INSAJDERI: “Rikthehet Marco Reus” plus 19 more |
- Rikthehet Marco Reus
- Vdes vajza e një polici, prokurorja nuk lejon ekspertizën mjekoligjore
- Ramiqi: Kosova nuk rrezikohet nga terrorizmi, pushteti po jep alarme false
- Laborator droge në tunelin vetëm pesë kilometra larg qendrës së Tiranës
- Protestë me derra ndaj klubit anglez, shtyhet ndeshja [foto]
- Momenti i shpërthimit në Kroaci [Video]
- Papa i lan këmbët shqiptarit
- Pelegrinët e Serbisë, në Jerusalem këndojnë ‘Oj Kosovo, Kosovo’ [video]
- Prishtina fiton dhe i afrohet kreut
- Koreano-veriorët: Sa të kemi liderin suprem, mposhtim SHBA-të
- Vulin: Politikat e Prishtinës janë në dëm të serbëve
- Peshkopi Teodosije: Nuk shkojmë askund nga Kosova
- Manaj i pavendosur për të ardhmen e tij
- Rusia, Irani dhe Siria i tërheqin vërejtjen Uashingtonit
- AGK reagon ndaj gazetarit që u vetëkërcënua
- Kërkesa e Delawies për deputetët që të luftohet korrupsioni
- Berisha shkruan histori me golin e 100-të në Australi
- Thirrjet xhihadiste që e prangosën Rakip Abdylin nga Opoja
- “Stolat e shoqërisë” si kujdes psikologjik për shtetin me vetëm 13 psikiatër
- ‘Skënderbeu’ shfaqet në teatrot e Evropës
| Posted: 14 Apr 2017 09:41 AM PDT Marco Reus i rikthehet fushës së blertë. Sulmuesi i skuadrës së Borussia Dortmund ka lënë pas dëmtimin e pësuar në muajin Mars, në takimin kundër Bayern Leverkusent. Lajmi e konfirmon vet trajneri i verdhezinjve Tomas Tuchel, i cili ka deklaruar se Reus do të jetë i gatshëm për takimin e fundjavës kundër Eintracht Frankfurt. Borussia Dortmund numëron 34 takime ne kampionat pa pësuar asnjë humbje brënda në stadiumin e tyre "Signal Iduna Park. Verdhezinjtë do të kërkojnë me cdo kusht fitoren përballë Eintracht Frankfurt, në mënyrë që të sigurojnë vendin e tretë në kampionat, cka do ti garantonte atyre kualifimin drejtepërdrejtë për në sezonin e ardhshëm të Champions League. The post Rikthehet Marco Reus appeared first on INSAJDERI. |
| Vdes vajza e një polici, prokurorja nuk lejon ekspertizën mjekoligjore Posted: 14 Apr 2017 09:34 AM PDT Një vajzë e moshës 17 vjeçare nga Rogana e Kamenicës dyshohet se është vetëvrarë sot në shtëpinë e saj. Insajderi ka zbuluar se Mediana Thaçi, ka vdekur si pasojë e shkrepjes së një plumbi nga një armë me leje që besohet se ka qenë e axhës së saj. E ndjera është vajza e një polici të Kosovës. Megjithëse, vajza ka vdekur në rrethana të paqarta si pasojë e gjuajtjes me armë, prokurorja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Rabije Jakupi nuk ka lejuar që trupit të pajetë t'i kryhet obduksioni. Ajo, ka urdhëruar që trupi i të ndjerës t'i kthehet familjes për varri pa u kryer ekspertizë mjekoligjore. Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e të ndjerës. Rastin e ka cilësuar sipas urdhrit të prokurores, vetëvrasje. Zëdhënësi për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i ka thënë Insajderit se Policia e Kosovës ka pranuar një informatë rreth orës 11 e 25 se në fshatin Rogoqicë të Kamenicës ka ndodhur një incident me armë. Hashani ka thënë se kur njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se dyshohet për një rast të vetëvrasjes. "Policisë i është thënë nga familjarët se vajza ka vrarë vetën në njërën nga dhomat e shtëpisë. Familjarët e kanë gjetur të parët dhe e kanë dërguar me urgjencën emergjencë, por mjeku kujdestar vetëm ka konstatuar vdekjen e saj", ka thënë Hashani. Zëdhënësi i Policisë ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve rajonale, njësia e forenzikës dhe prokurori i shtetit. Ai ka bërë të ditur se është gjetur një revole, dhe një gëzhojë. Arma