Tirana Observer: “Video/ Rama i kërkon ndjesë qytetarit nga Fieri: Mesa duket, Basha e ka humbur fare…” plus 9 more

Tirana Observer: “Video/ Rama i kërkon ndjesë qytetarit nga Fieri: Mesa duket, Basha e ka humbur fare…” plus 9 more


Video/ Rama i kërkon ndjesë qytetarit nga Fieri: Mesa duket, Basha e ka humbur fare…

Posted: 07 Apr 2017 10:19 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka shkëputur disa momente bisede gjatë një takimi në Cakran të Fierit, për ti kërkuar falje një qytetari, për gjuhën e përdorur nga kreu i PD Lulzim Basha ndaj një qytetari, i cili sipas tij u sulmua familjarisht, nga ky i fundit.

Postimi i plotë në facebook 

Sot isha në Cakran të Fierit, ku ndër të tjerë pata edhe një dialog me zotërinë në videon bashkëngjitur.

Jam sinqerisht shumë i keqardhur për të, sepse për shkak të këtij momenti njerëzisht miqësor komunikimi që mund ta shihni vetë, u sulmua egërsisht (madje familjarisht) nga Lulëzim Basha si kriminel e si trafikant i shitur tek krimi!

I kërkoj shumë ndjesë zotërisë për fjalorin anormal të kryetarit të PD-së dhe i lutem atij e familjes së tij të mos e marrin seriozisht Lulëzim Bashën që mesa duket e ka humbur fare busullën.

Erdogan publikon video në shqip: Unë sulltan? Ja kompetencat e mija (Video)

Posted: 07 Apr 2017 10:06 AM PDT

Të dielën e ardhshme më 16 prill zhvillohet në Turqi referendumi për zgjerimin e kompetencave presidenciale në Turqi.

Presidenca turke ka përgatitur një material sqarues për të shpjeguar se çfarë ndryshon në kompetencat e kreut të shtetit në këtë zhvillim konstitucional në vend.

Shumë kritikë e kanë konsideruar referendumin si një përpjekje që Erdogan të kthehet në "Sulltanin" e ri të vendit.

Materiali sqarues, përveç gjuhës turke është përgatitur dhe në anglisht, gjermanisht si dhe shqip po ashtu. Më poshtë po transmetojmë pa koment këtë video:

Peleshi thumbon Metën: Nuk kemi ne faj nëse LSI s’ka ofertë për votën

Posted: 07 Apr 2017 09:57 AM PDT

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, ka paralajmëruar ditë të qeta për Partinë Socialiste deri në 18 qershor.

Nga qyteti i Korçës, Peleshi theksoi se PS respekton Kushtetutën dhe datën e zgjedhjeve, ndërsa thumboi dhe LSI-në.

"Për ne si Parti Socialiste ditet do jene te qeta deri me 18 Qershor sepse jemi partia ne qeverisje dhe ne respektim te kushtetutes sepse respektojne daten e zgjedhjeve. Kemi dy sfida te mbeshtesim ate proces zgjedhor qe do te jete me i miri ne 27 vite, dhe tu tregojme shqiptareve se cfare kemi bere dhe se cfare mund te benim me mire ose me shume. Shqiperia ka nevoje per me shume vende pune por ne keto kater vite kemi shtruar rrugen permes konsolidimit te shtetit ligjor dhe reformave për të ecur me shpejtësi në rrugen e punesimit. Kete e sjellim si oferte ne zgjedhje", tha Peleshi.

Nga ana tjetër Peleshi pohoi se nuk është faji i PS-së që parti të tjera, brenda apo jashtë koalicionit nuk kanë asnjë ofertë për votën.

"Nese partite e tjera brenda apo jashte koalicionit kjo ka pak rendesi ne te gjithe spektrin politik nuk kane oferte per zgjedhjet kjo nuk eshte pergjegjesia jone, pergjegjesia jone eshte qe te krijojme te gjitha kushtet qe cdo parti qe ka nje oferte qe ka dicka per te thene ne kembim te votes qe do u kerkoje shqiptareve, ta ushtroje kete te drejte lirisht.

