“Moskë: Protestë kundër rrënimit të ndërtesave të kohës sovjetike” plus 19 more Radio Evropa e Lirë |
- Moskë: Protestë kundër rrënimit të ndërtesave të kohës sovjetike
- Gazetari kazak hospitalizohet pasi raportohet se është therur
- Afganistan: Vriten 5 fëmijë nga një sulm me mortajë
- Kosova ende larg anëtarësimit në OBT
- Xi bën thirrje për bashkëpunim më të madh mes Azisë dhe Evropës
- Maqedoni: Pushteti lokal para bllokimit, kërkohet zgjidhje
- Mustafa: Kombinatin “Trepça” e shpëtuam nga falimentimi
- Nuk dihet se kush i financon partitë politike dhe si shpenzohen paratë
- Betimi i Macronit president i Francës
- Forcat irakiane nisin ofensivë të re në Mosulin Perëndimor
- Europol: Sulmi kibernetik ka pasur për cak të paktën 150 shtete
- Greqi: Treni del nga binarët dhe përplaset me një shtëpi
- Veseli: Kosova do të jetë Zvicra e Ballkanit
- Koreja e Veriut kryen provë të re raketore
- Macron bën betimin si president
- Shpëtohen mbi 400 migrantë në Detin Mesdhe
- Iran: Nga tërmeti kanë vdekur 2 persona
- Gjysmëmaratona "Prishtina 2017"
- BE kritikon Azerbajxhanin për bllokimin e ueb-faqeve të pavarura
- Portugalia fiton Eurovisionin
| Moskë: Protestë kundër rrënimit të ndërtesave të kohës sovjetike Posted: 14 May 2017 09:35 AM PDT Mijëra persona kanë marrë pjesë në një protestë në Moskë kundër rrënimit të blloqeve të banimit të kohës sovjetike. I mbështetur nga presidenti, Vladimir Putin, kryetari i Moskës, Segei Sobyanin po planifikon që të rrëzojë disa ndërtesa banimi, të ndërtuara në vitet 1950-1960, për të lehtësuar përballjen me krizën e strehimit në Rusi. Protestuesit kanë mbajtur pankarta kundër Sobyanin, të tilla si "Unë e pranoj rënimin – e Sobyanin", "Largoni duart nga prona ime", e të ngjajshme. Autoritetet në Moskë kanë lejen e mbi 5 mijë njerëzve për të rënuara banesat. Blloqet e banimit ishin projektuar për montim të shpejt dhe disa verisone të tyre konsiderohen se kanë një afat prej 25 vjetësh. Mbështetësit argumentojnë se projekti prej 62.1 miliardë dollarësh është jetim, pasi do të zëvendësojë ndërtesat e vjetra në qytetin e Moskës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Gazetari kazak hospitalizohet pasi raportohet se është therur Posted: 14 May 2017 08:36 AM PDT Një gazetar nga Kazakistani është dërguar në spital, pasi raportohet se është therur në stomak, pak para një takimi të planifikuar me zyrtarë evropinë, me të cilët ishte paraparë që të diskutonte për lirinë e medias. Një doktoreshë në spitalin në qytetin Shu, i ka thënë Shërbimit Kazak të Radios Evropa e Lirë se Ramazan Yesergepov, ish-kryeredaktor i gazetës së pavarur Alma-Ata Info, është në gjendje stabile. Kolegët e Yesergepov kanë thënë se ai ishte duke udhëtuar me tren për në kryeqytetin Astana, ku do të takohej me amabsadorë nga disa vende të BE-së, për të diskutuar për gazetarët opozitarë që janë të burgosur. Ende nuk është konfirmuar rrethana se si është plagosur gazetari. Yesergepov, 61-vjeç, ishte liruar nga burgu më 2012, pasi kishte qenë i burgosur për 3 vjet, për shkak se ishte dënuar për publikimin e sekreteve shtetërore. Ai momentalisht udhëheq një organizatë joqeveritare për të drejtat e gazetarëve. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Afganistan: Vriten 5 fëmijë nga një sulm me mortajë Posted: 14 May 2017 07:23 AM PDT Pesë fëmijë janë vrarë nga sulmi me një mortajë. Fëmijët ishin duke luajtur në një fushë, në provincën lindore Laghman, kur ka shpërthyer mortaja, ka thënë një zyrtar. Dy fëmijë të tjerë po ashtu janë lënduar nga shpërthimi. Fëmijët ishin ndërmjet moshës 7 dhe 12 vjeç. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim, por zëdhënësi i guvernatorit provincial, Sarhadi Zwak ka fajësuar kryengritësit talibanë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kosova ende larg anëtarësimit në OBT Posted: 14 May 2017 07:03 AM PDT Është bërë gati një dekadë që autoritetet kompetente në Kosovë thonë se kanë filluar përgatitjet për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), por deri më tani nuk kanë aplikuar. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Xi bën thirrje për bashkëpunim më të madh mes Azisë dhe Evropës Posted: 14 May 2017 05:53 AM PDT Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka bërë thirrje për bashkëpunim më të ngushtë në mes të vende në Azi dhe Evropë duke filluar nga anti-terrorizmi deri tek financat, derisa liderët nga 29 shtete janë mbledhur në Pekin për të promovuar iniciativën kinezë për tregti, përmes së cilës mund të rritet ndikimi global i Pekinit në tregti dhe gjeopolitikë. Samiti dyditor që po mbahet në Pekin, me inciativën e presidentit Xi, për projektin e quajtur "Një rrugë", një projekt për ringjalljen e rrugës tregtare antike, e quajtur "Rruga e Mëndafshit". Xi ka premtuar 124 miliardë dollarë për inciativën e cila synon të lidhë Kinën me Afrikën, Azinë dhe Evropën, përmes një rrjeti portesh, hekurudhash, rrugësh dhe paqeve industriale. Duke folur para liderëve, përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin dhe atë turk, Recep Tayyip Erdogan, Xi i ka siguruar diplomatët perëndimor se plani nuk ishte thjesht një përpjeke për të promovuar ndikimin global të Kinës. "Me avancimin e këtij projekti, ne do të krijojmë një model të ri të bashkëpunimit, nga i cili do të kemi përfitime të përbashkëta", ka thënë ai. Xi gjithashtu ka premtuar 8.70 miliardë dollarë ndihmë për vendet dhe organizatat ndërkombëtare që do të bëhen pjesë e planit për "Rrugën e Mëndafsht". Xi tha se projekti është i hapur për të gjithë, përfshirë Evropën dhe Afrikën. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Maqedoni: Pushteti lokal para bllokimit, kërkohet zgjidhje Posted: 14 May 2017 05:32 AM PDT Krahas krizës qeveritare, Maqedonia ndodhet edhe para krizës së pushtetit lokal. Të hënën skadon mandati i kryetarët të komunave, pasi Kuvendi s'kishte arritur me kohë t'i shpallte zgjedhjet lokale. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mustafa: Kombinatin “Trepça” e shpëtuam nga falimentimi Posted: 14 May 2017 05:13 AM PDT Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka thënë se qeveria që ka udhëhequr ai, pas "17 vjetësh paqartësi", ka ofruar zgjidhjen më të mirë për Kombinatin "Trepça". "E shpëtuam nga falimentimi, i hapëm perspektivë të fuqishme zhvillimore, i bëmë minatorët bashkëpronarë të Trepçës", ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Nuk dihet se kush i financon partitë politike dhe si shpenzohen paratë Posted: 14 May 2017 05:08 AM PDT Partitë politike në Kosovë nuk janë treguar transparente për burimet e financimit të fushatave të tyre zgjedhore, si dhe për shpenzimet e parave që ato parti i marrin nga buxheti i shtetit, thonë përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Betimi i Macronit president i Francës Posted: 14 May 2017 04:44 AM PDT Emmanuel Macron ka bërë betimin si