është konfiskuar. Hashani ka konfirmuar se prokurorja ka urdhëruar që trupi i së ndjerës t'u kthehet familjarëve. "Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi t'u kthehet familjarëve pa u kryer obduksioni", ka thënë ai. Se prokurorja nuk ka lejuar kryerjen e obduksionit e ka konfirmuar edhe drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu. "Ekipi ynë ka dalë në vend të ngjarjes për ta marrë trupin, por prokurorja nuk e ka lejuar një gjë të tillë. Ekipi ka kërkuar nga prokurorja që ta nënshkruaj dokumentin që nuk po lejon autopsinë dhe një gjë të tillë e ka bërë. Ekipi është kthyer në Prishtinë", ka thënë Gërxhaliu. Insajderi ka provuar të kontaktojë me prokuroren Rabije Jakupi por nuk është përgjigjur. Shefi i saj, Jetish Maloku, ka thënë se nuk di arsyet se pse prokurorja nuk ka lejuar kryerjen e obduksionit./Insajderi.com The post Vdes vajza e një polici, prokurorja nuk lejon ekspertizën mjekoligjore appeared first on INSAJDERI. |
| Ramiqi: Kosova nuk rrezikohet nga terrorizmi, pushteti po jep alarme false Posted: 14 Apr 2017 09:17 AM PDT Kryetari i LISBA-së, Fuad Ramiqi, ka hedhur poshtë pretendimet se Kosova është e rrezikuar nga ndonjë sulm. Ai ka thënë se nuk ka gjasa që vendi të jetë arenë e ndonjë sulmi terrorist, duke e adresuar alarmin për mundësinë e një të tilli këtë fundjavë diku tjetër. "Asnjëherë shqiptari nuk do të ngrit dorë kundër një shqiptari tjetër. Por sa herë ka probleme politike, pushteti mundohet ta zhvendosë vëmendjen përmes këtyre alarmeve", ka thënë Ramiqi. Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se pushteti politik përmes këtyre alarmeve po mundohet të zhvendos vëmendjen e publikut. "Në Kosovë shumë po flitet për armiqtë dhe ndodhitë, por asnjëherë nuk ka ndodhur sulm kundër një shqiptari të besimit katolik, apo ndonjë objekti fetar. E kam marrë me dyshim alarmin për sulm terrorist në vend, sepse e di disponimin e popullit shqiptar", ka thënë Ramiqi. /Insajderi.com The post Ramiqi: Kosova nuk rrezikohet nga terrorizmi, pushteti po jep alarme false appeared first on INSAJDERI. |
| Laborator droge në tunelin vetëm pesë kilometra larg qendrës së Tiranës Posted: 14 Apr 2017 09:05 AM PDT Policia ka zbuluar një laborator prodhimi lëndësh narkotike vetëm pesë kilometra larg qendrës së Tiranës. Laboratori i përshtatur për kultivimin e hashashit u gjet në një prej tuneleve të ish-Uzinës së Autotraktorëve. Policia vuri në pranga pronarin e tunelit në Shkozë, Hazbi Pardhoku, ndërsa ambienti kamuflohej si një aktivitet i prodhimit të plastikës. Në brendësi të tunelit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme kubikësh dhe lëndë e dyshuar narkotike e futur në qese. Sipas burimeve, tuneli ishte izoluar dhe do të përdorej për kultivimin e kanabist me anë të llampave të fuqishme elektrike. Policia ka ndaluar dhjetra të rinj, banorë të zonës të për të cilët po kryen verifikime nëse janë të përshfirë, si dhe ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve të dyshuar. Ndërkohë, sipas uniformave blu, në gjithë vendin janë kontrolluar 28 tunele, 31 magazina e ish-magazina si dhe banesa të braktisura në kuadër të planit kombëtar kundër kultivimit të kanabisit. Operacionet janë zhvillluar nga toka dhe ajri, ndërkohë që janë angazhuar mbi 300 forca policore. The post Laborator droge në tunelin vetëm pesë kilometra larg qendrës së Tiranës appeared first on INSAJDERI. |