Kemi nje qeveri legjitime qe ka ardhur me voten e popullit, qeveria vjen dhe iken permes votebesimit te popullit dhe votebesimit ne parlament, nese nje nga keto ka rene na duhet te presim daten e zgjedhjeve qe te provojme se ke mbeshtesin shqiptaret dhe parlamenti ka te drejten e vet te mandatohet pro apo kunder kesaj qeverie. Ne kemi nje qeveri legjitime qe nuk ka asnje arsye ti lere vendin nje qeverie tjeter e cila ne fakt vjen si nje kerkese absurde e opozites qe pa dashur te jem negativist eshte me teper nje pretekst sesa nje kerkese racionale.

Ka nje rregull shume te thjeshte ne demokraci, demokracia ka ne themel te vet voten. Nese Partia Socialiste votëbesohet për të vazhduar punën edhe kater vitet e tjera për këtë ne nuk mund të shtiem fall. Nuk mund të shohim filxhanin e asnjë lloj kafeje dhe asnjë lloj institucioni por duhet te presim filxhanin e 18 Qershorit", përfundoi Peleshi.

“Shqipëria në prag të skenarit maqedonas, Meta do Kryeministrinë”

Posted: 07 Apr 2017 09:16 AM PDT

Ish-ministri i Jashtëm i PD-së, Besnik Mustafaj ka analizuar sot mundësitë që ekzistojnë për realizimin e një takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulizim Basha, që do mundësonte zgjidhjen e ngërçit politik.

I ftuar në rubrikën 'Opinion' në 'News24' Mustafaj komentoi edhe deklaratat e kreut të LSI-së, Ilir Meta, për të cilat siç u shpreh, të çojnë tek një ambicie serioze e tij për të marrë postin e kreut të ekzekutivit. "Kam dëgjuar me vëmendje deklaratat e tij të fundit, nga ato që thotë e artikulon duket qartë se ambicien për kryeministër e ka shumë serioze, nuk e ka sa për të shuar kureshtjen",- tha Mustafaj.

E duke mos parë një rrugëdalje të qartë nga kriza, ish-ministri demokrat thotë se ka shumë gjasa që Shqipëria të shkojë drejt një skenari maqedonas. "Basha ka thënë se qeverisë teknike i duhen 100 ditë për të realizuar qëllimet që ka, më kryesorja është shkëputja e lidhjeve me narkotrafikun, që të mos financojnë zgjedhjet. Por kjo duket disi e largët",- shtoi ish-ministri i PD.

Mustafaj u ndal mandej gjerësisht tek thirrjet e Ramës drejtuar Bashës për dialog, duke theksuar se kryeministri po tallet me ftesat e tij për liderin e opozitës, shkruan 'BalkanWeb'.

"Ne kemi parë situata të ngjashme kur opozita bojkotoi zgjedhjet. Nuk ishte në parlament, qeveria ishte jofunksionale. Nëse Rama e ushqen veten me iluzionin se mund të bëjë pa opozitën, duhet parë gjendja e tij psikike, siç thotë Lubonja. Kam përvojë të gjatë si negociator, qoftë kush isha diplomat, por dhe kur isha në opozitë, kur punoja si këshilltar i Berishës. Në këtë rast vetëm ftesa nuk janë ato që dërgon Rama. Për mua ato janë në mënyrë të drejtpërdrejtë tentativa të Ramës për të sabotuar dialogun. S'duhet të thotë 'Hë mo Lul ku do shihemi?'. Këto janë fyerje të drejtpërdrejta, të fodullëkut të tij. Basha kësaj here po sillet si një njeri që do negociata. Nuk besoj se nga ana formale Basha po bëhet pengesë", – deklaroi Mustafaj.

Ndër të tjera ai tha se nuk duhet të vendosen kushte për t'u ulur në një tryezë për dialog.
"Kjo është pengesë. Nëse i kërkohet palës që të vij pa kushte dhe ti nuk duhet të vësh kushte. Kushti është pengesë për arritjen e marrëveshjes. Edhe unë nuk do ulesha në tryezë me ato talljet e Ramës", – tha ai.

PD punëson një lobist amerikan për “fushatën zgjedhore”

Posted: 07 Apr 2017 08:22 AM PDT

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë që lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka punësuar një kompani lobimi afër Republikanëve për ta asistuar në marrëdhëniet me qeverinë amerikane, mediat, si dhe projektimin dhe zbatimin e fushatës zgjedhore të 18 qershorit.

Me 22 Mars, gjatë vizitës së tij në Uashington, lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka firmosur një kontratë me kompaninë e lobimit "Stonington Strategies," pjesë e "Muzin Capitol Partners" – një kompani e regjistruar në shtetin Maryland të SHBA-ve. Kontrata kap vlerën e 25,000 USD në muaj dhe do të jetë e vlefshme për tre muaj.

Sipas të dhënave të deklaruara nga "Muzin Capital Partners LLC" në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, qëllimi i kësaj kontrate është "projektimi dhe implementimi" i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare; promovimi i qëllimeve të Partisë Demokratike në media dhe pranë bizneseve dhe figurave politike në SHBA. Gjithashtu "Muzin Capital" raporton se do ta ndihmojë Partinë Demokratike në krijimin e një lëvizjeje konservatore në Shqipëri. [Kliko këtu për kontratën]

Kjo kontratë është firmosur në një kohë kur Partia Demokratike është përfshirë në një bojkot të parlamentit dhe një protestë disajavore, përmes së cilës kërkon një qeveri teknike si garanci për të hyrë në zgjedhjet e 18 qershorit.

E kontaktuar nga BIRN, Partia Demokratike nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi kontratën, burimin e parave si dhe pjesëmarrjen e mundshme në zgjedhje.

Kontrata e fundit e lobimit të Partisë Demokratike nuk është një rast i veçuar. Partitë politike shqiptare janë përpjekur në vazhdimësi të ndikojnë mbi qëndrimet e qeverisë amerikane ndaj tyre, duke paguar lobues të kushtueshëm, veçanërisht gjatë periudhave të krizave politike apo periudhave zgjedhore.

Muzin Capitol Partners LLC është një kompani e themeluar nga Nicolas Muzin, një këshilltar strategjik dhe zëvendës-shef shtabi për senatorin Republikan Ted Cruz gjatë fushatës së tij për President në vitin 2016.  I trajnuar si mjek dhe jurist, Nick Muzin ka punuar gjithashtu si shef stafi i senatorit Tim Scott, kur ky i fundit ishte në pozicionin e kongresmenit.

Gjatë vizitës së tij në Uashington në janar, Basha mori pjesë në një pritje të organizuar nga senatori Cruz.

"Senatori Cruz ndau me z.Basha idetë dhe praktikat më të mira që ndiqen dhe në SHBA për të luftuar korrupsionin dhe forcuar drejtësinë. Z.Cruz e siguroi z.Basha se do të ketë mbështetjen e tij në projektin për një Shqipëri të drejtë dhe të mundësive për të gjithë," tha Partia Demokratike në një  njoftim për shtyp mbi vizitën.

"Jurist i shkëlqyer, prokuror dhe avokat i suksesshëm i Shtetit të Teksasit dhe njohës i rrallë i politikave publike, ai më ofroi këshilla interesante për të luftuar korrupsionin dhe forcuar drejtësinë dhe mbështetje për projektin tim për një Shqipëri të drejtë dhe të mundësive për të gjithë," shkroi Basha në një postim në Facebook me 19 janar.

Ndërsa në vizitën e tij të dytë në Uashington në fund të marsit, Basha nuk publikoi axhendë, por deklaroi në një intervistë për Zërin e Amerikës se kishte takuar " një numër të madh senatorësh dhe kongresmenësh si dhe bashkëpunëtorë të nivelit të lartë të administratës Trump".

Faksimile e kontratës së lobimit të nënshkruar nga Lulzim Basha | Foto: BIRN

Faksimile e kontratës së lobimit të nënshkruar nga Lulzim Basha | Foto: BIRN

"Kemi diskutuar për gjendjen në Shqipëri, për zhvillimet politike dhe impaktin që ka kriza politike dhe në veçanti krimi i organizuar, paratë e drogës dhe influenca e tyre mbi procesin politik në Shqipëri," tha Basha më 24 mars për Zërin e Amerikës.

Muzin Capital Partners LLC nuk është kompania e parë lobuese e kontraktuar nga Partia Demokratike dhe liderët e saj politikë. Gjatë vitit 2016, PD u asistua për një periudhë të shkurtër nga Podesta Group.

