, qe ju duan mish per top kunder drejtesise se re dhe Shqiperise qe duam. |
Nga Metallica te Deep Purple: Origjina e emrave të bandave më të famshme të rok-ut Posted: 14 May 2017 04:28 AM PDT Të fshehta e emrave të bandave më të njohura, që pa pasur as idenë më të vogël për famën do të krijonin, nuk i morën shumë seriozisht emrat e tyre. ABBA, në gjuhën hebreje, "abba" nënkupton fjalën baba, por banda pretendon se nuk kishte asnjë dijeni për këtë ngjashmëri. Anëtarët e bandës deklaronin se kishin bashkuar inicialet e emrave të tyre: Agnetha, Bjorn, Benny dhe Anni-Frid, për të emëruar një nga bandat më të njohura të të gjitha kohërave. AC/DC, mendohet se u krijua kur një anëtar i bandës e pa në një aplikim të zakonshëm dhe mendoi se kishte lidhje me pushtetin. Banda AC/DC është akuzuar për përmbajtje biseksuale, duke qenë se ky kombinim përdorej në zhargon për biseksualizmin, pretendime të cilat janë hedhur poshtë. Shpjegimi i dytë është natyra kundër gjithçkaje që banda reklamon, ka kuptimin e Against Christ/Devil's Children (Kundër Krishtit/Fëmijët e Djallit). THE BEATLES, anëtari i parë i bandës Stuart Sutcliffe erdhi me këtë ide, si ngacmim nga një shfaqje e grupit të Buddy Holly, grup të cilin anëtarët e adhuronin. Më parë ata përdornin emrin "The Quarrymen" ose rrallë "The Silver Beetles". Më vonë ata e shkurtuan emrin e bandës, duke e quajtur thjesht "The Beatles", për të theksuar ritmin e nevojshëm në muzikë dhe poezi. I frymëzuar prej filmit "The Wild One", Xhon Lenon bashkoi emrin "Beetles" dhe "Beat" duke krijuar emrin e përhershëm të bandës. Ai shprehej se kishte ëndërruar për një fëmijë, që vinte nga qielli dhe që i kishte thënë emrin "Beatles". THE BEE GEES është një bandë e viteve '60, që luante rrok të lehtë të njohur si muzika "disko". Disa shprehen se "BG" do të thotë "Brothers Gibb" (vëllezërit Gibb). Një artikull mbi grupin shprehet se, ata kanë përdorur emrat e dy miqve që i ndihmuan: Bill Goode dhe një DJ Bill Gates. THE DOORS, Xhim Morison lexoi poetin Uilliam Bleik, i cili shkruante "nëse dyert e perceptimit janë të pastra, atëherë për njeriun do të jetë çdo gjë ashtu siç duket". The Doors shprehej se ka gjëra të njohura dhe të panjohura, e mes tyre qëndrojnë dyert. DURAN DURAN, e morën emrin e tyre sipas personazhit të filmit "Barbarella". GOO GOO DOLLS, më parë grupi përdori emrin Sex Maggots (Larvat e seksit), por një gazetë vendase nuk pranoi t'i publikonte me këtë emër, ndaj ata fare rastësisht e ndryshuan emrin në Goo Goo Dolls, sipas reklamës së një kukulle që po ta ktheje së prapthi qante. GREEN DAY, ky emër ka tri kuptime. Së pari, mendohet të vijë nga një film fantastiko-shkencor, ku masat e mbipopulluara ushqeheshin me një lloj të veçantë ushqimi. Së dyti kur anëtarët e grupit u përjashtuan nga shkolla, drejtori u kishte thënë "kur të arrini të bëni ju ndonjë gjë për veten, ferri do të bëhet i gjelbër". Së treti thuhet se në zhargon "ditë të gjelbra", quhen ditët kur ke përdorur drogë. GUNS 'N' ROSES e ka zanafillën prej dy bandave "L.A Gunns" dhe "Hollywood Roses". Kjo e fundit kishte si lider Axl Rose, ndërsa Traci Guns drejtonte bandën tjetër. Të dyja bandat frekuentonin të njëjtat klube, luanin atje muzikë dhe ishin miq. KISS, sipas Paul Stranley, Kiss (Puthja e vdekjes) thjesht tingëllonte më e rrezikshme dhe më tërheqëse. Kiss i mohonte fjalët që shpreheshin se, emri i bandës së tyre kishte të bënte