| Protestë me derra ndaj klubit anglez, shtyhet ndeshja [foto] Posted: 14 Apr 2017 08:59 AM PDT Tifozët e skuadrës angleze Coventry City kanë hedhur lodra në formë derrash në fushën e lojës, në ndeshjes ndaj Chardlton Athletic. Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Darren Handley u detyrua ta shtynte fillimin e ndeshjes për shkak se fusha u "okupua" nga derrat e hedhur nga tifozët e Coventry, shkruan Daily Mail. Protesta e tifozëve të Coventry Cityt ka të bëjë me gjendjen e tanishme të klubit të ligës së tretë angleze, e cila ndodhet në fund të tabelës së kësaj lige. /Insajderi.com The post Protestë me derra ndaj klubit anglez, shtyhet ndeshja [foto] appeared first on INSAJDERI. |
| Momenti i shpërthimit në Kroaci [Video] Posted: 14 Apr 2017 08:51 AM PDT
Sot ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në qytetin e dytë më të madh të Kroacisë, Split. Shpërthimi ka ndodhur në portin e veriut, pranë ish-ndërtesës së fabrikës së birrës së Splitit Index.hr ka publikuar momentin e shpërthimit që ka dridhur gjithë Kroacinë. Banorët e kësaj zone kanë deklaruar për mediat lokale, se shpërthimi ishte aq i fortë sa që u është dukur se ka ndodhur një tërmet. Si pasojë e këtij shpërthimi janë plagosur katër persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spital, por sipas medieve kroate ekzistojnë gjasa të mëdha që numri i të lënduarve të jetë më i madh./Insajderi.com The post Momenti i shpërthimit në Kroaci [Video] appeared first on INSAJDERI. |
| Posted: 14 Apr 2017 08:29 AM PDT Ashtu siç është tradita, Papa Françesku kreu ritualin e hershëm të Javës së Shenjtë, larjen e këmbëve që paraardhësit e tij e kishin kufizuar vetëm tek meshkujt katolikë. Ai zgjodhi të vizitonte burgun e vendosur në fortesën e shekullit të XVI në Paliano, rreth 75 km në jug të Romës, vendi që mban prapa hekurave të penduarit e mafias. Françesku mbajti një meshë përpara rreth 70 të burgosurve atje. Pjesë e shërbesës ishte dhe larja e puthja e këmbës së djathtë të 12 të dënuarve, gjest ky që kremton përulësinë e treguar nga Jezu Krishti ndaj 12 apostujve të tij natën përpara se të vdiste në kryq, njfoton Top Channel. Vatikani sqaroi se 3 prej këtyre personave ishin gra. Një prej të dënuarve ishte shqiptar, 10 të tjerë italianë dhe i fundit, një argjentinas nga vendlindja e Papës, i cili i pati dërguar dhe një letër Atit të Shenjtë. Dy prej këtyre njerëzve janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët duhet të lirohen ndërmjet 2019-s dhe 2073-shit. Burgu i sigurise së lartë i është rezervuar thuajse tërësisht të burgosurve që njihen në Itali si bashkëpunëtorë të drejtësisë. Shumica e tyre janë ish-pjesëtarë të tre grupeve më famëkeqe të krimit të organizuar në vend, Cosa Nostra, Camorra dhe Ndrangheta. Papa Françesku i ka dënuar me forcë grupe të tilla, pjesëtarët e të cilëve i konsideron adhurues të Djallit. The post Papa i lan këmbët shqiptarit appeared first on INSAJDERI. |
| Pelegrinët e Serbisë, në Jerusalem këndojnë ‘Oj Kosovo, Kosovo’ [video] Posted: 14 Apr 2017 08:27 AM PDT Kënga këndohet sot, në ditën që njihet si E Premtja e Mirë – Good Friday, ose e premtja e parë para Pashkëve, dita kur kryqëzimi i Jezusit përkujtohet në Kishën e Krishterë. Disa pelegrinë nga Serbia sot në Jerusalem kanë kënduar këngën "Oj Kosovo, Kosovo". Kënga në fjalë është këngë e folklorit serb, por ku Kosova cilësohet si pjesë e Serbisë, dhe zemra e saj, shkruan Kultplus. Kënga shpesh këndohet nga nacionalistët serbë si shenjë e dashurisë për Kosovën. Videoja që po qarkullon në internet tregon serbët që të veshur me kryqe këndojnë këtë këngë. Kënga këndohet sot, në ditën që njihet si E Premtja e Mirë – Good Friday, ose e premtja e parë para Pashkëve, dita kur kryqëzimi i Jezusit përkujtohet në Kishën e Krishterë.