Dokumentet e Departamentit të Drejtësisë tregojnë që edhe kompania Podesta Group është regjistruar si lobist i Partisë Demokratike për periudhën 1 mujore nga 15 marsi 2016 në 15 prill 2016, e cila ka përkuar me një tjetër vizitë të Bashës në Uashington. Por ndryshe nga herë të tjera, aktiviteti i kësaj kompanie ka qenë i kufizuar dhe Partisë Demokratike nuk i janë faturuar shpenzime për përfaqësimin e saj.

Sipas formularit si agjenti i huaj të depozituar nga Podesta Group me Departamentin e Drejtësisë, kjo e fundit e ka këshilluar Partinë Demokratike "mbi politikën e jashtme të SHBA-së, si dhe ka informuar zyrtarë të Ekzekutivit mbi zhvillimet në Shqipëri."

Në këtë drejtim, përfaqësues të Podesta Group kanë dërguar 2 emaile dhe kanë mbajtur dy takime me Ana Makanju dhe Victoria Taylor, nga zyra e Presidentit Barack Obama.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës me 18 mars 2016, kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se Partia Demokratike nuk po paguante për kontratën me Podesta Group.

"Kompania është kompani që e ka mbështetur më parë Shqipërinë dhe do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në atë që bën. Për këtë kontratë nuk do shpenzojë asnjë shumë," tha Basha.

"Është një kontratë që nuk ka faturë financiare, por është një angazhim për një çështje parimore si zgjedhjet e lira që nuk i vlejnë vetëm PD, por edhe PS-së," përfundoi kreu i PD-së./BIRN

Sulmi në Stokholm. Mesazh nga Ambasada shqiptare në Suedi

Posted: 07 Apr 2017 08:07 AM PDT

Ambasada shqiptare në Suedi ka dhënë një mesazh pas sulmit në Stokholm, duke vënë në dispozicion një numër për të gjithë shqiptarët pas sulmit  tornditës kur një kamion u fut me shpejtësi mes turmës në mes të rrugës kryesore në Stockholm.

Ky numër është publikuar për shqiptarët që mund të kenë nëvojë për ndihmë për shkak të sulmit ku thuhet se deri tani ka 5 viktima dhe shumë të plagosur.

Për sulmin thuhet se ka një të arrestuar të dyshuar si drejtues i kamionit që hyri në mes të trumës së njerëzve duke përhapur panik dhe frikë, vdekje dhe plagosje. Ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje ndërkohë që kryeministri suedez ka thënë se ky është një sulm terrorist i dukshëm. Numri është: +4676-258 50 41. 

Pamjet e mëposhtme tregojnë situatën aktuale në Stockholm.

Le Figaro (Tetor, 1928): Kur Japonia dhe Kolumbia njihnin Ahmet Zogun si mbret të shqiptarëve

Posted: 07 Apr 2017 07:56 AM PDT

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Prestigjiozja franceze, Le Figaro, ka botuar më 16 tetor 1928, në faqen n° 3 të saj, një shkrim në lidhje me njohjen e mbretërisë së Ahmet Zogut.

Lideri strateg matjan sapo ishte shpallur mbret i Shqipërisë, më 1 shtator 1928. Nuk është nevojitur më shumë se një muaj, që dy vende të largëta si Japonia dhe Kolumbia ta njohin atë si mbret të Shqiptarëve.

Ja shkrimi në vijim:

Tiranë, 15 Tetor. Zyra e shtypit e Shqipërisë publikon lajmin në vijim:

Shkëlqesia e tij Z. Matsuda, ambasador i Japonisë në Romë, i ka komunikuar, gjatë 6 tetorit, Legatës së Shqipërisë në Romë, se qeveria imperiale japoneze e ka marrë parasysh ndryshimin e regjimit në Shqipëri dhe ngjitjen në fron të Madhërisë së Tij Zogu i I-rë, mbret i Shqiptarëve. Qeveria japoneze e njofton atë njëkohësisht për dëshirën e sinqertë për të mbajtur marrdhëniet miqësore që fatmirësisht ekzistojnë midis dy shteteve.

Legata e Shqipërisë në Romë ka marrë, gjatë 8 tetorit, nga ana e Shkëlqesisë Z. Antonio Gomez Restrepo, ministër i Kolumbisë në Romë, një komunikatë, e cila falenderon në emër të qeverisë së tij, qeverinë mbretërore të Shqipërisë për njoftimin që ajo i ka dërguar në lidhje me ndryshimin e regjimit si dhe ngjitjen në fron të Madhërisë së tij Zogu i I-rë. Komunikata shpreh dëshirat e sinqerta të Kolumbisë për paqen e Shqipërisë dhe mbretërimin e begatë të Madhërisë së Tij.

* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Batutat e Ramës acarojnë Bashën: Humor me vullnetarin e hashashit

Posted: 07 Apr 2017 06:59 AM PDT

Nuk i ka pritur me humor kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, batutat që kryeministri Edi Rama bëri nga Cakrani i Fierit me një fermer që u shpreh se është demokrat.

Demokrati Xhafo Shenaj, në krah të kryeministrit që po i jepte certifikatën e legalizimit, i kërkoi Bashës jo vetëm të ulet me Ramën, por edhe të takohet me banorët e Cakranit.

Sipas Bashës, Rama u soll si Ramiz Alia në ditët e fundit të regjimit, ndërsa solli profilin e fermerit.

Basha thotë se, qytetarë i kanë shkruar dhe i kanë shpjeguar se fieraku është një babai i trafikantit më të madh të hashashit në Cakran.

"Njesoj si Ramizi me Vullnetaret e Enverit ne ditet e fundit te regjimit edhe Rama me Vullnetaret e Hashashit ne ditet e fundit te Republikes se Vjeter:

“Per dijeni tenden Kryetar ai qytetari qe bisedonte ne Cakran me Ramen dhe qe bente humor kinez quhet Xhafo Shenaj dhe ka zaptuar token e pronareve te ligjshem. Djali i ketij fshatarit Xhafo Shenaj qe bisedoi sot me Ramen ne Cakran eshte trafikanti dhe kultivuesi me i madh i hashashit ne Cakran. Qe nuk ben asnje pune dhe shetit me makine mbi 50 mije euro. Prandaj dhe ky i bente elozhe Rames dhe ironi Bashes sepse vete Rama e di qe ky Xhafo Shenaj ka parcela te mbjella ne bashkpronesi me Armando Subashin”, deklaroi Basha.

Depresioni po “vret” shqiptarët

Posted: 07 Apr 2017 06:52 AM PDT

Sëmundja e depresionit në shoqërinë shqiptare është ne nivele shume te larta.

1 në 4 të moshuar vuajnë nga depresioni, ndërsa tek te rinjtë e moshës 15 deri 30 vjeç, kjo sëmundje është një nga shkaktaret kryesor të vdekjeve nga vetëvrasjet, raporton Vizion +.

Në ditën botërore të shëndetit, ku në fokus edhe te Organizatës Botërore te Shëndetësisë është depresioni, specialistët tregojnë se femrat janë më të prekurat.

Problem sipas mjekeve është fshehja e sëmundjes për shkak turpit nga shoqëria.

Mjekët bëjnë apel për personat që kanë shenjat e depresionit t'i drejtohen specialistit. Ndërsa farmacitë të mos lëshojnë qetësues pa recete, pasi kategoria e prekur ka krijuar varësi prej tyre.

Pagjumësia e zgjatur, lodhja, shpërqendrimi, stresi dhe ankthi janë disa nga shenjat e depresionit.

Mos kurimi i tij çon në rëndimin e shëndetit mendor, deri në vetëvrasje.

Tmerr në Stokholm, kamioni përplas turmën, disa të vdekur

Posted: 07 Apr 2017 06:49 AM PDT

Një automjet që ecte me shpejtësi të lartë ka përplasur kalimtarët në një rrugë në qendër të Stokholmit, në Suedi.

Incidenti ndodhi pranë Queen Street në orën 3, me orën lokale. Në media raportet për disa viktima.

Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë ekipet e ndihmës së shpejtë, ndërsa njerëzit në zonë janë përfshirë nga paniku.

Një gazetar i ndodhur atje ka deklaruar se policia ka qëlluar disa herë në ajër, por situata është ende kaotike e nuk dihet me saktësi se çfarë po ndodh.

Sipas një dëshmitari okular, bëhet fjalë për një kamion i cili ka hyrë në zonën e këmbësorëve të kryeqytetit suedez.