me "Kids In Service of Satan" (Fëmijët në shërbim të satanit), ose me "Keep It Simple Stupid". LED ZEPPELIN, Jimmy Page ishte duke pirë me Moon dhe Entwhistle, të cilët po talleshin me dy miq të bandës, Daltrein dhe Tounshend. Ata bënë shaka duke thënë se banda e tyre do të shkojë lart, siç mund të ngjitet një balonë plumbi. Kur Jimmy krijoi bandën e tij, ai e kujtoi këtë bisedë dhe mendoi t'ia vinte emrin bandës "Lead Zeppelin", por meqë një bandë kishte emrin Iron Butterfly (Flutura e hekurt), ai ia hoqi shkronjën "a". Pra, fillimisht banda kishte kuptimin "Balona e hekurt ose prej plumbi". METALLICA, Lars Ulrich po ndihmonte një mik të gjente një emër për broshurë të një bande, që luante muzikë metal. Mundësitë ishin midis Metal Mania dhe Metallica. Metal Mania u përdor për broshurën, ndërsa Lars e përdori Metallican për bandën e tij. NIRVANA, është gjendje e përmendur nga budizmi si çasti i krijimit të lumturisë ideale të arritur prej asgjësimit të dëshirave vetjake. OASIS, sipas origjinës britanike vendase kishte kuptimin e një kompanie taksish në Mançester, të një linje veshjesh për femra, të një lokali indian dhe të një klubi ku "The Beatles" luanin në fillimet e tyre. PINK FLOYD, e mori emrin prej dy legjendave të bluzit në Xhorxhia, Pink Andersonit dhe Floyd Cuncilit, pasi në fillimet e saj banda e shihte veten si një grup bluzi. R.E.M., sipas studimeve të ëndrrave, ky term i referohet lëvizjes së shpejtë të syve gjatë gjumit, kur personi që po fle është duke ëndërruar. Anëtari i bandës Michael Stipe shprehej se nuk kishte asnjë arsye përse banda ishte emëruar kështu. THE ROLLING STONES, u quajtën kështu prej një kënge bluz të Howlin Wolf, të cilën Keith Richards e pëlqente shumë në versionin e regjistruar prej Muddy Waters. U2 ka tri mundësi për emërimin e këtij grupi muzikor. Së pari mund të ketë ardhur prej aeroplanëve spiunë të Shteteve të Bashkuara të krijuar në vitet 1960. Së dyti i referohet shprehjes së shkurtuar "You too" (edhe ti), për të cilësuar rolin e rëndësishëm që luan audienca në përvojën muzikore. Së treti, U2 është një formë papunësie në Irlandë. DEEP PURPLE, e mori emrin për shkak se gjyshja e Ritchie Blackmore pëlqente këngën "Deep Purple" të Bing Crosby. |
Basha: Si do ta rrëzojmë “Republikën e Vjetër”. Rama i përgjigjet me një foto tallëse Posted: 14 May 2017 03:21 AM PDT Një ditë pas protestës së 13 majit në bulevard, kreu i PD, Lulzim Basha tha nga çadra e lirisë, se zgjedhje në 18 qershor me këtë qeveri nuk do të ketë. Ai tha se Republika e Re që u shpall ditën e djeshme kërkon tranzicion të butë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Basha u shpreh se nëse maxhoranca nuk pranon dialogun dhe ti hapë rrugë zgjidhjes së butë, “Republika e Vjetër”, siç e quan Basha, do të përmbyset. Pjesë nga fjala e Bashës:
Republika e re e ka nisur rrugëtimin e saj, nuk ka hap prapa. Nëse republika e vjetër e krimit dhe e vesit nuk tërhiqet nga plani ogurzi dhe i papranueshëm për shqiptarët për të bërë zgjedhje fasadë, për të zgjedhur parlament me diktatin e drogës dhe jo me votën e lirë të qytetarëve, për tu angazhuar në një proces farse elektoral monist, nëse nuk pranon përmes dialogut politik t'i hapë rrugë zgjidhjes me zgjedhje të lira e të ndershme, republika e re do të marrë në dorë me të gjitha format dhe mënyrat fatet e qytetarëve, institucionet, kushtetutën e re dhe së bashku paqësisht, por me