The post Pelegrinët e Serbisë, në Jerusalem këndojnë ‘Oj Kosovo, Kosovo’ [video] appeared first on INSAJDERI. |
| Prishtina fiton dhe i afrohet kreut Posted: 14 Apr 2017 08:22 AM PDT Prishtina ka mposhtur me rezultat 1-0 Hajvalinë në ndeshjen e zhvilluar sot në Kishnicë. Me fitoren ndaj Hajvalisë, Prishtina kalon Feronikelin duke dalë në vendin e dytë të klasifikimit dhe i bën presion Trepçës '89. Prishtinasit kanë tashmë 54 pikë, vetëm pesë më pak se 89-shi që ka 59. Këtë xhiro, Trepça ’89 luan në udhëtim te Drita ndërsa Feronikeli udhëton te Trepça. /Insajderi.com The post Prishtina fiton dhe i afrohet kreut appeared first on INSAJDERI. |
| Koreano-veriorët: Sa të kemi liderin suprem, mposhtim SHBA-të Posted: 14 Apr 2017 08:08 AM PDT Koreano-veriorët janë të bindur se në rastin e një luftë me Amerikën, fitorja do të ishte në anën e tyre. "Edhe nëse ndryshon administrata amerikane, sanksionet e tyre ndaj nesh nuk besoj se kanë për të lëvizur. Por kjo gjë nuk na bën shumë përshtypje", thotë Ri Sol, studente. "Nuk më intereson se kush është udhëheqësi i administratës së tyre sepse po deshën luftë, ne do të fitojmë. Nuk mendojmë për asgjë tjetër, thjesht jetojmë me besimin se triumfi do të jetë i yni përsa kohë kemi me vete liderin tonë suprem. Nuk na shqetëson shumë se çfarë bëjnë ata", shton Ho Song Chol, ish-ushtar. Në Korenë e Jugut nga ana tjetër, të paktë janë ata që shqetësohen nga ideja e një testi bërthamor të veriut apo mundësia që Amerika të ndërmarrë ndonjë sulm për t'ja ndaluar një veprim të tillë. Shumë persona e festuan nëpër restorante 14 prillin, ditën e zezë të beqarëve që i kundërpërgjigjet ditës së bardhë, apo Shën Valentinit aziatik të kremtuar në 14 mars. "Jashtë Koresë së Jugut njerëzit mund të jenë të shqetësuar, por ne nuk e ndjejmë këtë në jetën tonë të përditshme. Përpiqemi të mos i japim rëndësi asaj që mendon bota, prandaj dhe erdha këtu ta shijoj këtë ditë e qetë", shprehet Choi Na-Young, punonjëse. Peniani e akuzoi Uashingtonin për zhvendosjen e atyre që i quan "asete strategjike bërthamore në Gatishullin Korean", duke iu referuar grupit të luftanijeve amerikane të dërguara në rajon në mesin e një përshkallëzimi të ri të tensioneve dhe raporteve të Veriut komunist mund të ndërmarrë testin e tij të gjashtë atomik. The post Koreano-veriorët: Sa të kemi liderin suprem, mposhtim SHBA-të appeared first on INSAJDERI. |
| Vulin: Politikat e Prishtinës janë në dëm të serbëve Posted: 14 Apr 2017 07:57 AM PDT Ministri i Punëve në Serbi, Aleksandar Vulin, ka reaguar ndaj akuzave dhe qëndrimeve të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj. Aleksandar Vulin në lidhje me qëndrimet e ministrit Enver Hoxhaj, ka thënë që politikat e Prishtinës “gjithmonë kanë qenë në atë drejtim se si t’i bëjnë më shumë dëm serbëve dhe t’i hedhin më shumë baltë Serbisë”, shkruan Tanjug. Vulin pos tjerash ka thënë që “do të ketë akuza të tjera të tilla me kalimin e kohës e gjatë marrëveshjes së Brukselit, pasi Prishtina e kupton që kjo marrëveshje po punon kundër pavarësisë së Kosovës dhe fuqizon pozitën e Serbisë në Kosovë.” Kryediplomati kosovar Enver Hoxhaj, përmes një opinioni të publikuar një ditë më parë në “New York Times” ka thënë se “Kosova ndien presionin e Rusisë përmes Sebrisë”. /Insajderi.com The post Vulin: Politikat e Prishtinës janë në dëm të serbëve appeared first on INSAJDERI. |
| Peshkopi Teodosije: Nuk shkojmë askund nga Kosova Posted: 14 Apr 2017 07:57 AM PDT Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije nga Mitrovica, ka përkujtuar siç thotë ai vuajtjet e Serbëve në Kosovë dhe Metohia në vitet e 1999-të. "Çfarë tjetër ne mund të bëjmë ne nuk mund të kemi më shumë ndikim vetëm të i lutemi zotit që të pengoj qëllimet e tyre, si ky martir, por njerëzit e perëndisë të mos lëndohet më tej", tha Theodosius. Ai më tutje ka thënë se ne nuk shkojmë askund nga Kosova dhe Metohia. "Ne nuk jemi duke shkuar askund nga Kosova dhe Metohija", tha Teodosije./Insajderi.com The post Peshkopi Teodosije: Nuk shkojmë askund nga Kosova appeared first on INSAJDERI. |