president, duke bërë që 39-vjeçari të bëhet presidenti më i ri në moshë i Francës. "Mandati i im do t'ia rikthejë Francës vetëbesimin për të besuar në vetveten", tha Macron në ceremoninë e mbajtur në Pallatin Elize. (Video: Reuters) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Forcat irakiane nisin ofensivë të re në Mosulin Perëndimor Posted: 14 May 2017 04:32 AM PDT Një zyrtar i lartë ushtarak ka thënë se forcat qeveritare irakiane, kanë nisur një ofensivë të re, për të larguar militantët e Shtetit Islamik, nga katër lagje në perëndim të Mosulit. Në deklaratën e Gjeneralit Abdul-Amir Rasheed Yar Allah, thuhet se forcat speciale irakiane janë duke lëvizur drejt lagjeve al-Eraibi dhe al-Rifaie, ndërsa pocilia ushtarake dhe forcat e rregullta të ushtrisë, janë duke luftuar me militantët e IS-it, në afërsi të lagjes al-Ektisadieen. Yar Allah ka thënë se forcat "kanë thyer frontifikatat e armikut", duke mos dhënë më shumë detaje. Operacioni për rimarrjen e Mosulit ka nisur në tetor dhe pjesa lindore e qytetit u shpall e çliruar në janar. Forcat irakaine kanë nisur operacionet për rimarrjen e pjesës perëndimore të Mosulit në muajin shkurt. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Europol: Sulmi kibernetik ka pasur për cak të paktën 150 shtete Posted: 14 May 2017 04:25 AM PDT Sulmi kibernetik i së premtes, ka goditur 200,000 mijë viktima në të paktën 150 shtete të botës, ka thënë agjencia e BE-së, Europol, duke shtuar se numri i të prekurve nga sulmet kibernetike mund të rritet. Drejtori i Europolit, Rob Wainërig, ka thënë se çka ishte e veçantë e këtij sulmi, ishte përdorimi i një softveri në atë mënyrë që virusi të përhapet automatikisht. "Përhapja e këtij sulmi në botë është e pashembullt. Numri i fundit është se mbi 200 mijë viktima në të paktën 150 shtete janë prekur, dhe shumë prej tyre janë biznese dhe korporata". "Në këtë moment, ne jemi përballë një kërcënim që po përshkallëzohet. Numrat po rriten dhe unë jam i shqetësuar se këto numra do të vazhdojnë të rriten", ka thënë ai. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Greqi: Treni del nga binarët dhe përplaset me një shtëpi Posted: 14 May 2017 03:53 AM PDT Një tren ndërkufitar, ka dal nga binarët dheështë përplasur në një shtëpi në Greqinë verirore, duke lënë të vdekur tre persona dhe plagosur 10 të tjerë, ka njoftuar policia greke. Treni, i cili po udhëtonte nga Athina në Selanikë, po barte 70 pasagjerë. Ai goditi një shtëpi tre katëshe në fshatin Adendro, 40 kilometra në perëdim të Selanikut. Policia ka thënë se 44-vjeçari, shoferi i trenit dhe një pasagjer 50-vjeç, vdiqën në vendngjarje, ndërkaq një pasagjer tjetër 55-vjeçar, ndërrojë jetë më vonë nga plagët e marra. Edhe dy pasagjerë të tjerë janë në gjendje të rëndë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Veseli: Kosova do të jetë Zvicra e Ballkanit Posted: 14 May 2017 03:32 AM PDT Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka premtuar se në qeverisjen e ardhshme, do të fuqizohet roli i gruas në vendimmarrje dhe do të hapen shumë vende të reja të punës. "Kosova do të jetë Zvicra e Ballkanit", ka thënë Veseli, në Asamblenë e Gruas së Partisë Demokratike të Kosovës. "Gratë kanë treguar se janë të suksesshme dhe mund t'ia arrijnë qëllimit, dhe ajo çfarë do të bëjmë ne, si institucione me fillimin e ri, do të jetë përkrahja e kësaj kategorie", ka deklaruar Veseli. Ai ndër të tjera ka premtuar edhe krijimin e vendeve të reja të punës. "Plani im ekonomik ka tri shtylla: investimin në bizneset e Kosovës, fuqizimin e grave dhe të rinjve për pjesëmarrje të plotë në ekonominë tonë, dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Në Kosovë operojnë rreth 60,000 biznese. Nëse secila shton nga një vend pune, kjo do të nënkuptonte 60,000 vende të reja pune pa ndonjë investim të huaj", ka thënë Veseli. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Koreja e Veriut kryen provë të re raketore Posted: 14 May 2017 02:59 AM PDT Sipas zyrtarëve të Koresë së Jugut dhe Japonisë, raketa balistike e lëshuar nga Koreja e Veriut fluturoi mbi 700 kilometra për një orë e gjysmë dhe arriti në lartësi prej 2 mijë kilometrash, për të arritur në Detin e Japonisë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Macron bën betimin si president Posted: 14 May 2017 02:31 AM PDT Emmanuel Macron ka bërë betimin si president, duke bërë që 39-vjeçari të bëhet presidenti më i ri në moshë i Francës. "Më 7 maj, francezët morrën një vendim dhe unë dua ti falënderoj ata p5r këtë. Përgjegjësia që më kanë dhënë është një nder për mua. Bota dhe Evropa kanë nevojë për Francën më shumë se kurrë. Ata kanë nevojë për një Francë që beson në fatin e saj. Ata kanë nevojë për një Francë e cila flet me zë të lartë për lirinë dhe solidaritetin. Ata kanë nevojë për një Francë që mund të zbulojë të ardhmen", ishin fjalët e para të presidentit të Francës, pasi bëri betimin. "Mandati i im do t'ia rikthejë Francës vetëbesimin për të besuar në vetveten", tha Macron në ceremoninë e mbajtur në Pallatin Elize. "Ndarja dhe çarjet në shoqërinë tonë duhet të tejkalohen", tha lideri 39-vjeçar. Ai u zotua se gjatë mandatit të tij si presidenti, Bashkimi Evropian do të "reformohet". Misioni i Francës në botë, tha Macron, është e një rëndësie të madhe. "Ne do të marrin përgjegjësitë tona për të arritur një përgjigje të përshtatshme ndaj krizave, kur është e nevojshme, qoftë ndaj krizës së migrantëve, përgjegjësitë që dalin nga ndryshimet klimatike, tundimet autoritare, kapitalizmi botëror dhe natyrisht terrorizmi", tha ai. Para ceremonisë së betimit, Macron ka zhvilluar një takim që zgjati pothuajse një orë me paraardhësin e tij, Francois Holande, i cili gjatë takimit ia ka dorëzuar kodet bërthamore të vendit. Kishte qenë pikërisht Hollande, që e kishte prezantuar Macronin në skenën politke, duke e emëruar këshilltar dhe më pas edhe ministër të Ekonomisë. Hollande, i cili u largua sot nga Pallati Presidencial ka shkruar në Twitter se "po e lë vendin në gjendje më të mirë se sa e kam gjetur". Emmanuel Macron ka thënë se detyra e tij është që sjellë ripërirjen që ka premtuar për Francën, për të forcuar ekonominë dhe për të ulur papunësinë, e cila është rreth 10 për qind. Për t'i arritur qëllimet e tij, Macron i duhet që partia e tij, En Marche, të sigurojë numër të madh të ulësve në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen muajin e ardhshëm. Përndryshe, ai do ta ketë të vështirë që të shtyjë përpara reformat që ka planifikuar t'i kryejë. Macron mposhti në zgjedhjet presidenciale, kandidaten e ekstremit të djathë Marine Le Pen. Ai në balotazhin e 7 majit fitoi 66 për qind të votave. (REL) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Shpëtohen mbi 400 migrantë në Detin Mesdhe Posted: 14 May 2017 02:06 AM PDT Ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë 484 migrantë në Detin Mesdhe gjatë të shtunës dhe po ashtu kanë nxjerrë trupat e 7 personave, të cilët vdiqën në përpjekjet e tyre për të arritur në Evropë, ka njoftuar roja bregdetare italiane. Mbi 45 mijë persona janë arritur në Itali nga Afrika e Veriut gjatë këtij viti, që është shifër 40 për qind më e lartë me periudhën e njëjtë të vitit 2016. Ndërkaq, 1,222 persona besohet se kanë vdekur, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrantë. Migrantët e shpëtuar kishin udhëtuar me 4 anije, ka njoftuar roja bregdetare italiane. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Iran: Nga tërmeti kanë vdekur 2 persona Posted: 14 May 2017 01:45 AM PDT Një tërmet 5.7 ballësh ka goditur në afërsi të kufirit në mes të Iranit dhe Turkmenistanit, duke vrarë dy persona dhe plagosur qindra të tjerë. Tërmeti goditi në afërsi të qyteit Bojnurd, në provincën Khorasa, duke vrarë një grua 54-vjeçare dhe një vajzë, ka raprotuar agjencia e lajmeve ISNA. Mbi 370 persona të tjerë janë lënduar, ndërkaq 40 për qind e shtëpive në këtë zonë janë dëmtuar. Epiqendra e tërmetit ka qenë 50 kilometra nga kufiri me Turkmenistanin. Tërmetet janë të zakonshme në Iran. Më 2003, nga tërmeti 6.6 shkallësh u vrarë rreth 26 mijë persona. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Gjysmëmaratona "Prishtina 2017" Posted: 14 May 2017 01:43 AM PDT Në Kosovë është mbajtur për të gjashtëmbdhjetën herë gjysmë-maratona ndërkombëtare "Prishtina 2017". Ky aktivitet ka mbledhur më shumë se një mijë atletë nga e mbarë bota. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| BE kritikon Azerbajxhanin për bllokimin e ueb-faqeve të pavarura Posted: 14 May 2017 01:14 AM PDT Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic ka denoncuar vendimin e një gjykate në Azerbajxhan për të bllokuar qasjen në ueb-faqet e pesë media online, përfshirë edhe ueb-faqen e Shërbimit të Azerbajxhanit të Radios Evropa e Lirë. Vendimi i gjykatës "nuk është në përputhje me nevojën për media të lira dhe të pavarura në shoqëritë moderne dhe demokratike", ka thënë në një deklaratë për media Kocijancic. Organizata Freedon House gjithashtu ka dënuar vendimin e gjykatës në Azerbajxhan. "Duke ndaluar faqet e internetit të mediave të pavarura, qeveria e Azerbajxhanit ka hedhur poshtë argumentin që më së shpeshti e ka përdorur presidenti azer, Ilham Alijev se Azerbajxhani gëzon lirinë në internet", ka thënë Robert Herman, zëvendëspresident për programet ndërkombëtare në Freedom House. Një gjykatë në Baku, më 12 maj ka thënë se kërkesa e Ministrisë së Transportit, Telekomunikacionit dhe Teknologjisë së Lartë për bllokimin në qasjet e faqeve të internetit duhet të përmbushet. Radio Evropa e Lirë ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin, duke e quajtur këtë "një përpjekje tjetër", për të heshur raportimin në vend. Përveç ueb-faqes së Shërbimit Azer të REL-it, po ashtu janë bllokuar edhe ueb-faqet e gazetës Azadliq, Meydan TV dhe dy programeve tjera televizive në internet. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 14 May 2017 12:59 AM PDT Portugalia është shpallur fituese në festivalin e këngës Eurovision. Këngëtari portugez, Salvador Sobra ka fituar 758 pikë me këngën "Amar Pelos Dois". Në vendin e dytë ka dalë Bullgaria me 615 pikë, pasuar nga Moldavia me 374 pikë. Eurovision këtë vit u mbajt në Kiev të Ukrainës. Në natën finale të festivalit, performuan këngëtarë nga 26 shtete. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