vendosmëri do të përmbysim republikën e vjetër. Nëse kjo qeveri nuk i hap rrugë atëherë qytetarët e Republikës së Re në mënyrë paqësore, por totale do të përmbysin republikën e vjetër. Me popullin nuk luhet më. Ose përmes zgjedhjeve të lira ose përmes përballjes së të vjetrës me të renë, kjo rrugë do shkoje deri në fund. Ajo qe nisem dje nuk do të ndalet. Zgjidhja e parë ishte të ulnim kokën të pranonim shtypjen e Republikës së vjetër. Përgjigjen për këtë republika e vjetër e mori dje me bashkimin e qytetareve: kurrë! Zgjidhja e dytë është ose do e çmontojmë krimin dhe do rikthejmë pushtetin dhe Shqipërisë qytetarëve për zgjedhje të lira e të ndershme ose do ta përmbysim Republikën e vjetër përmes marshimit, bashkimit, qëndresës popullore të qytetareve shqiptare. Rrugë tjetër nuk ka. Në një forme apo tjetrën droga dhe krimi do çmontohen dhe Republika e vjetër do të përmbyset". Rama i përgjigjet me një foto ironizuese Bashës E ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha kërcënonte sot se nëse maxhoranca nuk pranon dialogun dhe ti hapë rrugë zgjidhjes së butë, “Republika e Vjetër” do të përmbyset, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një foto ironizuese në Facebook.
|
Posted: 14 May 2017 01:29 AM PDT Një ditë para mbërritjes në Tiranë zëvendësndihmës sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee lëshon apelin e tij kundër çdo lloj bojkoti. "Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe të mbrojnë interesat e qytetarëve. Deputetët nuk mund të heqin përgjegjësinë që kanë duke bojkotuar parlamentin", tha zyrtari i lartë amerikan ndërsa kujtoi këshillën e ish-presidentit amerikan Ruzvelt "se është më mirë të jesh një lider i guximshëm në arenë sesa një kritik apo vëzhgues nga jashtë". Gjatë fjalës së tij në forumin rajonal për siguri "2BS" në Budva të Malit të Zi, zyrtari i lartë amerikan tha se Qeveritë në rajonin e Ballkanit duhet të luftojnë kundër korrupsionit dhe udhëheqësit e rajonit duhet të gjejnë kurajën politike, për të bërë reformat e nevojshme në interes të qytetarëve. |
Sëmundja e Artur Lekbellos, grekët mobilizohen për të mbledhur para për t’i zgjatur jetën Posted: 14 May 2017 12:33 AM PDT Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare dhe Tiranës, Artur Lekbello, është në gjendje kritike. 51-vjeçari vuan nga një sëmundje e rrallë dhe për t'u diagnostikuar ka një kosto të papërballueshme nga familja Lekbello e cila po e ndjek atë në Selanik për vizita. Sipas asaj që shkruajnë gazetat sportive helene, kryetari i veteranëve të Arisit, Janis Venos, ka njoftuar se më 17 maj do të zhvillohet një ndeshje miqësore për të mbledhur para për terapinë e ish-futbollistit. Lekbello po jeton një dramë personale kohët e fundit, duke qenë se vuan nga një sëmundje e muskujve. "Jemi këtu për të ndarë me tifozët e Arisit dhe gjithë Selanikun mbështetjen që duhet të japim për ish-lojtarin tonë, Artur Lekbello. Do të zhvillohet një ndeshje miqësore për të ndihmuar Arturin më 17 maj, me një ekip të përbërë nga ish-lojtarët e Arisit kundër atyre që shpallën Greqinë kampione Europe në vitin 2004. Duhet të mbledhim disa të ardhura, të cilat do ia dorëzojmë Arturit, me qëllim që të fillojë terapinë për kurimin e sëmundjes së muskujve në Berlin ose Amerikë. Ky është një rast që ndodh 1 herë në 2 milionë. Është shumë e rrallë… Ai është ende i ri, vetëm 51 vjeç dhe ka dy fëmijë. Majat e gjymtyrëve nuk mund