“Pas akuzave të Vetëvendosjes ndaj Rashit Qalajt reagon Këshilli i fshatit Mirash” plus 9 more Ferizaj Press

“Pas akuzave të Vetëvendosjes ndaj Rashit Qalajt reagon Këshilli i fshatit Mirash” plus 9 more Ferizaj Press


Pas akuzave të Vetëvendosjes ndaj Rashit Qalajt reagon Këshilli i fshatit Mirash

Posted: 14 Apr 2017 09:34 AM PDT

Pas akuzave të Vetëvendosjes ndaj Rashit Qalajt  ka reaguar  Këshilli i fshatit Mirash .

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Lëvizja VV në qendër në Prishtinë ka akuzuar rënd Z. Rashit Qalajn duke shpifur dhe duke u munduar që njerëzit më të devotshëm t’i etiketojë paturpësisht.

Ne shprehim indinjatë të thellë kur djali ynë akuzohet se gjoja prindi i tij na paska qenë me sps-in. Ku ka akuzë më të rënd se kjo more ju të vv-dosjes, kur dihet mirëfilli se familja e tij ka qenë dhe është e ndershme. Shtrohet pyetja more ju të vv-dosjes, si mund të jetë kjo e vërtet kur dihet se Rashiti kurdo që kërkohej nga ai të sakrifikohej për qytetaret e tij, ai sakrifikohej me guxim.

Si mund të jenë këto të vërteta kur shtëpia e tij u hap për të organizuar zgjedhjet e asaj kohe. Si mund të jetë kjo e vërtetë, kur shtëpia e tij u hap për nxënësit, kur okupatori i pat mbyll shkollat. Si mund të jetë kjo e vërtetë kur lufta përfshiu gjithë Kosovën e Rashiti u rreshtua në radhët e UÇK-së duke i dal zot atdheut. Prandaj këto akuza, ne si këshill i fshatit, i cilësojmë si të pavërteta dhe të qëllimshme. Këto akuza janë qëllimkëqija dhe që kanë shkaktuar indinjatë të thell mes banorëve të fshatit tonë dhë më gjerë.

Prandaj porosisim gjithë ata që pëpiqen të na i njollosin bijtë tanë, nuk do t’ia dalin, sepse bijtë tanë janë të paster si loti dhe me këtë pastërti do të vazhdojnë t’i shëbejnë vendit.

14.4.2017  Këshilli i fshatit Mirash

Barnat donacion përplasin PDK-në me QKMF-në

Posted: 14 Apr 2017 09:18 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës në Ferizaj, thotë se në depon farmaceutike të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, janë gjetur barna ilegale dhe të dyshimta pa banderolë, me banderolë, apo edhe me banderolë të shtetit serb, dhe të cilat nuk kishin asnjë dokument përcjellës të pranim-dorëzimit, si dhe nuk ishin të evidentuara në asnjë regjistër të QKMF-së.

Komunikata e plotë e PDK-së:

Kohëve të fundit, më shumë se qytetarët me probleme shëndetësore, QKMF-në e Ferizajt po e vizitojnë Krimet Ekonomike dhe Inspektorët Farmaceutik të MSH-së. Dega e PDK-së në Ferizaj, këto ditë ka pranuar nga një qytetar anonim një informacion, sipas të cilit Inspektorët Farmaceutik dhe Krimet Ekonomike, në një inspektim të tyrin, kanë hasur në një skandal të madh brenda hapësirave të QKMF-së së Ferizajt. Bëhet fjalë për gjetjen e një stoku të konsiderueshëm të barnave ilegale dhe të dyshimta pa banderolë, me banderolë, apo edhe me banderolë të shtetit serb, brenda hapësirave të këtij institucioni, përkatësisht në depon farmaceutike të QKMF-së dhe të cilat nuk kishin asnjë dokument përcjellës të pranim dorëzimit, si dhe nuk ishin të evidentuara në asnjë regjistër të QKMF-së. Duke e konsideruar këtë skandal si të pa shembullt dhe plotësisht të pa pranueshëm, dega e PDK-së në Ferizaj shpreson në zbardhjen e plotë të këtij rasti nga organet kompetente. Njëkohësisht ne shpresojmë që Kryetari i Ferizajt do t'u sqarojë qytetarëve se çfarë po ndodhë në QKMF? Bëhet fjalë për krim të organizuar nga zyrtarët e zgjedhur, apo pushteti po bën biznes të pisët me jetën e qytetarëve të komunës sonë?! Dikush sigurisht se duhet të japë llogari. Shëndetësia në Ferizaj edhe ashtu po rrënohet çdo ditë e më shumë.

Në anën tjetër  Përgjegjës të QKMF-së e kanë mohuar këtë akuzë dhe kanë thënë se nuk bëhet fjalë për kurrfarë kontrabande të barnave e as  ndonjë akuzë nga Inspektorët Farmaceutik.

