INSAJDERI: “Tërheqja taktike e Thaçit për projektligjin për ushtrinë” plus 19 more

INSAJDERI: “Tërheqja taktike e Thaçit për projektligjin për ushtrinë” plus 19 more


Tërheqja taktike e Thaçit për projektligjin për ushtrinë

Posted: 07 Apr 2017 10:24 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka tërhequr të premten zyrtarisht projektligjin e tij për shndërrimin e FSK-së në një ushtri.

Kjo tërheqje e tij vije në kohën kur Qeveria e Kosovës kishte ende afat për ta dërguar projektligjin për votim në Kuvend, ku një dështim për ta votuar nënkupton dorëheqjen automatikisht të presidenti.

Pasi që kishte propozuar formimin e ushtrisë përmes projektligjit, Thaçi ishte zotuar se nëse ky projektligj nuk votohet në Kuvend, ai do të dorëhiqej.  Këtë deklaratë ai e kishte bërë pasi që kishte siguruar mbështetjen e ish-partisë së tij por edhe të partive të koalicionit, Vetëvendosjes, AAK-së e Nismës.

Megjithatë, LDK që udhëheq qeverinë ishte treguar e rezervuar ndaj kësaj nisme, marrë parasysh kundërshtimin që i kishte bërë NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

LDK, që është rivali kryesor i PDK-së në skenën politike të vendit, ka pasur mundësi që këtë projektligj ta dërgojë në kuvend ku do të sfidohej seriozisht posti i presidentit të vendit./Insajderi.com

The post Tërheqja taktike e Thaçit për projektligjin për ushtrinë appeared first on INSAJDERI.

Shtyhet vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit në Rusi

Posted: 07 Apr 2017 10:22 AM PDT

Një vizitë e Sekretarit Amerikan të Shtetit Rex Tillerson që ishte paraparë të zhvillohej nesër, është shtyrë për javën tjetër, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova.

Zakharova tha se Rusia priste që Tillerson të vizitonte Rusinë nesër dhe të shpjegonte për sulmin raketor të Amerikës ndaj Sirisë.

"Le të vijë dhe të tregoj se çfarë gjërash të çuditshëm bënë ata", ka thënë Zakharova, raporton Reuters. /Insajderi.com

The post Shtyhet vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit në Rusi appeared first on INSAJDERI.

UEFA të hetojë ndeshjet e kurdisura të Superligës së Kosovës

Posted: 07 Apr 2017 10:12 AM PDT

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka thënë se nuk do të tolerojë trukimin e ndeshjeve në futbollin e Kosovës.

Për këtë arsye FFK-ja thotë se ka caktuar personin përgjegjës për integritetin e garave dhe ai është në kontakt të vazhdueshëm me UEFA-n, që po ashtu mund të procedojë hetime.

"Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 07.04.2017 diskutoi për çështjet aktuale në futbollin e Kosovës, me theks të veçantë për zhvillimet e ditëve të fundit, siç janë: Dyshimi për kurdisje të rezultatit në disa ndeshje të xhirove të fundit të Superligës, publikimi i një video materiali si dhe deklarimet e disa individëve për çështjen e trukimit të ndeshjeve në periudhat e mëparshme", thotë FFK.

FFK më tutje thotë se Komiteti Ekzekutiv e konsideron shumë pozitive kontributin e disa mediave për të demaskuar individët apo grupet e individëve që për interesat e tyre hyjnë në veprime kriminale, siç shihet në video-publikimin e portalit Indeksonline.

Federata e Futbollit e Kosovës nuk do të tolerojë akte të tilla të cilat e dëmtojnë rëndë jo vetëm imazhin e futbollit, por edhe atë shtetëror dhe për këtë do të denoncojë çdo ndeshje për të cilën ka dyshime të bazuara për kurdisje të rezultatit.

"Federata e Futbollit e Kosovës tashmë e ka caktuar personin përgjegjës për integritetin e garave dhe ai është në kontakt të vazhdueshëm me UEFA-n (që po ashtu mund të procedojë hetime)", njofton FFK-ja. /Insajderi.com

The post UEFA të hetojë ndeshjet e kurdisura të Superligës së Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Thaçi për sulmin në Stokholm: Demokracia do të mposhtë terrorizmin

Posted: 07 Apr 2017 09:50 AM PDT

Sulmi në Stockohlm me kamion drejt njerëzve ku mbetën të vdekur tre persona ndërsa u lënduan tetë të tjerë, ngjalli reagime të shumta.

Lidhur me këtë sulm, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shkroi në rrjetin social "Twitter".

"Në ndjekje të lajmit shqetësues nga Stokhomi. Suedia, kampion i lirisë, i të drejtave të njeriut dhe demokracisë gjithmonë do ta mposhtë terrorizimin", ka shkruar Thaçi.

Deri tani, policia suedeze ka arrestuar vetëm një person të dyshuar./Insajderi.com

The post Thaçi për sulmin në Stokholm: Demokracia do të mposhtë terrorizmin appeared first on INSAJDERI.

Frikacakë e abuzues me ushtrinë dhe Epopenë e UÇK-së

Posted: 07 Apr 2017 09:34 AM PDT

Për koincidencë, sot bëhen një muaj nga fotoja e shpërndarë me krenari nga presidenti Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Aty shihet teksa Thaçi i dorëzon projektligjin për bërjen e ushtrisë, pasardhësit të tij në parti.

Në këtë foto, në krahët e djathtë të tyre shihen këshilltarët  e tyre. Bekim Çollaku i Thaçit e Bekim Latifi i Veselit duken tejet serioz dhe të bindur skajshmërisht se shefat e tyre po e kryejnë një veprim burrëror dhe se nuk do të lëkundën nga miratimi i këtij projektligji.

Nuk ndodhi kështu. Që të dy u zmbrapsen. Sot, një muaj më pas Thaçi e njoftoi Veselin për dështimin, nëpërmjet një shkrese jo-publike.

Letra që tregonte për dështimin e bërjes së ushtrisë, pa pasur nevojën e ndryshimeve kushtetuese, e kishte mangut vetëm këtë fjali: Kadri, shumë keq që abuzuam me Epopenë e UÇK-së dhe me përkujtimin për Adem Jasharin dhe familjen e tij. Ndihem si mashtrues në këto momente. Besoj, se njëjtë ndjeheni edhe ju.

Abuzimi me Epopenë e UÇK-së

Është e dhimbshme kur abuzimi i Epopesë së UÇK-së, u bë pikërisht nga dy njerëzit që kishin rol udhëheq në luftë. Thaçi e udhëhiqte drejtorinë politike, ndërsa Veseli shërbimin informativ të UÇK-së.

Por, që të dy e pak më shumë Thaçi, u përkujdesën që ushtrinë dhe Epopenë e UÇK-së ta shfrytëzonin për poenë politik, në prag të zgjedhjeve.

Ajo çfarë kishte ndodhur në ato tri ditë, më 5, 6, dhe 7 mars ishte më shumë një veprim parazgjedhor se sa ushtarak. Shkuan deri aty, sa e dërguan një zyrtar të lartë i PDK-së që të shfaqej në televizionin publik dhe ta heroizonte Hashim Thaçin.  Hapësira e RTK-së kurrë nuk ishte abuzuar aq shumë.

I dërguar për të kryer aktin e servilit, zyrtari i lartë i PDK-së nuk ngurroi ta thoshte edhe një fjali rrëqethëse.

"Thaçi i gëzoi të rënët dhe të gjallët në epopenë e UÇK-së. Ushtria do të bëhet", thoshte ai.

Derisa servilët i lavdëronin,  Thaçi dhe Veseli e dinin që ushtria nuk mund të bëhej, pa ndryshime kushtetuese.

Por, në prag te zgjedhjeve synuan që të prezantohen para publikut si politikanë me kredenciale të ish-luftëtarëve dhe të vetmit që kanë fuqinë për ta bërë ushtrinë.

Ishte një përpjekje që të dërgojnë sinjalin se përpos këtyre dy ish-luftëtarëve askush tjetër nuk mund ta bëjë.

Shikuar nga ky prizëm, ushtria ishte hambar i votave për PDK-në, të udhëhequr deri tash nga Thaçi, i cili po pasohet nga Veseli.

Por, tash pas tërheqjes duket se e kanë të pamundur që të përfitojnë vota nga ky hambar i supozuar.

Ngritja e flamurit të bardhë

Por, pse pikërisht sot Thaçi e ngriti flamurin e bardhë dhe u tërhoq nga ideja e bërjes së ushtrisë pa ndryshime kushtetuese?

Ishte data 8 mars e këtij vitit, kur kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi që ta procedojë ligjin për ushtrinë në Qeverinë e Kosovës. Kryesia e Kuvendit i kishte dhënë Qeverisë një muaj ditë kohë për të dhënë mendimin për përmbajtjen e projektligjit dhe për ta rikthyer atë në Kuvend.

Nesër bëhen një muaj. Nëse javën e ardhshme pas kalimit të afatit një mujor, Qeveria do ta kthente në Kuvend projektligjin për ushtrinë, atëherë deputetët është dashur të votojnë për miratimin e tyre.

Ky veprim do të ishte në kundërshtim me qëndrimin e NATO-s dhe Ambasadës Amerikanë në Kosovë. Ishin qëndrimet e tyre që e frikësuan Thaçin dhe e zmbrapsën.

Thaçi lëvizi një ditë para skadimit të këtij afati dhënë Qeverisë, duke pezulluar procesin e miratimit të ligjit të transformimit të FSK-së në ushtri.

Thaçi, nëpërmjet letrës dërguar krye parlamentarit Kadri Veseli, kërkoj që të shteren mundësitë për të bindur komunitetin serb që të japin mbështetjen e tyre për ndryshime kushtetuese.

Përmbajtja e kësaj letre është në kundërshtim me deklarimet e mëhershme të Thaçit e Veselit.

Që të dy, Thaçi dhe Veseli, ishin të bindur se ushtria duhej të bëhej nëpërmjet ligjit, pasi që ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen.

Madje, Thaçi pati kërcënuar me dorëheqje nëse deputetet nuk do ta miratonin projektligjin për ushtrinë.

"…do të japë dorëheqje nga pozita e Presidentit, nëse Kuvendi i Kosovës nuk e miraton Projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri", ishte deklarata e  Thaçit, nëpërmjet të cilës dëshironte të bindte skeptikët, të cilit nuk i beson këmbëngulësisë së tij.

Ishte një premtim kot, të cilin gati askush nuk  e besonte. Gati një muaj pas këtij premtimi bombastik, Thaçi është ai që nuk i lë deputetët që të votojnë për transformimin e FSK-së në ushtri.

Dhe Thaçi ka të drejtë që të mos e përmbushë këtë premtim, sepse pakkush nga skena politike e ka guximin që t'ia kërkojë dorëheqjen. Votat për ta rrëzuar atë do të mungojnë dhe do të blihen, siç ka ndodh kur u bë president, nëse dikush vendos të rebelohet dhe të kërkojë shkarkimin e tij.

Megjithatë, Thaçi gjatë tërë këtij muaji, nuk e kishte mendjen as tek dorëheqja e as te ushtria. E kishte tek kryeministri Isa Mustafa. Projekti i tij parashihte frikën e Mustafës nga ndërkombëtarët për të proceduar projektligjin e bërjes së ushtrisë. Kjo frikë e kryeministrit nga ndërkombëtarët do të përkthehej në humbje të votave në zgjedhje për LDK-në. Por, Thaçi nuk i kishte bërë mirë llogaritë.  Nëse për LDK-në do të ishte humbje e votave mos procedimi, për Thaçin do të ishte humbje e karrierës politike këmbëngulësia për të shtyrë përpara një iniciativë në kundërshtim me interesat e ndërkombëtarëve.

 

The post Frikacakë e abuzues me ushtrinë dhe Epopenë e UÇK-së appeared first on INSAJDERI.

Edhe Nora Gjakova e “artë” në Antalya

Posted: 07 Apr 2017 09:20 AM PDT

Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në kategorinë -57 kilogram në Grand Prix të Kampionatit Botëror që zhvillohet sot në Antalya të Turqisë.

Ajo mposhti izraeliten Tima Nelson Levy, raporton Insajderi.

Ndërkohë që edhe Xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Antalya Grand Prix.

 

The post Edhe Nora Gjakova e “artë” në Antalya appeared first on INSAJDERI.

Medvedev: Sulmi i SHBA-ve në Siri, një hap larg konfliktit me Rusinë

Posted: 07 Apr 2017 09:13 AM PDT

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka thënë se sulmi në bazën ushtarake në Siri është shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe atij amerikan, dhe se çoi "në prag të luftës me Rusinë".

"Në vend të përsëritjes së tyre të vazhdueshme për luftën e përbashkët kundër armikut të përbashkët – Shtetit Islamik, administrata e Trumpit ka treguar se do të luftojë fort kundër qeverisë së zgjedhur në mënyrë të ligjshme në Siri", tha Medvedev në Facebook.

Medvedev tha se "mbetjet e mjegullës zgjedhore u shpërndanë" dhe se administrata e re tregoi varësinë e saj ndaj opinioneve të establishmentit në Washington, "të atij që Presidenti i ri e ka kritikuar ashpër".

Siç tha ai, "kësaj makinerie" ju deshën vetëm dy muaj e gjysëm për të thyer shtyllat zgjedhore të Trumpit./Insajderi.com

The post Medvedev: Sulmi i SHBA-ve në Siri, një hap larg konfliktit me Rusinë appeared first on INSAJDERI.

La Pen kundër bombardimeve të SHBA-ve në Siri

Posted: 07 Apr 2017 09:06 AM PDT

Marine Le Pen, kandidatja e ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale të Francës, ka kritikuar presidentin amerikan, Donald Trump, për urdhërimin e bombardimit të bazës ajrore të Sirisë.

Le Pen, deri më tani kishte deklaruar se admiron presidentin Trump, duke i quajtur ideologjitë e tyre identike, mirëpo kjo ndryshoi me urdhrin e presidentit amerikan për bombardim të Sirisë.

"Jam e befasuar sepse Trump pati deklaruar se nuk ka për qëllim që SHBA të jetë polic i mbarë botës më, mirëpo pikërisht këtë e bëri dje", ka thënë kandidatja e ekstremit të djathtë për televizionin France 2.

SHBA, ka nisur sulmin ndaj regjimit të presidentit siran, Bashar al-Assad, si ndëshkim për sulmet e dyshuara me armë kimike ndaj civilëve, transmeton Express.

Ndërsa, Le Pen ka thënë se do në vend të sulmeve do të duhej në niste një hetim i pavarur ndërkombëtar lidhur me armët kimike që thuhet se janë përdorur të martën nga forcat e Assadit.

"Nuk dua të përsëriten ngjarjet si në Irak e Libi, ku intervenimi i Perëndimit solli vetëm kaos dhe përfundoi më forcimin e organizatave terroriste", shtoi ajo.

Le Pen, e cila kishte përkrahur fitoren e presidentit amerikan dhe largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropa, po zhvillon një garë të ashpër me kandidatin e qendrës, Emanuell Macron, të ndjekur nga kandidati konservator, Francois Fillon./Insajderi.com

The post La Pen kundër bombardimeve të SHBA-ve në Siri appeared first on INSAJDERI.

Nderohen simbolet e Kosovës në Turqi, pas triumfit të Krasniqit

Posted: 07 Apr 2017 08:59 AM PDT

Triumfi i Distria Krasniqi në garën Grand Prix të xhudos në kuadër të Kampionatit Botëror, ka bërë që të nderohen simbolet shtetërore të Kosovës në Antalya të Turqisë.

Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë -52 kilogram në Antalya, pasi mposhti izraeliten Gili Cohen, raporton Insajderi.

Rreth orës 18:45 pritet që luftë për medaljen e artë të zhvillojë edhe xhudistja tjetër e Kosovës, Nora Gjakova. /Insajderi.com

The post Nderohen simbolet e Kosovës në Turqi, pas triumfit të Krasniqit appeared first on INSAJDERI.

Ultimatum qeverisë për ligjin e mësimdhënësve të viteve të 90-ta

Posted: 07 Apr 2017 08:45 AM PDT

 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) i ka dhënë afat dy javë Qeverisë për të proceduar Ligjin për mësimdhënësit e viteve të 90-ta. Në të kundërtën drejtuesit e SBAShK-ut kanë paralajmëruar greva sindikale.

Kjo kërkesë e SBAShK-ut ka dalë sot në takimin e saj ku kanë analizuar aktualitetin në arsim dhe për të vendosur për veprime konkrete sindikale varësisht nga situatat e krijuara.

Ymer Ymeri, menaxher financiar më SBAShK dhe këshilltar i kryetarit Rrahman Jashari ka thënë se vlera e kompensimit bazë për mësimdhënës në kohën e luftës e viteve të '90 duhet të bëhet në vlerë prej 75%.

Ai ka thënë se ligji për këtë pagesë të mësimdhënësve ka ndryshuar, duke kërkuar që ligji brenda fundit të javës së ardhshme të ndryshojë.

Ymeri ka thënë se nëse ky ligj nuk përfundon ai ka kërkuar që do të ndërmerren masa, duke kërcënuar edhe me greva sindikale./Insajderi.com

The post Ultimatum qeverisë për ligjin e mësimdhënësve të viteve të 90-ta appeared first on INSAJDERI.

“E kuptojmë Amerikën, por konflikti zgjidhet me politikë” – BE-ja reagon ndaj Trump

Posted: 07 Apr 2017 08:43 AM PDT

Bashkimi Evropian ka thënë të premten se e kupton qëllimin e SHBA-ve që me sulmin ndaj Sirisë, të ndalojë sulmet e tjera me gaz kimik nga regjimi i Bashaar Al-Assad, por theksoi se zgjidhjet politike janë e vetmja mënyrë për ndalimin e luftës.

"Shtetet e Bashkuara kanë informuar Bashkimin Evropian se … kanë lëshuar një sulm në bazën ajrore të Sirisë në Shayrat me qëllim të kuptueshëm për të parandaluar dhe penguar përdorimin e armëve kimike vdekjeprurëse", ka thënë sot Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Por, BE ka thënë se konflikti në Siri nuk zgjidhet përmes ushtrisë, por përmes politikës, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

“BE-ja beson se nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake të konfliktit”, thuhet në deklaratën e BE-së.”Vetëm një zgjidhje e besueshme politike do të siguronte paqe dhe stabilitet.” /Insajderi.com

The post “E kuptojmë Amerikën, por konflikti zgjidhet me politikë” – BE-ja reagon ndaj Trump appeared first on INSAJDERI.

Policia suedeze mohon sulmin me të shtëna

Posted: 07 Apr 2017 08:38 AM PDT

Policia suedeze  ka demantuar lajmin për sulmin me të shtëna, ndërsa raportohet për 3 të vdekur në sulmin me kamion në Stokholm.

Tre të vdekur dhe tetë të plagosur kanë mbetur nga sulmi me kamion në Stockholm, që policia suedeze po e quan akt terrorist duke e krahasuar me atë në Nicë dhe Berlin.

Mediat e huaja më herët kanë bërë të ditur se janë shtatë të vdekur, megjithatë policia ka konfirmuar vetëm tre.

Në anën tjetër, lajmin për një sulm të dytë me të shtëna në sheshin Fridhemsplan, policia e ka mohuar.

Deri tani është arrestuar vetëm një person për sulmin me kamion./Insajderi.com

The post Policia suedeze mohon sulmin me të shtëna appeared first on INSAJDERI.

Krasniqi triumfon dhe rrëmben të artën në Antalya

Posted: 07 Apr 2017 08:25 AM PDT

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Antalya Grand Prix.

Ajo në finale e mposhti izraeliten, Gili Cohen, në kategorinë deri në 52 kilogramë, raporton Gazeta Online Insajderi.

Në orën 18:45 pritet që në finale të kategorisë -57 kilogram të garojë xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova. /Insajderi.com

The post Krasniqi triumfon dhe rrëmben të artën në Antalya appeared first on INSAJDERI.

Wenger, i bindur në qëndrimin e Sanchezit

Posted: 07 Apr 2017 08:20 AM PDT

Alexis Sanchez do të qëndrojë tek Arsenali. Për këtë është i bindur trajneri i "topçinjve" të Londrës, Arsene Wenger, gjë që e theksoi gjatë një konference për shtyp.

Sulmuesi kilian, së bashku me Mesut Ozil, prej kohësh janë në qendër të zërave të merkatos, duke parë se ende nuk i kanë rinovuar kontratat e tyre me Arsenalin, edhe pse Wenger shpeshherë ka deklaruar se kjo është një çështje që pritet të marrë zgjidhje në fund të sezonit.

Por Wenger ka edhe një problem tjetër më të madh për të zgjidhur, që ka të bëjë me të ardhmen e tij tek Arsenali. Trajneri francez është vënë në shënjestrën e kritikave të forta nga tifozët e skuadrës, të cilët jo pak herë  kanë dalë në protesta, duke kërkuar largimin e tij pas një qëndrimi 20-vjeçar.

I pyetur në lidhje me këtë temë, Wenger theksoi se do të flasë vetëm pasi klubi të ketë marrë një vendim për kontratën e tij, ndërkohë që ai vet është i fokusuar te ndeshja e radhës, atë me Crystal Palace mbrëmjen e së hënës./Insajderi.com

The post Wenger, i bindur në qëndrimin e Sanchezit appeared first on INSAJDERI.

Live nga vendi i ngjarjes ku ndodhi sulmi në Stokholm [video]

Posted: 07 Apr 2017 08:07 AM PDT

Rreth orës 15:00 ka ndodhur një incident në Stokholm të Suedisë, një kamion kishte goditur turmën e njerëzve, me ç’rast kanë vdekur tre persona dhe janë lënduar dhjetëra të tjerë, raporton The Telegraph.

Ngjarja ka ndodhur në Drottninggatan, njërën nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit suedez.

Në video mund t’i shikoni drejtpërdrejt pamjet nga vendi ku ndodhi incidenti në Stokholm:

The post Live nga vendi i ngjarjes ku ndodhi sulmi në Stokholm [video] appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet një i dyshuar për sulm në Stokholm [video]

Posted: 07 Apr 2017 08:01 AM PDT

Janë publikuar edhe pamjet nga momenti kur Policia e Suedisë e ka arrestuar një të dyshuar për sulmin në Stokholm.

Nga incidenti, deri më tani mediat raportojnë se janë 5 persona kanë vdekur, kurse edhe shumë të tjerë janë të lënduar.

Kryeministri i Suedisë, ka thënë se të gjitha rrethanat tregojnë se ky ishte një sulm terrorist./Insajderi.com

The post Arrestohet një i dyshuar për sulm në Stokholm [video] appeared first on INSAJDERI.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Seancë urgjente e OKB-së pas sulmit

Posted: 07 Apr 2017 07:55 AM PDT

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të takohet të premten pasdite, për të diskutuar lidhur me sulmet amerikane në bazën ajrore të Sirisë, kanë njoftuan diplomatë të SHBA-ve.

Rusia ka kërkuar mbledhje urgjente, duke dënuar ashpër aksionin ushtarak amerikan "si agresion kundër një shteti sovran", transmeton AFP.

Ndryshe, SHBA-të kanë kryer sulm raketor kundër forcave ushtarake siriane, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit me helm kimik në Kan Sheikun, qytet nën kontrollin e kryengritësve. Në sulm janë vrarë të paktën shtatë ushtarë sirianë, ndërsa baza është shkatërruar pothuajse plotësisht./Insajderi.com

The post Seancë urgjente e OKB-së pas sulmit appeared first on INSAJDERI.

Pamje nga sulmi në Stokholm [video]

Posted: 07 Apr 2017 07:45 AM PDT

Në internet kanë filluar të qarkullojnë fotografitë e para, të një kamioni që ishte futur në masën e njerëzve në qendër të kryeqytetit suedez të cilët filloi t'i shtyp.

Sipas informatave fillestare, raportohet për shtatë persona të vdekur dhe shumë të tjerë të lënduar.

Kryeministri i Suedisë, ka folur menjëherë për këtë sulm të cilin e ka cilësuar si sulm terroristë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të shumta të policisë, derisa qendra e Stokholmit është bllokuar për qarkullim.

Deri më tani nuk dihet se kush e ka kryer sulmin.

Në pamje shihen qytetar të shumë duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Pamje nga sulmi në Stokholm

The post Pamje nga sulmi në Stokholm [video] appeared first on INSAJDERI.

Kosovari i akuzuar për vrasjen e gruas së tij në Irlandë, grushton prokurorin

Posted: 07 Apr 2017 07:40 AM PDT

35-vjeçari nga Kosova, emigrant në Republikë të Irlandës, Vesel Jahiri i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij Anna Finnegan, ka grushtuar sot në Gjykatën Qëndrore Penale prokurorin e rastit Patrick Marrinan.

Jahiri akuzohet për vrasjen e ish-partneres së tij dhe nënës së dy fëmijëve të tyre më 21 shtator të vitit 2012 në kryeqytetin e Irlandës, Dublin. Jahiri, me origjinë nga Kosova, por pa vendbanim të caktuar, nuk e ka pranuar asnjëherë fajin për vrasjen e Anna Finneganit.

Ai ka pranuar gjithashtu jo fajtor për sulm ndaj Karl Finnegan, duke i shkaktuar atij dëm, në të njëjtin vend në të njëjtën datë, njofton Insajderi.

Kosovari ka hequr ekipin mbrojtës të tij dhe tani përfaqëson vetën e tij në gjyq, raporton e përditshmja irlandeze, Irish Times.

Të premten në mëngjes, Gjykatësi Paul Coffey i tha jurisë se zoti Jahiri nuk kishte më mundësi që të thërriste më dëshmitar të tjerë.

Në këtë pikë Jahiri bërtiti:”Gjykatësi më ndalon që të thërrasë dëshmitarë. Ky gjykim nuk është duke shkuar përpara. Ju po e thyeni ligjin. Ky gjyq nuk po shkon askund, dhe unë po e lë këtë gjykim”.

Gjykatësi pastaj i tha Jahiri se ai i kishte dhënë atij një mundësi që t'i thërriste dëshmtiraët sot në mëngjes. E kosovari 35-vjeçar tha se se atij i duhej një telefon që t'i thërriste dëshmitarët e mundshem: "A jam unë në burgun e Guantanamos”.

Në këtë pikë, prokurori i rastit Patrick Marrinan u ngrit në këmbë për të folur, derisa në ato momente Jahiri shkoi para tij dhe e goditi në fytyrë. Gjaku mund të shihej teksa dilte nga hundët e prokurorit, raporton Irish Times. /Insajderi.com

The post Kosovari i akuzuar për vrasjen e gruas së tij në Irlandë, grushton prokurorin appeared first on INSAJDERI.

Shkon në pesë numri i të vdekurve në Stokholm

Posted: 07 Apr 2017 07:31 AM PDT

Është rritur në shtatë numri i personave të vdekur në dy sulme të njëpasnjëshme që kanë ndodhur pasdite në Stokholm.

Sipas burimeve të Expressen pesë persona kanë vdekur deri tani nga sulmi me kamion në kryeqytetin suedez.

Policia e Suedisë ka bërë të ditur më herët se një person është arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.

Ndërkaq, sipas, Kryeministrit të Suedisë, Stefan Lofven, të gjitha indikacionet tregojnë se bëhet fjalë për një sulm terrorist./Insajderi.com

The post Shkon në pesë numri i të vdekurve në Stokholm appeared first on INSAJDERI.