t'i lëvizë fare. Nuk mundet as të ngrejë telefonin, nuk mundet të ngrejë dorën të përshëndesë dikë. Rasti i tij na ka shtangur. Shanset për të jetuar me këtë sëmundje janë deri në 3 vjet dhe Arturi ndodhet në vitin e pestë. Duhet ta ndihmojmë të arrijë të pamundurën. Sëmundja po përparon, kështu që të gjithë të vijnë në stadium, të mbështesim Arturin të zgjasë jetën", deklaroi Venos. Sëmundja e rrallë Artur Lekbello, ish-lojtari i njohur i Tiranës në vitet '80-'90, ka ende forcë ka folur për mediat greke rreth "Së pari, dua t'i falënderoj të gjithë veteranët e klubit të Arisit, që ndërmorën këtë nismë për të zhvilluar një ndeshje miqësore për mua dhe të më ndihmojnë. Kam një sëmundje, ku maksimalja që mund të jetosh është 3 vjet, por falë Zotit unë kam arritur në vitin e pestë. Pasi kuptova për sëmundjen që kisha, fëmijët e mi e morën në dorë këtë situatë dhe bënë disa kërkime jashtë Greqisë. Për fat të mirë, ndodhet një klinikë e specializuar në Gjermani dhe një në Amerikë, që janë shumë të përparuara për sa i përket kësaj sëmundjeje", thotë fillimisht Lekbello. Mirëpo, problemin e tij nuk e dinë shumë njerëz dhe Arturi mundohet ta shpjegojë hollësisht. "Unë nuk doja që kjo çështje të merrte përmasa të tilla, pasi doja të bëja luftën time. Prita se mos ndoshta sëmundja do të ndalonte vetvetiu, pra nëse do të reagonte organizmi im. Por, kjo gjë nuk ka ndodhur deri më sot. Sëmundja quhet 'pamjaftueshmëri muskujsh'. Ajo fillon nga duart ose këmbët", tregon ish-futbollisti i Arsit të Selanikut. Kush është talenti bardheblu? Artur Lekbello ka lindur më 23 shkurt 1966 në Tiranë. Karriera si lojtar: 1986-1991- Tirana, 1991-1998- Aris Selanik. Me ekipin kombëtar: 30 ndeshje. Pas viteve 2000, trajner i të rinjve të Arisit. 2012-2013: trajner i Tiranës. |
VIDEO & FOTO: Treni i linjës Athinë-Selanik përplaset me banesën, shqiptarët shpëtojnë mrekullisht Posted: 14 May 2017 12:32 AM PDT
Kanë shpëtuar për mrekulli dy emigrantë shqiptarë, kur dy vagona të trenit që doli nga shinat në afërsi të Selanikut u përplasën në banesën e tyre. Për fat, vagonat më përpara përshkuan një godinë të ndërmarrjes së hekuruadhave, dhe kjo ua preu hovin. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, ANA-MPA, të dy shqiptarët ndodheshin në shtëpi në momentin e aksidentit. "I hutuar dhe me frikën të pikturuar në fytyrë, njeri prej dy të mbijetuarve deklaroi më pas se ai u tmerrua nga përplasja e vagonave me banesën dhe nga frika kërceu jashtë shtëpisë", shkruan agjencia greke. Treni ekspres i linjës Athinë-Selanik me 70 pasagjerë, doli nga shinat për arsye që ende nuk dihen. Ngjarja ndodhi në orët e vona të së shtunës, në vendin e quajtur Adedros, në afërsi të Selanikut. Ndërmarrja e hekurudhave njoftoi paraditen e të dielës se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 7 të tjerë janë plagosur dhe tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë./Robert Goro/ Ora News |