| Manaj i pavendosur për të ardhmen e tij Posted: 14 Apr 2017 07:40 AM PDT Rey Manaj do të rikthehet te Inter në qershor, por ende nuk dihet nëse do të qëndrojë pjesë e zikaltërve apo do të transferohet në ndonjë klub tjetër, për të vazhduar të fitojë eksperiencë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u bë pjesë e ekipit zikaltër sezonin e kaluar, fillimisht me ekipin e të rinjve ku shënoi 7 gola në 7 ndeshje dhe pastaj debutoi me ekipin e parë, kur trajner ishte Roberto Mancini. Këtë sezon Manaj u huazua fillimisht te Pescara, ku luajti 13 ndeshje e shënoi 2 gola dhe më pas në Serinë B, te Pisa ku deri më tani ka të njëjtat shifra si te Pescara, 2 gola në 13 ndeshje. Te Pisa Manaj u huazua me të drejtë blerje, por klubi i drejtuar nga Gattuso nuk ka ndërmend të paguajë kartonin e lushnjarit. Në qershor sulmuesi i ri do t’i bashkohet sërish klubit të Interin, por vështirë të qëndrojë aty, sepse zikaltërit janë të prirur t’i besojnë futbollistëve të afirmuar dhe nuk do të mund t’i siguronin hapësira Manajt. Megjithatë, gjetja e një klubi të ri për të fituar eksperiencë nuk duket problem për Manajn, sepse për të kanë shprehur interes disa klube të Serisë A dhe B, si dhe klube të tjera gjermane e spanjolle. Manaj ka një kontratë me Interin, deri më 2020-ën./Insajderi.com The post Manaj i pavendosur për të ardhmen e tij appeared first on INSAJDERI. |
| Rusia, Irani dhe Siria i tërheqin vërejtjen Uashingtonit Posted: 14 Apr 2017 07:30 AM PDT Rusia, Siria dhe Irani, sot i kanë tërhequr vërejtjen Shteteve të Bashkuara kundër lansimit të sulmeve të reja në Siri dhe kanë kërkuar hetim ndërkombëtar lidhur me sulmin kimik në këtë vend, më herët këtë muaj. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavorv, i cili ishte mikpritës i kolegëve nga Irani dhe Siria, në një takim trepalësh në Moskë, vlerësoi se sulmi ajror amerikan i javës së kaluar kundër një baze ushtarake siriane, ishte "shkelje flagrante" e së drejtës ndërkombëtare dhe ka tërhequr vërejtjen se ndonjë aksion i tillë i mëtejshëm do të ketë "pasoja të rënda jo vetëm për sigurinë rajonale, por edhe për atë globale". Ministri i jashtëm sirian, Walid Moallem, tha se takimi ka dërguar "mesazh të fuqishëm" për Uashingtonin, ndërsa iraniani, Mohammad Javad Zarif, ka theksuar se pjesëmarrësit kanë tërhequr vërejtjen se çfarëdo aksioni i njëanshëm nga Shtetet e Bashkuara është i papranueshëm. Uashingtoni e ka fajësuar qeverinë e Sirisë për lansimin e sulmit kimik vdekjeprurës në Kan Sheikoun, më 4 prill, nga i cili janë vrarë më se 80 vetë, dhe Shtëpia e Bardhë është përgjigjur me sulm raketor ndaj një baze ajrore siriane. Moska dhe Damsaku thonë se viktimat ishin vrarë nga gazi helmues, që ishte liruar nga një depo e kryengritësve dhe kanë tër hequr vërejtjen kundër fajësimit të Sirisë pa u kryer një hetim ndërkombëtar. Rusia ishte mbështetësi më i rëndësishëm i presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe është involvuar në operacione ushtarake në favor të qeverisë së Assadit, prej shtatorit të vitit 2015. The post Rusia, Irani dhe Siria i tërheqin vërejtjen Uashingtonit appeared first on INSAJDERI. |