Barnat për të cilat PDK akuzon se janë kontrabanduar  janë vetëm një sasi e vogël e një qytetari i cili pas vdekjes së familjarit nga sëmundja e kancerit dhe faktit se janë shumë të shtrenjta i ka dorëzuar në QKMF si donacion për pacientët të cilët kanë  këtë sëmundje dhe nuk kanë mundësi që ti blejnë, ka thënë  Ibadete Ismajli-Bucaliu, drejtoreshë e QKMF-s për FerizajPress.
"QKMF në Ferizaj që nga pas lufta e deri më tani ka pranuar barna dhe materja mjeksor nga donatorët vendor dhe ndërkomtar.Praktikë është që të dihet donatori.Barnat as një herë të pranuar nga donatori nuk janë ardhur me liste. Lista është formuar nga punëtorët tanë që punojnë në depo.Farmacistja e jonë ka pranuar barnat nga donatori i cili dihet me emër dhe mbiemr.Barnat nuk kanë qenë në raft për tu shpërndar.Dita e pranimit ka qenë 31.03.2017 ditë e premte.Më 03.04.2017 Farmacistja ka udhëtuar jashë vendit. Ndërsa punëtorët që punojnë në depon qendrore nuk kan pasur mundësi menjëherë në mengjes me u marrë me këto punë.Këshilli Drejtues i QKMF-së ka mbajtur mbledhje , e ka shqyrtuar raportin e Inspektoratit të datës 3 dhe 5.04.2017 dhe ka vendosur që të filloj procedura disiplinore kundër përsonit që ka bërë pranimin e donacionit.
Me përgjegjësi të plotë deklarojmë se këtu nuk kemi të bëjmë me kontrabandim, as me keqë përdorim.Me këto barna nuk është rrezikuar asnjë përson, e asë ambienti.Donatori ka theksuar nese ju nuk i pranoni ne barnat do ti hedhim në kontejner të mbeturinave, nëse do të ishte vepruar në këtë mnyrë përgjegjësia do të ishte edhe ma e madhe." ka thënë  Ibadete Ismajli-Bucaliu, drejtoreshë e QKMF-s.

Edhe Drejtori i Shëndetësisë ferizajase , Burim Karameta   këtë e ka cilësuar si një rast  të izoluar  të një punëtori farmaceutik i cili ka bërë një lëshim në procedurat e regjistrimit të barnave donacion.
"Nëse PDK dëshiron  ta politizoi këtë çështje dhe ti jap  kahje politike  atëherë mund  të them se kjo një shantazh që ka bërë vet PDK, pasi personi i cili ka sjellë  në departamentin farmaceutik këto barna është infermier  që punon  në QKMF dhe është  anëtarë dhe votues i vet subjektit  të PDK-së. Kam një pyetje për  vet subjektin politik PDK i cili  ka përkrahë një donacion  të mëhershëm  që ka ardhur në  formë të njëjtë  ku QKMF ka reaguar  dhe ka njoftuar të gjitha organet kompetente  ndërsa PDK  me deklarata kanë përkrahur  atë donacion. Deri kur dhe nuk mendoj se pushteti mund të fitohet me standard  të dyfishta" ka thënë Karameta.
QKMF  ka ofruar edhe deklaratën e mjekut i cili pas mjekimit për një kohë të gjatë të pacientit i ka ofruar QKMF-së barnat me insistimin e familjarëve.

Në fshatin Greme fillon një cikël i investimeve

Posted: 14 Apr 2017 07:36 AM PDT

Në fshatin Greme të Ferizajt, ka filluar të bëhet rregullimi dhe asfaltimi i 16 rrugëve të këtij fshati.
Nga afër punimet në këtë lokalitet i ka përcjellur kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Milaizm Haliti, drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi si dhe shumë banorë të këtij fshati.
Me këtë rast i pari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shprehur se fshati Greme është njëri nga lokalitete më të mëdha të komunës së Ferizajt, i cili edhe për nga fuqia ekonomike bënë pjesë në zhvillimin ekonomik të Ferizajt sidomos në përpunimin final të drurit.
"Nga ky vit ne e kemi priroitet kryesor fshatin Greme sa i përket përfitimeve nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, por edhe nga përfitimet tjera që vinë nga institucione ndërkombëtare financiare që ndërlidhen me zgjidhjen e problemeve infrastrukturore në këto lokalitete. Unë jam këtu për t'i uruar të gjithë banorët e këtij fshati për fillimin e punimeve në asfaltimin e këtyre rrugicave, por jam këtu për t'i falënderuar edhe për gatishmërinë që po tregojnë për lirimin e pronave private në dobi të interesit publik dhe me këtë hap, po ndikojnë në kursime të buxhetit të komunës së Ferizajt", ka thënë kryetari Svarqa.
Ai tutje është shprehur se përmes këtyre rrugëve po krijohen edhe lidhje të tjera nëpër lokalitete të ndryshme që kufizohen përmes fshatit Greme.
"Unë shpreh gatishmërinë time që këtij lokaliteti t'i kushtojmë rëndësi prej nga më të veçantat në mënyrë që të krijojmë lidhje edhe me lokalitetet tjera me të cilat kufizohet fshati Greme, siç po ndodh edhe me lidhjet me fshatin Rakaj, për një qarkullim me të lirë dhe për qasjen në pjesën e magjistrales që shpije në drejtim të Shkupit", tha Svarqa.
Por pavarësisht këtyre investimeve kryetari Svarqa, ka shprehur edhe shqetësimin e tij sa i përket edhe projektit të ujësjellësit të këtij fshati, i cili ka theksuar që shumë shpejt do të bëhet edhe rregullimi i këtij problemi.
E nga ana tjetër deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës nga fshati Greme Milazim Haliti, ka thënë se kjo ditë është tejet e veçante për këtë fshat.
"Po fillon implementimi i një projekti shumë të rëndësishëm për këtë anë ku po bëhet asfaltimi i 16 rruge që janë përpare me buxhetin e komunës së Ferizajt", ka thënë Haliti.
Edhe banorët e tjerë të këtij fshati janë shprehur mirënjohës për rregullimin e këtyre rrugëve.
U bë projekti kap shumën mbi 250 mijë euro. Po ashtu gjatë ditës së sotme nga afër kryetari Svarqa, ka inspektuar punimet që po bëhen edhe në asfaltimin e rrugëve të fshatit Gaçke.

Fermerët ferizajas furnizohen me herbicide të grurit

Posted: 14 Apr 2017 07:31 AM PDT

Komuna e Ferizajt, ndau herbicide të grurit për 452 fermerë ferizajas. Fermerët përfitues u shprehën të kënaqur për ndihmën që i është ofruar nga drejtoria komunale e bujqësisë. Sipas tyre, edhe pse nuk mund të mbulohet të gjithë hektarët me këto ndihma, por sadopak do tua lehtësojë atyre shpenzimet.
"Me arrit pak më shumë më mbjellë pak më shumë. Po si të mbillet kur nuk ka çmim gruri. E kisha lutur Qeverinë bile çmimin letë na e mbajnë mos të lejohet nga jashtë të hynë misrit qumësht dhe grurë sepse çmimi është shumë i ulët", tha Milam Avdyli.
E, drejtori i Bujqësisë në Komunën e Ferizajt, Ismet Vranovci tha se fermerët kanë aplikuar për t'i mbuluar mbi 2 mijë hektar, por shtuan se, mundësit buxhetore për të furnizuar fermerët 100% me këtë pesticide janë të kufizuara.
"Është duke u realizuar projekti i parë për këtë vit duke mos i harruar edhe projektet e tjera që janë në realizim e sipër sot i furnizojmë fermerët me preparat kimik Segatur për luftimin e barojave të këqija në kulturën e grurit.
Me këtë preparat janë pajisur rreth 452 bujq që kanë diku rreth 1 e 800 hektarë tokë me grurë. Ky projekt komunës së Ferizajt mësohet ti ketë kushtuar afër 19 mijë euro.

Banorët e fshatit Komogllavë i janë gëzuar pa masë asfaltimit të rrugëve të tyre

Posted: 14 Apr 2017 07:24 AM PDT

Në fshatin Komogllavë të Ferizajt po asfaltohen rreth 19 rrugë. Banorët po i mirëpresin investimet, duke thënë se ato do t'u krijojnë lidhje të mira me fshatin dhe qytetin.
E, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa që i pa nga afër punimet në këto projekte, tha se pushteti lokal i Ferizajt po bën përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve. Falënderoi banorët që po i lirojnë pronat për t'iu hapë rrugë projekteve ndërsa pati fjalë të mira edhe për kompaninë "Eskavatori" që sipas tij po zhvillon punime të cilat garantojnë një qëndrueshmëri të lartë.
"Unë i përgëzojë banorët e fshatit Komogllavë të cilët pa hezitim kanë hequr dorë nga pjesë të pronave të tyre në dobi të interesit publik dhe mendojë se janë shembuj të mirë që tashmë po i ndjekim edhe qytetarët e fshatrave të tjera siç janë fshati Gaçke, Greme, Zllatar, tashmë edhe në Nerodime të Poshtme që po mundësojnë asfaltim të rrugëve sipas kritereve të parashikueshme", ka thënë kryetari Svarqa.
Asfaltimi i rrugëve të fshatit Komogllavë, me gjatësi mbi 8 kilometra, financohet nga buxheti i qeverisë së Ferizajt dhe kushtoi me mbi 350 mijë euro.

Arrestohet personi që fshiu incizimet e përleshjes me armë në Prishtinë

Posted: 14 Apr 2017 04:14 AM PDT

Policia e Kosovës, të enjten në mëngjes, ka arrestuar një person të dyshuar për fshirjen e video-incizimeve të kamerave të sigurisë të një lokali, të cilat shërbenin si prova materiale në gjuajtën me armë që ndodhi të mërkurën mbrëma në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka fshirë qëllimisht disa video incizime të kamerave të sigurisë, të cilat shërbenin si prova materiale në një rast penal”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raport.

Kryetari Svarqa, pret profesorin Shaban Ratkoceri

Posted: 14 Apr 2017 04:12 AM PDT

Numri një i qyteti të Ferizajt, Muharrem Svarqa, gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim autorin e librit "50 përpunimet e këngëve popullore dhe qytetarë për zë &piano".

Me këtë rast kryetari Svarqa, ka uruar profesor Ratkocerin për botimin e librit, duke thënë se libra të tilla i kanë munguar të gjithëve, por më së shumti profesorëve dhe nxënësve të shkollës së muzikës.

E nga ana tjetër autori i librit "50 përpunimet e këngëve popullore dhe qytetarë për zë & piano", Shaban Ratkoceri ka falënderuar kryetarin Svarqa për financimin e librit, duke thënë se ky libër muzikor ju dedikohet njohësve të notave muzikore dhe ka për bazë ruajtjen e këngëve me vlera artistike. Libri përmban 50 përpunime të këngëve popullore dhe qytetare të cilat janë të përshtatura për zë dhe piano.

U bë e ditur se ky është libri i dytë i autorit Shaban Ratkocerit, ndërsa tash për tash, po merret edhe me orkestrinën e qytetit e sapo formuar në qytetin e Ferizajt, e të cilët kanë në plan të shfaqin një program me 25 prill me solist ferizajas.

Policia shpjegon masat që i ka ndërmarrë ndaj kërcënimeve për terrorizëm

Posted: 14 Apr 2017 04:06 AM PDT

Policia e Kosovës vlerëson se gjendja aktuale e sigurisë së përgjithshme në Kosovë është e qetë dhe stabile. Organet e sigurisë në vend një ditë më parë kanë mbajtur takime lidhur me gjendjen në vend, e pas këtyre deklaratave të ndryshme, qytetarët u alarmuan për mundësinë e ndonjë sulmi terrorist.

Njoftimi i dërguar nga Policia e Kosovës thotë se aktualisht janë duke u implementuar disa veprime operacionale të planifikuara, që ndërlidhen me manifestimet për festat e pashkëve. PK potencon se një qasje e tillë policore aplikohet edhe në rastet e tjera të manifestimeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve dhe parandalimin e çfarëdo incidenti të mundshëm.

"Policia e Kosovës çmon lart bashkëpunimin me komunitetet fetare lidhur me manifestimin e këtyre festave dhe po ashtu falënderon të gjithë qytetarët për nivelin e lartë të vetëdijes qytetare për të respektuar të drejtat dhe liritë e të gjitha komuniteteve, si një nga vlerat fundamentale të shoqërisë demokratike.

Njëkohësisht Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e ndërsjellë të treguar, bashkëpunim ky i mirëpritur nga PK-ja, i cili në vazhdimësi po tregon rezultate pozitive në realizimin e detyrave policore dhe sigurisë së përgjithshme në vend.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e planifikimeve të saja operacionale, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, si dhe parandalimin e incidenteve të çfarëdo natyre", thuhet në njoftim.

Ferizajasi, Arlind I. Bajrami diplomon në Akademin e Britanisë

Posted: 14 Apr 2017 03:56 AM PDT

Sot dy oficer të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe e cila është një prej akademive më prestigjioze në botë
Oficerët të rinj janë Xhevahir H. Hasanaj dhe Arlind I. Bajrami.
Arlind I. Bajrami eshte nga Ferizaj

Gjakoset bateristi i Dua Lipës në koncert (Foto)

Posted: 14 Apr 2017 03:38 AM PDT

Dua Lipa gjithmonë i merr seriozisht koncertet dhe paraqitjet e saj skenike.

Sa herë performon ajo sigurohet që të shkëlqejë dhe të lë gjurmë në skenë.

Por, në performancën e fundit në O2 Shepherds Bush Empire ajo duket se u angazhua më shumë se që duhet.

Në një foto të publikuar në Instagram shfaqet dora e bateristit të saj William Bowerman, i cili u dëmtua gjatë performancës.

Dua u solidarizua me të duke përgëzuar për angazhimin.

Dua Lipa po vazhdon turneun e sak botëror me një seri koncertesh spektakolare.

@williambowerman smashed it last night (someone call me when they make a drum emoji please)

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on