Posted: 13 May 2017 02:13 PM PDT Dashi Sot do të ndiheni mjaft superior. Këtë gjë do ta vënë re edhe personat e tjerë rreth jush dhe do t'ju vënë në dijeni rreth kësaj. Nga ana tjetër femrat e kësaj shenje do të ndihen shumë autoritare sa i përket figurës së nënës dhe të gruas. Por, kujdes duhet të tregoheni të sjellshëm në lidhje me çdo situatë. Demi Sot do të keni një dëshirë të madhe për të bërë diçka, ndryshe nga rutina e zakonshme e juaja. Ajo që kërkoni më shumë është të mos qëndroni në shtëpi, por dilni të zbuloni vende të reja dhe njerëz të rinj. Nëse nuk keni mundësi të udhëtoni larg, mund të zgjidhni të eksploroni qytetin tuaj. Mundohuni të bëni diçka të re dhe emocionuese sot. Binjakët Sot preferoni të qëndroni të distancuar dhe të mos bëni marrëzirat që bëni zakonisht. Keni nevojë për kohë që të qëndroni vetëm, mënjanë dhe të mendoni për veten tuaj. Në ambientin e punës do ndjeheni shumë mirë në prani të kolegëve dhe do kuptoheni shkëlqyeshëm. Kujdes duhet të tregoni me shëndetin. Gaforrja Sot Hëna është në shenjë tuaj që do të thotë se duhet të bësh shumë përpjekje që të arrish të kesh marrëveshje me të tjerët. Nuk është për fajin tuaj, por kështu ndodh kur Hëna është në shenjën tuaj. Duhet të mundoheni të jeni akomodues, të sjellshëm dhe bashkëpunues me të tjerët. Luani Sot ndiheni superior. Kjo për shkak se Dielli është në shenjën tuaj dhe kjo ju bën që të bini në sy tek të tjerët. Përdoreni këtë si armë të fortë nëse keni dëshirë të qëndroni në qendër të vëmendjes. Gjithashtu jeni të fokusuar në çështjet e shëndetit sot. Ditë e mirë për të konsumuar shumë lëngje. Virgjëresha Kjo është një ditë e gjatë dhe argëtuese për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Si fundjavë do të ndiheni mirë nëse shkoni në shfaqje të ndryshme si kinema, teatër, piknik etj. Çdo gjë që ju jep një ndryshim të peizazhit do të jetë një dhuratë e mirëpritur. Financat do arrini t'i mbanin nën kontroll. Peshorja Sot vëmendja juaj përqendrohet te shtëpia, familja dhe jeta juaj personale. Pas një jave të lodhshme keni nevojë t'i kushtoni më shumë kohë familjes suaj. Pasi këto momente janë të rralla për ju. Shfrytëzojini këto momente, njerëzit tuaj të afërt kanë nevojë për praninë tuaj. Akrepi Kjo është një ditë stimuluese. Ju dëshironi biseda kuptimplota me të tjerët, jo vetëm biseda sipërfaqësore për motin. Gjithashtu, dëshironi të dini se çfarë mendojnë të tjerët për gjëra të rëndësishme. Ndërkohë, nëse mundeni, bëni edhe një sy gjumë sepse keni nevojë për më shumë pushim. Shigjetari Jini të durueshëm me partnerin/en dhe miqtë e ngushtë që duket se janë të bezdisshëm tani. (Dhe janë realisht.) Sot fokusi juaj është paraja dhe pasuria. Ju jeni duke menduar për atë që me të vërtetë ka rëndësi. Është mjaft e përshtatshme. Bricjapi Sot Hëna është në shenjën tuaj, e cila mund të të bëjë më emocionale sesa zakonisht. Vendosja e Diellit ju bën të dëshironi të luani, të relaksoheni dhe të shijoni një pushim ose një eveniment sportiv. Ju gjithashtu do t'i gëzoheni argëtimit në shtëpi. Ujori Sot do të kërkoni të keni një ditë të qetë. Keni nevojë të rrini vetëm, pasi keni nevojë për pak vetmi. Do të kërkonit të relaksoheshit në një nga ambientet e shtëpisë suaj. Beqarët bëjnë mirë t'i pranojnë ftesat për takime që do ju bëhen sot. Shëndeti do jetë disi delikat, por gjithçka kalimtare. Peshqit Biseda me një mik apo femër do të jetë kuptimplotë për ju sot. Mund të dëshironi edhe të ndani idetë tuaja për të ardhmen për të marrë disa reagime. Kjo është një kohë me ritme të shpejta për ju tani pjesërisht, për shkak të kaosit që po ndodh në shtëpi. Kujdesuni pak më tepër për financat që të shmangni problemet. |