| AGK reagon ndaj gazetarit që u vetëkërcënua Posted: 14 Apr 2017 07:22 AM PDT Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar nga Policia e Kosovës se gazetari Musa Mustafa ka bërë ‘raportim jo të vërtetë’ para dy ditësh kur ka pretenduar se ishte kërcënuar me jetë përmes telefonit. Përmes një komunikate për medie, AGK-ja ka njoftuar se është në kontakt të vazhdueshëm me policinë dhe me gazetarin Mustafa deri në mbylljen e çështjes. “Në lidhje me këtë rast, AGK-ja ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të dyjat palët, si me Policinë Kosovës ashtu edhe me gazetarin Mustafa. Megjathatë, policia ka njoftuar se hetuesit policorë mbi provat e siguruara kanë ngritur dyshime të bazuara për vepër tjetër penale ndaj ankuesit në fjalë, ndaj të cilit është iniciuar kallëzim penal për vepër penale 'lajmërim apo kallëzim i rremë'”, njofton AGK-ja. Ashtu siç vepron edhe me rastet e tjera, AGK-ja do të monitorojë zhvillimin e metutjeshëm të këtij rasti deri në një vendim përfundimtar, njofton komunikata. “Ne jemi të angazhuar që të bashkëpunojmë me institucionet e Republikës së Kosovës në zbardhjen edhe të këtyre rasteve si dhe çdo lloj kërcënimi, shantazhi, sulmi apo formave të tjera të presionit që ushtrohen ndaj gazetarëve. Andaj duke u nisur nga kjo, në inkurajojmë të gjitha organanet e drejtësisë që të vazhdojnë punën në zbardhjen e jo vetëm këtij rasti porse edhe të rasteve të tjera”, thuhet në reagimin e AGK-së. Gazetari nga Mitrovica, Musa Mustafa i cili para dy ditësh kishte deklaruar se ishte kërcënuar përmes një sms në gjuhën serbe, në fakt është vet kërcënuar. Insajderi merr vesh nga burimet, se numri i telefonit nga i cili Mustafa pretendonte se ka marrë mesazhe figuron në emrin e nipit të tij (djalit të motrës). Sipas këtij burimi vet Mustafa kishte blerë një telefonon ku e kishte vendosur kartelën nga e cila i ka dërguar sms vetës, e kishte ndalur telefonin e mandej e kishte lajmëruar rastin në polici. /Insajderi.com The post AGK reagon ndaj gazetarit që u vetëkërcënua appeared first on INSAJDERI. |
| Kërkesa e Delawies për deputetët që të luftohet korrupsioni Posted: 14 Apr 2017 07:22 AM PDT Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Greg Delawie ka porositur deputetët e Kuvendit të Kosovës që të miratojnë ligjet që luftojnë korrupsionit. Delawie është fokusuar në veçanti në dy ligje në atë për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, dhe Ligjin e ri për Procedurat Disiplinore për Gjykatësit dhe Prokurorët. Dua të flas për dy gjëra që Kosova mund t'i bëjë pikërisht tani për ta luftuar korrupsionin – ta miratojë Ligjin e ri për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, dhe ta miratojë Ligjin e ri për Procedurat Disiplinore për Gjykatësit dhe Prokurorët kur ky ligj të arrijë në Kuvend, ka thënë Delawie në një video të postuar në llogarinë e tij në Twitter. Delawie ka thënë ligjet aktuale mundësojnë kriminelet të bëjnë presion dhe të jenë jashtë burgjeve kinse për trajtime mjekësore. "Këta kriminelë me lidhje të mira politike pretendonin se ishin të sëmurë, bënin presion në Ministrinë e Drejtësisë për t'i lënë jashtë burgut për trajtim mjekësor, dhe pastaj kalonin muaj të tërë duke udhëtuar nëpër rajon, dhe madje dhanë edhe intervista televizive", ka thënë Delawie. Delawie ka folur edhe për iniciativën e Nait Hasanit për zvogëlimin e dënimeve i cili këtë ide e ka quajtur tallje me sistemin gjyqësore. "Fatkeqësisht, Kuvendi i Kosovës nuk e ka kaluar këtë ligj ende edhe pse ka pasur disa herë mundësinë që ta bëjë këtë. Edhe më keq, disa anëtarë të Kuvendit paraqitën një amandament i cili automatikisht do t'i zvogëlonte dënimet e të gjithë të dënuarve për një të tretën – veprim ky i cili do të tallte autoritetin gjyqësor", ka thënë Delawie. Ai më tutje ka thënë se udhëheqësit duhet të shfaqin përkushtimin duke luftuar korrupsionin dhe duke miratuar Ligjin për Procedurat Disiplinore për Gjykatësit dhe Prokuroret. Ai në fund tha se pret që në deri në fund të muajit ky ligj të miratohet. "Udhëheqësit e Kosovës mund të shfaqin përkushtimin e tyre ndaj luftës kundër korrupsionit edhe duke miratuar Ligjin e ri për Procedurat Disiplinore për Gjykatësit dhe Prokurorët. Pres që ky ligj të miratohet kur qeveria ta dorëzojë atë, dhe shpresoj se kjo do të ndodhë më vonë gjatë këtij muaji", ka thënë Delawie./Insajderi.com The post Kërkesa e Delawies për deputetët që të luftohet korrupsioni appeared first on INSAJDERI. |
| Berisha shkruan histori me golin e 100-të në Australi Posted: 14 Apr 2017 07:12 AM PDT Sulmuesi kosovar Besart Berisha ka shënuar golin e tij të 100-të në ligën e parë australiane të futbollit, A-League. Goli i Berishës, i dha fitoren skuadrës së Melbourne Victory ndaj Central Coast Mariners me rezultat 1-0. Berisha nuk shënonte prej 3 javësh në kampionatin australian dhe goli i realizuar sot në minutën e 80-të ndeshjes ishte një rikthim mjaft i rëndësishëm duke qënë se takimi ishte i vlefshëm për javën e fundit të kampionatit normal në Australi. Melbourne e mbylli sezonin normal në vendin e dytë të renditjes me 49 pikë të grumbulluara në 27 ndeshje dhe tashmë do të marrë pjesë në fazën e play off-it ku do të përcaktohet ekipi kampion. Vendi i parë dhe i dytë e nisin fazën e play off-it direkt nga gjysmëfinalet, ndërkohë që vendet 3, 4, 5 dhe 6 e fillojnë garën nga çerekfinalet. /Insajderi.com The post Berisha shkruan histori me golin e 100-të në Australi appeared first on INSAJDERI. |
| Thirrjet xhihadiste që e prangosën Rakip Abdylin nga Opoja Posted: 14 Apr 2017 07:02 AM PDT Sot në orët e hershme të mëngjesit, Polica e Kosovës ka arrestuar në Pejë Rakip Abdylin nga Opoja e Dragashit, i cili nëpërmjet një audioje të publikuar në kanalin “Youtube” ka bërë thirrje eksplicite për sulme terroriste ndaj liderëve, Qeverisë dhe për instalim të Sheriatit në Kosovë. Gazeta Express ka siguruar incizimin që çoi në prangosjen e opojanit të radikalizuar. Arrestimi ka ndodhur në prag të Festës së Pashkëve kur Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë. Policia e Kosovës ka arrestuar të premten në Pejë Rakip Abdylin nga Opoja e Dragashit për dyshimet se ka bërë thirrje për sulme terroriste në vend, gjatë kremtes së festës krishterë, të Pashkëve. Gazeta Express ka siguruar një video kërcënuese të Abdylit, e njohur si Nasheed – "muzikë arabe pa instrumente që thërret për mbrojtje të atdheut" – të cilën vetë i arrestuari e ka publikuar në një kanal në “Youtube”, dy javë më parë. "Në Token e Shqiponjave do të vijë Hilafeti", është titulli i kësaj "kënge" me të cilën bëhet thirrje për t'u vrarë me kallashnikovë e me sulme kamikaze ata që po udhëheqin vendin pa ligjet e Sheriatit, që, sipas tij, po bëhen "më katolikë se Papa". "Kapni armët dhe sulmoni Qeveri dhe Ambasada, vendin ta çlironi nga udhëheqësit më katolikë se Papa", thonë vargjet e kësaj kënge selafi që këndon opojani Rakip Abdyli. “Ngrituni vllazni ngrituni o musliman, bëni xhihad shpëtojeni këtë vatan, se vetëm me sheriat këtë vend e ndërtojmë, të bëjmë xhihad vatanin ta shpëtojmë. Bëni sulme vetjake apo edhe në grupe, e dhelprave dinake frikën me ua fut. Sulme istishhadi apo me kallashnikovë nga rruga selefie ti mos u largo. Dridhjani tokën qafirave e vrisni tagutat, hapni rrugë të mirave, Shiriatit shijojani frutat. Bëhuni emir të vendit tuaj, mos e leni në errësirë nën udhëheqjen e huaj", thotë kënga. Rakip Abdyli u arrestua në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, për shkak të këtyre vargjeve. Arrestimi i Abdylit ka ndodhur pikërisht në kohën kur Policia e Kosovës ka marrë masa për sigurinë në vend që lidhet me Festën e Pashkëve. Një natë më parë, ka qenë vetë Ambasada e SHBA-së në Prishtinë që ka kërkuar nga shtetasit e saj në Kosovë të jenë vigjilentë dhe të kujdesshëm në daljet e tyre, gjatë festës. E, Këshilli i Sigurisë të cilin e ka mbledhur dje Mustafa ka thënë se grupe nga jashtë kanë planifikuar sulme ndaj liderëve institucionalë, duke përjashtuar që cak i tyre të jenë objektet fetare. Drejtoria e Policisë në Prishtinë ka obliguar Stacionet në Prizren, Ferizaj dhe Gjilan që pjesëtarët e tyre të sigurojnë të gjitha rrugët kryesore dhe ato dytësore që çojnë për në Maqedoni, duke i kontrolluar të gjithë ata që lëvizin në këto drejtime. Po ashtu, pjesëtarë të Policisë, nga e enjtja janë duke ruajtur 24 orë të gjitha objektet kishtare në Kosovë, duke e zgjatur punën e tyre deri në 12 orë në ditë për secilin punonjës. /GazetaExpress/
The post Thirrjet xhihadiste që e prangosën Rakip Abdylin nga Opoja appeared first on INSAJDERI. |
| “Stolat e shoqërisë” si kujdes psikologjik për shtetin me vetëm 13 psikiatër Posted: 14 Apr 2017 06:58 AM PDT E gjithë popullsia e Zimbabvesë është rreth 15 milionë banorë, por ky vend ka vetëm 13 psikiatër dhe 16 psikologë klinik. Duke parë që të varfrit nuk kanë qasje në kujdesin psikologjik, Dixon Chibanda ka krijuar një sistem i cili drejtohet nga dhe për njerëzit vendas. Sesione terapeutike jo-formale në stole të parqeve, shkruan The Guardian. Deri tani, "stolat e shoqërisë" kanë ofruar ndihmë për mbi 27 mijë njerëz me çrregullime të shpeshta të shëndetit mendor. Chibanda trajnon "gjyshet" vendase të respektuara se si të mbështesin njerëzit me probleme më të zakonshme si depresioni dhe ankthi. Kjo "ushtri" e gjysheve është e gatshme të ofrojnë një vesh për të dëgjuar në këta stola. Në një vend ku stigma e fortë sociale është e lidhur me gjendjen e shëndetit mendor të sëmurë, ku depresioni është i njohur si "kufungisisa" (të stërmunduarit), sistemi i "stolave të shoqërisë" ofron alternativa për njerëzit të cilit kërkojnë ndihmë. Ndihma e gjysheve, e dhënë në një ambient jo-kërcënues, arrin tek shumë njerëz të cilët janë shumë të frikësuar për të kërkuar ndihmë në një klinikë psikiatrike. "Stolat e shoqërisë" nuk i sjellin përfitime vetëm vizitorëve, por edhe gjysheve. Kjo pasi vetmia është shumë e përhapur tek popullata më e moshuar e Zimbabvesë. Kështu që vullnetaret kënaqen me mundësinë të lidhen me njerëz dhe të ndjehen të vlerësuara. Chimbanda shpreson që ky sistem do të përhapet në regjion dhe të fillojë të ndryshojnë mënyrën se si shihet shëndeti mendor./Insajderi.com The post "Stolat e shoqërisë" si kujdes psikologjik për shtetin me vetëm 13 psikiatër appeared first on INSAJDERI. |
| ‘Skënderbeu’ shfaqet në teatrot e Evropës Posted: 14 Apr 2017 06:41 AM PDT Shfaqja "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu" do të shfaqet këto ditë edhe në Luzern, Gjenevë dhe Paris. Teatri shqiptar në Amerikë me projektin teatror "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu" është duke vazhduar turneun artistik nëpër Evropë. "Xhevat Limani e ringjalli Skënderbeun në skenë me një aktrim brilant dhe mjeshtri artistike i paparë edhe në skenat kroate. Publiku kroat ka humbur shumë që nuk e shijoi këtë perlë teatrore të sojit të rrallë. Në këtë realizim fantazmagorik i ndihmoi edhe sopranoja Era Hoxha me tingullin e saj kristalor që performancën e shpinte drejt kulmeve dhe perfeksionit artistik. Organizimi i shkëlqyer i atdhetarit, intelektualit dhe kryetarit të pakicave shqiptare në qytetin e Zagrebit z.Shuip Ziberi ishte i nivelit properëndimor", shkroi Sharoviç. Në qytetin e klasikëve të artit, nikoqire ishte Drita Cacaj, një personalitet tejet i veçantë, Safet Murati regjisor dhe Shpresa Kameraj. Shfaqja u duartrokit gjatë nga publiku artdashës të cilën aktori Xhevat Limani ia dedikoi Naser Hanit, i cili kontribuoi në luftën e shqiptarëve për liri dhe pavarësi. Ndërsa, sonte më 14 prill shfaqja do të flakërojë në Luzern nën organizimin e atdhetarit, Agim Sylejmani. Të shtunën, shfaqja do të jetë në qytetin e Gjenevës nën drejtimin e veprimtares Albana Krasniqi si dhe piktorit e poetit, Gani Bytyqi. Perdja do të përmbyllet në Paris ku pritet të marrë pjesë një përbërje e plotë e artit shqiptar në kryeqytetin e kulturës evropiane./Kultplus.com The post 'Skënderbeu' shfaqet në teatrot e Evropës appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