10 ishujt më të bukur të Italisë Posted: 13 May 2017 02:09 PM PDT Një zonë e Paqësorit, apo ndonjë "xhep" tjetër nëpër botë, mund të jenë një destinacion më tërheqës dhe më ekzotik për t'ia treguar miqve, por nuk është nevoja për t'i rënë botës rreth e për qark për të gjetur skenarë magjikë dhe një det prej ëndrrash. Italia ka brigjet më të bukura dhe ishuj të parajsës, me atraksione historike, kulturore dhe gastronomike. Pra, nuk mbetet gjë tjetër ves se të zgjidhni dhe të prenotoni pushimet. SICILIA – Fillojmë udhëtimin tonë nga ishulli më i madh në brendësi të Mesdheut. Bukuritë e tij janë të pambarimta: plazhe të mrekullueshme, mrekulli arkeologjike, ndërtesa përrallore dhe një vullkan aktiv (Etna), që herë pas here shndërrohet vërtet në një spektakël. SARDENJA – Është ishulli i dytë italian për nga madhësia, por ofron një det, që me siguri nuk ka të krahasuar. Ujërat e saj ngjasojnë me brigjet e Egjeut, plazhet e bardha dhe një zonë e thellë dhe e pasur me histori dhe bukuri, duke e bërë atë një nga destinacionet turistike më të famshme. ELBA – Është një zonë absolute në zonën e Tirrenios. Në mesin e miqve të saj më të famshëm, edhe ajo krenohet me rezidencën e Napoleon Bonapartit, i cili kaloi aty mërgimin e tij të parë. Ata që i duan plazhet, mund të marrin frymë lehtësisht: në Elba numërohen gjithsej 150 të tillë. PONZA – Është një tjetër mrekulli e Tirrenios. Ndodhet në gjirin e Gaeta-s, ajo u ofron vizitorëve fshatra piktoreskë dhe detarë me një bukuri që të lë pa frymë. Vija bregdetare, shumë e prerë, ka disa plazhe dhe mini-plazhe: një nga më të famshmit është Chiaia di Luna, nga vetë forma karakteristike e gjysmë hënës nga merr dhe emrin. ISCHIA – Është një nga ishujt më të mëdhenj të arkipelagut të gjirit të Napolit. Plazhet e tij plot rërë dhe ujërat termalë, e bëjnë atë një destinacion mjaft popullor për të kaluar pushime të paharrueshme nga turistët që dynden në çdo sezon të verës. KAPRI – Sipas legjendës, Kapri ishte shtëpia e sirenave, të cilat tërhoqën marinarët me këngët e tyre, por që i dënuan ata të mbyten. Një nga 'xhevahirët' e ishullit, përveç shkëmbinjve të famshëm, është Grotta Azzurra, i cili arrihet vetëm me anije në disa momente të ditës, i njohur për efektet e tij fantastike të dritës. PROCIDA – Më i vogli nga tre ishujt partenope. Më pak i njohur nga 'motrat e mëdha', Kapri e Ischia, ai është i përsosur për ata që janë në kërkim të qetësisë dhe relaksit. Ishulli ofron plazhe, fshatra piktoreskë dhe monumente për t'u vizituar, si Kisha e Shën Mikeles. FAVIGNANA – Është më i madhi i ishujve Egadi, rreth 7 km nga brigjet perëndimore të Sicilisë, mes Trapanit dhe Marsalas. Emri i tij vjen nga era e nxehtë e ardhur nga perëndimi, e cila përplaset shpesh në ishull. Ka një det të mrekullueshëm dhe ka aromë mesdhetare. PANTELLERIA – Shtrihet për rreth 80 km² dhe gjendet 110 km në jug-perëndim të Sicilisë dhe 70 në veri-lindje të Tunizisë. Ishulli ka një origjinë vullkanike siç dëshmojnë shkëmbinjtë e tij të ashpër dhe të zinj. Shpërthimi i fundit ka ndodhur në vitin 1981, por që atëherë ka pasur episode të vogla të rishfaqjes së vullkanit. MADDALENA – I vendosur përpara brigjeve veriore të bregdetit të Sardenjës, është ishulli më i madh i arkipelagut me të njëjtin emër, ku bëjnë pjesë edhe Spargi, Budelli, Caprera, Santo Stefano, sa për të cituar disa. I gjithë arkipelagu është një mrekulli e vërtetë e natyrës, me detin kristal dhe të qartë, plazhe me rërë të bardhë dhe shkëmbinj të rrumbullakët, të cilët e kanë kthyer atë në një prej atraksioneve më të mëdha të Sardenjës. |
You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |